{"id":58647,"date":"2025-12-17T18:00:16","date_gmt":"2025-12-17T18:00:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/mbledhja-e-keshillit-kombetar-berisha-protesta-brenda-dhe-jashte-shqiperise\/"},"modified":"2025-12-17T18:00:16","modified_gmt":"2025-12-17T18:00:16","slug":"mbledhja-e-keshillit-kombetar-berisha-protesta-brenda-dhe-jashte-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/mbledhja-e-keshillit-kombetar-berisha-protesta-brenda-dhe-jashte-shqiperise\/","title":{"rendered":"Mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar\/ Berisha: Protesta brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar sot, se e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb protestat e fuqishme, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se vala e k\u00ebtyre tubimeve antiqeveritare do shtrihet edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke udh\u00ebzuar an\u00ebtar\u00ebt e pranish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb strategji. Sipas tij, situata \u00ebsht\u00eb e rrezikshme dhe k\u00ebrkon guximtar\u00eb q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebvizin nga sheshi deri n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb, duke nisur nga protesta e 22 dhjetorit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto na faktojn\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb situate jemi, sa e rrezikshme \u00ebsht\u00eb, duhet ta pranojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata guximtar\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr vendin dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, p\u00ebrballja deri n\u00eb fitore me k\u00ebt\u00eb kalb\u00ebsir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr \u00e7do krim dhe rrug\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb ai do. Ndaj t\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb dhe shqiptar\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb ora e thirrjes p\u00ebr \u00e7do idealist, atdhetar dhe shqiptar. U tejkalua \u00e7do lloj vije dhe standardi\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai argumentoi se kjo qeveri nuk b\u00ebn asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se ndan pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve, duke marr\u00eb peng edhe njer\u00ebz n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kreut t\u00eb ekzekutivit dhe familjes s\u00eb tij. Ndaj sugjeroi q\u00eb PD t\u00eb kalonte n\u00eb nj\u00eb \u201corbit\u00eb t\u00eb re\u201d, q\u00eb ishin protesta qytetare.<\/p>\n<p>\u201cIsh-koordinatori p\u00ebr banda i Ram\u00ebs, merr peng p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn kunatit t\u00eb familjes. K\u00ebta nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm ndajn\u00eb e vjedhin pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ndaj dhe thirrja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb spostohemi n\u00eb nj\u00eb orbit\u00eb t\u00eb re, k\u00ebrkohet nj\u00eb orbit\u00eb e re, e p\u00ebrballjes me k\u00ebt\u00eb regjim, thirrje p\u00ebr secilin prej nesh, guxim, rekreativitet p\u00ebr t\u00eb gjitha format e rezistenc\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes dhe garantoj se fitorja \u00ebsht\u00eb e Partis\u00eb Demokratike dhe shqiptar\u00ebve. Asgj\u00eb nuk do na ndaj\u00eb ne pa rikthyer Kushtetut\u00ebn, ligjin, t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb dhe nd\u00ebshkuar k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb kriminale t\u00eb pap\u00ebrmbajtur n\u00eb vjedhjen e shqiptar\u00ebve\u201d, u shpreh kreu i selis\u00eb blu.<\/p>\n<p>Kryedemokrati akuzoi edhe kreun e Parlamentit, Niko Peleshi, se ka mbyllur n\u00eb kasafort\u00eb dosjen e Ballukut q\u00eb kishte \u00e7uar SPAK p\u00ebr imunitetin, me pretendimin se jan\u00eb sekret hetimor, por shpjegoi se ishte shkelur ligji, sepse materialet duhet t\u2019i jepen an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Imuniteteve dhe deputet\u00ebve. Berisha shtoi se q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb fshehja e skandaleve t\u00eb tenderimeve dhe komunikimeve n\u00eb mesazhe dhe filmimet q\u00eb ka dosja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thoni tani, prokuroria \u00e7on n\u00eb parlament k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Lubis\u00eb. Prokuroria ka d\u00ebrguar qindra dokumente, ligji dhe prokurori ia adreson \u00e7do deputeti t\u00eb Parlamentit dhe kryetarit. Rama urdh\u00ebron Niko Peleshin dhe ai nd\u00ebrhyn n\u00eb kasafort\u00eb, n\u00eb fillim mashtron se ka k\u00ebrkuar prokurori se jan\u00eb sekret, ato sigurisht jan\u00eb sekret, por jo p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve dhe deputet\u00ebt! Pse jan\u00eb sekret? Sepse aty del Rama me njer\u00ebzit e tij, dalin Lotet aty dhe aty del Rama, plus jan\u00eb edhe filmime dhe fjal\u00eb t\u00eb tjera. Vet\u00ebm zyrtar\u00eb s\u2019mund t\u00eb quhen ata me ato komunikime, e tani duan t\u2019i fshehin. Na thoni se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, si mund t\u00eb mbahen dokumentet, vet\u00ebm e vet\u00ebm se Rama \u00ebsht\u00eb i zhytur deri n\u00eb vesh\u201d, n\u00ebnvizoi kryedemokrati.<\/p>\n<p>Madje ai vuri theksin edhe tek presionet q\u00eb Balluku i ka b\u00ebr\u00eb kryeministrit, ndaj dhe ky i fundit po e mbronte duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb makinerin\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cSe ajo n\u00eb shtator n\u00eb takim i tha se sa p\u00ebr mesazhe ti ke m\u00eb shum\u00eb nga un\u00eb aty. Se ky i tha ja e ke prish me ato mesazhet, por ajo i kujtoi se aty kishte ai m\u00eb shum\u00eb mesazhe me Berberin dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Shikoni tani, rrezikojn\u00eb t\u00eb mos na japin dokumentet, duan t\u00eb fshehin krimin dhe vjedhjen. Ose t\u00eb p\u00ebrballemi tani, ose t\u00eb shtrijm\u00eb qaf\u00ebn, por k\u00ebt\u00eb kur\u00eb s\u2019e b\u00ebjm\u00eb ne\u201d, shtoi Berisha.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Berisha b\u00ebri apel p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe udh\u00ebzoi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb dilnin n\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur protestues p\u00ebr 22 dhjetorin. Ai paralajm\u00ebroi shtrirjen e protestave edhe jasht\u00eb vendit, teksa denoncoi se edhe disa nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb i cil\u00ebsoi \u201cprotesta Mogerini\u201d, i dol\u00ebn kund\u00ebr PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdaj ju k\u00ebrkoj t\u00eb angazhoheni k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb takime intensive me qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb koha e guximtar\u00ebve. U thoni hajde ti n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe ai q\u00eb s\u2019vjen, kaloni te tjetri. T\u00eb mblidhemi burra e gra t\u00eb z\u00ebm\u00eb sheshin 5 mij\u00eb, 10 mij\u00eb, derisa ta rr\u00ebzojm\u00eb, e t\u00eb mos l\u00ebvizim. Kemi rr\u00ebzuar ne regjime, por me protesta, vet\u00ebm me protesta rr\u00ebzohen. Imagjinoni protestat me Mogerina sa \u00e7far\u00eb efekti ka pasur kund\u00ebr nesh, ndaj fal\u00ebnderoj partit\u00eb simotra q\u00eb kan\u00eb miratuar 7 rezoluta deri tani. Axhenda jon\u00eb do jet\u00eb protest\u00eb, protest\u00eb dhe vet\u00ebm protest\u00eb, me t\u00eb gjitha format, kudo, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Deg\u00ebt tona, kudo q\u00eb jan\u00eb, do angazhohen n\u00eb protesta t\u00eb fuqishme kund\u00ebr kleptokracis\u00eb dhe regjimit shqiptare. Ram\u00ebn nuk ka forc\u00eb q\u00eb e shp\u00ebton nga PD dhe populli shqiptar\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/17\/mbledhja-e-keshillit-kombetar-berisha-protesta-brenda-dhe-jashte-shqiperise\/\">Mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar\/ Berisha: Protesta brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga mbledhja e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar sot, se e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb protestat e fuqishme, brenda dhe jasht\u00eb vendit. Ai paralajm\u00ebroi se vala e k\u00ebtyre tubimeve antiqeveritare do shtrihet edhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke udh\u00ebzuar an\u00ebtar\u00ebt e pranish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb strategji. Sipas tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58647","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58647\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}