{"id":58428,"date":"2025-12-16T20:09:52","date_gmt":"2025-12-16T20:09:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/birn-fushata-nderkombetare-e-pr-it-per-veliajn-dhe-lavatricja-mediatike-shqiptare\/"},"modified":"2025-12-16T20:09:52","modified_gmt":"2025-12-16T20:09:52","slug":"birn-fushata-nderkombetare-e-pr-it-per-veliajn-dhe-lavatricja-mediatike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/birn-fushata-nderkombetare-e-pr-it-per-veliajn-dhe-lavatricja-mediatike-shqiptare\/","title":{"rendered":"BIRN: Fushata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e PR-it p\u00ebr Veliajn dhe lavatri\u00e7ja mediatike shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><span>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nj\u00eb artikull i publikuar nga Independent Policy Digest \u2013 nj\u00eb faqe interneti me qend\u00ebr n\u00eb Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/etiketa\/erion-veliaj\/\">Erion Veliaj<\/a>, dhe mbajtja e tij n\u00eb paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej n\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/span><span>Artikulli i IPD u ripublikua gjer\u00ebsisht n\u00eb mediat shqiptare, nd\u00ebrsa vet\u00eb publikimi paraqitet si nj\u00eb platform\u00eb mediatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare online, e cila boton analiza nga ekspert\u00eb, profesor\u00eb, ish-diplomat\u00eb, k\u00ebrkues akademik\u00eb dhe analist\u00eb t\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span>Shkrimi p\u00ebr Veliajn n\u00eb IPD ishte firmosur nga Kristopher O\u2019Brien, nj\u00eb autor pa biografi dhe pa gjurm\u00eb t\u00eb tjera botimesh n\u00eb internet. Kur BIRN b\u00ebri k\u00ebrkime duke p\u00ebrdorur foton e \u2018autorit\u2019, zbuloi se ajo ishte nj\u00eb foto stoku, e rip\u00ebrdorur nga dhjet\u00ebra publikime n\u00eb internet.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb media shqiptare p\u00ebrkthen dhe boton artikuj me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb ose t\u00eb prodhuara nga kompani PR-i p\u00ebr Erion Veliajn \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb e njohur si \u2018news laundromat\u2019 [pastrimi i informacionit], n\u00eb kontekstin e p\u00ebrballjes s\u00eb tij juridike me Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cP\u00ebrdorimi e mediave t\u00eb huaja, q\u00eb merren m\u00eb pas dhe shum\u00ebfishohen n\u00eb publikime n\u00eb mediat shqiptare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e njohur e propagand\u00ebs politike,\u201d<\/em> tha Elvin Luku, profesor i asociuar n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>E pyetur nga BIRN Independent Policy Digest nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment deri n\u00eb botimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Lavatri\u00e7ja mediatike<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Foto e Kristopher O\u2019Brien e p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb internet<\/p>\n<p><span>Kryebashkiaku Veliaj ndodhet n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d q\u00eb pas arrestimit t\u00eb tij m\u00eb 10 shkurt me urdh\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion dhe pastrim parash n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rrjeti kompanish dhe OJF-\u00ebsh t\u00eb lidhura me bashk\u00ebshorten e tij, Ajola Xoxa.<\/span><\/p>\n<p><span>Veliaj dhe Xoxa i kan\u00eb mohuar akuzat.<\/span><\/p>\n<p><span>Teknika e \u2018shp\u00eblarjes s\u00eb informacionit\u2019 funksionon ngjash\u00ebm me pastrimin e parave. S\u00eb pari, kemi nj\u00eb politikan apo burim lokal q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ose t\u00eb viktimizohet, por n\u00ebse e thot\u00eb vet\u00eb, nuk besohet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye zgjidhet nj\u00eb media e huaj, shpesh portale dyt\u00ebsore n\u00eb Bruksel ose SHBA, q\u00eb pranojn\u00eb op-ed ose artikuj t\u00eb sponsorizuar. Kjo i jep lajmit nj\u00eb vul\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb hallk\u00ebn e tret\u00eb, mediat n\u00eb Shqip\u00ebri e rimarrin artikullin dhe e raportojn\u00eb si \u201clajm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, duke shtuar zakonisht se vjen nga <em>\u201cmedia prestigjioze\u201d<\/em> e t\u00eb ngjashme.<\/span><\/p>\n<p><span>Beteja gjyq\u00ebsore e Erion Veliajt nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb fushata t\u00eb tilla p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb mediat shqiptare. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2018, opinione t\u00eb publikuara n\u00eb media me besueshm\u00ebri t\u00eb dyshimt\u00eb dhe shpesh me informacion t\u00eb rrem\u00eb apo teori konspirative u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sulmuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span>Rast flagrant ishte p\u00ebrdorimi e nj\u00eb blogu n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur nj\u00eb lajm t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr groposje mbetjesh kimike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2017. S\u00eb fundmi, n\u00eb media u publikua gjer\u00ebsisht nj\u00eb opinion me autor\u00ebsi nga \u201cHelen Bratt\u201d, nj\u00eb pseudonim q\u00eb kishte prodhuar edhe m\u00eb her\u00ebt materiale gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta mbi politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se k\u00ebto metoda p\u00ebrdoren gjer\u00ebsisht n\u00eb vend dhe se mediat shpesh i referohen k\u00ebtyre shkrimeve p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb rastin ton\u00eb, kemi mjaft shembuj t\u00eb asaj q\u00eb mund ta quajm\u00eb operacione t\u00eb \u2018pastrimit t\u00eb informacionit\u2019, ku fillimisht lajme mbi tematika t\u00eb caktuara publikohen n\u00eb portale periferike dhe m\u00eb pas merren e ripublikohen nga media mesatare apo t\u00eb m\u00ebdha, duke iu referuar pik\u00ebrisht k\u00ebtyre portaleve,\u201d<\/em> tha Senja.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, nd\u00ebrsa media heq dor\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb editoriale, informacioni i rrem\u00eb apo ai p\u00ebr q\u00ebllime propagande shp\u00ebrndahet dhe b\u00ebn efektin e pritur. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, media e madhe shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb sepse thot\u00eb se ia ka referuar medias s\u00eb m\u00ebparshme,\u201d tha ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Fushat\u00eb PR-i<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Avokati Joshua Roberts nga Kasowitz Benson Torres | Foto: LSA<\/p>\n<p><span>M\u00eb 4 dhjetor, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb Veliajt p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb GJKKO, nj\u00eb media n\u00eb Bruksel e quajtur \u201cEUReporter\u2019 botoi gjithashtu nj\u00eb shkrim q\u00eb mb\u00ebshteste Veliaj dhe sulmonte trajtimin e tij nga SPAK. Artikulli deklaronte se mbajtja n\u00eb paraburgim e kryebashkiakut po sillte shthurjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Elvinit, ky artikull vjen si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb strategjie PR-i, e cila n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb funksion t\u00eb strategjis\u00eb juridike, pra t\u00eb betej\u00ebs ligjore, e cila duket se do t\u00eb shkoj\u00eb drejt Strasburgut.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00ebse analizon artikullin, v\u00ebrehet q\u00eb me shum\u00eb kujdes jan\u00eb p\u00ebrdorur elemente n\u00eb favor t\u00eb kryebashkiakut, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb sipas t\u00eb cil\u00ebs drejt\u00ebsia n\u00eb rastin konkret nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb standardet e k\u00ebrkuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare,\u201d tha ai. \u201cDhe e th\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr media e huaj, sigurisht q\u00eb ka nj\u00eb pesh\u00eb specifike,\u201d<\/em> shtoi Luku.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga shkrimi i IPD-s\u00eb, artikulli i EUReporter \u00ebsht\u00eb shkruar nga nj\u00eb an\u00ebtar i paidentifikuar i stafit. I pyetur nga BIRN, kryeredaktori i EUReporter, Colin Stevens, tha se artikulli ishte bazuar n\u00eb raportet e zyrave ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cArtikulli n\u00eb fjal\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp t\u00eb d\u00ebrguar tek ne nga PR Newswire, i cili p\u00ebrfshinte dy letra nga firma t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare ligjore, Kasowitz Benson Torres n\u00eb Nju Jork dhe Mishcon de Reya n\u00eb Lond\u00ebr, t\u00eb cilat kishin publikuar dy raporte t\u00eb ve\u00e7anta \u2013 nj\u00ebrin n\u00eb qershor dhe nj\u00eb version t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar n\u00eb tetor,\u201d<\/em> tha Stevens.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNjoftimi p\u00ebr shtyp u verifikua dhe m\u00eb pas u rishkrua nga nj\u00eb prej gazetar\u00ebve tan\u00eb, prandaj edhe mban emrin e tij\/saj n\u00eb linj\u00ebn e autorit,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Kasowitz Benson Torres n\u00eb Nju Jork dhe Mishcon de Reya n\u00eb Lond\u00ebr jan\u00eb dy studio ligjore t\u00eb pun\u00ebsuara nga Arb\u00ebr Veliaj, v\u00ebllai i kryebashkiakut, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb kushtueshme PR-i n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij. Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr mbrojtjen e kryebashkiakut nga i v\u00ebllai, Arb\u00ebr Veliaj, i cili ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parapages\u00eb me vler\u00eb 300 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike nga Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb SHBA, tregojn\u00eb se avokat\u00ebt e studios Kasowitz marrin nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr or\u00eb pune q\u00eb varion nga 500 deri n\u00eb 1950 dollar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Elvin Lukut, p\u00ebrtej pagesave t\u00eb majme, kjo strategji \u00ebsht\u00eb legjitime p\u00ebr kryebashkiakun e burgosur.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cA \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb praktik\u00eb e paligjshme? Sigurisht q\u00eb jo,\u201d tha ai. \u201cPor ajo q\u00eb kuptojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se z. Veliaj po p\u00ebrdor nj\u00eb strategji PR-i politik t\u00eb nd\u00ebrthurur me strategji ligjore, e fokusuar te respektimi i procedur\u00ebs dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb vijuar betej\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut,\u201d<\/em> p\u00ebrfundoi Luku. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/12\/16\/fushata-nderkombetare-e-pr-it-per-veliajn-dhe-lavatricja-mediatike-shqiptare\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/16\/birn-fushata-nderkombetare-e-pr-it-per-veliajn-dhe-lavatricja-mediatike-shqiptare\/\">BIRN: Fushata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e PR-it p\u00ebr Veliajn dhe lavatri\u00e7ja mediatike shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nj\u00eb artikull i publikuar nga Independent Policy Digest \u2013 nj\u00eb faqe interneti me qend\u00ebr n\u00eb Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij n\u00eb paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej n\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Artikulli i IPD u ripublikua gjer\u00ebsisht n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":58429,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}