{"id":58320,"date":"2025-12-16T14:48:51","date_gmt":"2025-12-16T14:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/armando-subashi-i-dergon-ne-burg-viktor-cervanakut-dhuraten-e-krishtlindjeve-firma-e-tij-merr-tenderin-300-mln-leke-2\/"},"modified":"2025-12-16T14:48:51","modified_gmt":"2025-12-16T14:48:51","slug":"armando-subashi-i-dergon-ne-burg-viktor-cervanakut-dhuraten-e-krishtlindjeve-firma-e-tij-merr-tenderin-300-mln-leke-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/armando-subashi-i-dergon-ne-burg-viktor-cervanakut-dhuraten-e-krishtlindjeve-firma-e-tij-merr-tenderin-300-mln-leke-2\/","title":{"rendered":"Armando Subashi i d\u00ebrgon n\u00eb burg Viktor \u00c7ervanakut dhurat\u00ebn e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cRilindja\u201d nuk i l\u00ebshon bijt\u00eb e saj as kur jan\u00eb n\u00eb burg, t\u00eb d\u00ebnuar si trafikant\u00eb kokaine. Edhe nga qelia, Viktor \u00c7ervanaku vazhdon t\u00eb fitoj\u00eb tendera p\u00ebrmes firm\u00ebs q\u00eb ka pronar dy prestanome. Ish-kryetari socialist i komun\u00ebs Frakull dhe m\u00eb von\u00eb drejtor n\u00eb OST, \u00c7ervanaku nuk i ka humbur lidhjet me pushtetin. Kryebashkiaku Armando Subashi i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb \u00c7ervanakut nj\u00eb tender me vler\u00eb me vler\u00eb 300 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr mikun e vjet\u00ebr Viktorin, nuk p\u00ebrfillet ligji, por vet\u00ebm kalon buxheti i projektit direkt n\u00eb nj\u00eb operacion pastrimi t\u00eb parave t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d , k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Subashit. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRehabilitimi \u201dVazhdim i Faz\u00ebs 2 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Cakranit, Fier\u201d. Fondi limit i financuar nga buxheti i bashkis\u00eb Fier, \u00ebsht\u00eb 29 266 562,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 20 tetor 2025, nd\u00ebrsa nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb m\u00eb 21 n\u00ebntor 2025 \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi \u201c I.C.C GROUP \u201d shpk (e administruar nga njer\u00ebzit e Viktor Cervanakut) \u00a0dhe \u201cVISCONS GROUP\u201d shpk me pronar Marjo Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ofertat nxjerrin zbuluar procedur\u00ebn fiktive t\u00eb komisionit <\/strong><\/p>\n<p>Oferta fituese e firm\u00ebs I.C.C GROUP \u201d shpk \u00a0ishte 19 201 140,00 lek\u00eb pa TVSH, por n\u00eb aplikimet e kompanive t\u00eb tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse ka propozime m\u00eb ekonomike.<\/p>\n\n<p>Sic mund t\u00eb konstatohet nga dokumenti i m\u00ebsip\u00ebrm, oferta e \u201cNd\u00ebrtimi shpk\u201d \u00ebsht\u00eb qartazi m\u00eb e ul\u00ebt, por komisioni i bashkis\u00eb e ka eliminuar konkurrenc\u00ebn dhe ka favorizuar kompanin\u00eb q\u00eb pastron e lek\u00ebt e Viktor \u00c7ervanakut.<\/p>\n<p>Formalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 11 operator\u00eb ekonomik\u00eb, por komisioni i ka skualifikuar me argumente t\u00eb pabesueshme, si p\u00ebr shembull \u201c nuk kan\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb pun\u00eb t\u00eb ngjashme\u201d. N\u00eb fakt, pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb firma nd\u00ebrtimi q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb parat\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e rrug\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Firma q\u00eb pastron parat\u00eb e drog\u00ebs t\u00eb Viktor \u00c7ervanakut <\/strong><\/p>\n<p>\u201cI.C.C GROUP\u201d shpk u themelua nga dy persona q\u00eb duhet t\u00eb mbulonin me emrin e tyre parat\u00eb e drog\u00ebs t\u00eb Viktor \u00c7ervanakut nga Frakulla. N\u00eb 7 janar 2015, Eduart Zoi nga Frakulla dhe Mehmet Korreshi nga Lushnja, me 100 mij\u00eb lek\u00eb kapital krijuan firm\u00ebn \u201cI.C.C GROUP\u201d shpk. Kjo p\u00ebrkon me statusin e Viktor \u00c7ervanakut, i cili disa muaj m\u00eb von\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzonte zyr\u00ebn, pas shkrirjes s\u00eb komun\u00ebs, si dhe po mendonte t\u00eb investonte parat\u00eb e p\u00ebrfituara gjat\u00eb viteve n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb kompania u fut n\u00eb list\u00ebn e tenderave n\u00ebp\u00ebr miqt\u00eb e Viktor \u00c7ervanakut n\u00eb Patos, Selenic\u00eb, Korc\u00eb dhe do t\u00eb merrnin fonde p\u00ebrmes favorizimit. Nga viti 2016, kjo firm\u00eb ka marr\u00eb 7 tendera vet\u00ebm nga bashkia Selenic\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, me mb\u00ebshtetje politike mund t\u00eb futeshe me shpejt\u00ebsi n\u00eb list\u00ebn e kompanive t\u00eb favorizuara, edhe pa plot\u00ebsuar kriteret.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti, ku v\u00ebrtohet se Denilsoni, djali i Viktor \u00c7ervanakut, u b\u00eb aksioneri kryesor i kompanis\u00eb m\u00eb 23 mars 2017. Kompania do t\u00eb arrinte n\u00eb nivele t\u00eb papara, me nj\u00eb xhiro vjetore marramend\u00ebse mbi 1 miliard lek\u00eb. Kompania p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tendera me vlera t\u00eb larta ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me firma t\u00eb fuqishme q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb rrethin e dyt\u00eb pran\u00eb kryeministrit Rama, si \u201cHastoci\u201d shpk, \u201cBE-IS\u201d shpk, \u201cMane\/S\u201d shpk, \u201c2Z Konstruksion\u201d shk, \u201cBalili Konstruksion\u201d shpk dhe \u201cMF Invest Group\u201d shpk.<\/p>\n<p>Duke rritur aktivitetin e trafikut t\u00eb drog\u00ebs, Viktori b\u00ebnte kujdes edhe t\u00eb fshihte pasurit\u00eb. N\u00eb vitin 2019, djali i tij Denilsoni ua kalon s\u00ebrish aksionet dy njer\u00ebzve t\u00eb besuar.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 28 maj 2029, n\u00eb kulmin e fitimeve q\u00eb realizonte kompania, Denilson \u00c7ervanaku ua kalon s\u00ebrish aksionet Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Viktor \u00c7ervanaku?<\/strong><\/p>\n<p>Viktor \u00c7ervanaku n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit u zbulua nj\u00eb laborator p\u00ebr p\u00ebrpunimin e kokain\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr opinionin publik, jo vetem n\u00eb Fier, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite ai ka qen\u00eb kryetar i komun\u00ebs Frakull t\u00eb Fierit, n\u00ebn siglen e Partis\u00eb Socialiste. N\u00eb vitin 2006 \u00c7ervanaku \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive p\u00ebr \u201c refuzim p\u00ebr deklarim\u201d, por shp\u00ebtoi nga ndjekja penale p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb amnistie t\u00eb miratuar nga Parlamenti n\u00eb fund t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 , Viktor \u00c7ervanaku ka qen\u00eb objektiv i nj\u00eb atentati te d\u00ebshtuar nga R. Kapaj.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2010 \u00c7ervanaku shoq\u00ebrohet nga policia e Fierit n\u00ebn dyshimet se qarkullonte me nj\u00eb automjet t\u00eb trafikuar nga Greqia.<\/p>\n<p>Viktor \u00c7ervanaku vijonte t\u00eb ishte aktiv n\u00eb politiken lokale te Fierit edhe pse pas vitit 2015 me shkrirjen e komunave nuk ishte m\u00eb drejtues i nj\u00ebsis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb \u201c list\u00ebs s\u00eb pagave\u201d t\u00eb rrjedhura n\u00eb public, rezultonte se Viktor \u00c7ervanaku ishte drejtor i Administrat\u00ebs tek Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit, nd\u00ebrsa s\u00eb fundi punonte n\u00eb sektorin e burimeve njer\u00ebzore.<\/p>\n\n<p>Prokuroria Kund\u00ebr Kurrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar njoftoi m\u00eb 8 dhjetor 2023 mbylljen e hetimeve dhe d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryetarit socialist t\u00eb ish-komun\u00ebs Frakull n\u00eb Fier, Viktor \u00c7ervanaku dhe 10 personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafikimin nga Kolumbia t\u00eb 485.5 kg kokain\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier me pleh kimik.<\/p>\n<p>Droga u zbulua nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, 24 n\u00ebntor 2022 n\u00eb banes\u00ebn e Viktor \u00c7ervanakut e cila ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb laborator kokaine.<\/p>\n<p>Kokaina ishte transportuar nga\u00a0 Kolumbia n\u00ebp\u00ebrmjet Portit t\u00eb Pireut, n\u00eb Greqi, n\u00eb drejtim t\u00eb Portit n\u00eb Bar, n\u00eb Malin e Zi. Pastaj n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore ngarkesa \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dat\u00ebn 19 shtator 2022.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebnda narkotike \u00ebsht\u00eb transportuar dhe \u00ebsht\u00eb fshehur gjat\u00eb transportit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ngarkese me \u201cpleh organik\u201d artificial, e paketuar dhe ngarkuar n\u00eb nj\u00eb kontenier, q\u00eb \u00ebsht\u00eb transportuar nga Kolumbia n\u00ebp\u00ebrmjet Portit t\u00eb Pireut, n\u00eb Greqi, n\u00eb drejtim t\u00eb Portit n\u00eb Bar, n\u00eb Malin e Zi. Pasi ngarkesa \u00ebsht\u00eb zhdoganuar n\u00eb Dogan\u00ebn e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb transportuar n\u00eb fshatin Frakull e Madhe, n\u00eb Fier, ku \u00ebsht\u00eb kryer sekuestrimi i l\u00ebnd\u00ebs narkotike nga policia gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pas mb\u00ebrritjes n\u00eb destinacion t\u00eb 485.5 kg kokain\u00eb, grupi kriminal do t\u00eb gjente dhe siguronte personat e specializuar q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin ekstraktimin e kokain\u00ebs s\u00eb past\u00ebr, e cila m\u00eb pas do t\u00eb tregtohej.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli m\u00eb 15 qershor 2024 vendimin ndaj ish-kryetarit socialist t\u00eb ish-komun\u00ebs Frakull n\u00eb Fier, Viktor \u00c7ervanaku dhe 10 personave t\u00eb tjer\u00eb. Trupi gjykues\u00a0i d\u00ebnoi p\u00ebrfundimisht me 88 vjet e 4 muaj burgim n\u00eb total. T\u00eb pandehurit Nikolin Gjolena, Denilson \u00c7ervanaku dhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra u d\u00ebnuan me nga 11 vjet e 4 muaj burgim secili; Viktor \u00c7ervanaku me 10 vjet burg; Zenel \u00c7ervanaku dhe Redion Meshi me nga 9 vjet e 4 muaj heqje lirie; Enxhi Ferhati, Marildo Rona dhe Bledar Matoshi me nga 8 vjet burgim dhe Julian Malaj me 2 vjet heqje lirie.\u00a0T\u00eb pandehurit Viktor \u00c7ervanaku, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra) dhe Denilson \u00c7ervanaku, u akuzuan nga SPAK se ishin personat q\u00eb kishin krijuar, organizuar dhe drejtuar grupin kriminal.<\/p>\n\n<p><strong>Qokat me tendera mes Fierit dhe Selenic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti tjet\u00ebr fitues i tenderit, \u201cVISCONS GROUP\u201d shpk, rezulton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit Marjo Hoxhaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb djali i Lulo Hoxhajt, shefit t\u00eb financ\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb Selenic\u00eb. K\u00ebshtu b\u00ebhen qokat! Ti m\u00eb jep atje, un\u00eb t\u00eb favorizoj k\u00ebtej. N\u00eb bashkin\u00eb Selenic\u00eb, kjo kompani ka marr\u00eb disa tendera n\u00eb bashk\u00ebpunim, duke u ndihmuar haptazi nga nj\u00ebsia e prokurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo kompani nuk mund t\u00eb kualifikohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender p\u00ebr shkak t\u00eb kapaciteteve teknike, q\u00eb i ka angazhuar n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike. K\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim tenderin me objekt \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs n\u00eb kodr\u00ebn Kuzum Baba\u201d me Fondin Limit 38 868 932,00 lek\u00eb pa TVSH. Prokurimi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 9 shtator 2025 n\u00eb zyrat e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb dhe fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 17 tetor 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb, q\u00eb kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi qeras me fondet e bashkis\u00eb grupet kriminale. P\u00ebrmendim k\u00ebtu rastin e Renato Camit, i cili edhe pse n\u00ebn hetim nga SPAK, vazhdon t\u00eb marr\u00eb tendera nga bashkia Fier.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/armando-subashi-i-dergon-ne-burg-viktor-cervanakut-dhuraten-e-krishtlindjeve-firma-e-tij-merr-tenderin-300-mln-leke\/\">Armando Subashi i d\u00ebrgon n\u00eb burg Viktor \u00c7ervanakut dhurat\u00ebn e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cRilindja\u201d nuk i l\u00ebshon bijt\u00eb e saj as kur jan\u00eb n\u00eb burg, t\u00eb d\u00ebnuar si trafikant\u00eb kokaine. Edhe nga qelia, Viktor \u00c7ervanaku vazhdon t\u00eb fitoj\u00eb tendera p\u00ebrmes firm\u00ebs q\u00eb ka pronar dy prestanome. Ish-kryetari socialist i komun\u00ebs Frakull dhe m\u00eb von\u00eb drejtor n\u00eb OST, \u00c7ervanaku nuk i ka humbur lidhjet me pushtetin. Kryebashkiaku Armando Subashi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58320","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58320\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}