{"id":58581,"date":"2025-12-17T15:48:20","date_gmt":"2025-12-17T15:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/dw-ballkani-perendimor-i-gjithi-njeheresh-ne-be\/"},"modified":"2025-12-17T15:48:20","modified_gmt":"2025-12-17T15:48:20","slug":"dw-ballkani-perendimor-i-gjithi-njeheresh-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/dw-ballkani-perendimor-i-gjithi-njeheresh-ne-be\/","title":{"rendered":"DW: Ballkani Per\u00ebndimor, i gjithi nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb BE?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrparimi drejt procesit t\u00eb zgjerimit do t\u00eb jet\u00eb tema kryesore n\u00eb takimin (17.12.2025)\u00a0n\u00eb Bruksel, mes drejtuesve t\u00eb BE-s\u00eb dhe atyre t\u00eb\u00a0Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebrave t\u00eb viteve \u201990, q\u00eb e shkat\u00ebrruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua n\u00eb vitin 2003 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsonte n\u00eb bllok shtat\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebrin\u00eb, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn, Kroacin\u00eb, Kosov\u00ebn, Malin e Zi,\u00a0Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbin\u00eb. Kroacia iu bashkua BE-s\u00eb 10 vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, e cila aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb vitin 2022, pes\u00eb vendet e tjera jan\u00eb tashm\u00eb zyrtarisht shtete kandidate t\u00eb\u00a0Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Si po zhvillohen ngjarjet?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb pasi Kroacia iu bashkua BE-s\u00eb, zgjerimi n\u00eb Bruksel duket m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Brukseli e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb angazhimin p\u00ebr zgjerim p\u00ebrmes sinjaleve t\u00eb qarta dhe tani pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja, por cilat vende t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara dhe cilat do t\u00eb mbeten pas.<\/p>\n<p>Mali i Zi, shteti m\u00eb i vog\u00ebl nga t\u00eb pestat vende kandidate t\u00eb rajonit, konsiderohet gjer\u00ebsisht si kryesuesi i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb e ndjek ngusht\u00ebsisht nga pas.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres p\u00ebr Zgjerimin e BE-s\u00eb,\u00a0Marta Kos, Mali i Zi mundet q\u00eb teknikisht t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb negociatat deri n\u00eb fundin e vitit 2026, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nj\u00eb vit m\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cPastaj na nevojiten 1-1.5 vite p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr procesin e ratifikimit. Pra, jam v\u00ebrtet optimiste se edhe gjat\u00eb mandatit tim, i cili p\u00ebrfundon n\u00eb fund t\u00eb vitit 2029, Bashkimi Europian mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj\u201d \u2013 tha s\u00eb fundi\u00a0Kos n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, e cila \u00ebsht\u00eb ekonomikisht kandidatja m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb rajon, vrulli p\u00ebr reforma \u00ebsht\u00eb zbehur duksh\u00ebm. Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, presidenti\u00a0Aleksandar Vu\u00e7iq sugjeroi jav\u00ebn e kaluar, p\u00ebrpara se t\u00eb udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Bruksel p\u00ebr nj\u00eb takim mbi progresin e Serbis\u00eb n\u00eb BE, q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u2019i bashkohen BE-s\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por a \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb skenar i zbatuesh\u00ebm dhe a do t\u00eb ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr fqinj\u00ebt e Serbis\u00eb dhe BE-n\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Mali i Zi udh\u00ebheq list\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor ka qen\u00eb i ngadalt\u00eb p\u00ebr disa arsye.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrballet ende me \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe t\u00eb pazgjidhura, mang\u00ebsi n\u00eb sundimin e ligjit dhe nivele t\u00eb larta korrupsioni. Nga ana tjet\u00ebr, ka pasur ngurrim dhe \u201clodhje nga zgjerimi\u201d nga ana e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb vitesh me \u201ckap\u00ebrcime pengesash\u201d, Mali i Zi p\u00ebrmir\u00ebsoi reformat ky\u00e7e dy vite m\u00eb par\u00eb dhe krijoi nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb politik mbi an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Si Podgorica, ashtu edhe Brukseli, tani synojn\u00eb ta p\u00ebrfundojn\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Mali i Zi sh\u00ebnjoi nj\u00eb moment dometh\u00ebn\u00ebs, duke mbyllur pes\u00eb kapituj pranimi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb parakusht p\u00ebr t\u2019u bashkuar me BE-n\u00eb. Megjithat\u00eb, vendit i duhet ende t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebnimeve p\u00ebrfundimtare n\u00eb rastet e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar, em\u00ebrimin e zyrtar\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb qen\u00ebsishme dhe plot\u00ebsimin e pozicioneve t\u00eb lira drejtuese n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt vendas argumentojn\u00eb se reformat jan\u00eb t\u00eb nxituara dhe pa p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb seriozisht se sistemi mund t\u00eb ndryshohet nga themelet brenda pak vitesh\u201d \u2013 tha ministrja malazeze p\u00ebr Integrimin Europian, Maida Gorcevic.<\/p>\n<p>\u201cKritika \u00ebsht\u00eb legjitime n\u00ebse p\u00ebrshpejton reformat, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se progresi sot matet me tregues t\u00eb qart\u00eb europian\u00eb, jo me p\u00ebrshtypje politike, dhe progresi i Malit t\u00eb Zi konfirmohet objektivisht nga institucionet e BE-s\u00eb\u201d \u2013 tha ajo p\u00ebr DW.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p><strong>P\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrshpejtuar gjithashtu ritmin e reformave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioni Europian v\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrparimet n\u00eb reform\u00ebn gjyq\u00ebsore, ai ka theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 thekson analisti politik Florian Bieber, rezultati nuk \u00ebsht\u00eb aspak i sigurt dhe duhen ende reforma t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria po b\u00ebn shum\u00eb reforma, t\u00eb pakt\u00ebn formale, por n\u00eb kontekstin kur ke nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb si Edi Rama, sigurisht q\u00eb ka mang\u00ebsi demokratike shum\u00eb serioze. Pra, ka disa rezerva, dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta mbyll\u00eb at\u00eb boshll\u00ebk dhe t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me Malin e Zi\u201d \u2013 i tha ai DW.<\/p>\n<div class=\"render-container rich-text-ad\"><\/div>\n<p><strong>Pse d\u00ebshiron t\u00eb zgjerohet BE-ja?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Bashkimin Europian, zgjerimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjeostrategjike dhe besueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Qendr\u00ebs Europiane t\u00eb Politikave, \u201cintegrimi i Malit t\u00eb Zi do t\u00eb ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me rrezik t\u00eb ul\u00ebt dhe ndikim t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se BE-ja mund t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb premtimet, duke p\u00ebrforcuar besimin tek udh\u00ebheqja e tij n\u00eb koh\u00ebra pasigurie gjeopolitike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo paguajm\u00eb \u00e7mimin e mosan\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, kur ato donin t\u00eb bashkoheshin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, duke pasur nj\u00eb rajon t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm\u201d \u2013 i tha DW-s\u00eb Komisionerja Kos.<\/p>\n<p>Por zgjerimi i BE-s\u00eb shihet gjithashtu si nj\u00eb investim gjeostrategjik n\u00eb sigurin\u00eb dhe p\u00ebrparimin e Europ\u00ebs, thot\u00eb Tinatin Akhvlediani, studiese n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, pran\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime t\u00eb Politikave Europiane.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Unioni nuk i pranon k\u00ebto shtete, at\u00ebher\u00eb fuqi t\u00eb tjera mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe ta shfryt\u00ebzojn\u00eb rajonin, duke e p\u00ebrdorur at\u00eb si lev\u00eb kund\u00ebr Bashkimit Europian, p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn\u201d \u2013 tha Akhvlediani p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendohet rreth propozimit serb?<\/strong><\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse ritmi i progresit drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb kaq i ndrysh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, ku e pozicionin kjo Aleksandar Vu\u00e7iqin dhe propozimin e tij, q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u2019i bashkohen Bllokut nj\u00ebkoh\u00ebsisht?<\/p>\n<p>Shum\u00eb analist\u00eb e interpretojn\u00eb propozimin si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Brenda Komisionit Europian, duket se ka \u201cpak oreks\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide.<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb proces i bazuar n\u00eb meritokraci. \u00c7do kandidat duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet kur t\u00eb jet\u00eb gati dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet dhe kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Traktatet e BE-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb kriteret e Kopenhag\u00ebs. Nuk ka afate kohore t\u00eb paracaktuara. Procesi drejtohet nga kryerja e reformave dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme\u201d \u2013 i tha DW-s\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Europian.<\/p>\n<p><strong>Secili shtet harton linj\u00ebn e tij<\/strong><\/p>\n<p>Si Tinatin Akhvlediani, ashtu edhe Florian Bieber, theksojn\u00eb se procesi i zgjerimit ka ndjekur gjithmon\u00eb \u201cparimin e Regatt\u00ebs\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shtetet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen, hartojn\u00eb linj\u00ebn e tyre dhe integrimi varet nga meritat, reformat dhe p\u00ebrmbushja e kritereve teknike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Bieber v\u00ebren se ideja e pranimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka disa p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb shmangte krijimin e kufijve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb midis vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe do t\u00eb parandalonte importimin e \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe n\u00eb Bashkimin Europian\u201d- thot\u00eb ai.<\/p>\n<div class=\"render-container po8t7s9\"><\/div>\n<p>Aleksandar Vu\u00e7iq propozon q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u2019i bashkohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht Bashkimit Europian<small class=\"copyright\">Fotografi: Dursun Aydemir\/Anadolu\/picture alliance<\/small><\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb,\u201d shton Bieber, \u201cka mang\u00ebsi serioze, sepse ritmi i an\u00ebtarit m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb \u2013 ose kandidatit, m\u00eb sakt\u00eb \u2013 do t\u00eb diktonte shpejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Pra, n\u00ebse Mali i Zi \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb bashkohet me Bashkimin Europian n\u00eb vitet e ardhshme, kjo mund t\u00eb vonohet nga vende si Bosnj\u00eb-Hercegovina ose Kosova, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb edhe 10 vjet.\u201d<\/p>\n<p><strong>Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb pres\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Zyra e kryeministrit shqiptar nuk kishte asnj\u00eb koment mbi propozimin e Vu\u00e7iqit, deri n\u00eb koh\u00ebn e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Mali i Zi reagoi menj\u00ebher\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201cMali i Zi nuk d\u00ebshiron t\u00eb pres\u00eb ask\u00ebnd, as nuk pret q\u00eb dikush t\u00eb na pres\u00eb ne\u201d \u2013 tha ministrja Gor\u00e7evi\u00e7. \u201cNe jemi lider\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe duam t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi n\u00eb Bashkimin Europian kur rezultatet tona t\u00eb tregojn\u00eb se jemi gati dhe e meritojm\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs (16.12.2025), u njoftua se Serbia nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb samitin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 e njoftoi vet\u00eb vendimin, duke th\u00ebn\u00eb se po vepron p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e Serbis\u00eb dhe duke shtuar se e mori vendimin \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb askush tjet\u00ebr t\u00eb mos faj\u00ebsohej dhe qeveria t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohej asnj\u00eb presioni\u201d.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dw-ballkani-perendimor-i-gjithi-njeheresh-ne-be\/\">DW: Ballkani Per\u00ebndimor, i gjithi nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb BE?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrparimi drejt procesit t\u00eb zgjerimit do t\u00eb jet\u00eb tema kryesore n\u00eb takimin (17.12.2025)\u00a0n\u00eb Bruksel, mes drejtuesve t\u00eb BE-s\u00eb dhe atyre t\u00eb\u00a0Ballkanit Per\u00ebndimor. Pas luft\u00ebrave t\u00eb viteve \u201990, q\u00eb e shkat\u00ebrruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua n\u00eb vitin 2003 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsonte n\u00eb bllok shtat\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor: Shqip\u00ebrin\u00eb, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn, Kroacin\u00eb, Kosov\u00ebn, Malin e Zi,\u00a0Maqedonin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58581","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58581","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58581"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58581\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}