{"id":58673,"date":"2025-12-17T20:48:19","date_gmt":"2025-12-17T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/siria-njeh-kosoven-pas-rrezimit-te-regjimit-te-assadit\/"},"modified":"2025-12-17T20:48:19","modified_gmt":"2025-12-17T20:48:19","slug":"siria-njeh-kosoven-pas-rrezimit-te-regjimit-te-assadit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/siria-njeh-kosoven-pas-rrezimit-te-regjimit-te-assadit\/","title":{"rendered":"Siria njeh Kosov\u00ebn pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit t\u00eb Assadit"},"content":{"rendered":"<p>Lufta q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2011 nuk mbeti nj\u00eb kriz\u00eb e larg\u00ebt p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ajo u shnd\u00ebrrua shpejt n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb konkrete sigurie dhe politike, me pasoja q\u00eb u ndjen\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Konflikti, i cili nisi si kryengritje kund\u00ebr regjimit t\u00eb Bashar al-Assadit dhe m\u00eb pas u shnd\u00ebrrua n\u00eb aren\u00eb p\u00ebrplasjesh rajonale e globale, t\u00ebrhoqi edhe qindra qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth 400 syresh \u2013 burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb \u2013 udh\u00ebtuan drejt Siris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik, i cili, p\u00ebrkrah aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb armatosur, luftonte p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb Assadit.<\/p>\n<p>Fenomeni i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj e vuri Kosov\u00ebn p\u00ebrball\u00eb rreziqeve serioze t\u00eb radikalizimit dhe siguris\u00eb, duke e detyruar shtetin t\u00eb nd\u00ebrhynte institucionalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, autoritetet miratuan ligjin q\u00eb ndaloi dhe sanksionoi pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Shteti Islamik u mposht ushtarakisht n\u00eb vitin 2019. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs u riatdhesuan dhe u trajtuan n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi; t\u00eb tjer\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb luftime, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr mbetet ende n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Sot, realiteti politik i k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht ndryshe.<\/p>\n<p>Regjimi m\u00eb shum\u00eb se dydekad\u00ebsh i Assadit u rr\u00ebzua n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe pushtetin e mori Ahmed al-Sharaa \u2013 ish-figur\u00eb e lidhur me l\u00ebvizjet xhihadiste, i cili tani pozicionohet si lider tranzicioni, me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Turqis\u00eb dhe vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri, Siria n\u00eb fund t\u00eb tetorit e\u00a0njohu shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke hapur nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Por kjo njohje, p\u00ebrve\u00e7 mund\u00ebsive diplomatike, riktheu n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh t\u00eb ndjeshme: \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me shtetasit e Kosov\u00ebs q\u00eb iu bashkuan Shtetit Islamik dhe q\u00eb ende ndodhen n\u00eb Siri, dhe a do t\u00eb b\u00ebhet kjo \u00e7\u00ebshtje pjes\u00eb e agjend\u00ebs s\u00eb ardhshme dypal\u00ebshe mes Prishtin\u00ebs dhe Damaskut?<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ia drejtoi k\u00ebto pyetje si Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Siris\u00eb, ashtu edhe Zyr\u00ebs s\u00eb Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila e pranoi zyrtarisht njohjen nga Damasku, por, edhe pas gati nj\u00eb jav\u00eb pritjeje, nuk mori p\u00ebrgjigje nga asnj\u00ebra pal\u00eb.<\/p>\n<p>REL-i, p\u00ebrmes burimeve t\u00eb veta, u p\u00ebrpoq t\u00eb kontaktonte edhe disa shtetas kosovar\u00eb n\u00eb Siri, por pa sukses.<\/p>\n<p>Arianit Shehu, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs Amerikane p\u00ebr Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, vler\u00ebson se \u00e7\u00ebshtja e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj nga Kosova q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Siri, duhet t\u00eb trajtohet me qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb ligjore dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do qytetar i Kosov\u00ebs q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konflikte t\u00eb huaja duhet, n\u00eb rast kthimi, t\u2019i n\u00ebnshtrohet pa p\u00ebrjashtim legjislacionit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>\u201cRespektimi i ligjit \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, sundimin e ligjit dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb shtetit, si dhe p\u00ebr mbrojtjen e shoq\u00ebris\u00eb nga rreziqet e radikalizmit dhe ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d, thekson Shehu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se trajtimi i k\u00ebtyre rasteve duhet t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb dhe profesional, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke kombinuar drejt\u00ebsin\u00eb penale me programe t\u00eb deradikalizimit dhe riintegrimit, aty ku kjo \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb diplomatik ofron Albert Prenkaj, ish-ambasador i Kosov\u00ebs n\u00eb Itali. Ai thekson se autoritetet e Kosov\u00ebs asnj\u00ebher\u00eb nuk ua kan\u00eb ndaluar kthimin n\u00eb vend luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj, por se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet ata jan\u00eb trajtuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sipas Prenkajt, n\u00eb Siri, luft\u00ebtar\u00ebt e huaj me origjin\u00eb nga Kosova shpesh perceptohen si individ\u00eb q\u00eb\u00a0kan\u00eb kontribuar n\u00eb rr\u00ebzimin e regjimit\u00a0t\u00eb Assadit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai vler\u00ebson se \u00e7do rol eventual i tyre n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike n\u00eb Siri, duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me transformim t\u00eb ideve dhe shk\u00ebputje nga bindjet radikale.<\/p>\n<p>Ai thekson se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr relativisht t\u00eb vog\u00ebl individ\u00ebsh dhe shfaq shpres\u00ebn se udh\u00ebheqja e re siriane, me konsolidimin e institucioneve demokratike, do t\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb rol n\u00eb rehabilitimin e pozit\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se, n\u00ebse Ahmed al-Sharaa arrin t\u00eb konsolidohet si president n\u00eb nj\u00eb Siri me institucione demokratike, ai do ta ket\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rehabilitimin e k\u00ebtyre qytetar\u00ebve \u2013 shqiptar\u00ebve nga Kosova\u201d, thot\u00eb Prenkaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, rehabilitimi n\u00ebnkupton edhe integrimin e tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb siriane, duke pasur parasysh se shumica tashm\u00eb kan\u00eb krijuar familje dhe jet\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Historiani nga Damasku, Muhamed Mufaku, me origjin\u00eb nga Kosova dhe an\u00ebtar i jasht\u00ebm i Akademis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb Shkencave dhe Arteve, thot\u00eb se, aktualisht, n\u00eb Siri ndodhen vet\u00ebm disa dhjet\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj me origjin\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve q\u00eb ai ka, askush prej tyre nuk synon kthimin n\u00eb vendin e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDerisa k\u00ebto ligje ekzistojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ata praktikisht nuk mund t\u00eb kthehen. K\u00ebtu jan\u00eb pritur mir\u00eb, disa jan\u00eb martuar me gra siriane, jan\u00eb vendosur, kan\u00eb pozita dhe kushte t\u00eb mira jetese\u2026 Edhe kjo, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje\u201d, thot\u00eb Mufaku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb qasja ndaj trajtimit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj nga vendet e origjin\u00ebs t\u00eb ndryshoj\u00eb, duke pasur parasysh raportet e reja q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kan\u00eb nd\u00ebrtuar me udh\u00ebheqjen e re siriane.<\/p>\n<p>Sipas Mufakut, fakti q\u00eb presidenti aktual i Siris\u00eb, Ahmed al-Sharaa \u2013 i cili dikur ndiqej nga SHBA-ja si udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb organizate terroriste \u2013 tashm\u00eb ka vizituar edhe Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, d\u00ebshmon p\u00ebr ndryshime t\u00eb thella n\u00eb q\u00ebndrimet amerikane.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb realiteti po ndryshon p\u00ebr 180 shkall\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient t\u00eb ri politik, edhe luft\u00ebtar\u00ebt e huaj e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Siria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb terren p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti islamik\u201d, thot\u00eb Mufaku.<\/p>\n<p>Ai shton se Siria po shnd\u00ebrrohet nga nj\u00eb vend tradicionalisht antiamerikan n\u00eb nj\u00eb shtet gjithnj\u00eb e m\u00eb proamerikan \u2013 zhvillim ky q\u00eb, sipas tij, pritet t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb raportet me aleat\u00ebt e SHBA-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Luft\u00ebtar\u00ebt e huaj nga Kosova nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Siri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ekziston prej dekadash nj\u00eb komunitet shqiptar, i njohur me em\u00ebrtimin \u201carnaout\u201d \u2013 nj\u00eb etnonim i p\u00ebrdorur p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb nga periudha e Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj perandorie n\u00eb vitin 1922, gjat\u00eb periudh\u00ebs nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, por edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, disa mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Ballkani u zhvendos\u00ebn drejt Siris\u00eb, duke krijuar nj\u00eb komunitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb integruar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Sipas historianit Mufaku, komuniteti shqiptar n\u00eb Siri sot p\u00ebrb\u00ebhet nga rreth 8.000 persona. Shumica jan\u00eb shqiptar\u00eb me origjin\u00eb nga Kosova, por edhe nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut. Rreth gjysma e tyre jeton n\u00eb Damask, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs civile, e cila shp\u00ebrtheu n\u00eb vitin 2011 dhe zgjati rreth 15 vjet, edhe ky komunitet u godit r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb mesin e mij\u00ebra viktimave siriane ishin edhe dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa disa qindra t\u00eb tjer\u00eb u detyruan t\u00eb largohen, kryesisht drejt Turqis\u00eb dhe vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Mufaku thot\u00eb se komuniteti shqiptar e priti me shpres\u00eb dhe g\u00ebzim rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb Assadit, duke e par\u00eb at\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb Siri t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cKryetari i ri sirian, Ahmed al-Sharaa, erdhi n\u00eb pushtet fal\u00eb formacioneve ushtarake q\u00eb i q\u00ebndruan besnike dhe luftuan me t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb mesin e tyre ka pasur edhe nj\u00eb formacion shqiptar. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb nga dita e par\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e udh\u00ebheqjes s\u00eb re ishte nj\u00eb \u2018arnaoute\u2019, Obaida Arnaout\u201d, thot\u00eb Mufaku.<\/p>\n<p>Sipas tij, komuniteti shqiptar pret q\u00eb k\u00ebto lidhje dhe ky rol t\u00eb reflektohen n\u00eb trajtimin institucional nga pushteti i ri sirian.<\/p>\n<p>\u201cShpresat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por ende jemi n\u00eb pritje. Siria \u00ebsht\u00eb n\u00eb tranzicion dhe duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si shqiptar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb realisht nga kjo liri e re\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Shehu, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs Amerikane p\u00ebr Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, i cili ka vizituar m\u00eb her\u00ebt Damaskun, vler\u00ebson se komuniteti shqiptar n\u00eb Siri ka qen\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb i harruar dhe i margjinalizuar \u2013 shpesh jasht\u00eb \u00e7do v\u00ebmendjeje institucionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij, shqiptar\u00ebt n\u00eb Siri kan\u00eb arritur t\u00eb ruajn\u00eb gjuh\u00ebn, traditat, zakonet dhe ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb detyrim moral dhe komb\u00ebtar q\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa serioz\u00eb dhe t\u00eb koordinuar p\u00ebr mb\u00ebshtetje institucionale, kulturore, arsimore dhe konsullore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e Siris\u00eb t\u00eb mos mbeten nj\u00eb kapitull i harruar, por nj\u00eb pjes\u00eb e gjall\u00eb dhe e mbrojtur e kombit shqiptar\u201d, thekson Shehu.<\/p>\n<p>\u201cDurim\u201d dhe \u201ckujdes\u201d n\u00eb nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike<br \/>\nTrajtimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Siri, ashtu si edhe i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj me origjin\u00eb nga Kosova, lidhet ngusht\u00eb me vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale dhe diplomatike nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Damaskut.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Lindjen e Mesme vler\u00ebsojn\u00eb se vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i natyrsh\u00ebm, por q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, maturi dhe koordinim t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyja vendet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb durueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d, thot\u00eb Mufaku.<\/p>\n<p>Sipas tij, si Kosova, ashtu edhe Siria po p\u00ebrballen me sfida t\u00eb brendshme serioze. Kosova \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procese t\u00eb brendshme politike, p\u00ebrfshir\u00eb ato zgjedhore, nd\u00ebrsa Siria ndodhet n\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb thell\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti i ri, Ahmed al-Sharaa, po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb kujdessh\u00ebm mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit\u201d, thot\u00eb Mufaku, duke shtuar se nuk pret q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb delikate diplomatike mes Kosov\u00ebs dhe Siris\u00eb t\u00eb trajtohen s\u00eb paku edhe dy deri n\u00eb tre vjet.<\/p>\n<p>Ish-ambasadori Prenkaj vler\u00ebson se vet\u00eb fakti q\u00eb dy vendet e kan\u00eb njohur nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, Kosova duhet t\u00eb tregoj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb planifikimin e k\u00ebtyre raporteve, duke marr\u00eb parasysh koordinimin e vazhduesh\u00ebm me aleat\u00ebt e saj kryesor\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cSa her\u00eb q\u00eb Kosova ka vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie bilaterale, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb koordinim me SHBA-n\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me politikat e saj t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, si dhe me politikat e Bashkimit Evropian\u201d, thot\u00eb Prenkaj, duke shtuar se Kosova nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ngutet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb shprehet edhe Shehu, i cili vler\u00ebson se ecja drejt vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Sirin\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet me maturi dhe vizion strategjik, n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe partner\u00ebt evropian\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte Kosov\u00ebs q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ndjeshme \u2013 nga pozita e komunitetit shqiptar n\u00eb Siri, te siguria, aspektet ligjore dhe interesat ekonomike \u2013 t\u00eb adresohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale dhe t\u00eb strukturuar brenda nj\u00eb kornize bilaterale\u201d, thekson Shehu.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit t\u00eb Bashar al-Assadit, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh urimi p\u00ebrmes nj\u00eb video-incizimi me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Siris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dashur miq n\u00eb Siri, ju lutem dijeni se Kosova \u00ebsht\u00eb me ju. Ne do t\u00eb jemi partneri juaj, miku juaj dhe aleati juaj n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb rrug\u00ebs\u2026\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Osmani.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh si nj\u00eb sinjal pozitiv n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb raporteve me Sirin\u00eb, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse tashm\u00eb ka nisur ndonj\u00eb form\u00eb e komunikimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/siria-njeh-kosoven-pas-rrezimit-te-regjimit-te-assadit\/\">Siria njeh Kosov\u00ebn pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit t\u00eb Assadit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2011 nuk mbeti nj\u00eb kriz\u00eb e larg\u00ebt p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ajo u shnd\u00ebrrua shpejt n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb konkrete sigurie dhe politike, me pasoja q\u00eb u ndjen\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Konflikti, i cili nisi si kryengritje kund\u00ebr regjimit t\u00eb Bashar al-Assadit dhe m\u00eb pas u shnd\u00ebrrua n\u00eb aren\u00eb p\u00ebrplasjesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58673","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}