{"id":58566,"date":"2025-12-17T14:48:18","date_gmt":"2025-12-17T14:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/renido-petritaj-dhe-xhetan-ndregjoni-dy-peshkaqenet-e-tenderit-6-miliarde-leke-qe-dritan-agolli-ua-jep-me-oferten-me-te-shtrenjte-2\/"},"modified":"2025-12-17T14:48:18","modified_gmt":"2025-12-17T14:48:18","slug":"renido-petritaj-dhe-xhetan-ndregjoni-dy-peshkaqenet-e-tenderit-6-miliarde-leke-qe-dritan-agolli-ua-jep-me-oferten-me-te-shtrenjte-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/renido-petritaj-dhe-xhetan-ndregjoni-dy-peshkaqenet-e-tenderit-6-miliarde-leke-qe-dritan-agolli-ua-jep-me-oferten-me-te-shtrenjte-2\/","title":{"rendered":"Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy \u201cpeshkaqen\u00ebt\u201d e tenderit 6 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb Dritan Agolli ua jep me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grusht firmash po pastrojn\u00eb parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb zyretar\u00ebve dhe qarkullojn\u00eb parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebrmes tenderave q\u00eb zhvillon Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvilllimit (FSHZH). N\u00eb k\u00ebt\u00eb seri tenderash t\u00eb kushtuesh\u00ebm hyn projekti m\u00eb i fundit i firmosur nga Agolli p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmen\u00ebve ortak\u00eb me marr\u00ebveshje, Xhetan Ndregjoni dhe Renido Petritaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb transaksionit me vler\u00eb afro 6 miliard\u00eb lek\u00eb, drejtor Agolli ka zgjedhur t\u2019i fshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania k\u00ebt\u00eb tender. P\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb hapura, procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjali i riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Parkimit Faza II: Nd\u00ebrtim i godin\u00ebs s\u00eb parkimit n\u00ebntok\u00ebsor dhe godin\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve administrative, Himar\u00eb\u201d (Godina e Re)\u201d.<\/p>\n<p>Projekti ka fond limit 574,994,506 lek\u00eb pa TVSH dhe financohet nga buxhetit i shtetit p\u00ebr vitet 2025-2027.<\/p>\n<p><strong>Oferta fituse, 450 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa t\u00eb tjerat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 6 tetor 2025 kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 20 operator\u00eb konkurues, por nuk ka pasur gar\u00eb reale, pasi 13 kompani dhe bashkime firmash u skualifikuan menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 11 n\u00ebntor 2025\u00a0 \u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve: \u201cNDREGJONI\u201d sh.p.k &amp; \u201cRAFIN COMPANY\u201d sh.p.k me vler\u00eb 418,352,516 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Por kjo u b\u00eb e mundur duke fshir\u00eb nga lista ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.\u00a0 Konkretisht operatori \u201cGJIKURIA\u201d sh.p.k ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 373,194,052.00 lek\u00eb pa tvsh. \u00a0Oferta \u00ebsht\u00eb skualifikuar si \u201canomalisht e ul\u00ebt\u201d, por komisoni nuk ka d\u00ebgjuar argumentet e kompanis\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, sipas dokumenteve, oferta \u00ebsht\u00eb skualifikuar menj\u00ebher\u00eb pa i k\u00ebrkuar sqarim ofertuesit. N\u00eb fakt, sic e ka kostatuar shpesh KLSH p\u00ebr projektet e FSHZH, me shum\u00eb mund\u00ebsi fondi limit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb i lart\u00eb pa marr\u00eb parasysh cmimet e tregut.<\/p>\n\n<p>Edhe operatori \u201cINERTI\u201d sh.p.k, ka ofert\u00eb m\u00eb ekonomike se sa jo fituese: 408,592,365.69 lek\u00eb pa tvsh. Komisioni e ka skualifikuar p\u00ebr mos plot\u00ebsimin n\u00eb formular t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb z\u00ebri, gabim i cili mund t\u00eb korrigjohej brenda afatit, duke komunikuar me operatorin.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Xhetan Ndregjoni?<\/strong><\/p>\n<p>Pronari i \u201cNdregjoni\u201d shpk, Xhetan Ndregjoni, njihet p\u00ebr tender\u00ebt e shumt\u00eb pa gar\u00eb q\u00eb fiton nga bashkit\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje rind\u00ebrtimesh apo rehabilitimesh. Ndregjoni u fut n\u00eb list\u00ebn e oligark\u00ebve, kur mori statusin \u201cInvestitor strategjik\u201d dhe \u201ckontrat\u00eb 1 euro\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn e luanit nga koncesioni i Portit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13.10.2021, me an\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, me tarif\u00ebn 1 euro\/kontrata, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe Bashkimit t\u00eb Shoq\u00ebrive \u201cMarina di Valona\u201d sh.p.k., \u201cBrunes\u201d sh.p.k., \u201cNdregjoni\u201d sh.p.k. dhe \u201cMarina Projects\u201d LTD.<\/p>\n\n<p>Kontrata 1 euro sh\u00ebrben p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hoteleve me vler\u00eb 105 milion\u00eb Euro (pa TVSH). Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are. Nuk dihet se \u00e7far\u00eb roli ka pasur Ndregjoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Geront \u00c7ela me dy kompani t\u00eb vetat.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb \u201cinvestitor strategjik\u201d i Belinda Ballukut dhe i kryeministrit Rama, Ndregjonit do t\u2019i b\u00ebheshin n\u00eb vazhdim favorizime n\u00ebp\u00ebr tendera. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cRivitalizimi i parqeve natyrore n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb elementeve t\u00eb mobilimit urban dhe shtimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb rekreacionit rajoni 2\u201d, \u201cNd\u00ebrtimi i amfiteatrit, fushave sportive, k\u00ebndit t\u00eb loj\u00ebrave dhe shkallareve panoramike n\u00eb liqenin e Paskuqanit\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht do t\u00eb nd\u00ebrtohen nj\u00eb k\u00ebnd loj\u00ebrash, dy fusha p\u00ebr aktivitetet sportive dhe disa shkall\u00eb n\u00eb form\u00eb amfiteatri q\u00eb do ta p\u00ebrdor\u00eb PS p\u00ebr fushat\u00eb. Kamza gjith\u00eb vitin nuk b\u00ebn as dy tri shfaqje n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs, tani i duhet edhe nj\u00eb amfiteat\u00ebr n\u00eb natyr\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebto do t\u00eb shpenzohen 2.3 milion\u00eb euro. Me sa duket qenka harruar fakti se kryebashkiaku Rakip Suli i hodhi aty 2.1 milion\u00eb euro p\u00ebr rehabilitimin e zon\u00ebs rreth liqenit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 27 qershor 2024, Ndregjoni u shpall fitues i kontrat\u00ebs, pasi Agolli u kishte v\u00ebn\u00eb viz\u00ebn 16 ofertave, ku kishte edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ajo e \u201cinvestitorit strategjik\u201d. Deri tani, nuk kemi par\u00eb as park as amfiteat\u00ebr n\u00eb Paskuqan, por radh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vjedhur e ka Himara.<\/p>\n<p>Ndregjoni ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt me drejtor\u00ebt e Erion Veliajt q\u00eb u arrestuan p\u00ebr korrupsionin me kompanin\u00eb 5D.<\/p>\n<p>Tenderat e m\u00ebdhenj, 5D, edhe p\u00ebr shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbi 15 kompani t\u00eb tjera nd\u00ebrtimi, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb \u2018pjes\u00ebn e luanit\u2019, edhe p\u00ebr shkak se kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kryejn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb punimeve si kompani t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb konsoliduara. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cNdregjoni\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim tjet\u00ebr mes Renidos dhe Xhetanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me objekt: \u201cNd\u00ebrhyrje rehabilituese n\u00eb bllokun q\u00eb kufizohet nga rrug\u00ebt \u201cIbrahim Rrugova\u201d \u2013 \u201cNikolla Tupe\u201d \u2013 \u201cSami Frash\u00ebri\u201d -\u201cBrigada VIII\u201d (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u00cbALK 21). Fondi limit q\u00eb i shkon n\u00eb llogari kompanis\u00eb \u201cRafin Company\u201d t\u00eb Renido Petritajt dhe partnerit t\u00eb tij \u201cNdergjoni\u201d i Xhetan Ndregjonit \u00ebsht\u00eb 246 602 671,00 lek\u00eb, pa llogaritur TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 2 qershor 2025, data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 17 qershor 2025. Edhe ky tender u p\u00ebrfitur me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d nga favorizimi q\u00eb u b\u00ebri kryetarja Anuela Ristani.<\/p>\n<p><strong>Djaloshi q\u00eb po b\u00ebn miliona euro, e nisi me biznesin me 100 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Biznesmeni i nd\u00ebrtimit Nefir Petritaj kontrollon 3 kompani bashk\u00eb me t\u00eb birin Renido Petritajn dhe t\u00eb bij\u00ebn Fabiol\u00ebn, p\u00ebrmes t\u00eb cilave kan\u00eb marr\u00eb tendera me vler\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompania kryesore \u00ebsht\u00eb 2 F Construcion LTD, me em\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb Rafin Company, me pronar Renido Petritaj. Nga viti 2017 dhe deri m\u00eb tani, Renido Petritaj ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb rreth 70 tendera publik\u00eb, e vetme dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim. Nj\u00eb shif\u00ebr e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb e ka nisur nga zero n\u00eb 2017, me kapital 100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb tenderave i ka marr\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs, n\u00ebn dyshime t\u00eb forta t\u00eb nj\u00eb lidhje klienteliste.<\/p>\n<p>Duke shqyrtuar dokumentet dhe procedurat tenderuese, rezulton se Renido Petritaj, i cili shfaq luksin, makina t\u00eb shtrenjta dhe b\u00ebn kurban\u00eb, ka fituar kontrata me \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d korrupsioni n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 31 janar 2022, Rafin Company mori tenderin me vler\u00eb 5 milion\u00eb euro p\u00ebr \u2018nd\u00ebrtim pedonale, pist\u00eb vrapimi dhe korsi bi\u00e7ikletash n\u00eb liqenin e Fark\u00ebs\u2019. Fituesi dyshohet se \u00ebsht\u00eb paracaktuar pasi kompanit\u00eb e tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gar\u00eb si Varaku, Zdravo etj., nuk paraqit\u00ebn dokumentet m\u00eb elementare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, pra me kompani q\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb procedura fiktivisht, Rafin Company mori edhe tenderin me vler\u00eb 3 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cRind\u00ebrtimin shkoll\u00ebs 9 vje\u00e7are \u201cLidhja e Prizrenit\u201d. Fasad\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kompanit\u00eb \u201cUdha\u201d dhe \u201cUl\u00ebza\u201d, t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb nga e nj\u00ebjta nj\u00ebsi vendore, Bashkia Kam\u00ebz, q\u00eb i dha tenderin 3 milion\u00eb euro<\/p>\n<p>Me kompanin\u00eb \u201cUdha\u201d, \u201cRafin Company\u201d ka marr\u00eb nj\u00eb tender p\u00ebr rind\u00ebrtimin me vler\u00eb 4 milion\u00eb euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.<\/p>\n<p>Renido Petritaj ka fituar edhe tenderat mir\u00ebmbajtje e rrjetit elektrik, hidraulik dhe dyer t\u00eb brendshme n\u00eb Konviktet e Shkollave t\u00eb Mesme, Bashkia Tiran\u00eb, me vler\u00eb 350 mij\u00eb euro, si dhe tenderin p\u00ebr mir\u00ebmbajtje e thell\u00eb n\u00eb objekte publike, Bashkia Tiran\u00eb, me vler\u00eb 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 mars 2025, nj\u00eb tjet\u00ebr tender i dyshimt\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb duart e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve emra q\u00eb prej vitesh kontrollojn\u00eb fondet publike. Universiteti i Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i drejtuar nga rektori Xheladin Dra\u00e7ini dhe administratori Arlind Broci, shpall\u00ebn fituese kompanin\u00eb \u201cRAFIN COMPANY\u201d p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb Fakultetit t\u00eb Farmacis\u00eb dhe Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur p\u00ebr 209,735,061 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH (ose rreth 2.5 milion\u00eb euro me TVSH), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fondi limit ishte 221,176,615 lek\u00eb pa TVSH. Pra, vlera fituese p\u00ebrfaq\u00ebson 94.8% t\u00eb fondit limit, nj\u00eb diferenc\u00eb fare e vog\u00ebl, e cila tregon munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb pes\u00eb kompani. Dy prej tyre kan\u00eb ofruar \u00e7mime duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, se ajo e \u201cRAFIN COMPANY\u201d, por p\u00ebr arsye t\u00eb paqarta nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, para arrestimit, Erion Veliaj, m\u00eb 24 janar 2025 i dha Renidos edhe nj\u00eb dor\u00eb tjet\u00ebr lek\u00ebsh t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb 30 maj 2018 p\u00ebrfundoi rikonstruksioni i plot\u00eb i Amfiteatrit, n\u00eb dhjetor 2024 m\u00ebsuam nga Erion Veliaj se u dashkan hedhur lek\u00eb t\u00eb tjera, meqen\u00ebse paska hyr\u00eb \u201clag\u00ebshtira\u201d n\u00ebp\u00ebr dhoma! N\u00eb at\u00eb koh\u00eb amfiteatri u pajis edhe me sken\u00ebn, podiumin, dhomat e zhveshjes s\u00eb artist\u00ebve, gjithashtu edhe me sall\u00ebn teknike nga ku projektohet n\u00eb sken\u00eb. Erion Veliaj p\u00ebr t\u00eb favorizuar Renido Petritajn fshin nga gara 3\u00a0 kompani. Biznesmenit t\u00eb ri nga Skrapari i ishin rezervuar 132 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bojatisjen e dy dhomave t\u00eb Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Porosia e Veliajt \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nd\u00ebrmarrjet e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Drejtoresha e agjencis\u00eb, Anisa Ruseti, t\u00eb pakt\u00ebn sipas letrave, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me organizimin e prokurimit, sidomos me justifikimin e fondit limit, preventivin, kalendarin e punimeve, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebto para nga arka e bashkis\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cRikonstruksion i ambienteve t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb funksion t\u00eb amfiteatrit\u201d me fondin limit 13 257 948,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb e thjesht\u00eb deri n\u00eb 23 vje\u00e7 nuk arrijn\u00eb as t\u00eb mbyllin studimet e larta, nd\u00ebrsa Renido n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb krijoi kompanin\u00eb \u201c2F CONSTRUCTION LTD\u201d sot\u00a0 RAFIN COMPANY SHPK. E nis me investimin 100 lek\u00eb dhe sot luan me miliona euro q\u00eb i p\u00ebrfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse pa eksperienc\u00eb dhe pa kapital, n\u00eb vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milion\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke sh\u00ebnuar kulmin n\u00eb 2020, ku ka marr\u00eb miliona euro tender\u00eb, me procedura t\u00eb dyshimta dhe klienteliste, duksh\u00ebm korruptive. Tender\u00ebt e dyshimt\u00eb reflektohen edhe n\u00eb rritjen e kapitalit themeltar t\u00eb kompanis\u00eb nga 100 lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb mbi 200 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Erion Veliaj e ka furnizuar Petritajn me fonde duke e favorizuar hapur. Nje tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, me vler\u00eb 624 milion\u00eb lek\u00eb, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb RAFIN COMPANY n\u00eb qershor 2024, nga Bashkia Tiran\u00eb. Tenderi ka p\u00ebr objekt: \u201cSh\u00ebrbime p\u00ebr mir\u00ebmbajtje t\u00eb objekteve specifike\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, m\u00eb 15 n\u00ebntor 2023, i dha Renidos tenderin me objekt \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs n\u00eb garnizonin Sk\u00ebnderbej\u201d me num\u00ebr reference REF-85600-10-27-2023 dhe me fond limit n\u00eb vler\u00ebn 216,937,400 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose gati 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH.<\/p>\n<p>Vihet re se, ndon\u00ebse fituese \u00ebsht\u00eb shpallur kompania e Renido Petritaj, 6 kompani t\u00eb tjera kan\u00eb ofruar shifra m\u00eb t\u00eb vogla dhe nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. RAFIN COMPANY e Petritajt u shpall fituese p\u00ebr vler\u00ebn 170,619,035 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH. Ajo garoi si bashkim operator\u00ebsh me kompanin\u00eb tjet\u00ebr NDREGJONI n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Xhetan Ndregjonit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/renido-petritaj-dhe-xhetan-ndregjoni-dy-peshkaqenet-e-tenderit-6-miliarde-leke-qe-dritan-agolli-ua-jep-me-oferten-me-te-shtrenjte\/\">Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy \u201cpeshkaqen\u00ebt\u201d e tenderit 6 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb Dritan Agolli ua jep me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grusht firmash po pastrojn\u00eb parat\u00eb e korrupsionit t\u00eb zyretar\u00ebve dhe qarkullojn\u00eb parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebrmes tenderave q\u00eb zhvillon Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvilllimit (FSHZH). N\u00eb k\u00ebt\u00eb seri tenderash t\u00eb kushtuesh\u00ebm hyn projekti m\u00eb i fundit i firmosur nga Agolli p\u00ebr llogari t\u00eb biznesmen\u00ebve ortak\u00eb me marr\u00ebveshje, Xhetan Ndregjoni dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58566","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58566\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}