{"id":58858,"date":"2025-12-18T18:48:23","date_gmt":"2025-12-18T18:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/historike-per-here-te-pare-fluturime-direkte-shqiperi-kanada-nga-tia-permes-air-transat\/"},"modified":"2025-12-18T18:48:23","modified_gmt":"2025-12-18T18:48:23","slug":"historike-per-here-te-pare-fluturime-direkte-shqiperi-kanada-nga-tia-permes-air-transat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/historike-per-here-te-pare-fluturime-direkte-shqiperi-kanada-nga-tia-permes-air-transat\/","title":{"rendered":"Historike, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fluturime direkte Shqip\u00ebri\u2013Kanada nga TIA p\u00ebrmes Air Transat \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Tiran\u00eb, 18.12.2025 \u2013 Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs (TIA) dhe Air Transat njoftojn\u00eb hapjen e linj\u00ebs s\u00eb par\u00eb direkte pa ndales\u00eb midis Tiran\u00ebs dhe Torontos, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb moment historik p\u00ebr aviacionin shqiptar. Ky sh\u00ebrbim sh\u00ebnon fluturimin e par\u00eb transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e par\u00eb ajrore direkte midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Fluturimi inaugurues nga TIA do t\u00eb realizohet m\u00eb 19 qershor 2026, n\u00eb or\u00ebn 15:00, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fluturimi i par\u00eb nga Toronto \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb 18 qershor 2026, n\u00eb or\u00ebn 22:00. Avioni q\u00eb do t\u00eb operoj\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Airbus A330-200, me nj\u00eb kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do t\u00eb vijojn\u00eb gjat\u00eb sezonit veror deri m\u00eb 9 tetor 2026, me nj\u00eb frekuenc\u00eb javore.<\/p>\n<p>Linja e re ajrore i p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave n\u00eb rritje p\u00ebr fluturime direkte jo vet\u00ebm mes Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe vendeve t\u00eb rajonit dhe Kanadas\u00eb. Vler\u00ebsohet se rreth 60 mij\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb vit l\u00ebvizin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kryesisht p\u00ebr turiz\u00ebm, vizita familjare dhe p\u00ebr nevojat e komuniteteve t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kanada jeton nj\u00eb komunitet i gjer\u00eb i diaspor\u00ebs shqiptare dhe asaj rajonale, t\u00eb cil\u00ebt prej vitesh kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidhje ajrore direkte me Shqip\u00ebrin\u00eb. Fluturimi Tiran\u00eb\u2013Toronto e thjeshton ndjesh\u00ebm udh\u00ebtimin, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb praktik p\u00ebr pasagjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo linj\u00eb gjithashtu pritet t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht p\u00ebr zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe n\u00eb shk\u00ebmbimet kulturore, nd\u00ebrsa Tirana forcon m\u00eb tej rolin e saj si nj\u00eb pik\u00eb lidh\u00ebse ajrore p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Hapja e k\u00ebtij destinacioni \u00ebsht\u00eb rezultat i bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb dhe efektiv nd\u00ebrmjet Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Air Transat, duke reflektuar nj\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe p\u00ebrgjigjen ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut me sh\u00ebrbime ajrore cil\u00ebsore dhe t\u00eb besueshme. Angazhimi i Qeveris\u00eb Shqiptare dhe koordinimi i ngusht\u00eb i autoriteteve shtet\u00ebrore ishte vendimtar n\u00eb finalizimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb lidhjes ajrore nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kanadas\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord.<\/p>\n<p>Hapja e linj\u00ebs Tiran\u00eb\u2013Toronto \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur edhe fal\u00eb investimeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Grupit Kastrati n\u00eb modernizimin e Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale t\u00eb nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb destinacion nd\u00ebrkontinental.<\/p>\n<p>Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs, z. Piervittorio Farabbi, u shpreh:<\/p>\n<p>\u201cHapja e linj\u00ebs Tiran\u00eb\u2013Toronto me Air Transat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje madhore p\u00ebr TIA-n dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi yn\u00eb i par\u00eb transoqeanik dhe lidhja jon\u00eb e par\u00eb direkte me Atlantikun e Veriut. Ne p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb Air Transat p\u00ebr besimin dhe fal\u00ebnderojm\u00eb t\u00eb gjitha ekipet dhe pal\u00ebt e p\u00ebrfshira p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer. S\u00eb bashku, po hapim horizonte t\u00eb reja p\u00ebr pasagjer\u00ebt, turizmin dhe lidhjet ekonomike nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb, rajonit dhe Kanadas\u00eb.\u201d<\/p>\n\n<p>\u201cJemi krenar\u00eb q\u00eb b\u00ebhemi linja ajrore e par\u00eb q\u00eb ofron sh\u00ebrbim direkt pa ndales\u00eb midis Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d tha Sebastian Ponce, Drejtor i t\u00eb Ardhurave n\u00eb Transat. \u201cKjo linj\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb rritjen e turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Ballkan, nd\u00ebrsa do t\u2019u ofroj\u00eb pasagjer\u00ebve n\u00eb rajon akses t\u00eb leht\u00eb drejt Kanadas\u00eb dhe lidhje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut p\u00ebrmes rrjetit ton\u00eb dhe partneritetit me Porter Airlines.\u201d<\/p>\n<p>Linja Tiran\u00eb\u2013Toronto forcon m\u00eb tej rrjetin n\u00eb zgjerim t\u00eb TIA-s dhe n\u00ebnvizon fokusin strategjik t\u00eb aeroportit n\u00eb rritjen afatgjat\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e lidhshm\u00ebris\u00eb dhe zhvillimin e Tiran\u00ebs si nj\u00eb nyje ky\u00e7e e aviacionit p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Rreth Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs (TIA)<\/p>\n<p>Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb porta kryesore ajrore e Shqip\u00ebris\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si nj\u00eb motor ky\u00e7 p\u00ebr turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I vler\u00ebsuar si aeroporti me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, aeroporti mban lidershipin n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr nga lidhshm\u00ebria, numri i pasagjer\u00ebve dhe investimet.<\/p>\n<p>Rreth Air Transat<\/p>\n<p>E themeluar n\u00eb Montreal n\u00eb vitin 1987, Air Transat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjer\u00ebt si Linja Ajrore m\u00eb e Mir\u00eb p\u00ebr Udh\u00ebtime Rekreative n\u00eb Bot\u00eb 2025 n\u00eb Skytrax World Airline Awards. Programi i saj ofron akses n\u00eb destinacione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht n\u00eb Evrop\u00eb, Karaibe, bregun lindor t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Amerik\u00ebn e Jugut dhe Afrik\u00ebn e Veriut. Air Transat njihet p\u00ebr sh\u00ebrbimin e shk\u00eblqyer ndaj klientit dhe operon me nj\u00eb flot\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin disa nga avion\u00ebt m\u00eb efikas\u00eb p\u00ebr nga konsumi i energjis\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e tyre. Me seli n\u00eb Montreal dhe baza kryesore n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Montr\u00e9al\u2013Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson t\u00eb Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonj\u00ebs me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: t\u00eb afroj\u00eb njer\u00ebzit me nj\u00ebri-tjetrin. Air Transat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi biznesi e Transat A.T. Inc. (TSX: TRZ).<\/p>\n\n<p><strong>Gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb, 18.12.2025 \u2013 Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs (TIA) dhe Air Transat njoftojn\u00eb hapjen e linj\u00ebs s\u00eb par\u00eb direkte pa ndales\u00eb midis Tiran\u00ebs dhe Torontos, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb moment historik p\u00ebr aviacionin shqiptar. Ky sh\u00ebrbim sh\u00ebnon fluturimin e par\u00eb transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e par\u00eb ajrore direkte midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe rajonit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}