{"id":58399,"date":"2025-12-16T18:48:23","date_gmt":"2025-12-16T18:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/kush-e-ka-fjalen-e-fundit-per-imunitetin-e-ballukut-kristaq-kume-kuvendi-ka-3-muaj-kohe-por-mandati-i-deputetes-nuk-preket\/"},"modified":"2025-12-16T18:48:23","modified_gmt":"2025-12-16T18:48:23","slug":"kush-e-ka-fjalen-e-fundit-per-imunitetin-e-ballukut-kristaq-kume-kuvendi-ka-3-muaj-kohe-por-mandati-i-deputetes-nuk-preket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/kush-e-ka-fjalen-e-fundit-per-imunitetin-e-ballukut-kristaq-kume-kuvendi-ka-3-muaj-kohe-por-mandati-i-deputetes-nuk-preket\/","title":{"rendered":"Kush e ka fjal\u00ebn e fundit p\u00ebr imunitetin e Ballukut? Kristaq Kume: Kuvendi ka 3 muaj koh\u00eb, por mandati i deputetes nuk preket!"},"content":{"rendered":"<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb marte t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ndaj Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, lindin shum\u00eb pyetje lidhur mbi procedurat ligjore q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ndiqen. \u00c7far\u00eb ndodh pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese, si pritet t\u00eb veproj\u00eb Kuvendi, cilat jan\u00eb afatet ligjore, sa ndikon kjo n\u00eb detyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryeministres, t\u00eb gjitha k\u00ebto i sqaron n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Tvklan.al, ish-kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kristaq Kume.<\/p>\n<p>Si\u00e7 sqaron z.Kume, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb SPAK-ut, nga ana e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e cila nuk do t\u00eb mundet t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 muaj n\u00eb total. N\u00ebse Kuvendi nuk vepron brenda k\u00ebsaj kohe, k\u00ebrkesa shfuqizohet.<\/p>\n<p>Kume shpjegon se edhe n\u00eb rast t\u00eb miratimit nga Kuvendi, masa e siguris\u00eb nuk b\u00ebhet automatikisht e zbatueshme. Prokurori duhet t\u00eb drejtohet m\u00eb pas te Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), e cila vendos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr mas\u00ebn e ndalimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Balluku vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn me legjitimitet t\u00eb plot\u00eb. Edhe n\u00eb rast se n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij procesi vendoset masa e shtr\u00ebngimit ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ajo nuk do t\u00eb mundet t\u00eb paraqitet m\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, topi k\u00ebtu i kalon kryeministrit Edi Rama, q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb apo jo, por mandati si deputete nuk humbet, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse ka nj\u00eb vendim penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kuvendi miraton k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut, p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin z\u00ebvend\u00ebskryeministres Balluku, a n\u00ebnkupton kjo automatikisht vendosjen e nj\u00eb mase sigurie, apo SPAK duhet t\u00eb bind\u00eb s\u00ebrish gjykat\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00ebqoft\u00ebse Kuvendi vendos t\u00eb miratoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga SPAK, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb automatikisht e zbatueshme. Pas k\u00ebsaj duhet q\u00eb prokurori q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs dhe, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb GJKKO, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej saj vendimin p\u00ebr ekzekutimin e mas\u00ebs s\u00eb ndalimit q\u00eb ai ka vendosur p\u00ebr deputetin p\u00ebrkat\u00ebs. Gjykata shqyrton prov\u00ebn penale q\u00eb ka d\u00ebrguar prokurori, vler\u00ebson mbi baz\u00ebn e provave, se sa dhe si kushtet ligjore plot\u00ebsohen p\u00ebr mas\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb k\u00ebrkon prokurori t\u00eb ushtrohet, dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb vendos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Vendimi mund t\u00eb jet\u00eb \u2018Po\u2019, pra pranon mas\u00ebn e k\u00ebrkuar nga prokurori, ose \u2018Jo\u2019, e rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit. Pra pavar\u00ebsisht nga ajo q\u00eb ka vendosur Kuvendi, sepse Kuvendi edhe nj\u00ebher\u00eb, vendos vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lejuar t\u00eb vazhdoj\u00eb procedura, pra i heq mbrojtjen q\u00eb deputeti ka. Si pasoj\u00eb e mandatit q\u00eb ai\/ajo ka, vendimi pastaj kalon n\u00eb rrug\u00ebn e zakonshme si p\u00ebr \u00e7do rast tjet\u00ebr. Fjala e fundit \u00ebsht\u00eb e gjykat\u00ebs, dhe pas k\u00ebsaj vendoset n\u00ebse do t\u00eb ushtrohet masa e shtr\u00ebngimit ose jo, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb arrest sht\u00ebpie, arrest me burg, kontroll banese\u2026 ato q\u00eb parashikohen\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb situata.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb hapat e m\u00ebtejshme q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen, si dhe afatet q\u00eb Kuvendi ka p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut?<\/p>\n<p>Pasi prokurori paraqet k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Kuvend, k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e administron kryetari i Kuvendit, kryetari ia d\u00ebrgon k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb menj\u00ebher\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve dhe t\u00eb Rregullores. K\u00ebshilli i Mandateve njofton deputetin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prokurori, shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb prani t\u00eb deputetit ose t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb autorizon deputeti dhe harton nj\u00eb raport brenda nj\u00eb periudhe prej dy jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli mund t\u00eb th\u00ebrras\u00eb edhe prokurorin, nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar nga rregullorja e Kuvendit q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb, por mund ta th\u00ebrras\u00eb, dhe thirrja b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime sqaruese proceduriale, jo p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn ose provat. Pastaj, K\u00ebshilli i Mandateve, pasi merr vendimin p\u00ebr raportin q\u00eb harton, ia d\u00ebrgon seanc\u00ebs, e cila e shqyrton dhe vendos \u2018po\u2019 ose \u2018jo\u2019. Gjith\u00eb kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet brenda 3 muajve nga data kur prokurori ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Kuvend. N\u00eb qoft\u00eb se Kuvendi nuk vepron brenda 3 muajve, pasi kalon afati 3-mujor, k\u00ebrkesa shfuqizohet dhe nuk ka m\u00eb fuqi. Pra quhet e barabart\u00eb me at\u00eb q\u00eb Kuvendi nuk e ka pranuar. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka b\u00ebhet n\u00eb Kuvend p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>A ndikon ky proces n\u00eb legjitimitetin e ushtrimit t\u00eb funksioneve ekzekutive t\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministreje?<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, me periudh\u00eb ku kam parasysh nga fillimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit dhe deri n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs (n\u00ebse do t\u00eb ecet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb) ose deri n\u00eb konsumin e periudh\u00ebs 3-mujore q\u00eb Kuvendi nuk vepron, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe n\u00eb legjitimitet t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb saj. N\u00ebse ndodh q\u00eb hyn n\u00eb fuqi masa e shtr\u00ebngimit p\u00ebr t\u00eb (varet nga masa q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar, pra n\u00ebse k\u00ebrkohet arrest me burg apo arrest n\u00eb sht\u00ebpi), pra n\u00ebse nuk ka m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn, duhet kryeministri t\u00eb veproj\u00eb. Si deputete, mandatin e ka, thjesht nuk e ushtron dot. Nuk e humbet mandatin! Pra, n\u00ebse nuk ka m\u00eb mund\u00ebsi fizike t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duhet t\u00eb veproj\u00eb kryeministri, sepse nuk mund dhe nuk ka pse ta l\u00ebr\u00eb vendin vakant, kurse mandatin e deputetit ajo vazhdon ta ket\u00eb, por nuk e ushtron dot. Nuk e humbet, si\u00e7 nuk e humbi z. Berisha q\u00eb konsumoi 6 muaj pa vajtur se ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste vet\u00ebm n\u00eb rast se do t\u00eb merrej p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendim penal i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fillon t\u00eb veproj\u00eb ligji p\u00ebr dekriminalizimin, q\u00eb i nd\u00ebrpret mandatin. Pra, detyr\u00ebn q\u00eb ka si an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb rast arresti me burg apo arresti sht\u00ebpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri t\u00eb veproj\u00eb. Dhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk ka efekt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fare, nuk e ndalon prokurorin. Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur vet\u00ebm jo p\u00ebr rastin konkret, n\u00eb kuptimin e vler\u00ebs s\u00eb mas\u00ebs, por p\u00ebr raportin mes dy institucioneve, k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa. Dhe ka marr\u00eb jo vendim p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet mas\u00eb sigurie, ka pezulluar pezullimin, vet\u00ebm kaq, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ngushtuar aspak hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb vepruar ashtu si\u00e7 edhe ka vepruar prokurori i SPAK-ut. \u00cbsht\u00eb proces q\u00eb ka rrjedhur ashtu si\u00e7 e parashikuar ligji.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kush-e-ka-fjalen-e-fundit-per-imunitetin-e-ballukut-kristaq-kume-kuvendi-ka-3-muaj-kohe-por-mandati-i-deputetes-nuk-preket\/\">Kush e ka fjal\u00ebn e fundit p\u00ebr imunitetin e Ballukut? Kristaq Kume: Kuvendi ka 3 muaj koh\u00eb, por mandati i deputetes nuk preket!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb marte t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ndaj Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, lindin shum\u00eb pyetje lidhur mbi procedurat ligjore q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb ndiqen. \u00c7far\u00eb ndodh pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese, si pritet t\u00eb veproj\u00eb Kuvendi, cilat jan\u00eb afatet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58399","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58399\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}