{"id":58290,"date":"2025-12-16T12:48:35","date_gmt":"2025-12-16T12:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/gjoba-per-ministrat-qe-sjapin-informacion-komisioneri-dervishi-nuk-eshte-zgjidhje-rama-sanksionet-jane-aty-per-tu\/"},"modified":"2025-12-16T12:48:35","modified_gmt":"2025-12-16T12:48:35","slug":"gjoba-per-ministrat-qe-sjapin-informacion-komisioneri-dervishi-nuk-eshte-zgjidhje-rama-sanksionet-jane-aty-per-tu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/gjoba-per-ministrat-qe-sjapin-informacion-komisioneri-dervishi-nuk-eshte-zgjidhje-rama-sanksionet-jane-aty-per-tu\/","title":{"rendered":"\u201cGjoba p\u00ebr ministrat q\u00eb s\u2019japin informacion\u201d, Komisioneri Dervishi: Nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Rama: Sanksionet, jan\u00eb aty p\u00ebr tu\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>KRYESORE POLITIK\u00cb T\u00cb FUNDIT<br \/>\n\u201cGjoba p\u00ebr ministrat q\u00eb s\u2019japin informacion\u201d, Komisioneri Dervishi: Nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Rama: Sanksionet, jan\u00eb aty p\u00ebr tu zbatuar<br \/>\n 16\/12\/2025 12:52<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Komisionerin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, Besnik Dervishi lidhur me detyrimin q\u00eb kan\u00eb institucionet p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje brenda afateve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb Konferenc\u00ebs Komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, kreu i qeveris\u00eb paralajm\u00ebroi saksione p\u00ebr ministrat dhe sekretar\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb nuk zbatojn\u00eb afatet.<\/p>\n<p>Por nuk ishte i k\u00ebtij mendimi Komisioneri Dervshi, i cili tha se sanksionet nuk jan\u00eb instrumenti m\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Replikat<\/p>\n<p>Edi Rama: Ligji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, 10 dit\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur. Dita e 11 n\u00ebse nuk ka p\u00ebrgjigje ka sanksione, k\u00ebshtu thot\u00eb ligji, duhet sanksionuar autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne i kemi k\u00ebrkuar ministrave q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb delegimin e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, disa e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb e disa jo akoma, duhet t\u00eb sanksionohen ministrat dhe sekretar\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb dit\u00ebn e 11. N\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur jam e bindur q\u00eb do t\u00eb krijohet ndjesi urgjence.<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: N\u00eb diskutimet q\u00eb kemi pasur, e kam p\u00ebrmendur shpesh pjes\u00ebn e gjysm\u00ebs got\u00ebs plot dhe gjysm\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs bosh. \u00cbsht\u00eb e pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb nga ty e m\u00ebsova k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: Sot kemi nj\u00eb informacion q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka qen\u00eb i disponuesh\u00ebm. Do t\u00eb thoja di\u00e7ka p\u00ebr sanksionet. Un\u00eb nuk besoj te sanksionet, nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb instrumenti m\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr korrigjimin. Ka qen\u00eb nj\u00eb debat i hersh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jam m\u00ebsuar. Jo se ne nuk kemi vendosur sanksione. Jo se kam marr\u00eb urdh\u00ebr nga kryeministri, por besoj se ka ardhur koha t\u00eb aplikohen edhe sanksione. Besoj se 10 vjet ligj p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, kultura nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Meqen\u00ebse iu referuam got\u00ebs, un\u00eb i bie t\u00eb jem tabakaja q\u00eb mban got\u00ebn dhe ju garantoj se nuk do m\u00eb dridhen duart p\u00ebr ta derdhur ujin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dhe aq m\u00eb pak t\u00eb thyhet gota.<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye m\u00eb provokon tani. Un\u00eb besoj q\u00eb sanksionet jan\u00eb aty p\u00ebr tu aplikuar dhe zbatuar. Ti je m\u00eb i but\u00eb se un\u00eb se je nga lumi i Vlor\u00ebs, un\u00eb jam nga zona problematike. Un\u00eb besoj te sanksionet se n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs nuk jan\u00eb aty kot dhe nuk jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb ndenjur aty t\u00eb pazbatuara. Nuk besoj te autorregullimi i shqiptar\u00ebve. Po i kthehem historis\u00eb s\u00eb mediave online, u b\u00eb nj\u00eb debat shum\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00eb propozim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb modest se \u00e7far\u00eb po gatuhet sot n\u00eb BE p\u00ebr mediat online. U b\u00eb nj\u00eb nam i zi p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb dhe na e lan\u00eb si gozhd\u00eb \u201cligjin e medias\u201d. Ishte nj\u00eb draft ku k\u00ebrkoheshin disa gj\u00ebra elementare, q\u00eb nga deklarimi i personave q\u00eb jan\u00eb pas nj\u00eb portali, adresa dhe mund\u00ebsia p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb ta dij\u00eb q\u00eb kush po i lexon librin e sht\u00ebpis\u00eb. U tha q\u00eb autorregullimi do sjell\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn online. Si\u00e7 e keni par\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka pasur vet\u00ebrregullim, por ka pasur degjenerim. Me got\u00ebn gjysm\u00eb plot\u00eb iu uroj Vitin e Ri. M\u00eb falni p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e dyt\u00eb, por m\u00eb provokoi komisioneri.<\/p>\n<p>Eglantina Bardhi: Me got\u00eb mendoj se ishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb se me epitetet e tjera, si kazan apo \u2026<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: Tani po provokohet Komisioneri.<\/p>\n<p>Edi Rama: Kazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term\u2026<\/p>\n<p>Eglantina Bardhi: Ta mbaroj t\u00eb lutem.<\/p>\n<p>Edi Rama: Jo, jo se ju flisni p\u00ebr sakt\u00ebsi informimi, apo jo? Kazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i vitit 2017, mir\u00eb po q\u00eb ka qen\u00eb termi i duhur iu ka mbetur n\u00eb mendje. Ky ka qen\u00eb dhe q\u00ebllimi q\u00eb tu mbetet n\u00eb mendje dhe t\u00eb mos kemi nevoj\u00eb t\u2019ua p\u00ebrmendim m\u00eb. Un\u00eb se kam p\u00ebrmendur m\u00eb, por u ka mbetur n\u00eb mendje. Po t\u00eb pyesni popullin shqiptar, ai e konfirmon edhe sot. Natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha kazan, por m\u00eb mir\u00eb ta mbyllim tani Besnik.<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: Jam plot\u00ebsisht dakord, nuk do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb provokoja m\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama: Formati i sot\u00ebm, ambasador\u00ebt duhet t\u00eb rrin\u00eb atje (tregon karriget e rreshtit t\u00eb pas\u00ebm), si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Pse duhet t\u00eb rrin\u00eb k\u00ebtu n\u00eb tavolin\u00eb. Pastaj pse disa k\u00ebtu, disa atje.<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: Do ta realizojm\u00eb edhe Konferenc\u00ebn e tet\u00eb dhe kryeministri sapo e konfirmoi prezenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Edi Rama: Pa ambasador\u00ebt n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Besnik Dervishi: Besoj se do kem mir\u00ebkuptimin e gjer\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/gjoba-per-ministrat-qe-sjapin-informacion-komisioneri-dervishi-nuk-eshte-zgjidhje-rama-sanksionet-jane-aty-per-tu\/\">\u201cGjoba p\u00ebr ministrat q\u00eb s\u2019japin informacion\u201d, Komisioneri Dervishi: Nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Rama: Sanksionet, jan\u00eb aty p\u00ebr tu\u00a0<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KRYESORE POLITIK\u00cb T\u00cb FUNDIT \u201cGjoba p\u00ebr ministrat q\u00eb s\u2019japin informacion\u201d, Komisioneri Dervishi: Nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Rama: Sanksionet, jan\u00eb aty p\u00ebr tu zbatuar 16\/12\/2025 12:52 Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Komisionerin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, Besnik Dervishi lidhur me detyrimin q\u00eb kan\u00eb institucionet p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje brenda afateve t\u00eb parashikuara n\u00eb ligj. Gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58290","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}