{"id":58815,"date":"2025-12-18T15:30:24","date_gmt":"2025-12-18T15:30:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/ne-mbrojtje-te-standarteve-politike-dhe-juridike-nje-pergjigje-per-baton-haxhiun\/"},"modified":"2025-12-18T15:30:24","modified_gmt":"2025-12-18T15:30:24","slug":"ne-mbrojtje-te-standarteve-politike-dhe-juridike-nje-pergjigje-per-baton-haxhiun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/18\/ne-mbrojtje-te-standarteve-politike-dhe-juridike-nje-pergjigje-per-baton-haxhiun\/","title":{"rendered":"N\u00eb mbrojtje t\u00eb standarteve politike dhe juridike, nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Baton Haxhiun"},"content":{"rendered":"<p><span>E lexova me v\u00ebmendje replik\u00ebn e kolegut Baton Haxhiu ku ai kritikon argumentin tim se vazhdimi i znj. Balluku n\u00eb postin e zv\/kryeministres \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje politike jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb Rama por edhe p\u00ebr standartin moral t\u00eb sken\u00ebs ton\u00eb politike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Argumenti themelor q\u00eb ofron kolegu Haxhiu \u00ebsht\u00eb se standarti moral nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb standartin juridik p\u00ebr d\u00ebnimin e nj\u00eb zyrtari publik. Titulli i artikullit t\u00eb tij, e p\u00ebrmbledh qart\u00eb k\u00ebt\u00eb argument: \u201cBlendi Kajsiu k\u00ebrkon standart moral dhe d\u00ebnim paraprak\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra sipas i titullit dhe frym\u00ebs s\u00eb artikullit t\u00eb kolegut Haxhiu argumenti im se n\u00eb kushtet aktuale znj. Balluku nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb postin e zv.kryeministres, sepse n\u00eb opinionin publik ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb ar\u00ebsyeshme se ajo ka shkelur barazin\u00eb n\u00eb tendera, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebnim paraprak t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Problemi me argumentin e m\u00ebsip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb se e redukton standartin dhe moralin politik tek standarti juridik. K\u00ebshtu dor\u00ebheqja nga posti zyrtar p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga d\u00ebnimi administrativ apo penal. Sipas k\u00ebsaj llogjike nj\u00eb politikan duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet nga posti publik vet\u00ebm kur ka nj\u00eb vendim t\u00eb prer\u00eb gjykate q\u00eb e shpall fajtor.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/17\/doreheqja-e-metes-dhe-refuzimi-i-ballukut-polemike-e-baton-haxhiut-me-kajsiun\/\">Dor\u00ebheqja e Met\u00ebs dhe refuzimi i Ballukut, polemik\u00eb e Baton Haxhiut me Kajsiun<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb titulli i artikullit t\u00eb kolegut Baton Haxhiu m\u00eb akuzon se po k\u00ebrkoj d\u00ebnim paraprak p\u00ebr znj. Balluku. Kjo akuz\u00eb ka kuptim vet\u00ebm n\u00ebse njehson dor\u00ebheqjen nga posti me d\u00ebnimin nga gjykata, pasi n\u00eb asnj\u00eb rrjesht t\u00eb artikullit tim nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar se znj. Balluku duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg apo duhet shpallur fajtore nga gjykata.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>I vetmi argument q\u00eb kam parashtruar \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb standart minimal politik k\u00ebrkon q\u00eb\u00a0 znj. Balluku duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe jo n\u00eb zyr\u00eb si zv.kryeministre. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim penal apo administrativ, por nj\u00eb standart politik aq i ul\u00ebt sa \u00ebsht\u00eb respektuar edhe nga ish kryeministri Ilir Meta n\u00eb vitin 2011, pavar\u00ebsisht ar\u00ebsyeve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kolegu Baton Haxhiu me t\u00eb drejt\u00eb do shtroj\u00eb pyetjen se p\u00ebrse duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet Balluku nga posti i saj kur ne duhet t\u00eb respektojm\u00eb standartin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb? P\u00ebr sa koh\u00eb ajo prezumohet e pafaj\u00ebshme nga ligji dhe drejt\u00ebsia at\u00ebhere nuk ka p\u00ebrse t\u00eb largohet nga posti.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe k\u00ebtu p\u00ebrs\u00ebri ngat\u00ebrrohen standartet juridike me ato politike. M\u00eb konkretisht ngat\u00ebrrohet gjyqi i opinionit publik me gjyqin e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb kuptuar se k\u00ebto dy gjykime jan\u00eb t\u00eb ndryshme, ndon\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrlidhura, mjafton ti referohemi p\u00ebrs\u00ebri rastit t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb vitin 2011. Ilir Meta e fitoi gjyqin juridik p\u00ebrball\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr korrupsion, ama e humbi plot\u00ebsisht gjyqin e opinionit publik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe pse gjykata e shpalli t\u00eb pafaj\u00ebsh\u00ebm, ekziston nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb n\u00eb opinionin publik se Ilir Meta u p\u00ebrfshi n\u00eb korrupsion me bllok n\u00eb dor\u00eb n\u00eb videoskandalin e b\u00ebr\u00eb publik nga Dritan Prifti n\u00eb vitin 2011.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe sot p\u00ebr rastin Balluku. E drejta e saj p\u00ebr tu prezumuar si e pafaj\u00ebshme p\u00ebrball\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore q\u00eb duhet ti garantoj\u00eb nj\u00eb proces korrekt nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb respekton t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e saj njer\u00ebzor.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/09\/kronologjia-23-ditet-qe-e-kthyen-ramen-ne-ushtar-te-ballukut\/\">Kronologjia\/ 23 dit\u00ebt q\u00eb e kthyen Ram\u00ebn n\u00eb ushtar t\u00eb Ballukut<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ama \u00ebsht\u00eb absurde ti k\u00ebrkosh opinionit publik q\u00eb ta prezumoj\u00eb Ballukun si t\u00eb pafaj\u00ebshme, apo t\u00eb\u00a0 mos ket\u00eb\u00a0 asnj\u00eb\u00a0 hije dyshimi p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb\u00a0 e saj, pas provave q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb lidhje m\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo dhe ministria e saj kan\u00eb administruar tenderat, koncesionet dhe fondet publike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur n\u00eb vitin 2011 ti k\u00ebrkoje publikut q\u00eb mos ta gjykonte Ilir Met\u00ebn dhe ta prezumonte t\u00eb pafajsh\u00ebm pavar\u00ebsisht nga ajo q\u00eb kishin par\u00eb dhe d\u00ebgjuar n\u00eb videoskandalin e tij. Apo sikur ti k\u00ebrkoje shumic\u00ebs s\u00eb\u00a0 opinionit publik shqiptar n\u00eb\u00a0 vitin 1997 q\u00eb ta konsideronte Fatos Nanon t\u00eb korruptuar sepse ishte d\u00ebnuar nga gjykata berishiste.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe n\u00eb rastin e Met\u00ebs, ashtu si sot, u tha se video ishte e manipular, evidenca u nxorr jasht\u00eb\u00a0 kontekstit, etj. E megjithat\u00eb\u00a0 opinioni publik e nxorri konkulzionin e tij se ajo q\u00eb\u00a0 kishin par\u00eb\u00a0 dhe d\u00ebgjuar mbante era korrupsion.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe me kalimin e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb\u00a0 b\u00ebr\u00eb\u00a0 gjithnj\u00eb\u00a0 e m\u00eb\u00a0 e qart\u00eb\u00a0 se n\u00eb\u00a0 rastin e Met\u00ebs gjykimi i opinionit publik ishte m\u00eb\u00a0 i sakt\u00eb\u00a0 se ai i gjykat\u00ebs juridike q\u00eb e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb\u00a0 thuhet edhe p\u00ebr gjykimin e opinionit publik n\u00eb\u00a0 vitin 1997 n\u00eb raport me Fatos Nanon dhe d\u00ebnimin e tij nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb berishiste.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Idea se publiku nuk duhet t\u00eb gjykoj\u00eb, se duhet t\u00eb prezumoj\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e zyrtar\u00ebve publik, apo se duhet t\u00eb\u00a0 besoj\u00eb me sy mbyllur n\u00eb faj\u00ebsin\u00eb tyre n\u00ebse d\u00ebnohen nga gjykata, pavar\u00ebsisht evidenc\u00ebs q\u00eb zbardhet nga mediat, \u00ebsht\u00eb sa absurde aq edhe shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr demokracin\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Eleminimi i opinionit publik \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me eleminimin e vet\u00eb demokracis\u00eb. Nuk ka demokraci pa opinion publik q\u00eb vendos standartet morale n\u00eb sfer\u00ebn publike, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb rregullohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb juridike nga ligjet apo kodet e procedur\u00ebs administrative dhe penale. Morali, sidomos ai publik, send\u00ebrtohet por nuk reduktohet tek ligji.<\/span><\/p>\n<p><span>Detyra e opinionit publik \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb aktor\u00ebt politik, ama n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb racionale. Ndaj \u00e7\u00ebshtja nuk shtrohet n\u00ebse duhet apo nuk duhet t\u00eb gjykoj\u00eb opinioni publik, por n\u00ebse ky gjykim \u00ebsht\u00eb i shtremb\u00ebruar, i deformuar apo i manipuluar nga mediat dhe interesat private.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, ky ka qen\u00eb edhe argumenti i shum\u00eb gazetar\u00ebve dhe analist\u00ebve n\u00eb rastin Balluku. Mjaft prej tyre kan\u00eb argumentuar se evidenca n\u00eb rastin e saj \u00ebsht\u00eb deformuar, manipuluar apo nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontekstit nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb e kan\u00eb rrjedhur n\u00eb media n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb p\u00ebrtej denoncimit p\u00ebr gjyqe popullore, un\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, nuk kam par\u00eb asnj\u00eb shpjegim n\u00eb media nga avokat\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb se p\u00ebrse p\u00ebrgjimet q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb media (pavar\u00ebsisht origjin\u00ebs s\u00eb tyre ilegale) nuk tregojn\u00eb shkelje flagrante t\u00eb procedurave t\u00eb tenderimit nga ministrja.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve ajo p\u00ebrcakton se kush duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe kush jo n\u00eb tendera. Natyrisht mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kontekst q\u00eb i justifikon apo shpjegon k\u00ebto direktiva.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr shembull, nj\u00eb biznes q\u00eb ministrja deklaron se nuk d\u00ebshiron ta shoh\u00eb n\u00eb territorin e vendit, mund t\u00eb ket\u00eb lidhje me krimin, me terrorizmin, apo me pastrimin e parave, \u00e7ka deri diku mund t\u00eb justifikoj\u00eb deklarat\u00ebn e saj q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndoshta nj\u00eb kontekst i till\u00eb ekziston, por ai nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga ana e qeveris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte shumica e opinionit publik shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet t\u00eb gjykoj\u00eb se zv.kryeministrja mund t\u00eb ket\u00eb shkelur barazin\u00eb n\u00eb tendera.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb argumentohet q\u00eb ky gjykim publik \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb manipulimi mediatik, p\u00ebr sa koh\u00eb qeveria e ka t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme t\u00eb ofroj\u00eb versionin e saj n\u00eb media.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/17\/presione-punonjeseve-te-ministrise-pse-e-kerkon-spak-arrestimin-e-ballukut\/\">Presione punonj\u00ebseve t\u00eb ministris\u00eb\/ Pse e k\u00ebrkon SPAK arrestimin e Ballukut<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj n\u00ebse qeveria Rama synon ta bind\u00eb opinionin publik mbi pafaj\u00ebsin\u00eb e znj. Balluku nuk mund t\u00eb insistoj\u00eb ta mbaj\u00eb at\u00eb n\u00eb zyr\u00eb edhe pas skandalit q\u00eb ka plasur n\u00eb ministrin\u00eb e saj, ku nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e drejtor\u00ebve jan\u00eb n\u00ebn hetim.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb insistim i till\u00eb jo vet\u00ebm e ul standartin anti-korrupsion n\u00ebn nivelin e zv.kryeministrit Ilir Meta, por konsolidon dyshimin e opinionit publik se qeveria dhe kryeministri i tremben hetimit t\u00eb SPAK-ut mbi tenderat e qeveris\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshim i ar\u00ebsyesh\u00ebm, edhe pse avokat\u00ebt e qeveris\u00eb do ta denoncojn\u00eb si \u201cgjyq popullor\u201d. N\u00eb postin e zv.kryeministres znj. Balluku ka t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb manipuluar apo eleminuar provat e shkeljeve n\u00eb tendera, apo p\u00ebr ti mbyllur goj\u00ebn \u201cplehrave\u201d q\u00eb mund t\u00eb flasin me SPAK-un, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vart\u00ebs t\u00eb saj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ti k\u00ebrkosh opinionit publik shqiptar t\u00eb mbyll\u00eb syt\u00eb dhe vesh\u00ebt p\u00ebrball\u00eb evidenc\u00ebs dhe llogjik\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on tek korrupsioni i qeveris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave themelore njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh standartet politike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb standarteve juridike.<\/span><\/p>\n<p><span>Znj. Balluku, dhe \u00e7do zyrtar i lart\u00eb, publik kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb prezumohen t\u00eb pafajsh\u00ebm nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njihen me akuz\u00ebn ndaj tyre, t\u00eb mos burgosen pa akuz\u00eb dhe vendim gjykate, n\u00eb procese t\u00ebrkuz\u00eb paraburgimi, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb trajtohen me dinjitet dhe jo t\u00eb futen n\u00eb kafaze, si\u00e7 p\u00ebr turpin e drejt\u00ebsis\u00eb ton\u00eb ka ndodhur deri tani.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ama t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb drejta i kan\u00eb, dhe duhet ti ken\u00eb, si qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe jo si zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u00a0 publik. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit publik, sidomos t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, ata nuk asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ti k\u00ebrkojn\u00eb publikut ti prezumoj\u00eb t\u00eb pafaj\u00ebsh\u00ebm kur n\u00eb ministrit\u00eb e tyre plasin skandale pa fund.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Aq m\u00eb pak ekziston e drejta themelore t\u00eb p\u00ebrballesh me drejt\u00ebsin\u00eb si zyrtar i lart\u00eb dhe jo si qytetar i thjesht\u00eb. P\u00ebrkundrazi, p\u00ebrball\u00eb skandaleve t\u00eb dokumentuara si nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb edhe nga mediat ekziston detyrimi moral dhe politik q\u00eb t\u00eb mos fshihesh pas postit publik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrdorimi i standarteve juridike, si prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, apo ndarja e pushteteve, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb nga pozitat e pushtetit sh\u00ebrben thjesht p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebrrmoqur standartet politike, jo p\u00ebr t\u00eb forcuar standartet juridike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto t\u00eb fundit nuk forcohen duke mbajtur n\u00eb pushtet zyrtar\u00eb q\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb humbur besimin e opinionit publik. Si mund ti besohet politikan\u00ebve t\u00eb till\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i standarteve tona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraburgimi, apo trajtimi dinjitoz i t\u00eb akuzuarve n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, kur ata jan\u00eb n\u00eb konflikt interesi me drejt\u00ebsin\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye n\u00ebse duam nj\u00eb drejt\u00ebsi me standarte n\u00eb raport me individin dhe pushtetin, si\u00e7 k\u00ebrkon kolegu Haxhiu, duhet t\u00eb fillojm\u00eb nga nj\u00eb politik\u00eb me standarte morale, si\u00e7 po k\u00ebrkoj un\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb fundit, derexheja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet drejt\u00ebsia jon\u00eb, me paraburgime t\u00eb st\u00ebrgjatura dhe mentalitet shpesh komunist, \u00ebsht\u00eb produkt i derexhes\u00eb s\u00eb politik\u00ebs son\u00eb, q\u00eb nuk ka ditur t\u00eb vendos\u00eb standarte p\u00ebr veten e jo m\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe impaktin e saj social. Por kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr artikull.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shkruar enkas per Lapsi.al, nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/18\/ne-mbrojtje-te-standarteve-politike-dhe-juridike-nje-pergjigje-per-baton-haxhiun\/\">N\u00eb mbrojtje t\u00eb standarteve politike dhe juridike, nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Baton Haxhiun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexova me v\u00ebmendje replik\u00ebn e kolegut Baton Haxhiu ku ai kritikon argumentin tim se vazhdimi i znj. Balluku n\u00eb postin e zv\/kryeministres \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje politike jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb Rama por edhe p\u00ebr standartin moral t\u00eb sken\u00ebs ton\u00eb politike.\u00a0 Argumenti themelor q\u00eb ofron kolegu Haxhiu \u00ebsht\u00eb se standarti moral nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58815","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58815\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}