{"id":58696,"date":"2025-12-17T23:03:58","date_gmt":"2025-12-17T23:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/investigimi-i-new-york-times-jeffrey-epstein-nga-mesues-matematike-ne-miliarder\/"},"modified":"2025-12-17T23:03:58","modified_gmt":"2025-12-17T23:03:58","slug":"investigimi-i-new-york-times-jeffrey-epstein-nga-mesues-matematike-ne-miliarder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/investigimi-i-new-york-times-jeffrey-epstein-nga-mesues-matematike-ne-miliarder\/","title":{"rendered":"Investigimi i New York Times\/ Jeffrey Epstein, nga m\u00ebsues matematike, n\u00eb miliarder"},"content":{"rendered":"<p><span>Ekziston nj\u00eb an\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Jeffrey Epstein q\u00eb prokuror\u00ebt dhe gazetar\u00ebt e kan\u00eb hetuar plot\u00ebsisht. Abuzimi i tij seksual dhe rrjeti kriminal q\u00eb e fshehu at\u00eb. Ekziston nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00eb, lidhjet e tij personale me familjen mbret\u00ebrore britanike, kryeministrat, drejtor\u00ebt dhe nj\u00eb galaktik\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb famshmish, e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur gjithashtu n\u00eb gjyqe dhe libra shum\u00eb e detajuar. N\u00eb fundm, ka edhe nj\u00eb an\u00eb padyshim m\u00eb pak e eksploruar: origjina e pasuris\u00eb financiare e grumbulluar nga ky njeri q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb obsesion i v\u00ebrtet\u00eb amerikan.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00ebnyra se si i grumbulloi Epstein miliardat e tij \u00ebsht\u00eb objekt i nj\u00eb hetimi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kryer nga \u201c<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2025\/12\/16\/magazine\/jeffrey-epstein-money-scams-investigation.html\">New York Times<\/a>\u201d, duke shqyrtuar ditar\u00eb personal\u00eb, dokumente financiare, d\u00ebshmi t\u00eb dh\u00ebna autoriteteve gjyq\u00ebsore dhe rr\u00ebfime t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga dhjet\u00ebra njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me financierin midis fundit t\u00eb viteve 1970 dhe fillimit t\u00eb viteve 2000. K\u00ebto hetime zbulojn\u00eb se talenti i v\u00ebrtet\u00eb i Epstein, m\u00eb shum\u00eb sesa matematika dhe pianoja, ishte gjithmon\u00eb arti i mashtrimit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Historia fillon me nj\u00eb dit\u00eb specifike. Dit\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1976 kur Epstein, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues 23-vje\u00e7ar i matematik\u00ebs dhe fizik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme prestigjioze pranoi nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fest\u00eb n\u00eb nj\u00eb galeri arti n\u00eb Manhattan. Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes, i nj\u00ebjti person q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb ftes\u00ebn, babai i nj\u00ebrit prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij e pyeti pse, duke pasur parasysh njohurit\u00eb e tij me aritmetik\u00ebn, nuk e kishte konsideruar nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb Wall Street. Epstein shprehu interes dhe, disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb me \u201cBear Stearns\u201d, nj\u00eb bank\u00eb e madhe investimesh. <\/span><\/p>\n<p><span>Dyert e zyr\u00ebs iu hap\u00ebn atij pas nj\u00eb interviste me nj\u00eb menaxher i cili ishte thell\u00ebsisht i impresionuar nga tre cil\u00ebsi t\u00eb profesorit t\u00eb ri. Ai kishte origjin\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur (Epstein ishte rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore), ishte i zgjuar dhe bind\u00ebs dhe, mbi t\u00eb gjitha, mezi priste t\u00eb b\u00ebhej i pasur. Ai b\u00ebri nj\u00eb hap t\u00eb madh drejt realizimit t\u00eb asaj \u00ebndrre me at\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb par\u00eb. Paga e tij fillestare ishte 25 000 dollar\u00eb n\u00eb vit, ekuivalenti i rreth 140 000 dollar\u00ebve sot.<\/span><\/p>\n<p><span>Shpejt dol\u00ebn n\u00eb pah dy tipare dalluese t\u00eb personalitetit t\u00eb Epstein: magnetizmi i tij ndaj grave dhe aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cilat marr\u00ebdh\u00ebnie personale t\u00eb kultivonte dhe cilat t\u00eb shfryt\u00ebzonte shkurtimisht p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. Brenda pak muajsh, ai u fejua me vajz\u00ebn e nj\u00ebrit prej drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u201cBear Stearns\u201d, por u qortua gjithashtu p\u00ebr g\u00ebnjeshtra n\u00eb CV-n\u00eb e tij. Atje kishte shkruar se kishte studiuar n\u00eb dy universitete t\u00eb Kalifornis\u00eb. Ishte gjith\u00e7ka e rreme. Por kur nj\u00eb epror e pyeti, Epstein arriti ta kthente situat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb tij: \u201cN\u00ebse nuk do ta kisha b\u00ebr\u00eb, askush nuk do t\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb shans\u201d, \u2013 u p\u00ebrgjigj ai pa u p\u00ebrpjekur t\u00eb justifikonte veten. Eprori u bind.<\/span><\/p>\n<p><span>Ngritja e par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb erdhi n\u00eb vitin 1980, paga e tij vjetore u rrit n\u00eb 200 000 dollar\u00eb, rreth 800 000 dollar\u00eb sot, s\u00eb bashku me suksese t\u00eb tjera personale. Revista \u201cCosmopolitan\u201d e quajti at\u00eb \u201cbeqari i muajit\u201d dhe n\u00eb artikullin e saj rreth tij, rekomandoi q\u00eb \u201cvajzat e reja t\u00eb interesuara\u201d ta kontaktonin. Miq\u00ebsia e tij me drejtuesit e bank\u00ebs i lejoi atij t\u00eb takonte personalisht klient\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Por, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, gjith\u00e7ka u shua. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1981, \u201cBear Stearns\u201d hapi nj\u00eb hetim t\u00eb brendsh\u00ebm ndaj Epstein. Ai u akuzua se i kishte dh\u00ebn\u00eb hua 15 000 dollar\u00eb nj\u00eb miku, duke anashkaluar ligjet federale p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsit e bursave. Banka vendosi ta gjobiste dhe ta pezullonte p\u00ebr dy muaj. Epstein vendosi se do t\u00eb preferonte t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ishte mbajtja e kontakteve me klient\u00ebt q\u00eb kishte takuar gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb m\u00ebparshme. Nj\u00ebri prej tyre ishte viktima e par\u00eb e mashtrimit t\u00eb tij. Ai i dha hua 450 000 dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nafte. Epstein i futi parat\u00eb n\u00eb xhep dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e fitoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai kishte filluar nj\u00eb biznes p\u00ebr mbledhjen e borxheve, t\u00eb ardhurat e t\u00eb cilit, t\u00eb kombinuara me parat\u00eb e marra hua, i siguronin statusin e milionerit. Ato i rihap\u00ebn dyert e \u201cBear Stearns\u201d, k\u00ebt\u00eb her\u00eb si klient. <\/span><\/p>\n<p><span>Banka e mir\u00ebpriti, pasi merrte komisione bujare p\u00ebr \u00e7do marr\u00ebveshje q\u00eb Epstein mbyllte.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve 1980, ngritja ekonomike dhe sociale e Epstein vazhdoi me shpejt\u00ebsi. Ai i zhvendosi zyrat e tij n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb prestigjioze t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb n\u00eb \u201cMadison Avenue\u201d, nga ku drejtonte biznesin e tij t\u00eb k\u00ebshillimit financiar, dhe klient\u00ebt e tij t\u00eb pasur i paguanin tarifa prej 25 000 dollar\u00ebsh n\u00eb muaj (rreth 70 000 dollar\u00eb sot). Nd\u00ebrkoh\u00eb, partneri i tij po ngrinte nj\u00eb skem\u00eb masive Ponzi q\u00eb, disa vite m\u00eb von\u00eb, do t\u2019i jepte nj\u00eb d\u00ebnim me 20 vjet burg. Jo se operacionet e vet\u00eb Epstein ishin m\u00eb t\u00eb pastra. <\/span><\/p>\n<p><span>Klasikja e repertorit t\u00eb tij ishte t\u00eb k\u00ebrkonte investime miliona dollar\u00ebshe, t\u00eb garantonte fitime t\u00eb shpejta dhe t\u00eb konsiderueshme dhe t\u00eb mos i ndante ato me investitor\u00ebt. Duke vepruar k\u00ebshtu, deri n\u00eb vitin 1988, pasuria e tij neto ishte rritur n\u00eb 15 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Nj\u00eb nga takimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb takim krejt\u00ebsisht i rast\u00ebsish\u00ebm, ishte me Les Wexner, pronarin miliarder t\u00eb \u201cVictoria\u2019s Secret\u201d. Ai u prezantua me Wexner nga nj\u00eb asistent i Wexner, t\u00eb cilin Epstein e takoi n\u00eb nj\u00eb fluturim p\u00ebr n\u00eb Florida. <\/span><\/p>\n<p><span>Epstein shpejt e bindi Wexnerin t\u00eb shkarkonte asistentin q\u00eb i kishte prezantuar t\u00eb dy dhe t\u2019i besonte atij menaxhimin e nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb aseteve t\u00eb tij. P\u00ebr vite me radh\u00eb, Wexner ishte klienti i vet\u00ebm i Epstein. Sipas dokumenteve financiare, Epstein nuk kishte t\u00eb ardhura fikse nga kjo pozicion, por t\u00ebrhiqte \u00e7do shum\u00eb q\u00eb ai e konsideronte t\u00eb p\u00ebrshtatshme nga llogarit\u00eb q\u00eb ai menaxhonte. Shpesh, ato arrinin n\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb dollar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu, Epstein ishte n\u00eb gjendje t\u00eb k\u00ebnaqej me indulgjenca gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Ai bleu nj\u00eb rezidenc\u00eb prej 2.5 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Florida, m\u00eb pak se nj\u00eb milje nga Mar-a-Lago, rezidenca e Donald Trump n\u00eb \u201cSunshine State\u201d. Kjo af\u00ebrsi nxiti miq\u00ebsin\u00eb e ngusht\u00eb q\u00eb lul\u00ebzoi midis financierit dhe presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ata shpesh merrnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat festa t\u00eb mbushura me personazhe t\u00eb famsh\u00ebm. N\u00eb New York, Epstein u zhvendos n\u00eb nj\u00eb apartament ku paguante 15 000 dollar\u00eb n\u00eb muaj qira. P\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur, ai fluturonte me aeroplan\u00ebt dhe helikopter\u00ebt e tij privat\u00eb. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, ai filloi t\u00eb dhuronte dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebr kongresmen\u00eb dhe senator\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt shpejt krijoi lidhje personale.<\/span><\/p>\n\n<p><span>M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb vitin 1990, ai takoi Ghislaine Maxwell. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre u b\u00eb publike. Rastet e para t\u00eb abuzimit t\u00eb vajzave shum\u00eb t\u00eb reja datojn\u00eb gjithashtu q\u00eb nga ajo koh\u00eb. Por kjo ishte n\u00eb privat\u00ebsi. N\u00eb publik, Epstein zgjeroi me shpejt\u00ebsi rrethin e tij t\u00eb njohjeve, madje siguroi, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1993, nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ku Bill Clinton sapo kishte marr\u00eb detyr\u00ebn. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai u pranua n\u00eb Komisionin Trilateral; filloi t\u00eb ndiqte Harvardin, t\u00eb cilit i dhuroi qindra mij\u00ebra dollar\u00eb dhe atje takoi Alan Dershowitz, i cili do t\u00eb b\u00ebhej avokati i tij dhe Larry Summers, i cili do t\u00eb b\u00ebhej Sekretari i Thesarit i Klintonit.<\/span><\/p>\n<p><span>Investigimi i \u201cNew York Times\u201d p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 1998, vitin kur Epstein \u2013 pasuria neto e t\u00eb cilit tani tejkalonte 100 milion\u00eb dollar\u00eb. Ai bleu Little St. James. Ishulli i Karaibeve e t\u00ebrhoqi at\u00eb sepse, duke qen\u00eb pjes\u00eb e Ishujve t\u00eb Virgj\u00ebr t\u00eb SHBA-s\u00eb, i ofroi atij mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb regjim tatimor duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm, duke i kursyer miliona dollar\u00eb n\u00eb vit. Mbi t\u00eb gjitha, ishte vendi i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb joshur viktimat e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, shum\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb rreth financierit q\u00eb vdiq n\u00eb burg n\u00eb vitin 2019. Por ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00eb dokumentet e tij. Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb ka siguruar mij\u00ebra faqe dhe fotografi. Nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e \u201cDosjes Epstein\u201d \u00ebsht\u00eb botuar jav\u00ebt e fundit. Por Kongresi i ka urdh\u00ebruar departamentit t\u00eb publikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb materialin q\u00eb zot\u00ebron deri m\u00eb 19 dhjetor. Shkurt, \u00e7\u00ebshtja Epstein \u00ebsht\u00eb larg t\u00eb qenit e mbyllur. <strong>\u00a9P\u00ebrshtati n\u00eb shqip LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/18\/investigimi-i-new-york-times-jeffrey-epstein-nga-mesues-matematike-ne-miliarder\/\">Investigimi i New York Times\/ Jeffrey Epstein, nga m\u00ebsues matematike, n\u00eb miliarder<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekziston nj\u00eb an\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Jeffrey Epstein q\u00eb prokuror\u00ebt dhe gazetar\u00ebt e kan\u00eb hetuar plot\u00ebsisht. Abuzimi i tij seksual dhe rrjeti kriminal q\u00eb e fshehu at\u00eb. Ekziston nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00eb, lidhjet e tij personale me familjen mbret\u00ebrore britanike, kryeministrat, drejtor\u00ebt dhe nj\u00eb galaktik\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb famshmish, e cila \u00ebsht\u00eb shfaqur gjithashtu n\u00eb gjyqe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":58697,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58696","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58696","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58696\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}