{"id":58402,"date":"2025-12-16T18:48:24","date_gmt":"2025-12-16T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/carlo-bollino-sot-me-shume-se-kurre-belinda-balluku-duhet-te-jape-doreheqjen-per-koherence-dhe-respekt\/"},"modified":"2025-12-16T18:48:24","modified_gmt":"2025-12-16T18:48:24","slug":"carlo-bollino-sot-me-shume-se-kurre-belinda-balluku-duhet-te-jape-doreheqjen-per-koherence-dhe-respekt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/carlo-bollino-sot-me-shume-se-kurre-belinda-balluku-duhet-te-jape-doreheqjen-per-koherence-dhe-respekt\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Belinda Balluku duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr koherenc\u00eb dhe respekt"},"content":{"rendered":"<p>E kam shkruar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kur Belinda Balluku u pezullua nga SPAK me akuz\u00ebn e pabarazis\u00eb n\u00eb tendera, dhe e p\u00ebrs\u00ebris sot, kur SPAK, pa mundur ta pezulloj\u00eb, ka k\u00ebrkuar arrestimin e saj: z\u00ebvend\u00ebskryeministrja duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje faji, por dor\u00ebheqje koherence, respekti dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, por edhe partin\u00eb dhe koleg\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Parimi me t\u00eb cilin kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht n\u00eb ankimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebr pezullimit t\u00eb saj ishte nj\u00eb detyrim institucional: Rama duhej t\u00eb riafirmonte penges\u00ebn q\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor ka p\u00ebr t\u00eb pezulluar, pa autorizimin e parlamentit, nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb pushtetit ekzekutiv, dhe deri tani ka fituar. Por si\u00e7 ishte e parashikueshme (dhe madje e kisha parashikuar edhe un\u00eb), SPAK, duke mos mundur ta pezulloj\u00eb Ballukun, u \u2018\u2019detyrua\u2019\u2019 t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arrestimin e saj. Arsyeja e pezullimit nga funksionet qeveritare kishte qen\u00eb pik\u00ebrisht shmangia e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit krim dhe prishjes s\u00eb provave: dy nevoja hetimore t\u00eb cilat Gjykata Kushtetuese nuk i vuri n\u00eb diskutim, dhe q\u00eb p\u00ebr SPAK-un vlejn\u00eb ende. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye q\u00eb me shum\u00eb gjasa do jen\u00eb baza e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr arrest.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja nga detyra e ministres dhe e z\u00ebvend\u00ebskryeministres, do t\u2019i kishte mund\u00ebsuar (dhe i mund\u00ebson ende sot) Belinda Ballukut t\u00eb plot\u00ebsonte dy k\u00ebrkesat hetimore t\u00eb SPAK-ut: duke mos mbajtur m\u00eb funksion qeveritar, ajo nuk mund ta p\u00ebrs\u00ebriste dot vepr\u00ebn penale, dhe duke mos pasur m\u00eb akses n\u00eb zyr\u00eb apo dokumente, do t\u00eb ishte e pamundur edhe t\u00eb prishte ose fshinte prova.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr arrest t\u00eb paraqitur n\u00eb Parlament, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama ka premtuar se \u201cdo t\u00eb angazhohemi me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb para shqiptar\u00ebve q\u00eb na dhan\u00eb 83 mandate, dhe do t\u00eb p\u00ebrgatitemi t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb denj\u00eb, si forca udh\u00ebheq\u00ebse e vendit dhe e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d. Deri tani Rama dhe deputet\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste nuk kan\u00eb refuzuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb arresti t\u00eb SPAK-ut, por k\u00ebsaj radhe duket ndryshe, \u201cduke qen\u00eb se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s\u2019flasim p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e \u00e7\u00ebshtjeve, k\u00ebsaj here na k\u00ebrkohet t\u00eb japim opinionin ton\u00eb\u201d, thot\u00eb kryeministri. \u00c7far\u00ebdo t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb, Rama mbetet i detyruar t\u00eb mos tradhtoj\u00eb neutralitetin q\u00eb ka ruajtur deri tani ndaj vendimeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky neutralitet nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm e kryeministrit, sepse kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe morale bie edhe mbi gjith\u00eb Partin\u00eb Socialiste, duke filluar pik\u00ebrisht nga Belinda Balluku, numri dy i qeveris\u00eb. Duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ajo jo vet\u00ebm do t\u00eb tregonte koherenc\u00eb dhe respekt ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe do t\u2019i ndihmonte koleg\u00ebt deputet\u00eb t\u00eb vendosnin lirisht, edhe n\u00ebse do t\u00eb donin t\u00eb mohonin autorizimin. N\u00eb fund t\u00eb fundit, pa mbajtur m\u00eb poste qeveritare, Belinda Balluku nuk do t\u00eb kishte m\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb prishte prova apo t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste vepr\u00ebn penale, pik\u00ebrisht dy arsyet pse SPAK k\u00ebrkoi \u201cvet\u00ebm\u201d pezullimin e saj. As mund t\u00eb arratiset, pasi pasaporta i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Rama, me ankimimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, deri tani ka garantuar ndarjen e pushteteve duke refuzuar nd\u00ebrhyrjen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb prerogativat e ekzekutivit, dhe SPAK mund t\u00eb vazhdonte hetimet pa frik\u00eb nd\u00ebrhyrjesh.<\/p>\n<p>Belinda Balluku, nga ana e saj, do t\u00eb mbetej deputete, edhe pse jo si pjes\u00eb e qeveris\u00eb, e lir\u00eb (n\u00eb \u00e7do kuptim) t\u00eb vazhdonte mbrojtjen dhe t\u00eb provonte pafaj\u00ebsin\u00eb e saj. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rrezikohet nj\u00eb p\u00ebrplasje e r\u00ebnd\u00eb institucionale mes politik\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb nuk do ta shp\u00ebtoj\u00eb Belinda Ballukun nga hetimi, por as nuk do t\u2019a ndihmoj\u00eb vendin n\u00eb procesin e tij t\u00eb integrimit europian.\/Shqiptarja<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/carlo-bollino-sot-me-shume-se-kurre-belinda-balluku-duhet-te-jape-doreheqjen-per-koherence-dhe-respekt\/\">Carlo Bollino: Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Belinda Balluku duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr koherenc\u00eb dhe respekt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E kam shkruar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kur Belinda Balluku u pezullua nga SPAK me akuz\u00ebn e pabarazis\u00eb n\u00eb tendera, dhe e p\u00ebrs\u00ebris sot, kur SPAK, pa mundur ta pezulloj\u00eb, ka k\u00ebrkuar arrestimin e saj: z\u00ebvend\u00ebskryeministrja duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje faji, por dor\u00ebheqje koherence, respekti dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58402","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58402\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}