{"id":58268,"date":"2025-12-16T10:48:18","date_gmt":"2025-12-16T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/dokumenti-sekret-i-tetorit-1990-ramiz-alia-iniciativen-e-demokratizimit-te-vendit-duhet-ta-kemi-ne\/"},"modified":"2025-12-16T10:48:18","modified_gmt":"2025-12-16T10:48:18","slug":"dokumenti-sekret-i-tetorit-1990-ramiz-alia-iniciativen-e-demokratizimit-te-vendit-duhet-ta-kemi-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/16\/dokumenti-sekret-i-tetorit-1990-ramiz-alia-iniciativen-e-demokratizimit-te-vendit-duhet-ta-kemi-ne\/","title":{"rendered":"Dokumenti sekret i tetorit 1990\/ Ramiz Alia: Iniciativ\u00ebn e demokratizimit t\u00eb vendit duhet ta kemi ne"},"content":{"rendered":"<p>\u201cLufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ajo k\u00ebrkon nj\u00eb mobilizim t\u00eb madh t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb masave p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb n\u00eb krye, duke ruajtur pozitat e Partis\u00eb. Ndryshe rreziku do t\u00eb na q\u00ebndroj\u00eb mbi kok\u00eb si shpata e Damokleut,sepse askush n\u00eb bot\u00eb nuk do q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb demokratizimit n\u00eb vendin ton\u00eb ta udh\u00ebheq\u00eb Partia. Reaksioni k\u00ebrkon likuidimin e komunizmit, t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb pushtetit popullor. Dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb disa nuk po e kuptojn\u00eb ose nuk duan ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Iniciativ\u00ebn duhet ta kemi ne n\u00eb dor\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb nga fjala e Ramiz Alis\u00eb m\u00eb 15 tetor 1990, dy muaj para revolt\u00ebs studentore q\u00eb \u00e7oi drejt gremin\u00ebs sistemin diktatorial.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb dhjetorit \u201990, dy muaj para se student\u00ebt t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb dhe thirrja p\u00ebr liri t\u00eb b\u00ebhej publike, frika dhe pasiguria kishin hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e pushtetit. Ky dokument sekret i 15 tetorit 1990, nj\u00eb mbledhje e ngusht\u00eb e sekretar\u00ebve t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, d\u00ebshmon se kriza nuk ishte m\u00eb thjesht ekonomike, por thell\u00ebsisht politike dhe ideologjike. Regjimi e ndiente se toka po i l\u00ebkundej n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe p\u00ebrpiqej me \u00e7do kusht t\u00eb mbante kontrollin, jo vet\u00ebm mbi jet\u00ebn e vendit, por edhe mbi interpretimin e ndryshimeve q\u00eb po impononte realiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimet e Ramiz Alis\u00eb dhe figurave ky\u00e7e t\u00eb udh\u00ebheqjes del qart\u00eb ankthi i nj\u00eb pushteti q\u00eb ndodhej mes dy frik\u00ebrave: nga nj\u00ebra an\u00eb \u201ckrahu liberal\u201d, i perceptuar si rrezik p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e sistemit, dhe nga ana tjet\u00ebr \u201ckrahu konservator\u201d, i ngurt\u00eb, paralizues, i lidhur pas dogm\u00ebs dhe luft\u00ebs s\u00eb klasave. Demokratizimi p\u00ebrmendet vazhdimisht, por jo si e drejt\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb; ai trajtohet si nj\u00eb proces q\u00eb duhet menaxhuar, kontrolluar dhe shpjeguar nga lart-posht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebshqas\u00eb jasht\u00eb duarve t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky material arkivor hedh drit\u00eb mbi atmosfer\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb muajve q\u00eb i paraprin\u00eb dhjetorit \u201990: mungesa e energjis\u00eb, varf\u00ebria, pak\u00ebnaq\u00ebsia e masave, frika nga \u201carmiku\u201d, dilemat mbi politik\u00ebn e jashtme dhe fundin e rendit bipolar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se ndryshimi nuk erdhi si befasi p\u00ebr pushtetin, u paralajm\u00ebrua, u ndje dhe u diskutua n\u00eb mbledhje t\u00eb mbyllura.  Bashk\u00ebngjitur publikojm\u00eb dokumentin sekret, marr\u00eb nga arkiva e Shtetit.<\/p>\n<p>Dokumenti sekret<\/p>\n<p>MBLEDHJE E SHOK\u00cbVE SEKRETAR\u00cb<\/p>\n<p>T\u00cb KOMITETIT QENDROR T\u00cb PARTIS\u00cb[1]<\/p>\n<p>                                                                                15.10.1990<\/p>\n<p>(N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje u diskutua p\u00ebr tendencat q\u00eb vihen re lidhur me masat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr demokratizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit dhe pun\u00ebn q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me njer\u00ebzit p\u00ebr shpjegimin dhe sqarimin e tyre)<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Lidhur me masat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr demokratizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit vihen re dy tendenca:<\/p>\n<p>Tendenca e par\u00eb \u00ebsht\u00eb e krahut liberal, i cili, nisur nga q\u00ebllime t\u00eb caktuara, k\u00ebto masa i quan ndryshime \u201ckozmetike\u201d dhe k\u00ebrkon t\u2019i sabotoj\u00eb. Liberal\u00ebt synojn\u00eb ta largojn\u00eb Partin\u00eb nga pushteti popullor, nga socializmi, nga mbrojtja e liris\u00eb dhe e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb atdheut, prandaj edhe nuk jan\u00eb dakord q\u00eb demokratizimin e vendit ta udh\u00ebheq\u00eb Partia. Krahu liberal k\u00ebrkon t\u00eb mos ecim n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Partia, por n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb d\u00ebshiron reaksioni, e cila do t\u00eb ishte me pasoja tep\u00ebr t\u00eb rrezikshme p\u00ebr fatet e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p> Tendenca e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb e krahut konservator, q\u00eb e quan veten \u201cparimor\u201d, i cili t\u00eb gjitha masat q\u00eb ka marr\u00eb e po merr Partia n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore, n\u00eb politik\u00ebn e jashtme e t\u00eb tjera, i konsideron si largime nga vija jon\u00eb, madje si afirmim i veprimtaris\u00eb s\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme armiq\u00ebsore. Sipas tyre, masat q\u00eb po marrim n\u00eb fush\u00ebn ekonomike \u201cjan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb merrnin Abdyl K\u00ebllezi dhe Ko\u00e7o Theodhosi, n\u00eb fush\u00ebn e artit e t\u00eb kultur\u00ebs po b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte Fadil Pa\u00e7rami dhe Todi Lubonja, kurse n\u00eb politik\u00ebn e jashtme po l\u00ebshojm\u00eb etj.\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz, natyrisht, nuk dalin hapur, por kapin k\u00ebt\u00eb pozicion. P\u00ebr mendimin tim, kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e rrezikshme, sepse duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion dhe kuadro t\u00eb Partis\u00eb, kan\u00eb ndikuar dhe ndikojn\u00eb n\u00eb neutralizimin e t\u00eb gjitha pun\u00ebve. Ata jo vet\u00ebm q\u00eb vet\u00eb nuk jan\u00eb aktiv\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre masave, por duke q\u00ebndruar n\u00eb pozicion neutral, pengojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb aktive dhe Partia.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, se me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb po ndjek Partia asnj\u00eb l\u00ebshim nuk po i b\u00ebjm\u00eb reaksionit, si n\u00eb politik\u00ebn e brendshme, ashtu dhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, masat q\u00eb kemi marr\u00eb e po marrim n\u00eb kuadrin e demokratizimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit nuk kan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me q\u00ebllimet e armiqve t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb Fadil Pa\u00e7ramit e Todi Lubonj\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, t\u00eb Abdyl K\u00ebllezit e Ko\u00e7o Theodhosit n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, t\u00eb Mehmet Shehut n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, n\u00eb qoft\u00eb se kishte nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrse themi q\u00eb masat q\u00eb po marrim s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me q\u00ebllimet e armiqve t\u00eb Partis\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sepse k\u00ebto grupe, bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb Beqir Ballukut n\u00eb ushtri, i kemi quajtur grupe komplotist\u00ebsh, p\u00ebr faktin se i sh\u00ebrbenin nj\u00eb ideologjie e nj\u00eb politike t\u00eb caktuar, q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim zhdukjen e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb atdheut. Q\u00eb nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Abdyl K\u00ebllezi e t\u00eb tjer\u00eb punonin p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe p\u00ebrgatitnin terrenin politikisht, ushtarakisht e ekonomikisht q\u00eb t\u2019ia n\u00ebnshtronin vendin t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, po t\u00eb marrim fush\u00ebn e kultur\u00ebs, Fadil Pa\u00e7ramin dhe Todi Lubonj\u00ebn i kritikuam jo pse lejuan t\u00eb k\u00ebndohej nj\u00eb k\u00ebng\u00eb e huaj apo t\u00eb visheshin artist\u00ebt me rroba t\u00eb ndryshme, por sepse ishin kund\u00ebr frym\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb artet tona, largoheshin nga tabani komb\u00ebtar, mohonin \u00e7do gj\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb histori, n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb muzik\u00eb e n\u00eb arte, pra ishin p\u00ebr kozmopolitizmin. Ky \u00ebsht\u00eb dhe thelbi i kritik\u00ebs q\u00eb u b\u00ebri atyre Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb i vitit 1973.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, mekanizmi i ri ekonomik q\u00eb ka filluar t\u00eb zbatohet n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb nuk afrohet asgj\u00ebkund me tezat e Abdyl K\u00ebllezit dhe Ko\u00e7o Theodhosit. Kritika q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb Partia tezave t\u00eb tyre ishte se ato \u00e7onin n\u00eb rrug\u00ebn e vetadministrimit jugosllav. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb me koh\u00eb, vetadministrimi jugosllav n\u00ebnkupton q\u00eb nd\u00ebrmarrja administrohet me t\u00eb ardhurat e veta, ajo i cakton vet\u00eb \u00e7mimet dhe pagat e pun\u00ebtor\u00ebve. Kurse te ne si \u00e7mimet, ashtu dhe pagat, dy element\u00ebt themelor\u00eb t\u00eb prodhimit, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb dor\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz, gjoja parimor\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb paralelizma t\u00eb tilla, nuk kuptojn\u00eb thelbin e masave demokratizuese q\u00eb po marrim, q\u00eb sipas mendimit tim, q\u00ebndron n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha:<\/p>\n<p>E para, ne duhet t\u00eb dalim medoemos nga situata e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, q\u00eb kush nuk e sheh gabon r\u00ebnd\u00eb. Me masat q\u00eb po marrim e duam t\u00eb marrim synojm\u00eb q\u00eb t\u2019i krijojm\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u2019u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave n\u00eb rritje t\u00eb popullit dhe t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka.<\/p>\n<p>E dyta, p\u00ebr t\u2019i krijuar nj\u00eb frym\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb madhe ekonomis\u00eb jemi t\u00eb detyruar dhe duhet medoemos t\u00eb ndreqim disa dob\u00ebsi e t\u00eb meta t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb, madje, do t\u00eb thosha, dhe disa ndikime e gabime q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb. Na vjen mir\u00eb apo s\u2019na vjen mir\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet. Gabime k\u00ebtilla jan\u00eb kufizimi n\u00eb minimum i oborrit kooperativist, shtet\u00ebzimi i artizanatit mbi baz\u00eb grupi e individi, p\u00ebrqendrimet n\u00eb bujq\u00ebsi e industri, krijimi i nd\u00ebrmarrjeve dhe kooperativave t\u00eb m\u00ebdha etj. K\u00ebto gabime e kan\u00eb baz\u00ebn te dob\u00ebsia e pun\u00ebs son\u00eb dhe moskuptimi nga ana e Partis\u00eb i pasojave q\u00eb mund t\u00eb sillnin ato. Dhe fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb me kufizimin e oborrit kooperativist jo vet\u00ebm fshatari po edhe qytetari mbet\u00ebn pa qum\u00ebsht, pa mish, pa zarzavate. Prandaj Partia mori vendimin p\u00ebr shtimin dhe fuqizimin e oborrit kooperativist, duke ia dh\u00ebn\u00eb fshatarit bag\u00ebtin\u00eb dhe tok\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb ai t\u00eb prodhoj\u00eb p\u00ebr nevojat e tij dhe tepricat t\u2019i shes\u00eb n\u00eb treg. Ose t\u00eb prodhosh, ta z\u00ebm\u00eb, llokume apo trahana vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, kjo duhet par\u00eb, sepse nj\u00eb p\u00ebrqendrim i till\u00eb nuk jep efektivitetin e duhur. Tani, kur ekonomia \u00ebsht\u00eb zgjeruar, nuk mund t\u2019i centralizosh t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Kem p\u00ebrshtypjen q\u00eb ky mentalitet konservator q\u00eb \u201cne po t\u00ebrhiqemi, po largohemi nga parimet, po l\u00ebshojm\u00eb\u201d ekziston dhe n\u00eb kuadrot e larta, deri n\u00eb Komitetin Qendror.<\/p>\n<p>Ky mentalitet ekziston sepse k\u00ebto fenomene t\u00eb reja nuk po kuptohen si duhet. At\u00ebher\u00eb pse duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pasiv\u00eb aparatet tona qendrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim? Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ka pasivitet lart, sigurisht q\u00eb m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb ket\u00eb posht\u00eb, te komitetet e Partis\u00eb, e si rrjedhim do t\u00eb krijohen situata t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb rrethe.<\/p>\n<p>Prandaj nga ana jon\u00eb duhen v\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje aparatet qendrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe aparatin e Komitetit Qendror. N\u00ebn drejtimin e Partis\u00eb dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb d\u00ebrgohen grupe njer\u00ebzish n\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndeshur me k\u00ebto probleme dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nga af\u00ebr p\u00ebr kuptimin dhe zbatimin e masave q\u00eb ka marr\u00eb Partia. Po nuk u b\u00eb kjo pun\u00eb nga ana jon\u00eb, at\u00ebher\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb do t\u00eb krijohet do ta mbush\u00eb dikush tjet\u00ebr: armiku me konceptet e tij reaksionare.<\/p>\n<p>Gjendja ekonomike, t\u00eb jemi realist\u00eb, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb dhe ka rrezik t\u00eb keq\u00ebsohet akoma m\u00eb shum\u00eb. Mosrealizimi i energjis\u00eb elektrike nga that\u00ebsira e tejzgjatur e k\u00ebtij viti mund t\u00eb na detyroj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos furnizojm\u00eb me energji jo vet\u00ebm fabrikat, por edhe sht\u00ebpit\u00eb. Po k\u00ebshtu kriza bot\u00ebrore e naft\u00ebs na mb\u00ebrtheu edhe ne. Mungesa e energjis\u00eb elektrike n\u00eb fabrika b\u00ebn q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb mbeten pa pun\u00eb, pra krijon probleme t\u00eb tjera. N\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb misri realizohet 70 p\u00ebr qind, fasulja 40-50 p\u00ebr qind, pambuku nuk po mblidhet etj. Pra edhe k\u00ebtu ka mosrealizime t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb e b\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb domosdoshme q\u00ebndrimin sa m\u00eb pran\u00eb masave, p\u00ebr t\u00eb biseduar me to rreth k\u00ebtyre problemeve e nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb rritur mobilizimin e tyre n\u00eb pun\u00eb. Ndryshe t\u00eb dy krah\u00ebt q\u00eb tham\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sehir e do t\u00eb sulen kund\u00ebr Partis\u00eb e pushtetit. Nga nj\u00ebra an\u00eb krahu liberal do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ky pushtet falimentoi, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb, e tregoi veten e vet, kurse nga ana tjet\u00ebr krahu \u201cparimor\u201d do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kjo gjendje \u00ebsht\u00eb konsekuenc\u00eb e masave ekonomike e t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Deri te ngjarjet e ambasadave dhe t\u00eb Kavaj\u00ebs ka njer\u00ebz q\u00eb i interpretojn\u00eb sikur jan\u00eb pasoja t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb, q\u00eb u lam\u00eb shteg, nuk i parandaluam, dhe jo t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb armikut.<\/p>\n<p>SHOKU XHELIL GJONI: Madje dhe qytetari, f\u00ebmija e t\u00eb cilit u fut n\u00eb ambasad\u00eb, ankohet: \u201cPse e lat\u00eb ambasad\u00ebn hapur q\u00eb m\u00eb iku djali?\u201d. Sikur e keni ne detyr\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e tij se ku shkon.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Prandaj duhet organizuar puna, duke shkuar dhe ju vet\u00eb n\u00eb baz\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontakte me mas\u00ebn, me sekretar\u00eb partie, me komunist\u00eb, se kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb jemi pak larg masave dhe mbajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontakte me zyrtar\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, mund t\u00eb organizojm\u00eb grupe me njer\u00ebz nga Partia e pushteti, q\u00eb kan\u00eb bindje t\u00eb plota p\u00ebr k\u00ebto masa q\u00eb po marrim, e t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb rrethe. Ndoshta nuk mund t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb t\u00eb t\u00ebra rrethet p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb me grupe t\u00eb tilla me rreth 10 veta, por mund t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb disa rrethe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, si p\u00ebr shembull, n\u00eb Mat, ku t\u00eb ndihmojn\u00eb Komitetin e Partis\u00eb dhe Komitetin Ekzekutiv t\u00eb Rrethit, t\u00eb marrin kontakte me masat, me sekretar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, drejtor\u00eb nd\u00ebrmarrjesh, kryetar\u00eb t\u00eb kooperativave bujq\u00ebsore, t\u00eb ven\u00eb n\u00eb disa kooperativa q\u00eb kan\u00eb probleme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merren masa p\u00ebr ta sh\u00ebndoshur gjendjen.<\/p>\n<p>SHOKU ABDYL BACKA: N\u00eb Lezh\u00eb d\u00ebrguam 3-4 veta dhe ndihma e tyre pati efekt, se vajt\u00ebn edhe n\u00eb fshatra. Por prap\u00eb ka rezerva dhe duhet ta mbajm\u00eb t\u00eb tendosur pun\u00ebn n\u00eb \u00e7do situat\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU xhelil gjoni: Un\u00eb mblodha sekretar\u00ebt e byrove t\u00eb dikastereve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, u shp\u00ebrndan\u00eb shok\u00ebt n\u00ebp\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr rajonet e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar lidhur me diskutimin e planit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe p\u00ebr problemet e prodhimit.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Do t\u00eb organizojm\u00eb disa grupe t\u00eb tilla p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb rrethe.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Mos pretendoni t\u2019i organizoni k\u00ebto grupe menj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin, por filloni n\u00eb 2-3 rrethe, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb sulm, se dhe forca p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kemi mjaft.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Sekretari i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb Dibr\u00ebs, Bardhyl Zeka, m\u00eb tha q\u00eb dominues n\u00eb Dib\u00ebr \u00ebsht\u00eb opinioni konservator p\u00ebr k\u00ebto masa q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb \u201cmos po largohemi nga vija, mos po largohemi nga lufta e klasave, mos po largohemi nga rruga q\u00eb kemi ndjekur deri tani, mos po b\u00ebjm\u00eb l\u00ebshime?\u201d.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: K\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb opinion nuk e kuptojn\u00eb se kjo q\u00eb po ndodh te ne \u00ebsht\u00eb tamam luft\u00eb klasash.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Kjo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb luft\u00eb e madhe p\u00ebr jet\u00eb a vdekje. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ky opinion dominon n\u00eb disa rrethe, si n\u00eb Dib\u00ebr, Skrapar etj.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Problemeve u duhet r\u00ebn\u00eb n\u00eb ball\u00eb. K\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb shprehin dyshimin se mos po largohemi nga rruga q\u00eb kemi ndjekur deri tani, \u00e7far\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr mendojn\u00eb? Apo t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb pozicionin q\u00eb fshatari t\u00eb mos ket\u00eb buk\u00eb, t\u00eb mos ket\u00eb qum\u00ebsht, t\u00eb mos ket\u00eb mish, q\u00eb qytetari t\u00eb ket\u00eb triska dhe t\u00eb dal\u00eb q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 2 t\u00eb nat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb qum\u00ebshtin? Kjo \u00ebsht\u00eb alternativa? Ne b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb q\u00eb diskutojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin k\u00ebtu p\u00ebr k\u00ebto probleme, por jam i bindur q\u00eb nuk ua kemi shpjeguar mir\u00eb masave. Kemi mbetur vet\u00ebm me ato ide q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb plenumet e Komitetit Qendror dhe pak p\u00ebrpjekje ka p\u00ebr t\u2019i shpjeguar e sqaruar ato n\u00eb masat punonj\u00ebse.<\/p>\n<p>SHOKU ABDYL BACKA: Sot ishte tek un\u00eb Osman Murati[2] dhe midis t\u00eb tjerave m\u00eb tha q\u00eb ka d\u00ebmtime t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb fshat, por po t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb me fshatarin do t\u00eb kaloj\u00eb kjo situat\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Po dhe aq leht\u00eb nuk do t\u00eb kaloj\u00eb, sepse krijimi i tregut fshatar hap shtegun p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb kooperativiste dhe p\u00ebr t\u2019i shitur prodhimet e vjedhura n\u00eb pazar.<\/p>\n<p>SHOKU ABDYL BACKA: Po nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00eb fshatrat rreth qyteteve, shumica jan\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe veprimet q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, k\u00ebta q\u00eb e quajn\u00eb veten \u201cparimor\u00eb\u201d i konsiderojn\u00eb sikur po largohemi nga vija jon\u00eb, q\u00eb u q\u00ebndronim dhe demaskonim imperializmin dhe revizionizmin. N\u00eb dukje ashtu \u00ebsht\u00eb, q\u00eb ne sot nuk po b\u00ebjm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn luft\u00eb q\u00eb b\u00ebnim m\u00eb par\u00eb kund\u00ebr imperializmit dhe revizionizmit, por cilit imperializ\u00ebm t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb tani? Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kuvajtit dhe po kund\u00ebrshtojn\u00eb, ashtu si gjith\u00eb shtetet e tjera t\u00eb bot\u00ebs, pushtimin e tij nga Iraku, duke k\u00ebrkuar me forc\u00eb largimin e trupave t\u00eb tij nga territori i Kuvajtit. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb demaskuar? K\u00ebta njer\u00ebz a e shikojn\u00eb q\u00eb situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka ndryshuar? A u b\u00ebjn\u00eb analiz\u00eb ndryshimeve dhe zhvillimeve t\u00eb reja q\u00eb po ndodhin n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn? N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb superfuqit\u00eb ndryshuan konceptin e tyre politik, ne nuk mund t\u00eb themi q\u00eb jemi me konceptin e vjet\u00ebr. Nuk ndryshuam ne, por ndryshuan ata q\u00ebndrimin dhe konceptet e tyre politike. Ose \u00e7far\u00eb t\u00eb themi p\u00ebr Traktatin e Varshav\u00ebs, kur ai mori fund, apo p\u00ebr luft\u00ebn midis dy blloqeve, kur ajo nuk ekziston? Pra, q\u00ebndrime t\u00eb tilla q\u00eb mbanim ndaj imperializmit, superfuqive, blloqeve, tani nuk ngjisin asgj\u00ebkund.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Tani kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb bot\u00eb dhe ndaj k\u00ebtyre ndryshimeve nuk mund t\u00eb q\u00ebndrosh indiferent.<\/p>\n<p>SHOKU ABDYL BACKA: Po dhe fakti q\u00eb ne q\u00ebndrojm\u00eb fort n\u00eb pozitat e socializmit, a nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb me t\u00ebr\u00eb imperializmin, me t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn?<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Po njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb mentalitet konservator nuk e duan k\u00ebshtu, e duan ndryshe. Ata duan q\u00eb ne t\u00eb themi se jemi marksist\u00eb-leninist\u00eb, se vazhdojm\u00eb t\u00eb zhvillojm\u00eb luft\u00ebn e klasave me konsekuenc\u00eb, se ajo nuk ka pushuar, po \u00ebsht\u00eb acaruar m\u00eb shum\u00eb\u2026<\/p>\n<p>SHOKU HEKURAN ISAI: Se do t\u00eb luftojm\u00eb nj\u00eb me nj\u00ebqind\u2026<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Ata duan q\u00eb t\u00eb akuzojm\u00eb imperializmin si gjakatar, si shtyp\u00ebs e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Duan t\u2019i themi t\u00eb gjitha si\u00e7 i kemi th\u00ebn\u00eb deri tani, se po nuk i tham\u00eb k\u00ebshtu jemi larguar nga vija.<\/p>\n<p>SHOKU XHELIL GJONI: N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr edhe Shkolla e Partis\u00eb mund t\u00eb organizohej.<\/p>\n<p>SHOKU HEKURAN ISAI: \u00c7far\u00eb b\u00ebn Shkolla e Lart\u00eb e Partis\u00eb tani?<\/p>\n<p>SHOKU XHELIL GJONI: Cikle bisedash.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: Shkolla e Lart\u00eb e Partis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mund t\u00eb mos pranonte fare t\u00eb rinj, por \u00e7do dy jav\u00eb t\u00eb shkonin atje nga 100 veta, sekretar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, kuadro etj., dhe t\u00eb zhvilloheshin me ta biseda e leksione p\u00ebr sqarimin e problemeve t\u00eb mekanizmit ekonomik e t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb. Mund t\u00eb venim edhe ne t\u00eb zhvillonim biseda t\u2019u shpjegonim atyre rreth k\u00ebtyre problemeve. Kjo do t\u00eb ishte puna m\u00eb e dobishme q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ajo aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte lufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ajo k\u00ebrkon nj\u00eb mobilizim t\u00eb madh t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb masave p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb n\u00eb krye, duke ruajtur pozitat e Partis\u00eb. Ndryshe rreziku do t\u00eb na q\u00ebndroj\u00eb mbi kok\u00eb si shpata e Damokleut, sepse askush n\u00eb bot\u00eb nuk do q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb demokratizimit n\u00eb vendin ton\u00eb ta udh\u00ebheq\u00eb Partia. Reaksioni k\u00ebrkon likuidimin e komunizmit, t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb pushtetit popullor. Dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb disa nuk po e kuptojn\u00eb ose nuk duan ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Iniciativ\u00ebn duhet ta kemi ne n\u00eb dor\u00eb. Por at\u00eb nuk mund ta mbajm\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se nuk kemi mb\u00ebshtetjen e popullit, n\u00eb qoft\u00eb se masat e gjera punonj\u00ebse nuk i kuptojn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra dhe nuk jan\u00eb t\u00eb bashkuar me ne. K\u00ebt\u00eb duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Problemi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ekonomik, kurse t\u00eb tjerat i kemi vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe mund t\u00eb manovrosh m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU ABDYL BACKA: U kombinua faktori i jasht\u00ebm kund\u00ebr nesh me nj\u00eb situat\u00eb ekonomike t\u00eb r\u00ebnduar q\u00eb \u00ebsht\u00eb prap\u00eb kund\u00ebr nesh.<\/p>\n<p>SHOKU HEKURAN ISAI: Disa gj\u00ebra po ua veshim v\u00ebshtir\u00ebsive, po i ekzagjerojm\u00eb, kur mungon mobilizimi. P\u00ebr shembull, pse t\u00eb mos realizohet prodhimi i perimeve, kur t\u00eb gjitha i kemi n\u00ebn uj\u00eb dhe nuk kan\u00eb lidhje fare me shiun? Ne duhet t\u2019i zvog\u00eblojm\u00eb n\u00eb minimum ato v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb i kemi vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb objektive. Pra, t\u00eb ndajm\u00eb shapin nga sheqeri dhe t\u00eb mos i rrumbullakosim gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>SHOKU XHELIL GJONI: Disa rrethe q\u00eb kan\u00eb punuar mir\u00eb p\u00ebr blegtorin\u00eb, prodhimet e saj i kan\u00eb me tejkalim, kurse ca t\u00eb tjer\u00eb nuk i kan\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: P\u00ebr kap\u00ebrcimin e v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike duhen gjetur rrug\u00eb sa m\u00eb efektive.<\/p>\n<p>SHOKU FOTO \u00c7AMI: Rruga e vetme \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja te faktori i brendsh\u00ebm dhe t\u00ebrheqja e kapitalit t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>SHOKU RAMIZ ALIA: E dini ju sa kemi t\u00ebrhequr deri tani? 200 milion\u00eb dollar\u00eb kemi borxh.<\/p>\n<p> SHOKU FOTO \u00c7AMI: Kredi \u00ebsht\u00eb dhe ajo.<\/p>\n<p>(Me kaq takimi u mbyll)<\/p>\n<p>SHEFI I SEKTORIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM Fatmir Zaloshnja<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/dokumenti-sekret-i-tetorit-1990-ramiz-alia-iniciativen-e-demokratizimit-te-vendit-duhet-ta-kemi-ne\/\">Dokumenti sekret i tetorit 1990\/ Ramiz Alia: Iniciativ\u00ebn e demokratizimit t\u00eb vendit duhet ta kemi ne<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cLufta jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, ajo k\u00ebrkon nj\u00eb mobilizim t\u00eb madh t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb masave p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb n\u00eb krye, duke ruajtur pozitat e Partis\u00eb. Ndryshe rreziku do t\u00eb na q\u00ebndroj\u00eb mbi kok\u00eb si shpata e Damokleut,sepse askush n\u00eb bot\u00eb nuk do q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb demokratizimit n\u00eb vendin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58268","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58268"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58268\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}