{"id":5836,"date":"2025-01-28T07:03:22","date_gmt":"2025-01-28T07:03:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/28\/drejtori-i-ballukut-i-jep-800-mije-eurot-e-ujesjellesit-yzedin-bozhajt-me-oferten-me-te-shtrenjte\/"},"modified":"2025-01-28T07:03:22","modified_gmt":"2025-01-28T07:03:22","slug":"drejtori-i-ballukut-i-jep-800-mije-eurot-e-ujesjellesit-yzedin-bozhajt-me-oferten-me-te-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/28\/drejtori-i-ballukut-i-jep-800-mije-eurot-e-ujesjellesit-yzedin-bozhajt-me-oferten-me-te-shtrenjte\/","title":{"rendered":"Drejtori i Ballukut i jep 800 mij\u00eb eurot e uj\u00ebsjell\u00ebsit Yzedin Bozhajt me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Kafarajt n\u00eb Fier prej koh\u00ebsh u kan\u00eb premtuar deputet\u00ebt dhe kryetari i bashkis\u00eb t\u2019u nd\u00ebrtojn\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsin. Shpresat u jan\u00eb rritur se po vijn\u00eb nj\u00eb zgjedhjet e reja. Prej nj\u00eb 10 vjet\u00ebsh projekti q\u00ebndron n\u00eb sirtar, nd\u00ebrsa zvarritja vjen nga pazaret e njer\u00ebzve t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, q\u00eb drejtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Fier.<\/p>\n<p><strong>Pse u anulua tenderi i uj\u00ebsjell\u00ebsit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ndjek\u00ebsh fatin e parave t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve, shiko kush jan\u00eb drejtor\u00ebt! M\u00eb 3 shtator 2024, nd\u00ebrsa drejtor ishte Petrit Kanani, u shpall n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike prokurimi me objekt \u201cRikonstruksion i Uj\u00ebsjell\u00ebsit fshati Kafaraj, \u00c7erven, Ad\u00eb, Bashkia Fier\u201d. Me fond limit 66 500 000,00 lek\u00eb, pa llogaritur vler\u00ebn e TVSH.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>M\u00eb 23 shtator 2024 tenderi u anulua. \u201cP\u00ebr shkak se dokumentet e tenderit p\u00ebrmbanin gabime ose mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d. Nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb ishte gatuar keq, por n\u00eb dokumentet e tenderit bie n\u00eb sy rritja dyfish e fondit limit p\u00ebrmes nj\u00eb rivler\u00ebsimi t\u00eb projektit. Pra, anulimi lidhet me shifrat e parave.<\/p>\n<p>Hartimi i projektit t\u00eb objektit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb programin e investimeve p\u00ebr vitin 2023 t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Fier. Vlera paraprake e preventivit n\u00eb projektin e vitit 2015 \u00ebsht\u00eb 45,210,000 lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n\n<p>Por \u00e7ka ndodhur? Shifra e investimit \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar sipas \u00e7mimeve t\u00eb VKM.nr.216 dat\u00eb 13.04.2023 si dhe jan\u00eb shtuar mat\u00ebsit t\u00eb ujit p\u00ebr \u00e7do konsumator.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij veprimi, vlera e realizimit te punimeve t\u00eb nd\u00ebrtim montimit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit ka shkuar n\u00eb 79,807,872.19 lek\u00eb me TVSH (800 mij\u00eb euro). Pra, \u00e7mimi i zvarritjes dhe i korrupsionit e \u00e7oi n\u00eb dyfish vler\u00ebn q\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb taksapaguesi p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e k\u00ebtij fshati.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur fondi limit\/vlera e pritshme e kontrat\u00ebs n\u00eb 66,500,000 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb milion e<\/p>\n<p>pes\u00ebqind mij\u00eb) lek\u00eb pa tvsh, i shtrir\u00eb n\u00eb 3 vite Financiare, p\u00ebrkat\u00ebsisht 2024, 2025 dhe 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb fondi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr fryr\u00eb pa logjik\u00eb, po ju sjellim vet\u00ebm nj\u00eb shembull q\u00eb lidhet me popullsin\u00eb q\u00eb do t\u00eb furnizohet nga uj\u00ebsjell\u00ebsi. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj shifre l\u00ebvizin volumet e furnizimit, p\u00ebrmasat e tubave, kapaciteti i rezervuarit etj. Popullsia e zon\u00ebs Kafaraj, Cerven dhe Ad\u00eb, n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb 3000 banor\u00eb, nd\u00ebrsa sipas projeksioneve t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb vitin 2048 do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 5610 veta. INSTAT, IOM, BB, t\u00eb gjitha studimet thon\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ulet numri i popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Kafaraj thuajse do t\u00eb dyfishohet. Se \u00e7far\u00eb gabimesh jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dokumente, nuk tregohet konkretisht, por vlera e fondit limit nuk ndryshon.<\/p>\n<p><strong>Drejtor\u00ebt e Belind\u00ebs n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ndjek\u00ebsh fatin e parave t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve, shiko kush jan\u00eb drejtor\u00ebt! \u00a0K\u00ebto letra i ka firmosur ish drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit, Petrit Kanani. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejtues q\u00eb Kryeministri Rama e shkarki nga Hipoteka, por m\u00eb pas u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit. \u00cbsht\u00eb zyrtarit q\u00eb u b\u00eb shembull nga \u201cRilindja\u201d n\u00eb \u201cluft\u00ebn\u201d ndaj korrupsionit. \u201cKur pash\u00eb k\u00ebt\u00eb raportin e sot\u00ebm i kam k\u00ebrkuar shkarkimin e drejtorit t\u00eb Hipotek\u00ebs dhe thellimin e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj zvarritje\u201d, u shpreh kryeministri n\u00eb takimin live n\u00eb 6 shtator 2018.<\/p>\n<p>Por Kanani mbijetoi dhe drejtoi Uj\u00ebsjell\u00ebsin, ku shk\u00eblqejn\u00eb b\u00ebmat me tenderat. \u201cKryevepra\u201d e tij ishte m\u00eb 6 gusht 2024, tenderi me objekt\u00a0 \u2018Nd\u00ebrtim KUZ n\u00eb lagjen Afrim, Bashkia Fier\u2019. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb hyrje t\u00eb Fierit, n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore, q\u00eb ka shtrirje rreth 5 hektar\u00eb. Sistemi i kanalizimeve dhe nj\u00eb vask\u00eb betoni p\u00ebr dekantimin do t\u00eb kushtojn\u00eb jo pak, por 145 104 029,00 lek\u00eb. Duke p\u00ebrfshir\u00eb TVSH, kontrata arriti 174,124,834.8 lek\u00eb ose 1.75 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Parat\u00eb i shkuan firm\u00ebn\u00a0 \u201dDESARET COMPANY\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Vladimir Metanit, daj\u00ebs s\u00eb ish-presidentit Ilir Meta. N\u00eb tender\u00ebt me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pjes\u00ebmarrja e operator\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe ligji mbi prokurimet k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb konkurrenc\u00eb. Me sa duket porosia nga lart (e Ballukut) e zhvler\u00ebson gar\u00ebn dhe e kthen tenderin n\u00eb procedur\u00eb fiktive. K\u00ebshtu, qysh n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, drejtori i Ballukut ka p\u00ebrjashtuar nga gara 11 oferta ekonomike.<\/p>\n<p>Edhe tenderi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Kafarajt k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb po ndjek. Kanani e ka rishpallur tenderin m\u00eb 7 n\u00ebntor 2024 dhe dokumentet duheshin dor\u00ebzuar\u00a0 m\u00eb 27 n\u00ebntor 2024.<\/p>\n\n<p>Por letrat do t\u2019i p\u00ebrfundonte nj\u00eb tjet\u00ebr njeri i Belinda Ballukut. Administratori i ri Mario Bakalli q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vendin e Kananit \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar m\u00eb dat\u00eb 2 dhjetor 2024. Nuk pritej asgj\u00eb e re p\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb emrave.<\/p>\n<p>Mario Bakalli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i besuar i z\u00ebvend\u00ebskryeministres. Bakalli pasi ishte sprovuar n\u00eb forumet dhe shtabet e Belind\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve, ka qen\u00eb drejtues i Task Forc\u00ebn e krijuar p\u00ebr menaxhimin e uj\u00ebrave. Ka drejtuar m\u00eb von\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsin e Dibr\u00ebs deri n\u00eb prill 2024, ku ka zhvilluar edhe tendera n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. M\u00eb 39 mars 2024, Komisionieri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit e sanksionoi z. Mario Bakalli me gjob\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 150.000 (nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante nuk jepte llogari p\u00ebr fondet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kur ishte drejtor, nj\u00eb tender me vler\u00eb rreth 75 mij\u00eb euro i zhvilluar nga Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Dibr\u00ebs ka ngritur dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion duke e detyruar Komisionin e Prokurimeve Publike q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb nisjen e hetimeve nga Agjencia e Prokurimeve. Tenderi i zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 9 gusht 2023 ka patur si objekt \u201cImplementimin dhe mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb faturimit, migrimin e t\u00eb dh\u00ebnave, ofrimi sh\u00ebrbimit dhe integrimi i sistemit t\u00eb fiskalizimit\u201d p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi qenka ulur drejtor n\u00eb zyr\u00ebn e tjet\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsi, firma e par\u00eb q\u00eb ka hedhur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tenderin q\u00eb po raportojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tenderi i Marios me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb thelbi shkeljeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender. Sipas Open Data Albania, tenderi vler\u00ebsohet me \u201cFlamurin e Kuq\u201d, shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Prokurimi \u201cRikonstruksion i Uj\u00ebsjell\u00ebsit fshati Kafaraj, \u00c7erven, Ad\u00eb, Bashkia Fier\u201d, pasi u mor n\u00eb dor\u00eb nga drejtor Mario Bakalli, u zhvillua m\u00eb 26 dhjetor 2024. Pavar\u00ebsisht interesit t\u00eb 6 kompanive, u eliminua gara dhe u skualifikuan t\u00eb gjitha ofertat.<\/p>\n<p>Madje, nuk u p\u00ebrfill fakti q\u00eb disa oferta ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ia vlente nga pik\u00ebpamja ekonomike q\u00eb t\u00eb shihej cili propozim ishte m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Konkretisht bashkimi i operator\u00ebve \u201cK.M.K\u201d SHPK &amp; \u201cCaushi M\u201d SHPK ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 50,368,714.2 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>\u201cLLAZO\u201d shpk, me NIPT K24218401K, ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 50,198,966 lek\u00eb. Bashkimi \u201cPE-VLA-KU\u201d shpk dhe \u201cPE-VLA-KU\u201d shpk dega Kosov\u00eb ka ofruar 51,859,737.85 lek\u00eb. Bashkimi \u201cSARDO\u201d SHPK &amp; \u201c2Z KONSTRUKSION\u201d ka ofruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender vler\u00ebn ekonomike n\u00eb total 51,500,000 lek\u00eb pa TVSH. \u201cXHAST SHPK\u201d SHPK ka ofruar 58,107,291.98 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p><strong>Si u favorizua biznesmeni Yzedin Bozhaj?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cSHENDELLI SHPK\u201d me ofert\u00eb fituese pa TVSH 51 838 326,00 lek\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb firma me pronar Yzedin Bozhajn.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7se kjo kompani kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, ka angazhime t\u00eb tjera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tenderave fituar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me k\u00ebt\u00eb prokurim, K\u00ebshtu, firma \u201cSh\u00ebndelli\u201d m\u00eb 21 janar 2025, ka firmosur kontrat\u00ebn me bashkin\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cRikualifikim rrug\u00eb t\u00eb brendshme Lagjia 3 dhe 4\u201d, me vler\u00eb 21 558 333,00 lek\u00eb. Kjo kontrat\u00eb e ka afatin dy muaj dhe k\u00ebrkon angazhimin e mjeteve dhe t\u00eb pakt\u00ebn 10 punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb q\u00eb Bozhaj e ka fituar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, \u00ebsht\u00eb me bashkin\u00eb Finiq me objekt \u201cRehabilitimi i kanalit \u201cThoma Filipeu\u201d, ( Loti 1)\u201d, me fond limit 103 188 794,00 me afat 2 vjet.<\/p>\n\n<p>Kontrata q\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 5 n\u00ebntor 2024, k\u00ebrkon nga \u201cSh\u00ebndelli\u201d angazhimin e minimalisht 60 personave, po ashtu t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh mjetesh p\u00ebr realizimin e punimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb firmosur nga Mario Bakalli k\u00ebrkohen t\u00eb angazhohen 30 punonj\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Pra, ku do t\u2019i \u00e7oj\u00eb m\u00eb par\u00eb forcat dhe mjetet kjo kompani? Tashm\u00eb fati i uj\u00ebsjell\u00ebsit \u00ebsht\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb mbiquajturit \u201coktapodi\u201d Bozhaj, i cili ka marr\u00eb miliarda lek\u00eb tendera duke u favorizuar nga zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Kafarajt n\u00eb Fier prej koh\u00ebsh u kan\u00eb premtuar deputet\u00ebt dhe kryetari i bashkis\u00eb t\u2019u nd\u00ebrtojn\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsin. Shpresat u jan\u00eb rritur se po vijn\u00eb nj\u00eb zgjedhjet e reja. Prej nj\u00eb 10 vjet\u00ebsh projekti q\u00ebndron n\u00eb sirtar, nd\u00ebrsa zvarritja vjen nga pazaret e njer\u00ebzve t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, q\u00eb drejtojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Uj\u00ebsjell\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5836","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5836\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}