{"id":58427,"date":"2025-12-16T20:22:15","date_gmt":"2025-12-16T20:22:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/arrestimi-i-ballukut-lubonja-nese-rama-refuzon-spak-ne-kuvend-do-te-kete-pasoja\/"},"modified":"2025-12-16T20:22:15","modified_gmt":"2025-12-16T20:22:15","slug":"arrestimi-i-ballukut-lubonja-nese-rama-refuzon-spak-ne-kuvend-do-te-kete-pasoja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/arrestimi-i-ballukut-lubonja-nese-rama-refuzon-spak-ne-kuvend-do-te-kete-pasoja\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Ballukut\/ Lubonja: N\u00ebse Rama refuzon SPAK n\u00eb Kuvend do t\u00eb ket\u00eb pasoja"},"content":{"rendered":"<p><span>Analisti Fatos Lubonja, i ftuar n\u00eb studion e News24, ka komentuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK drejtuar Kuvendit p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku, me q\u00ebllim autorizimin e arrestimit t\u00eb saj, duke ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi raportin e pushtetit me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Lubonja tha se n\u00ebse k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut do rr\u00ebzohet n\u00eb Kuvend, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb goditje ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cN\u00ebse k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut do rr\u00ebzohet n\u00eb Kuvend, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb goditje ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe ky do marr\u00eb goditje nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, mendoj, n\u00eb popull po e po. Ky pushtetet i ka p\u00ebr ta injoruar drejt\u00ebsin\u00eb, mund t\u00eb thot\u00eb e t\u00eb luaj\u00eb edhe me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, me BE apo KE dhe ta shtyj\u00eb. Sepse ne jemi t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Ka protesta, por populli \u00ebsht\u00eb i lodhur dhe k\u00ebrkon shp\u00ebtimin. Kur trashet e trashet shum\u00eb, bie nj\u00eb dit\u00eb. Rreziku i nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb kapur nga Rama mbetet i njohur dhe prezent, k\u00ebt\u00eb e tregoi edhe Gjykata Kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb vend normal, Rama do ishte n\u00ebn hetim dhe do kishte \u201cfluturuar\u201d\u201d<\/em>, shprehet analisti.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Lubonj\u00ebn, drejt\u00ebsia po punon, por duhet t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kurajo.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKa kurajo nga SPAK dhe drejt\u00ebsia, por duhet t\u00eb hetohet edhe m\u00eb thell\u00eb. Me k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb sheshit dhe ata nuk veprojn\u00eb, ata shkat\u00ebrrohen si karrier\u00eb, me k\u00ebto prova q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb hapur, me p\u00ebrgjimet, q\u00eb i din\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, do ishte skandal q\u00eb t\u00eb mbrohej Rama. Ata mendojn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e tyre. Ne e dim\u00eb tani q\u00eb mbreti \u00ebsht\u00eb lakuriq, e shohin t\u00eb gjith\u00eb, ai shpreson vet\u00ebm t\u00eb mburoja e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb e ka pasur deri tani, si dhe tek Berisha q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb\u201d,<\/em> shprehet ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Lubonj\u00ebs, duke pasur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn se si Rama e ka trajtuar drejt\u00ebsin\u00eb e re, si <em>\u201cnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rritur\u201d,<\/em> pritej q\u00eb ai t\u00eb ushtronte presion p\u00ebr t\u00eb penguar nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb nga SPAK. Analisti ngre pyetjen se nga buron <em>\u201cguximi\u201d<\/em> i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke e lidhur at\u00eb me profesionalizmin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb e disa prokuror\u00ebve, por edhe me mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai theksoi se kryeministri \u00ebsht\u00eb fokusuar te procedurat, n\u00ebse dikush duhet t\u00eb futet apo jo n\u00eb burg, por ka shmangur, sipas tij, thelbin e skandalit q\u00eb ndodhet n\u00eb dosje. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cJan\u00eb 50 milion\u00eb euro q\u00eb shkojn\u00eb drejt t\u00eb pandehurve me bekimin t\u00ebnd. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka asnj\u00eb q\u00ebndrim\u201d,<\/em> u shpreh Lubonja, duke shtuar se Rama jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebheqjen e Ballukut, por edhe t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale.<\/span><\/p>\n<p><span>Lubonja hodhi gjithashtu hipotez\u00ebn se kryeministri mund t\u00eb jet\u00eb duke b\u00ebr\u00eb <em>\u201cteat\u00ebr politik\u201d,<\/em> duke e l\u00ebn\u00eb tashm\u00eb Ballukun, por duke u justifikuar publikisht me drejt\u00ebsin\u00eb. Megjithat\u00eb, ai e cil\u00ebsoi m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt k\u00ebt\u00eb skenar, duke shprehur bindjen se Rama nuk do t\u00eb donte ta l\u00ebshonte Ballukun, por \u00ebsht\u00eb i penguar nga rrethana dhe forca m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/span><\/p>\n<p><span>Analisti foli edhe p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje mes institucioneve, duke e cil\u00ebsuar situat\u00ebn si jasht\u00eb kontrollit, me korrupsion, p\u00ebrgjime, banda dhe skandale t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cZullumi \u00ebsht\u00eb derdhur\u201d,<\/em> tha ai, duke shtuar se priten zhvillime t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb lidhje me rolin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Lubonja u shpreh kritik, duke deklaruar se ajo <em>\u201clau duart\u201d<\/em> nga vendimi i nxeht\u00eb, duke e shtyr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr m\u00eb 22 janar. Sipas tij, kjo solli nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje nga SPAK, i cili k\u00ebrkoi arrestimin, nd\u00ebrsa vendimmarrja tani pritet nga Kuvendi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Lubonj\u00ebs, n\u00ebse Kuvendi nuk voton heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut, kryeministri Rama <em>\u201cheq mask\u00ebn\u201d<\/em>, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke humbur legjitimitetin, si brenda vendit ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Ai paralajm\u00ebroi se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe besimin publik, duke theksuar se vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment kritik dhe me zhvillime t\u00eb pritshme n\u00eb vijim. \/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/kerkesa-per-arrestimin-e-ballukut-lubonja-zullumi-eshte-derdhur-nese-kuvendi-nuk-voton-heqjen-e-imunitetit-delegjitimohet\/#gsc.tab=0\">BW<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/16\/arrestimi-i-ballukut-lubonja-nese-rama-refuzon-spak-ne-kuvend-do-te-kete-pasoja\/\">Arrestimi i Ballukut\/ Lubonja: N\u00ebse Rama refuzon SPAK n\u00eb Kuvend do t\u00eb ket\u00eb pasoja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja, i ftuar n\u00eb studion e News24, ka komentuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK drejtuar Kuvendit p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku, me q\u00ebllim autorizimin e arrestimit t\u00eb saj, duke ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi raportin e pushtetit me drejt\u00ebsin\u00eb. Lubonja tha se n\u00ebse k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58427","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58427\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}