{"id":58411,"date":"2025-12-16T19:48:30","date_gmt":"2025-12-16T19:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/zbulohet-letra-e-panjohur-e-15-dhjetorit-1942-per-sekretarin-e-shtetit-te-shba-ve\/"},"modified":"2025-12-16T19:48:30","modified_gmt":"2025-12-16T19:48:30","slug":"zbulohet-letra-e-panjohur-e-15-dhjetorit-1942-per-sekretarin-e-shtetit-te-shba-ve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/zbulohet-letra-e-panjohur-e-15-dhjetorit-1942-per-sekretarin-e-shtetit-te-shba-ve\/","title":{"rendered":"Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, p\u00ebr Sekretarin e Shtetit t\u00eb SHBA-ve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Alibali<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 15 dhjetorit 1942, n\u00eb ora 19:30, n\u00eb zyr\u00ebn e shefit t\u00eb FBI-s\u00eb, z. J.Edgar Hoover n\u00eb Washington DC, mb\u00ebrriti nj\u00eb telefonat\u00eb krejt e papritur. Thirr\u00ebsi, nj\u00eb individ me shum\u00eb tituj, identiteti i t\u00eb cilit mbahet ende i fsheht\u00eb n\u00eb arkivat amerikane, informonte se Faik Konica at\u00eb dit\u00eb ishte gjendur i vdekur n\u00eb banes\u00ebn e vet n\u00eb kryeqytetin amerikan. Informatori, m\u00eb tej deklaronte se \u201ckishte marr\u00eb informacion se disa persona t\u00eb panjohur po largonin sende personale t\u00eb Konic\u00ebs nga sht\u00ebpia pa kryer formalitetet e duhura\u201d. Ai tha se ishte munduar t\u00eb kontaktonte Departamentin e Shtetit, por p\u00ebrpjekjet e tij \u201cnuk kishin pasur sukses\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai k\u00ebrkonte nga FBI-ja q\u00eb \u201ct\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebto veprime\u201d. Zyrtari q\u00eb priti telefonat\u00ebn dhe mbajti sh\u00ebnim k\u00ebrkes\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb, u p\u00ebrgjigj me mir\u00ebsjellje se \u201cByroja nuk kishte juridiksion n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla\u201d.<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po at\u00eb dit\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor 1942, d.m.th., tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb para vdekjes, Konica i shkruajti Earl Brennanit dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb Shtetet e Bashkuara \u201ct\u00eb denonconin njohjen e dominimit italian, t\u00eb pranuar heshturazi (implicitly) me politik\u00ebn e \u201cq\u00ebndrimit t\u00eb but\u00eb\u201d [appeasement], dhe ta njihnin Mbretin Zog si kreun e ligjsh\u00ebm t\u00eb vendit\u201d, pasi \u201csi pasoj\u00eb e rrjedhjes s\u00eb detyruar t\u00eb ngjarjeve, [Ahmet Zogu] ishte kthyer n\u00eb simbol t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 dhe k\u00ebsisoj ai duhet ruajtur me \u00e7do kusht n\u00ebse e kaluara dhe e tashmja duhen mbajtur t\u00eb pand\u00ebrprera\u201d.<\/p>\n<p>Kuptohet se Noli dhe Konica, si dy burra shteti, diplomat\u00eb e dijetar\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, e kishin t\u00eb qart\u00eb se rrethanat e krijuara pas pushtimit nga Italia, kishin cenuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e shtetit shqiptar si subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjendja e paqart\u00eb n\u00eb terren dhe mosnjohja e nj\u00eb qeverie n\u00eb m\u00ebrgim nga Anglia, vinte n\u00eb rrezik vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Letr\u00ebn e Konic\u00ebs p\u00ebr Brennain nuk e kemi t\u00eb plot\u00eb, por me siguri ai do t\u2019i ket\u00eb k\u00ebrkuar edhe nj\u00eb deklarim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb prej Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas lufte, sipas q\u00ebndrimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Nolin t\u00eb 19 n\u00ebntorit 1942.<\/p>\n<p>Sigurisht, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nxitjes s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs ndaj pushtuesit italian vet\u00eb OSS-s, kishte objektivat e veta strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebrputhja e tyre me synimet Nolit dhe Konic\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb faktor q\u00eb p\u00ebrpjekjet e dy burrave t\u00eb urt\u00eb t\u00eb mos mbeteshin pa efekt.<\/p>\n<p>Edhe 16 dit\u00eb Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb 30 n\u00ebntor 1942, ose gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb para vdekjes s\u00eb Faikut, OSS do t\u00eb vinte n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00eb Departamentin e Shtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ngjarja p\u00ebrshkruhet n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb Adolf. A. Berle. Jr., Ndihm\u00ebs\/Sekretar i Shtetit i Departamentit t\u00eb Shtetit:<\/p>\n<p>Frank Sayre ndaloi k\u00ebtu dhe shpjegoi se Zyra e Sh\u00ebrbimeve Strategjike po b\u00ebnte plane p\u00ebr [nxitjen] e l\u00ebvizjes s\u00eb armatosur politike [political warfare] n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Z. Brannon (si\u00e7), i asaj zyre, ka hartuar nj\u00eb projekt let\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn ai shpreson se OSS-s do t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb Sekretarit t\u00eb Shtetit. Kopja \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur.<\/p>\n<p>Shkurtimisht, thelbi \u00ebsht\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb deklarate prej Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb se Shqip\u00ebria e pavarur do t\u00eb ri ngrihet pas luft\u00ebs, \u00e7ka do t\u00eb ndihmoj\u00eb nxitjen e luft\u00ebs guerilase atje.<\/p>\n<p>Brannon, si dhe Frank Sayre, jan\u00eb t\u00eb bindur se, t\u00eb pakt\u00ebn ekziston nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Britania e Madhe t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bisedime jo-zyrtare edhe me Jugosllavin\u00eb, edhe me Greqin\u00eb, me q\u00ebllim ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb midis tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb jem mjaft i lumtur t\u00eb kem mendimin tuaj sa m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Brennan i paraqiti Departamentit t\u00eb Shtetit nj\u00eb propozimi prej dy pikash, i cili n\u00eb thelb, p\u00ebrputhej me pik\u00ebpamjen e Nolit dhe Konic\u00ebs. N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb ai \u201ck\u00ebrkonte, shpalljen e nj\u00eb deklarate t\u00eb hershme t\u00eb autoritetshme n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, vazhdon m\u00eb tej ai, \u201cdo t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunimin ushtarak me udh\u00ebheq\u00ebsit guerilas q\u00eb po luftojn\u00eb kund\u00ebr italian\u00ebve\u201d dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb \u201cmb\u00ebshtetje morale 100% p\u00ebr shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e dyt\u00eb, Brennan \u201cshpresonte se Departamenti [i Shtetit] mund ta mendoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme njohjen si entitet simbolik t\u00eb nj\u00ebfar\u00eb grupi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb aspiratat e shqiptar\u00ebve, qoft\u00eb thjesht si komitet p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar ose si qeveri n\u00eb m\u00ebrgim\u201d.<\/p>\n<p>Brennan theksonte se grupi duhet t\u00eb jet\u00eb \u201crrept\u00ebsisht jo-partiak\u201d dhe \u201ct\u00eb angazhohet se \u00e7\u00ebshtja e Qeveris\u00eb [legjitime] duhet t\u00eb pres\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs\u201d. Brennan, m\u00eb tej, shprehet kund\u00ebr drejtimit t\u00eb k\u00ebtij grupi nga Ahmet Zogu duke kund\u00ebrshtuar argumentin se Zogu ende mund t\u00eb \u201cpretendoj\u00eb ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb drejte mbret\u00ebrimi t\u00eb cil\u00ebs de jure nuk i ka p\u00ebrfunduar afati\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 dhjetor 1942, kur Faikut i kishin mbetur m\u00eb pak se dy jav\u00eb jet\u00eb, Drejtoria e \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane n\u00eb Departamentin e Shtetit i p\u00ebrcillte Sekretarit t\u00eb Shtetit \u201csugjerimin\u201d p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke mb\u00ebshtetur k\u00ebsisoj \u201crekomandimin e par\u00eb dhe kryesor\u201d t\u00eb OSS-it.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e dyt\u00eb, ajo mendonte se \u201cnuk ishte edhe aq urgjente\u201d, se shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs mbeteshin t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe se \u201cne nuk jemi t\u00eb bindur se njohja e nj\u00eb Komiteti shqiptar do t\u00eb ishte e dobishme\u201d.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, Drejtori J. W. Jones do t\u2019i paraqiste Sekretarit t\u00eb Shtetit propozimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane p\u00ebr Deklarat\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, bashk\u00eb me projekt-tekstin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 dhjetor 1942, d.m.th. kur Faik Konic\u00ebs i kishin mbetur edhe kat\u00ebr dit\u00eb jet\u00eb, Sekretari i Shtetit Cordell Hull lexoi dhe shp\u00ebrndau para shtypit t\u00eb akredituar n\u00eb Departamentin e Shtetit Deklarat\u00ebn historike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb aspiratave t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi dhe integritet territorial. Teksti i p\u00ebrpiluar dhe i propozuar nga Drejtoria e \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane sipas ideve t\u00eb OSS ishte miratuar pa asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk e ka harruar (is not unmindful) q\u00ebndres\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr pushtuesve italian\u00eb\u201d, do t\u00eb deklaronte Z. Hull. \u201cNe i admirojm\u00eb dhe i \u00e7mojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e grupeve t\u00eb ndryshme guerilase q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qeveria dhe populli i Shteteve t\u00eb Bashkuara e presin me padurim dit\u00ebn kur k\u00ebtyre burrave trima t\u00eb mund t\u2019u japim t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn efektive ushtarake q\u00eb t\u00eb \u00e7lirojn\u00eb vendin e tyre nga pushtuesi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn e qart\u00eb dhe t\u00eb pandryshuar p\u00ebr mosnjohjen e asnj\u00eb pushtimi t\u00eb arritur me forc\u00eb, Qeveria e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk e ka njohur kurr\u00eb aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb prej kuror\u00ebs italiane. Deklarata e P\u00ebrbashk\u00ebt e Presidentit [Amerikan] dhe Kryeministrit Britanik, e 14 gushtit 1941, e njohur si \u201cKarta e Atlantikut\u201d, thekson sa vijon:<\/p>\n<p>\u2018E treta, ata respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb popujve q\u00eb t\u00eb zgjedhin form\u00ebn e qeverisjes n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn duan t\u00eb jetojn\u00eb; dhe ata d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb rivendosjen e t\u00eb drejtave sovrane dhe t\u00eb vet\u00eb-qeverisjes p\u00ebr ata [popuj] t\u00eb cil\u00ebve ato u jan\u00eb mohuar me forc\u00eb\u201d. Edhe rivendosja e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb parashihet n\u00eb at\u00eb deklarat\u00eb parimore.<\/p>\n<p>Deklarata u prit jasht\u00ebzakonisht ngroht\u00eb nga mbar\u00eb populli shqiptar, n\u00ebn pushtim apo n\u00eb diaspor\u00eb. Si rrall\u00ebher\u00eb ishte kuror\u00ebzuar k\u00ebsisoj me sukses t\u00eb plot\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr veprimtarit\u00eb diplomatike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pesha e mosh\u00ebs, shtr\u00ebngesat dhe stresi i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, dhe sidomos hallet e Shqip\u00ebris\u00eb po r\u00ebndonin si pa ndjer\u00eb mbi sh\u00ebndetin e Faikut t\u00eb madh. \u201cE takova rrug\u00ebs rreth nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb\u201d, \u2013 do t\u00eb shkruante Harry Gratan Doyle, shoku i tij i kursit n\u00eb Universitetin e Harvardit. \u201cM\u2019u duk i plakur, i lodhur, dhe jo shum\u00eb optimist\u201d, \u2013 vazhdon m\u00eb tej ai. \u201cZhdukja e p\u00ebrkohshme e vendit t\u00eb tij si komb i pavarur, qe nj\u00eb goditje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u201d\u2026 Por, vdekja e tij ishte e papritur dhe trondit\u00ebse. Ai kishte aq shum\u00eb miq k\u00ebtu\u201d .<\/p>\n<p>14 dhjetori 1942, ishte dit\u00eb e H\u00ebn\u00eb. Nuk e dim\u00eb n\u00ebse Faiku q\u00ebndroi at\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi apo u mor me ndonj\u00eb pun\u00eb n\u00eb qytetin ku kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr aq vjet. Pak para or\u00ebs 17:00, Konica do t\u00eb goditej nga nj\u00eb hemorragji cerebrale. Rreth or\u00ebs 17:30 mb\u00ebrriti atje sekretarja e tij, Charlotte Graham. Faiku i k\u00ebrkoi asaj q\u00eb t\u00eb th\u00ebrriste mjekun dhe mikun e tij t\u00eb ngusht\u00eb Dr. Robert Oden, i cili mb\u00ebrriti pa vones\u00eb. Pasi e vizitoi ai konfirmoi sekretares se; \u201cKonica ishte n\u00eb gjendje tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore dhe t\u00eb shtrimit n\u00eb spital, ai do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit n\u00eb apartamentin e tij n\u00eb Washington, D.C. Si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb heshtur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Faik Konic\u00ebs n\u00eb kryeqytetin amerikan, muret e apartamentit t\u00eb tij t\u00eb hijsh\u00ebm zbukuroheshin nga rafte t\u00eb mbushura plot me libra t\u00eb rrall\u00eb, si dhe nga piktura e sende t\u00eb tjera t\u00eb vyera.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb mesit t\u00eb dhjetori biblioteka e \u00e7muar e Faik Konic\u00ebs, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej m\u00eb se 2.500 blenjsh, do t\u00eb humbiste zotin e saj p\u00ebrgjithmon\u00eb. Dhe m\u00eb von\u00eb do t\u00eb humbiste edhe vet\u00eb. N\u00eb dhom\u00ebn e pritjes t\u00eb apartamentit nj\u00eb portreti i mrekulluesh\u00ebm i Faikut, vep\u00ebr e piktorit t\u00eb njohur amerikan me prejardhje polake, Joseph Sigall, do t\u00eb mbetej p\u00ebr miqt\u00eb e tij t\u00eb shumt\u00eb pamja m\u00eb e gjall\u00eb dhe e prekshme e Faikut t\u00eb madh tashm\u00eb t\u00eb humbur. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/zbulohet-letra-e-panjohur-e-15-dhjetorit-1942-per-sekretarin-e-shtetit-te-shba-ve\/\">Zbulohet letra e panjohur e 15 dhjetorit 1942, p\u00ebr Sekretarin e Shtetit t\u00eb SHBA-ve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Alibali Mbr\u00ebmjen e 15 dhjetorit 1942, n\u00eb ora 19:30, n\u00eb zyr\u00ebn e shefit t\u00eb FBI-s\u00eb, z. J.Edgar Hoover n\u00eb Washington DC, mb\u00ebrriti nj\u00eb telefonat\u00eb krejt e papritur. Thirr\u00ebsi, nj\u00eb individ me shum\u00eb tituj, identiteti i t\u00eb cilit mbahet ende i fsheht\u00eb n\u00eb arkivat amerikane, informonte se Faik Konica at\u00eb dit\u00eb ishte gjendur i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}