{"id":58457,"date":"2025-12-17T07:48:15","date_gmt":"2025-12-17T07:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/lideret-e-be-dhe-ballkanit-perendimor-mblidhen-sot-ne-bruksel-cfare-pritet-nga-samiti-2\/"},"modified":"2025-12-17T07:48:15","modified_gmt":"2025-12-17T07:48:15","slug":"lideret-e-be-dhe-ballkanit-perendimor-mblidhen-sot-ne-bruksel-cfare-pritet-nga-samiti-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/17\/lideret-e-be-dhe-ballkanit-perendimor-mblidhen-sot-ne-bruksel-cfare-pritet-nga-samiti-2\/","title":{"rendered":"Lider\u00ebt e BE dhe Ballkanit Per\u00ebndimor mblidhen sot n\u00eb Bruksel, \u00e7far\u00eb pritet nga samiti"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian mblidhen n\u00eb Bruksel m\u00eb 18 dhe 19 dhjetor me nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vetme: sigurimi i fondeve p\u00ebr Ukrain\u00ebn p\u00ebr dy vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me m\u00eb shum\u00eb shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Bullgarin\u00eb, Malt\u00ebn dhe Italin\u00eb, q\u00eb po rreshtohen me Brukselin p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr realizueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb kredie p\u00ebr Kievin p\u00ebr reparacione si metod\u00eb e preferuar, shumica e p\u00ebrpjekjeve diplomatike k\u00ebt\u00eb jav\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb tentimin p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb dit\u00eb para takimit, m\u00eb 17 dhjetor, kryeqendra e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb mikprit\u00ebse e nj\u00eb samiti tjet\u00ebr q\u00eb krejt\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije nga zhvillimet q\u00eb lidhen me Ukrain\u00ebn: udh\u00ebheq\u00ebsit e gjasht\u00eb vendeve aspiruese t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (Kosova, Shqip\u00ebria, Bosnj\u00eb e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) takohen me homolog\u00ebt e tyre t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit, p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Samiti vjetor BE-Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloj formaliteti viteve t\u00eb fundit, me pak ose aspak rezultate konkrete, dhe ky takim nuk p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Draft-deklarata e samitit, q\u00eb e ka par\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb, dokument q\u00eb do t\u00eb miratohet nga udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb, pohon se \u201ce ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb bllokun ton\u00eb. Zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale q\u00eb duhet shfryt\u00ebzuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, shumica e gjasht\u00eb shteteve jan\u00eb t\u00eb bllokuar n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, dhe vet\u00ebm Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb bllok. Por, p\u00ebrgatitjet p\u00ebr samitin dhe l\u00ebvizjet politike ofrojn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb qart\u00eb se edhe ky p\u00ebrparim \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vjesht\u00ebs, ideja ishte q\u00eb Mali i Zi do t\u00eb mbyllte pes\u00eb kapituj politik\u00eb \u2013 nj\u00eb hap i madh p\u00ebr Podgoric\u00ebn. Kjo ndodhi m\u00eb 16 dhjetor dhe shteti tani ka mbyllur 12 nga 33 kapituj gjithsej.<\/p>\n<p>Draft-konkluzat, t\u00eb cilat i ka par\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb, thon\u00eb se deri jav\u00ebn e kaluar Parisi ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mbylleshin vet\u00ebm tre kapituj. M\u00eb pas, presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, kishte biseduar p\u00ebrmes telefonit me homologun francez, Emmanuel Macron, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe arriti ta binte q\u00eb t\u00eb pajtohej p\u00ebr mbylljen e pes\u00eb kapitujve.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb kishte Franca nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Malin e Zi, por m\u00eb shum\u00eb me Serbin\u00eb, nj\u00eb aleate e ngusht\u00eb politike e Franc\u00ebs, e cila nuk do t\u00eb hap\u00eb asnj\u00eb kapitull t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Beogradi ka ngecur n\u00eb rrug\u00ebn evropiane q\u00eb nga nisja e pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs m\u00eb 2022, me disa shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura q\u00eb shteti nuk po rreshtohet me sanksionet e BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb dhe se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se hapja dhe mbyllja e kapitujve k\u00ebrkon konsensus t\u00eb 27 shteteve an\u00ebtare, Franca po e p\u00ebrdor nj\u00eb taktik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb Bruksel, at\u00eb t\u00eb lidhjes s\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb shtetit kandidat (ose munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit) me t\u00eb nj\u00eb shteti kandidat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Franca u t\u00ebrhoq nga Mali i Zi, ajo mori at\u00eb q\u00eb donte sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs. BE-ja vendosi masa nd\u00ebshkuese ndaj Prishtin\u00ebs m\u00eb 2023, p\u00ebrfshir\u00eb ngrirja e qindra milionave eurove, pasi Kosova njohu rezultatet e zgjedhjeve lokale n\u00eb veriun e banuar me shumic\u00eb serbe, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve nga Brukseli.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa ekziston nj\u00eb pajtim i gjer\u00eb se Kosova ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtensionuar situat\u00ebn dhe masat duhet t\u00eb hiqen gradualisht, Franca ka udh\u00ebhequr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nga Presidenca e Kosov\u00ebs than\u00eb se gjat\u00eb samitit, presidentja Osmani do t\u00eb zhvilloj\u00eb takime me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb dhe lider\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe tema ky\u00e7 do t\u00eb jen\u00eb masat.<\/p>\n<p>\u201cHeqja e masave ndaj Kosov\u00ebs dhe ecja p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit do t\u00eb z\u00ebn\u00eb prioritet gjat\u00eb diskutimeve\u201d, tha Presidenca e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>I mb\u00ebshtetur nga Hungaria, Italia, Spanja dhe Sllovakia, Parisi \u00ebsht\u00eb siguruar q\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb t\u00eb mos hiqet para zgjedhjeve parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 28 dhjetor. K\u00ebto shtete kan\u00eb qen\u00eb po ashtu instrumentale q\u00eb Serbia t\u00eb shmang\u00eb sanksionet e BE-s\u00eb dy vjet m\u00eb par\u00eb, pasi militant\u00ebt serb\u00eb, q\u00eb dyshohet se jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga Beogradi, sulmuan Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, duke vrar\u00eb nj\u00eb polic.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-deklarat\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e ka par\u00eb REL-i, p\u00ebrmendet edhe dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e raporteve, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Brukseli. Aty thuhet se \u201cmungesa e normalizimit t\u00eb raporteve mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit po mban t\u00eb dy shtetet t\u00eb bllokuara n\u00eb rrug\u00ebn evropiane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja duhet t\u00eb zbatohen, ve\u00e7mas Marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit dhe aneksi i saj. Mb\u00ebshtetja n\u00ebn Reform\u00ebn p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Rritjen \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar me angazhimin konstruktiv t\u00eb partner\u00ebve dhe p\u00ebrparimin e matsh\u00ebm dhe rezultate konkrete n\u00eb normalizimin e raporteve t\u00eb tyre\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shtatori i vitit 2023, disa dit\u00eb para sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur asnj\u00eb rund i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Bruksel. Marr\u00ebveshja q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb draft-deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur m\u00eb 2023, pavar\u00ebsisht se pal\u00ebt nuk e kan\u00eb n\u00ebnshkruar at\u00eb. BE-ja e vler\u00ebson se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e detyrueshme p\u00ebr Beogradin dhe Prishtin\u00ebn dhe vazhdimisht k\u00ebrkon zbatimin e saj dhe t\u00eb aneksit.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, me 11 nene, ve\u00e7 tjerash parasheh nj\u00eb nivel t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore, q\u00eb Serbia t\u00eb mos bllokoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe k\u00ebrkon nga Prishtina dhe Beogradi q\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb, po ashtu, t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme t\u00eb arritura gjat\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-deklarat\u00eb p\u00ebrmendet edhe Plani i Rritjes i BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb vler\u00eb prej 6 miliard\u00eb eurosh, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb zbatimit t\u00eb reformave q\u00eb lidhen me bllokun. Ky plan, sipas BE-s\u00eb, ka potencial q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb rritjen ekonomike n\u00eb rajon n\u00eb dekad\u00ebn e ardhme, pasi vendet do t\u00eb marrin k\u00ebt\u00eb shum\u00eb parash p\u00ebr reforma dhe investime.<\/p>\n<p>\u201cKjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shtes\u00eb e 29 miliard\u00eb eurove q\u00eb po zbatohen p\u00ebrmes Planit Ekonomik dhe t\u00eb Investimeve. BE-ja b\u00ebn thirrje p\u00ebr shfryt\u00ebzim maksimal t\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb ofron Plani i Rritjes p\u00ebrmes zbatimit me koh\u00eb t\u00eb reformave\u201d, thuhet n\u00eb draft-deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zgjerimit, nuk ka shum\u00eb pika t\u00eb tjera ku BE-ja mund t\u2019i shtyj\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor vitin e ardhsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 integrimit gradual n\u00eb tregun e BE-s\u00eb n\u00eb disa fusha.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjat\u00eb k\u00ebtij viti iu bashkuan Zon\u00ebs s\u00eb Vetme t\u00eb Pagesave n\u00eb Euro (SEPA), q\u00eb thjeshton dhe redukton transferet bankare n\u00eb euro. Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe dy shtetet e tjera, Kosova dhe Bosnja, t\u00eb bashkohen s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, q\u00ebllimi i Brukselit p\u00ebr vitin 2026 \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin n\u00eb regjimin e tij t\u00eb telefonis\u00eb mobile, q\u00eb do t\u2019iu mund\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve nga gjasht\u00eb republikat t\u00eb th\u00ebrrasin, t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe dhe t\u00eb p\u00ebrdorin internetin duke p\u00ebrdorur tarifat e brendshme t\u00eb telefonis\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap drejt uljes s\u00eb tarifave t\u00eb roamingut mes BE-s\u00eb dhe shteteve kandidate n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 2023. Ky hap do t\u00eb pasonte Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn, t\u00eb cilat do t\u2019i bashkohen zon\u00ebs s\u00eb roamingut t\u00eb BE-s\u00eb m\u00eb 1 janar.\/REL<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lideret-e-be-dhe-ballkanit-perendimor-mblidhen-sot-ne-bruksel-cfare-pritet-nga-samiti\/\">Lider\u00ebt e BE dhe Ballkanit Per\u00ebndimor mblidhen sot n\u00eb Bruksel, \u00e7far\u00eb pritet nga samiti<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Evropian mblidhen n\u00eb Bruksel m\u00eb 18 dhe 19 dhjetor me nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vetme: sigurimi i fondeve p\u00ebr Ukrain\u00ebn p\u00ebr dy vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Me m\u00eb shum\u00eb shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Bullgarin\u00eb, Malt\u00ebn dhe Italin\u00eb, q\u00eb po rreshtohen me Brukselin p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr realizueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb kredie p\u00ebr Kievin p\u00ebr reparacione si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58457","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58457\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}