{"id":58666,"date":"2025-12-17T20:48:15","date_gmt":"2025-12-17T20:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/angazhim-i-plote-per-anetaresimin-ne-be-te-ballkanit-perendimor\/"},"modified":"2025-12-17T20:48:15","modified_gmt":"2025-12-17T20:48:15","slug":"angazhim-i-plote-per-anetaresimin-ne-be-te-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/angazhim-i-plote-per-anetaresimin-ne-be-te-ballkanit-perendimor\/","title":{"rendered":"Angazhim i plot\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb riafirmuar partneriteti strategjik dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb e ardhshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb samitit udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian (BE) dhe t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb tij, n\u00eb konsultim me partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku rikonfirmohet angazhimi i plot\u00eb dhe i qart\u00eb ndaj perspektiv\u00ebs s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<\/div>\n<p>Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Brukselit, 17 dhjetor 2025<\/strong><\/p>\n<p>Ne, udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian (BE) dhe t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb tij, n\u00eb konsultim me partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, arrit\u00ebm sot n\u00eb konkluzionin e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<p>Samiti i sot\u00ebm sh\u00ebrben si d\u00ebshmi e themeleve t\u00eb forta t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies son\u00eb dhe p\u00ebrfitimeve q\u00eb ajo sjell p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb. Agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe sfidat gjeopolitike n\u00eb intensifikim nxjerrin n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr lidhje gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb forta midis BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor. Samiti \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb vitit p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<\/div>\n<p>Ne rikonfirmojm\u00eb angazhimin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb ndaj perspektiv\u00ebs s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00ebndron n\u00eb Bashkimin ton\u00eb. Zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi realiste, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta shfryt\u00ebzojm\u00eb.<br \/>Mir\u00ebpresim energjit\u00eb e reja dhe progresin e b\u00ebr\u00eb q\u00eb prej samitit t\u00eb fundit. P\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, bazuar n\u00eb reformat e besueshme t\u00eb partner\u00ebve, kusht\u00ebzimin e drejt\u00eb dhe rigoroz dhe parimin e meritave t\u00eb veta, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>Zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim gjeostrategjik n\u00eb paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet, si\u00e7 thuhet n\u00eb Deklarat\u00ebn e Granad\u00ebs.<\/p>\n<p>Urgjencat e koh\u00ebs son\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vrull t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. An\u00ebtar\u00ebt aspirant\u00eb duhet t\u00eb intensifikojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr reforma. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Bashkimi Evropian duhet t\u00eb intensifikoj\u00eb pun\u00ebn n\u00eb terren dhe reformat e tij t\u00eb brendshme.<br \/>BE-ja mir\u00ebpret angazhimin e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb mb\u00ebshtetjen e vlerave dhe parimeve evropiane, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe duke u dh\u00ebn\u00eb prioritet parimeve t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave dhe vlerave themelore dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si dhe pret q\u00eb ata ta demonstrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si me fjal\u00eb ashtu edhe me veprime duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dhe duke zbatuar reformat e nevojshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat kryesore.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes, media e pavarur dhe pluraliste, barazia gjinore dhe roli i fuqish\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb civile jan\u00eb vendimtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin e demokracis\u00eb. BE-ja u b\u00ebn gjithashtu thirrje partner\u00ebve t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb personave q\u00eb u p\u00ebrkasin pakicave.<br \/>Bashk\u00ebpunimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs rajonal, pajtimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb mbeten \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb mir\u00ebbesim dhe me rezultate t\u00eb prekshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs me Greqin\u00eb dhe Traktatin p\u00ebr Miq\u00ebsin\u00eb, Fqinj\u00ebsin\u00eb e Mir\u00eb e Bashk\u00ebpunimin me Bullgarin\u00eb.<\/p>\n<p>Nevojiten ende p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme dhe vendimtare p\u00ebr t\u00eb nxitur pajtimin dhe stabilitetin n\u00eb rajon, si dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe zbatuar zgjidhje p\u00ebrfundimtare, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe detyruese p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypal\u00ebshe t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe parimet e vendosura, ku p\u00ebrfshihen Marr\u00ebveshja p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Trash\u00ebgimis\u00eb, rastet e mbetura t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe \u00e7\u00ebshtjet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<br \/>Ne q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur dhe solidaritetin me Ukrain\u00ebn, pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial kund\u00ebr luft\u00ebs s\u00eb paprovokuar dhe t\u00eb paligjshme t\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne p\u00ebrs\u00ebrisim mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Ukrain\u00eb, bazuar n\u00eb Kart\u00ebn e OKB-s\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb qasjen shum\u00ebpal\u00ebshe dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partner\u00ebt p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>Harmonizimi me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb (CFSP) t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb futjen n\u00eb fuqi dhe zbatimin e masave kufizuese t\u00eb BE-s\u00eb dhe parandalimin e anashkalimit t\u00eb tyre, mbetet nj\u00eb shprehje e fort\u00eb e zgjedhjes strategjike t\u00eb nj\u00eb partneri.<\/p>\n<p>Ne p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb ata partner\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb kan\u00eb arritur tashm\u00eb harmonizimin e plot\u00eb dhe u b\u00ebjm\u00eb thirrje atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb ecin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat hapa.<br \/>BE-ja mir\u00ebpret kontributet e partner\u00ebve n\u00eb misionet dhe operacionet e Politik\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb BE-s\u00eb. BE-ja vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb trajtimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tjera hibride, manipulimit dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja n\u00eb informacion, si dhe p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr t\u00eb zhvilluar q\u00ebndrueshm\u00ebri, duke p\u00ebrfshir\u00eb Qendr\u00ebn e Kapaciteteve Kibernetike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Mburoj\u00ebn Evropiane t\u00eb Demokracis\u00eb.<br \/>Ne mir\u00ebpresim partneritetet e para t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe nisjen e dialog\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes. Ne mbetemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit Evropian t\u00eb Paqes.<br \/>BE-ja vazhdon t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb afrimin e partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me BEn\u00eb q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e procesit t\u00eb zgjerimit. Integrimi gradual, i realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kthyeshme dhe t\u00eb bazuar n\u00eb merita, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr n\u00eb disa fusha t\u00eb politikave, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime paraprake konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe duke p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb merren parasysh propozime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr integrimin gradual, n\u00eb p\u00ebrputhje me harmonizimin p\u00ebrkat\u00ebse me legjislacionin (acquis) e BE-s\u00eb. P\u00ebrparimet n\u00eb drejtim t\u00eb integrimit ekonomik duhet t\u00eb ruajn\u00eb plot\u00ebsisht integritetin e tregut t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb dhe kushtet e barabarta.<br \/>Ne mir\u00ebpresim progresin n\u00eb integrimin gradual t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Tregun e Vet\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb: \u2013 v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb nismave t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Shpejt\u00eb t\u00eb Tregut t\u00eb Vet\u00ebm, zgjerimin e korsive t\u00eb gjelbra midis BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor dhe financimin e modernizimit dhe harmonizimit t\u00eb kalimeve kufitare; \u2013 aderimin e suksessh\u00ebm t\u00eb disa partner\u00ebve n\u00eb Zon\u00ebn e Vetme t\u00eb Pagesave n\u00eb Euro (SEPA) me t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019u bashkuar, duke ulur ndjesh\u00ebm kostot e transaksioneve bankare; \u2013 \u2013 bashkimin n\u00eb nismat dixhitale ose kopjimin e tyre, t\u00eb tilla si Qendrat e Inovacionit Dixhital, \u00cbiFi4\u00cbB dhe Portofoli i Identitetit Dixhital t\u00eb BE-s\u00eb; reduktimin e kostove t\u00eb roaming-ut p\u00ebr internetin midis BE-s\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb nga 1 tetori 2023, duke konfirmuar angazhimin dhe procesin e shtrirjes s\u00eb zon\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb \u201cRoam like at Home\u201d n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke u lejuar qytetar\u00ebve t\u00eb telefonojn\u00eb, d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe dhe p\u00ebrdorin internetin celular kudo n\u00eb BE dhe rajon pa kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb konvergjenc\u00ebn socio-ekonomike nd\u00ebrmjet Ballkanit Per\u00ebndimor dhe BE-s\u00eb, me kusht q\u00eb partner\u00ebt t\u00eb zbatojn\u00eb reformat e lidhura me BEn\u00eb. Plani i Rritjes ka potencialin t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb rritjen ekonomike n\u00eb rajon gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb ardhshme duke siguruar deri n\u00eb 6 miliard\u00eb euro p\u00ebr reforma dhe investime.<\/p>\n<p>Kjo vler\u00eb i shtohet 29 miliard\u00eb eurove q\u00eb po shp\u00ebrndahen p\u00ebrmes Planit Ekonomik dhe t\u00eb Investimeve. BE-ja b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohen maksimalisht mund\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ofron Plani i Rritjes p\u00ebrmes zbatimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb reformave.<br \/>BE-ja thekson se Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal sh\u00ebrben si nj\u00eb katalizator p\u00ebr integrim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb hap drejt Tregut t\u00eb Vet\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb. BE-ja u b\u00ebn thirrje partner\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb angazhohen plot\u00ebsisht n\u00eb bashk\u00ebpunimin konstruktiv p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb realitet dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar marr\u00ebveshjet e lidhura.<\/p>\n<p>BE-ja mir\u00ebpret dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb forcimin e lidhjeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, transportit dhe at\u00eb dixhitale, brenda rajonit dhe me BE-n\u00eb. BE-ja vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb diversifikuar burimet dhe rrug\u00ebt e furnizimit me energji. Kjo do t\u00eb rris\u00eb sigurin\u00eb ton\u00eb energjetike dhe do t\u00eb reduktoj\u00eb var\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb tranzicionin energjetik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<br \/>Menaxhimi i emigracionit mbetet nj\u00eb sfid\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt kryesore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, nevojitet veprim i m\u00ebtejsh\u00ebm nga partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar plot\u00ebsisht politik\u00ebn e tyre t\u00eb vizave me BE-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar kontrabandimin e emigrant\u00ebve dhe trafikimin e qenieve njer\u00ebzore, si dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej sistemet e menaxhimit t\u00eb kufijve, azilit dhe pritjes dhe kthimet n\u00eb vendet e origjin\u00ebs.<br \/>P\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb gjithashtu n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, trafikimit t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb gjitha formave t\u00eb krimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb organizuar, si dhe n\u00eb parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrputhje me Planin e ri t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Veprimit t\u00eb n\u00ebnshkruar s\u00eb fundi, dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb lan\u00e7imit t\u00eb Koalicionit Evropian kund\u00ebr Drog\u00ebs (ECAD) p\u00ebr t\u00eb trajtuar sfidat e lidhura me drog\u00ebn.<br \/>Mungesa e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit vazhdon t\u2019i pengoj\u00eb t\u00eb dy partner\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialogun Beograd-Prishtin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja duhet t\u00eb vihen n\u00eb zbatim, n\u00eb ve\u00e7anti Marr\u00ebveshja p\u00ebr Rrug\u00ebn drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj. Mb\u00ebshtetja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit p\u00ebr Reforma dhe Rritje p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor kusht\u00ebzohet nga angazhimi konstruktiv i partner\u00ebve me progres t\u00eb matsh\u00ebm dhe rezultate t\u00eb prekshme n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre.<br \/>Theksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb nd\u00ebrsjella n\u00eb komunikimin strategjik, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfitimet nga zgjerimi dhe integrimi gradual, si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e besimit, mir\u00ebkuptimit dhe konsensusit nd\u00ebrshoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Ne presim q\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb informojn\u00eb publikun e tyre se BE-ja mbetet partneri m\u00eb i af\u00ebrt i rajonit, si dhe donatori, investitori dhe partneri tregtar kryesor, si dhe t\u00eb demonstrojn\u00eb angazhimin e tyre ndaj vlerave t\u00eb BE-s\u00eb dhe reformave p\u00ebrmes fjal\u00ebve dhe veprimeve.<br \/>Mbetemi n\u00eb pritje t\u00eb samitit t\u00eb ardhsh\u00ebm BE-Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb qershor 2026.<br \/>P\u00ebrsh\u00ebndesim pajtimin e partner\u00ebve1 t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb riafirmuar partneriteti strategjik dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar sfidat dhe mund\u00ebsit\u00eb e ardhshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb samitit udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian (BE) dhe t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb tij, n\u00eb konsultim me partner\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ku rikonfirmohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58666","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58666\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}