{"id":58569,"date":"2025-12-17T14:48:20","date_gmt":"2025-12-17T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/grupi-i-tiranes-qeveria-ne-hije-qe-po-e-largon-kosoven-nga-perendimi\/"},"modified":"2025-12-17T14:48:20","modified_gmt":"2025-12-17T14:48:20","slug":"grupi-i-tiranes-qeveria-ne-hije-qe-po-e-largon-kosoven-nga-perendimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/grupi-i-tiranes-qeveria-ne-hije-qe-po-e-largon-kosoven-nga-perendimi\/","title":{"rendered":"\u201cGrupi i Tiran\u00ebs\u201d: Qeveria n\u00eb hije q\u00eb po e largon Kosov\u00ebn nga Per\u00ebndimi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, pushteti gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitimuar nga nj\u00eb bosht i qart\u00eb: Amerika, Per\u00ebndimi dhe vullneti i votuesit. Por sot, gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh shtrohet nj\u00eb pyetje shqet\u00ebsuese: A po qeveriset Kosova ende nga ata q\u00eb zgjidhen me vot\u00eb, apo nga nj\u00eb rreth I err\u00ebt, i paduksh\u00ebm dhe ideologjikisht i dyshimt\u00eb, I njohur tashm\u00eb si \u201cGrupi i Tiran\u00ebs\u201d? Nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat, ky em\u00ebrtim p\u00ebrfaq\u00ebson sot n\u00eb Prishtin\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb reale ndikimi, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre emra q\u00eb Albin Kurti i mori si \u201cpaket\u00eb\u201d: Hysamedin Feraj, Dejona Mihali dhe Elvis Hoxha. T\u00eb tre t\u00eb lidhur mes tyre prej vitesh dhe me nj\u00eb t\u00eb kaluar q\u00eb ngre m\u00eb shum\u00ebpyetje sesa jep p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sot ky grup funksionon si nj\u00eb qend\u00ebr paralele politike, jasht\u00eb \u00e7do strukture formale t\u00eb LVV-s\u00eb dhe jasht\u00eb \u00e7dol logaridh\u00ebnieje. Vendimet nuk merren n\u00eb forume partie, por n\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb. Deputet\u00ebt nuk debatojn\u00eb, por zbatojn\u00eb. Ministrat nuk vendosin, por presin sinjalin. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto prej \u2018Grupit t\u00eb Tiran\u00ebs\u2019 \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb lidhur me regjimin diktatorial t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, spiunazhin grek dhe q\u00eb si q\u00ebllim par\u00ebsor ka diktimin e politik\u00ebs anti-per\u00ebndimore tek qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Hysamedin Feraj \u2013 nga Nexhmije Hoxha te Albin Kurti<\/strong><\/p>\n<p>Figura m\u00eb ideologjike e k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb pa dyshim Hysamedin Feraj. I ardhur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb vitin 1981, ai jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u persekutua, por u p\u00ebrqafua nga sistemi. U pun\u00ebsua n\u00eb Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuar nga Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar.<\/p>\n<p>Pamjet e Ferajt me grushtin lart para arkivolit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr publikun. Ato flasin p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tij ideologjike dhe simpatin\u00eb p\u00ebr \u2018Shqip\u00ebrin\u00eb e kuqe\u2019. Sot, i nj\u00ebjti person rezulton si k\u00ebshilltar ky\u00e7 i Albin Kurtit p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, duke promovuar prej vitesh nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb hapur anti-amerikane, duke relativizuar rolin e SHBA-s\u00eb dhe duke shtyr\u00eb Kosov\u00ebn drejt p\u00ebrplasjeve t\u00eb panevojshme me aleat\u00ebt strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb njeri i rritur politikisht n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, sot po udh\u00ebzon politik\u00ebn e jashtme t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb ekziston fal\u00eb Amerik\u00ebs?<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese jan\u00eb deklarimet qesharake t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Ferajt. N\u00eb formularin e plot\u00ebsuar sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, ai thot\u00eb se ka n\u00eb pron\u00ebsi kat\u00ebr sht\u00ebpi dhe mes tyre nj\u00eb vil\u00eb me vler\u00eb 12 euro, nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb vlen 115 euro. Jo vet\u00ebm tallje me ligjin, por edhe sinjal i nj\u00eb kulture t\u00eb vjet\u00ebr: fshehje, manipulim dhe err\u00ebsir\u00eb. Sidomos kur flitet p\u00ebr financimet dhe pasurimin e shpejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dejona Mihali, ish-shefja e pastruesve q\u00eb ka n\u00eb dor\u00ebshtetin e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Feraj \u00ebsht\u00eb ideologu, Dejona Mihali \u00ebsht\u00eb xhandari. Karriera e saj nisi pa pretendime te nj\u00eb universitet privat me em\u00ebr UFO. Dejona Mihali dhe aty dallohej p\u00ebr natyr\u00ebn e saj agresive me stafin t\u00eb cilin drejtonte. Dejona njihej si koordinatore p\u00ebr stafin ndihmues. Me pak fjal\u00eb ishte drejtuese pastrueseve t\u00eb universitetit t\u00eb zotit Astrit Veliaj. Me eksperienc\u00ebn e fituar te Universiteti UFO Dejona kaloi bashk\u00eb me koleg\u00ebt e saj Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha zbarkuan te Universiteti Europian i Tiran\u00ebs. Po nd\u00ebrsa te UFO Dejona komandonte ushtrin\u00eb e pastrueseve, te UET- ja e mor\u00ebn seriozisht. Dejona dhe dy partner\u00ebt e saj, u ngarkuan me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb menaxhuar Universitetin e ri. Nga ky vendim kaloi vet\u00ebm nj\u00eb vit nga koha kur universiteti rrezikonte seriozisht t\u00eb mbyllej, p\u00ebr shkak se kreditet p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt e m\u00ebsimit ishin t\u00eb pasakta. P\u00ebr fatin e Universitetit gabimi u zbulua nga grup auditimi i ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe u mbajt i fsheht\u00eb. Dejona pas k\u00ebsaj ngeli pa pun\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb tjer\u00ebt nuk dihet se ku u shp\u00ebrndan\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb. Pas disa koh\u00ebsh t\u00eb tre koleg\u00ebt e harruar n\u00eb Tiran\u00eb, mbin\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb . Por si po sillet Dejona, a po sillet mir\u00eb m\u00eb vendin q\u00eb i hapi der\u00ebn pasi n\u00eb Tiran\u00eb e zbuan pa m\u00ebshir\u00eb? Pa mandat, pa vot\u00eb, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike, nga a papun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, shfaqet lart e posht\u00eb si njeriu q\u00eb luan fijet e Albin Kurtit n\u00eb loj\u00ebn e pushtetit.\u00a0 Me autoritet absolut mbi deputet\u00eb, ministra dhe strukturat e LVV-s\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Prishtin\u00eb prej vitesh. Edhe pse ka nj\u00eb CV problematike, me pun\u00eb periferike n\u00eb universitete private t\u00eb Tiran\u00ebs, Mihali sot sillet si komisare politike, duke nd\u00ebshkuar \u00e7do z\u00eb kritik dhe duke instaluar frik\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Lidhjet e saj familjare me Greqin\u00eb, shtet\u00ebsia greke e babait, shpallja e m\u00ebhershme non-grata nga Kosova nuk jan\u00eb thjesht detaje biografike. Ato jan\u00eb element sigurie komb\u00ebtare, q\u00eb Kurti i ka injoruar. Ose mbase Mihali \u00ebsht\u00eb edhe lidhja e Kurtit me Athin\u00ebn, ku kryeministri i Kosov\u00ebs kalon m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb sesa n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Elvis Hoxha, nipi i ish-diktatorit ose \u201ctrash\u00ebgimia e kuqe\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb treshe, Elvis Hoxha mban barr\u00ebn simbolike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: nip i Enver Hoxh\u00ebs. I njohur p\u00ebr deklarata anti-U\u00c7K, anti-Per\u00ebndim dhe p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim informal t\u00eb LVV-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ai shfaqet si z\u00ebri q\u00eb artikulon teza t\u00eb rrezikshme: relativizimin e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K, demonizimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe p\u00ebr\u00e7arjen me SHBA-n\u00eb. A \u00ebsht\u00eb ky thjesht rebelim intelektual? Sigurisht q\u00eb jo. Me gjas\u00eb, Albin Kurti po p\u00ebrdor n\u00eb menaxhimin e shtetit figura q\u00eb jan\u00eb t\u00eb specializuara n\u00eb shantazhe dhe k\u00ebrc\u00ebnime. Dhe kush m\u00eb mir\u00eb sesa njer\u00ebzit e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u2018treshja e Tiran\u00ebs\u2019 nuk e rrezikon Kosov\u00ebn sot vet\u00ebm n\u00eb planin diplomatik. P\u00ebr Ferajn, Mihalin dhe Hoxh\u00ebn mund t\u00eb flitet pa frik\u00eb edhe p\u00ebr financime t\u00eb padeklaruara nga Kurti. Kjo, duke patur parasysh se prej s\u00eb paku 15 vitesh ata nuk kan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb deklaruar dhe askush nuk ka informacion p\u00ebr ta, as n\u00eb Tiran\u00eb, se ku i gjejn\u00eb parat\u00eb. Para k\u00ebto jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb jetuar, por edhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e tyre q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ngjan me nj\u00eb sekt. Kjo treshe q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb hije sot rrezikon jo vet\u00ebm demokracin\u00eb brenda LVV, por edhe vet\u00eb imazhin e Kosov\u00ebs si shtet pro-per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Dhe padyshim q\u00eb kjo do t\u00eb ndodhte p\u00ebr aq koh\u00eb sa vendimet nuk merren nga t\u00eb zgjedhurit, por nga nj\u00eb grup i paduksh\u00ebm; kur Amerika shnd\u00ebrrohet n\u00eb armik; kur hijet e Enver Hoxh\u00ebs ringjallen n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb shekullin e XXI.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat sot kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb projekt ideologjik t\u00eb rreziksh\u00ebm, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebve, i sh\u00ebrben Beogradit, Athin\u00ebs dhe nostalgjik\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. A \u00ebsht\u00eb kjo forma q\u00eb meriton Kosova t\u00eb qeveriset? A \u00ebsht\u00eb Albin Kurti q\u00eb po i merr vendimet p\u00ebr Kosov\u00ebn, apo ai \u00ebsht\u00eb i kapur nga ky grup okult n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dosjeve sekrete q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb? K\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo mund ta v\u00ebrtetojn\u00eb vet\u00eb aktivist\u00ebt e funksionar\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes q\u00eb pa lejen e dikujt nga grupi Tiran\u00ebs nuk mund t\u00eb takohen me liderin e tyre. Dhe pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: A mos vall\u00eb nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr Vet\u00ebvendosjes m\u00eb 28 Dhjetor e \u00e7liron edhe Albinin nga ky burg i dyt\u00eb q\u00eb i kan\u00eb ndrequr \u201csigurimsat\u201d? K\u00ebto pyetje duhet t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vetes \u00e7do shtetas i Kosov\u00ebs kur t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit. Dhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e din\u00eb ministrat dhe aktivist\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb duhet ta shp\u00ebtojn\u00eb l\u00ebvizjen nga kjo histori intrigash dhe \u2018mashash\u2019 n\u00eb duart e Kurtit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div class=\"td-gallery td-slide-on-2-columns\">\n<div class=\"post_td_gallery\">\n<div class=\"td-gallery-slide-top\">\n<div class=\"td-gallery-title\"><\/div>\n<div class=\"td-gallery-controls-wrapper\">\n<div class=\"td-gallery-slide-count\"><span class=\"td-gallery-slide-item-focus\">1<\/span> of 4<\/div>\n<div class=\"td-gallery-slide-prev-next-but\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td-doubleSlider-1 \">\n<div class=\"td-slider\">\n<div class=\"td-slide-item td-item1\">\n<p>                            <a class=\"slide-gallery-image-link\" href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/afasdgsgsdgsg.jpg\" title=\"afasdgsgsdgsg\"><\/a><\/p>\n<p>                            <\/p><\/div>\n<div class=\"td-slide-item td-item2\">\n<p>                            <a class=\"slide-gallery-image-link\" href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/awffgsgsgsgs.jpg\" title=\"awffgsgsgsgs\"><\/a><\/p>\n<p>                            <\/p><\/div>\n<div class=\"td-slide-item td-item3\">\n<p>                            <a class=\"slide-gallery-image-link\" href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/afgsagsgsgsg.jpg\" title=\"afgsagsgsgsg\"><\/a><\/p>\n<p>                            <\/p><\/div>\n<div class=\"td-slide-item td-item4\">\n<p>                            <a class=\"slide-gallery-image-link\" href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/egsdgsg.jpg\" title=\"egsdgsg\"><\/a><\/p>\n<p>                            <\/p><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td-doubleSlider-2\">\n<div class=\"td-slider\">\n<div class=\"td-button td-item1\">\n<div class=\"td-border\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td-button td-item2\">\n<div class=\"td-border\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td-button td-item3\">\n<div class=\"td-border\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"td-button td-item4\">\n<div class=\"td-border\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/grupi-i-tiranes-qeveria-ne-hije-qe-po-e-largon-kosoven-nga-perendimi\/\">\u201cGrupi i Tiran\u00ebs\u201d: Qeveria n\u00eb hije q\u00eb po e largon Kosov\u00ebn nga Per\u00ebndimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, pushteti gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitimuar nga nj\u00eb bosht i qart\u00eb: Amerika, Per\u00ebndimi dhe vullneti i votuesit. Por sot, gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh shtrohet nj\u00eb pyetje shqet\u00ebsuese: A po qeveriset Kosova ende nga ata q\u00eb zgjidhen me vot\u00eb, apo nga nj\u00eb rreth I err\u00ebt, i paduksh\u00ebm dhe ideologjikisht i dyshimt\u00eb, I njohur tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58569","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58569\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}