{"id":5823,"date":"2025-01-27T07:01:55","date_gmt":"2025-01-27T07:01:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/27\/the-economist-po-jetojme-ne-epoken-e-kirurgjise-plastike\/"},"modified":"2025-01-27T07:01:55","modified_gmt":"2025-01-27T07:01:55","slug":"the-economist-po-jetojme-ne-epoken-e-kirurgjise-plastike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/27\/the-economist-po-jetojme-ne-epoken-e-kirurgjise-plastike\/","title":{"rendered":"The Economist: Po jetojm\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e kirurgjis\u00eb plastike"},"content":{"rendered":"<p>Klient\u00ebt e rinj n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim kan\u00eb nxitur lul\u00ebzimin e kirurgjis\u00eb plastike. R\u00ebnia e kostove dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimi i standardit t\u00eb bukuris\u00eb po nxisin zakone t\u00eb reja, shkruan The Economist<\/p>\n<p>Ashtu si shum\u00eb libanez\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Bostonit, Peter Makhlouf shkon \u00e7do ver\u00eb n\u00eb Bejrut p\u00ebr t\u00eb vizituar familjen. Koh\u00ebt e fundit, ky udh\u00ebtim vjetor ka nj\u00eb q\u00ebllim shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb filluan t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje kozmetike\u201d, thot\u00eb ai. N\u00eb fillim b\u00ebnin thjesht ndryshime t\u00eb vogla, si fryrje buz\u00ebsh ose zbardhje dh\u00ebmb\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pastaj filluan me ngritjen e moll\u00ebzave, operacionet e hund\u00ebs \u201ce k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d. Pelegrinazhi plastik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i zakonsh\u00ebm sa Makhlouf, nj\u00eb 29-vje\u00e7ar, thot\u00eb se nuk njeh m\u00eb \u201cask\u00ebnd q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb operacione plastike\u201d.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm. Nd\u00ebrhyrjet kozmetike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb lira, m\u00eb pak invazive dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb vitet e fundit, n\u00eb shtetet me t\u00eb ardhura mesatare dhe n\u00eb ato t\u00eb pasura.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb e pesta e njer\u00ebzve n\u00eb vende si Brazili dhe Kina, thon\u00eb se planifikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb trajtime si injeksione kund\u00ebr rrudhave n\u00eb pes\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb interesuar. Biznesi i \u201cestetik\u00ebs mjek\u00ebsore\u201d tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb industri 82 miliard\u00eb dollar\u00ebshe dhe pritet t\u00eb dyfishohet n\u00eb madh\u00ebsi gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, duke arritur n\u00eb 143 miliard\u00eb dollar\u00eb, sipas parashikimeve nga kompania amerikane Grand View Research.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nd\u00ebrhyrjet kozmetike po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zakonshme, injektimi, lazeri ose operimi mund t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrhyrje \u201ct\u00eb ngjashme me kontrollin mjek\u00ebsor vjetor\u201d, thot\u00eb Marcelo Ara\u00fajo, kirurg plastik n\u00eb Brazil.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla jan\u00eb tashm\u00eb aq t\u00eb zakonshme mes t\u00eb rinjve, saq\u00eb ata kan\u00eb krijuar zhargone p\u00ebr to, si \u201crregullime\u201d ose \u201cmir\u00ebmbajtje\u201d.<\/p>\n<p>Tiffany Demers, themeluesja e nj\u00eb aplikacioni t\u00eb quajtur Upkeep, ku t\u00eb rinjt\u00eb mund t\u00eb rezervojn\u00eb online injeksione kozmetike, thot\u00eb se 18-vje\u00e7ar\u00ebt \u201cnuk e kuptojn\u00eb se kjo gj\u00eb dikur ishte nj\u00eb tabu\u201d. Sot \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb blesh nj\u00eb buz\u00ebkuq ose produkt kozmetik\u201d.<\/p>\n<p>Popullariteti i nd\u00ebrhyrjeve kozmetike \u00ebsht\u00eb rritur edhe nga pandemia. Njer\u00ebzit kalonin or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke v\u00ebshtruar fytyr\u00ebn e tyre, ose t\u00eb koleg\u00ebve n\u00eb ekranin e kompjuterit, gjat\u00eb video-konferencave online n\u00eb programin Zoom.<\/p>\n<p>Dhe ashtu si nj\u00eb pasqyr\u00eb e vendosur n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd jo t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, kamera e Zoom nxjerr n\u00eb pah s\u00eb tep\u00ebrmi faqet e varura, ballin e rrudhosur apo qaf\u00ebn me rrudha. K\u00ebshtu, me parat\u00eb e kursyera nga karantinat dhe duke dashur t\u00eb rifitojn\u00eb koh\u00ebn e humbur gjat\u00eb distancimit social, shum\u00eb njer\u00ebz vendos\u00ebn t\u00eb kryejn\u00eb operacione plastike.<\/p>\n<p>N\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb vitin 2021, kat\u00ebr t\u00eb pestat e kirurg\u00ebve plastik\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs raportuan se n\u00eb klinik\u00ebn e tyre ishte rritur numri i pacient\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin posa\u00e7\u00ebrisht nd\u00ebrhyrje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pamjen e fytyr\u00ebs n\u00eb video-konferencat e pun\u00ebs. K\u00ebshtu, biznesi i operacioneve plastike u rrit.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kirurgjis\u00eb Estetike Plastike (ISAPS) numri i nd\u00ebrhyrjeve kozmetike t\u00eb kryera n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, duke p\u00ebrfshir\u00eb trajtimet joinvazive si injeksionet mbush\u00ebse, u rrit nga 25 milion\u00eb n\u00eb vitin 2019, n\u00eb 35 milion\u00eb n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Shifrat e v\u00ebrteta n\u00eb fakt jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se kaq, pasi ISAPS anketon vet\u00ebm kirurg\u00ebt plastik\u00eb t\u00eb certifikuar. Por p\u00ebr shembull, n\u00eb Iran, ku operacionet e hund\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb zakonshme, ka vet\u00ebm rreth 400 kirurg\u00eb plastik\u00eb t\u00eb certifikuar dhe rreth 2000 mjek\u00eb t\u00eb pacertifikuar q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nd\u00ebrhyrje estetike.<\/p>\n<p>N\u00eb Kin\u00eb, kjo industri u dyfishua midis viteve 2021 dhe 2025, dhe pritet t\u00eb dyfishohet s\u00ebrish deri n\u00eb vitin 2030. Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb industris\u00eb, atje ka gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb klinika t\u00eb kirurgjis\u00eb plastike t\u00eb palicencuara, sesa t\u00eb licencuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit i kryer nga David Zargaran dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb University College London zbuloi se n\u00eb Britani, mbi dy t\u00eb tretat e njer\u00ebzve q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb injeksione kund\u00ebr rrudhave ose injeksione mbush\u00ebse, nuk jan\u00eb mjek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBumi i Zoom\u201d ka koh\u00eb q\u00eb po zhvillohet. Kur kirurgjia estetike filloi n\u00eb vitet 1980 dhe 1990, ajo ishte m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb privilegj i yjeve t\u00eb televizionit. R\u00ebnia e kostove dhe teknologjia e kan\u00eb p\u00ebrhapur kudo.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb epok\u00ebn e mediave sociale, t\u00eb gjith\u00eb, edhe un\u00eb, edhe ju, edhe miqt\u00eb dhe fqinj\u00ebt tan\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb publik\u201d, thot\u00eb Lara Devgan, nj\u00eb kirurge plastike n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt shpesh sjellin me vete n\u00eb klinik\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb tyre t\u00eb manipuluar p\u00ebrmes filtrave t\u00eb Instagram-it ose aplikacioneve si Facetune, nj\u00eb mjet p\u00ebr ndryshimin e tipareve t\u00eb fytyr\u00ebs, dhe u k\u00ebrkojn\u00eb mjek\u00ebve q\u00eb t\u2019u japin at\u00eb pamje.<\/p>\n<p>\u201cJu nd\u00ebrtoni nj\u00eb version shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vetes n\u00eb mediat sociale: postoni selfie t\u00eb shkrepura n\u00eb k\u00ebndin e duhur t\u00eb drit\u00ebs, keni nj\u00eb makijazh t\u00eb p\u00ebrsosur, keni vendosur filtra n\u00eb foto\u201d, thot\u00eb Chang Chia-jung, nj\u00eb tajvanez.<\/p>\n<p>\u201cJu d\u00ebshironi t\u00eb b\u00ebheni versioni i vetes q\u00eb shihni n\u00eb aplikacionet online\u201d. So-Young mund\u00ebson nj\u00eb aplikacion ku p\u00ebrdoruesit mund t\u00eb paraqesin nj\u00eb foto t\u00eb tyre dhe aplikacioni i k\u00ebshillon se \u00e7far\u00eb operacionesh plastike mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur fytyra m\u00eb simetrike. M\u00eb pas i tregon se ku ka kirurg\u00eb plastik\u00eb t\u00eb certifikuar n\u00eb zon\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga femrat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr popullarizimin e operacioneve plastike, \u00ebsht\u00eb Kim Kardashian, nj\u00eb yll i televizionit. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, trupi i lakuar i zonj\u00ebs Kardashian u b\u00eb nj\u00eb standard bukurie n\u00eb Per\u00ebndim. Nisi nj\u00eb epok\u00eb kur buz\u00ebt dhe t\u00eb pasmet fryheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panatyrshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet viteve 2015 dhe 2023, nd\u00ebrhyrjet plastike me rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb ishin rritja dhe ngritja e vitheve. Edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operim mjaft i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebrkesa p\u00ebr \u201cBrazilian butt lift\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin marrjen e dhjamit nga nj\u00eb pjes\u00eb e trupit dhe futjen n\u00eb vithe p\u00ebr zmadhimin e tyre.<\/p>\n<p>Por epoka e vitheve t\u00eb ekzagjeruara mund t\u00eb jet\u00eb drejt fundit. \u201cTani jemi n\u00eb epok\u00ebn e Ozempic dhe \u201cbukuris\u00eb natyrale, ku \u00e7do gj\u00eb duhet t\u00eb duket si natyrale, por nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, thot\u00eb Vera Pizzo, nj\u00eb braziliane 22-vje\u00e7are q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb disa nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Ozempic, nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr diabetin q\u00eb p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr humbje peshe, ka dob\u00ebsuar shum\u00eb trupa q\u00eb parakalojn\u00eb n\u00eb tapetin e kuq. Vet\u00eb zonja Kardashian ka humbur shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, k\u00ebrkesa p\u00ebr heqjen e implantit t\u00eb gjirit n\u00eb Amerik\u00eb u rrit gati pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr zmadhimin e gjirit (edhe pse mbetet m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb total).<\/p>\n<p>Disa nga ato q\u00eb kan\u00eb humbur pesh\u00eb shpejt, duan gjoks m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur me fizikun m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur sutiena t\u00eb ngushta sportive.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb ulur d\u00ebshira p\u00ebr zmadhimin e gjoksit n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit\u201d, thot\u00eb Lisa Cassileth, kirurge plastike n\u00eb Los Anxhelos. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebrkesa p\u00ebr tendosjen e l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb barkut pasi pacient\u00ebt me Ozempic kan\u00eb mbetur me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb varur nga humbja e shpejt\u00eb e pesh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb lavjerr\u00ebsi tashm\u00eb po rikthehet drejt trupit t\u00eb holl\u00eb, tregon se standardet e bukuris\u00eb po ndryshojn\u00eb m\u00eb shpejt se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. \u201cDuhej pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur standardet e reja t\u00eb bukuris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet reklamave dhe revistave\u201d, thot\u00eb Dr Ara\u00fajo. Por tani me mediat sociale, \u201csapo shfaqet nj\u00eb standard i ri, ai mund t\u00eb p\u00ebrhapet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Zonja Pizzo ankohet se ndjekja e standardeve t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb familjes Kardashian po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e shtrenjt\u00eb. \u201cShpenzojm\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash dhe \u00e7do disa vjet duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb pamjen\u201d, psher\u00ebtin ajo.<\/p>\n<p>Ndryshimet m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb konsumator\u00ebve po nxisin risin\u00eb e produkteve q\u00eb mund\u00ebsohen. P\u00ebr shembull, injeksionet e reja kund\u00ebr rrudhave mund t\u00eb nxjerrin jasht\u00eb tregut Botox-in, i cili ka mbizot\u00ebruar tregun p\u00ebr aq koh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i heqjes s\u00eb rrudhave.<\/p>\n<p>Revance, firma q\u00eb prodhon Daxxify, nj\u00eb injeksion rival kund\u00ebr rrudhave, pretendon se efektet e tij zgjasin gati dy her\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se ato t\u00eb Botox-it. Shitjet e k\u00ebtij injeksioni jan\u00eb rritur q\u00eb kur ai u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Mbush\u00ebsit me acid hialuronik po humbasin terren ndaj mbush\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs dhe trajtimeve t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebrdorin indet e trupit, qelizat dhe trombocitet e gjakut (madje n\u00eb disa raste, sperm\u00ebn e salmonit), p\u00ebr t\u00eb mbushur l\u00ebkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen m\u00eb popullore edhe \u201cpajisjet me energji\u201d q\u00eb p\u00ebrdorin radiofrekuenc\u00eb dhe ultratinguj p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjestruar dhjamin dhe p\u00ebr t\u00eb ndrequr problemet e l\u00ebkur\u00ebs. K\u00ebto p\u00ebr shembull, mund t\u00eb ngrijn\u00eb yndyr\u00ebn pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb liposuksion t\u00eb dhimbsh\u00ebm dhe t\u00eb kushtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb mjaft premtuese p\u00ebr estetist\u00ebt. Industria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme edhe ndaj recensionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare t\u00eb viteve 2007-09, shitjet e injektimeve estetike u tkurr\u00ebn me vet\u00ebm 2% n\u00eb nivel global dhe \u00e7mimet e aksioneve t\u00eb firmave t\u00eb k\u00ebsaj industrie, ran\u00eb mesatarisht me m\u00eb pak se 20%, edhe pse treguesi S&amp;P 500 u p\u00ebrgjysmua.<\/p>\n<p>N\u00eb Argjentin\u00eb dhe Iran jan\u00eb rritur nd\u00ebrhyrjet estetike pavar\u00ebsisht kushteve t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike n\u00eb t\u00eb dy vendet. Vet\u00ebm 7% e amerikan\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrhyrje estetike thon\u00eb se do t\u2019i ndalnin trajtimet gjat\u00eb nj\u00eb recensioni. Shumica thjesht do t\u00eb zgjidhnin mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Grupi i klient\u00ebve pritet gjithashtu t\u00eb zgjerohet. N\u00eb vitin 2021, firma k\u00ebshillimore McKinsey anketoi 10,000 konsumator\u00eb n\u00eb tregjet kryesore t\u00eb estetik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe zbuloi se brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, 15-20% e t\u00eb anketuarve synonin t\u00eb p\u00ebrdornin injeksione kund\u00ebr rrudhave ose mbush\u00ebs dermal\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb kryesisht t\u00eb grupmosh\u00ebs 20 deri n\u00eb 50 vje\u00e7, dhe fitojn\u00eb rreth 50,000 deri n\u00eb 100,000 dollar\u00eb n\u00eb vit. Firma McKinsey mendon se rreth nj\u00eb e treta e tyre do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrhyrjet estetike<\/p>\n<p>\u00c7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta vijn\u00eb pjes\u00ebrisht nga modelet e reja t\u00eb biznesit me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Trajtimet joinvazive m\u00eb par\u00eb kryheshin nga kirurg\u00ebt plastik\u00eb ose dermatolog\u00ebt n\u00ebp\u00ebr klinika.<\/p>\n<p>Por grupet e kapitalit privat dhe kapitalist\u00ebt e sip\u00ebrmarrjes tashm\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb qendra bukurie dhe ushtri t\u00eb t\u00ebra infermier\u00ebsh ofrojn\u00eb injeksione p\u00ebr klient\u00ebt. N\u00eb Amerik\u00eb, investimet e kapitalit privat n\u00eb estetik\u00ebn mjek\u00ebsore u rrit\u00ebn me 30% n\u00eb vit n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2021.<\/p>\n<p>Zinxhir\u00ebt e \u201cqendrave estetike-mjek\u00ebsore\u201d t\u00eb mb\u00ebshtetur nga investitor\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrhapur edhe n\u00eb Brazil dhe Kin\u00eb. K\u00ebta shpesh bashk\u00ebpunojn\u00eb me influencues dixhital\u00eb dhe u japin atyre trajtime falas n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb reklamimi p\u00ebr klinik\u00ebn, thot\u00eb Sonya Esman, me seli n\u00eb Los Anxhelos.<\/p>\n<p>Fal\u00eb risive t\u00eb tilla, Shoqata Amerikane e Kirurg\u00ebve Plastik\u00eb (ASPS) llogarit se \u00e7mimet mesatare p\u00ebr injeksionet e acidit hialuronik, ran\u00eb me 79 dollar\u00eb n\u00eb vitin 2023 (n\u00eb 715 dollar\u00eb) dhe p\u00ebr Botox-in ran\u00eb me 93 dollar\u00eb (n\u00eb 435 dollar\u00eb). Shitjet jan\u00eb rritur me shpejt\u00ebsi<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje estetike.<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb huajve q\u00eb shkuan n\u00eb Turqi p\u00ebr vizita mjek\u00ebsore kryesisht p\u00ebr kirurgji plastike \u00ebsht\u00eb rritur jasht\u00ebzakonisht, nga 300,000 n\u00eb vitin 2013, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.5 milion\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Vendi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq popullor p\u00ebr transplantin e flok\u00ebve, saq\u00eb kompania komb\u00ebtare ajrore turke nganj\u00ebher\u00eb quhet Turkish Hairlines. Arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi m\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Turqi, nj\u00eb transplant flok\u00ebsh kushton mesatarisht 2,500 dollar\u00eb, krahasuar me 4,000 deri n\u00eb 12,000 dollar\u00eb n\u00eb Britani. N\u00eb Brazil, nj\u00eb operacion i hund\u00ebs kushton rreth 2,000 dollar\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Amerik\u00eb, 7,600 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Fal\u00eb r\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve, trajtimet kozmetike po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb zakonshme. Pl\u00e1stica para Todos (Plastik\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb), nj\u00eb zinxhir brazilian i kirurgjis\u00eb plastike, i themeluar n\u00eb vitin 2017, sh\u00ebnjestron pun\u00ebtor\u00ebt me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. Pacient\u00ebt mund t\u00eb paguajn\u00eb operacionet n\u00eb 100 k\u00ebste.<\/p>\n<p>Kompania nxjerr reklama n\u00eb Instagram ku mburret se operacioni plastik mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lir\u00eb se blerja e nj\u00eb iPhone. N\u00eb Argjentin\u00eb, nj\u00eb nga ofruesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, mund\u00ebson nj\u00eb plan q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb operacion plastik n\u00eb vit.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrqafuar ndryshimet e reja, q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb operacionet plastike m\u00eb t\u00eb lira. Rreth dy t\u00eb tretat e 20 milion\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb rezervuan trajtime kozmetike n\u00eb vitin 2018 n\u00eb aplikacionin kinez So-Young kan\u00eb lindur pas vitit 1990.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, 27% e pacient\u00ebve amerikan\u00eb q\u00eb merrnin Botox n\u00eb vitin 2022, ishin 34 vje\u00e7 ose m\u00eb t\u00eb rinj, krahasuar me nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn n\u00eb vitin 2015 (duan t\u2019i parandalojn\u00eb rrudhat p\u00ebrpara se t\u00eb krijohen).<\/p>\n<p>N\u00eb Koren\u00eb e Jugut, nj\u00eb sondazh nga Gallup zbuloi se nj\u00eb e kat\u00ebrta e grave koreane n\u00eb t\u00eb 20-at, kishin b\u00ebr\u00eb operacione plastike n\u00eb vitin 2020, krahasuar me 5% n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p>Vendi mban rekord p\u00ebr nivelin e operacioneve plastike p\u00ebr person. Edhe meshkujt po kryejn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrhyrje: ata p\u00ebrb\u00ebnin vet\u00ebm 10% t\u00eb tregut global p\u00ebr injeksione kund\u00ebr rrudhave n\u00eb vitin 2018, por 15% n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga an\u00ebt negative t\u00eb popullaritetit t\u00eb industris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrhyrjeve plastike \u00ebsht\u00eb numri i sharlatan\u00ebve q\u00eb ajo t\u00ebrheq.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebz q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb trajnuar po japin k\u00ebshilla p\u00ebr trupin e njeriut\u201d, ankohet Juvenal Frizzo, nj\u00eb kirurg plastik n\u00eb S\u00e3o Paulo. Dr. Frizzo dhe kirurg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb plastik\u00eb t\u00eb intervistuar nga gazeta The Economist, thon\u00eb se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pacient\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb me trajtimet e gabuara.<\/p>\n<p>K\u00ebto mund t\u00eb shkaktojn\u00eb shp\u00ebrfytyrime, si fytyra t\u00eb fryra shum\u00eb, ose n\u00eb raste t\u00eb skajshme, l\u00ebnda mbush\u00ebse e injektuar mund t\u00eb migroj\u00eb n\u00eb sy ose n\u00eb vena, duke shkaktuar verbim, sepsis ose nekroz\u00eb t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>Operacionet plastike jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Q\u00eb nga viti 2019, t\u00eb pakt\u00ebn 29 pacient\u00eb britanik\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb Turqi n\u00eb operacione estetike t\u00eb d\u00ebshtuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shtetet e pasura, Britania shquhet p\u00ebr ligjet e dob\u00ebta rregullatore ndaj k\u00ebsaj industrie. N\u00eb Amerik\u00eb, vet\u00ebm mjek\u00ebt, dentist\u00ebt ose infermier\u00ebt mund t\u00eb kryejn\u00eb injeksione, nd\u00ebrsa n\u00eb Britani nuk ka asnj\u00eb ligj komb\u00ebtar q\u00eb p\u00ebrcakton ndonj\u00eb kualifikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb praktikues b\u00ebjn\u00eb kurse t\u00eb shkurtra n\u00eb internet p\u00ebrpara se t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb klient\u00ebt, shpesh n\u00ebp\u00ebr mjedise t\u00eb palicencuara ose t\u00eb papajisura p\u00ebr procedura mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, nj\u00eb grua britanike vdiq pasi kreu nj\u00eb nd\u00ebrhyrje jokirurgjikale p\u00ebr zmadhimin e t\u00eb pasmeve (ku n\u00eb vithe injektohet l\u00ebnd\u00eb mbush\u00ebse), n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb estetisti.<\/p>\n<p>Disa procedura jan\u00eb t\u00eb skajshme n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera. Chelsea, nj\u00eb njujorkeze 37-vje\u00e7are, shpenzon mbi 30,000 dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr injeksione. Por pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre injektimeve nuk shkon n\u00eb fytyr\u00eb. \u201cGjith\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebj n\u00eb fytyr\u00eb, si botox, filler apo \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje tjet\u00ebr, e b\u00ebj edhe n\u00eb vagin\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb aq e dhimbshme sa duhet t\u00eb marr\u00ebsh anestezi qet\u00ebsuese\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 130,000 personat q\u00eb ndjekin n\u00eb Instagram nj\u00eb kirurg plastik, t\u00eb cilin ajo e quan \u201cthe vagina whisperer\u201d. \u201cMeq\u00eb ra fjala, ka nj\u00eb mjek tjet\u00ebr q\u00eb merret me modelimin e t\u00eb pasmeve t\u00eb meshkujve\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Fal\u00eb mediave sociale, kirurg\u00ebt plastik\u00eb mund t\u00eb reklamojn\u00eb specializimet e tyre n\u00eb internet.<\/p>\n<p>\u201cKur un\u00eb nisa praktik\u00ebn, kirurg\u00ebt plastik\u00eb nuk b\u00ebnin reklama t\u00eb tilla\u201d, thot\u00eb Gregory Mueller, n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb n\u00eb Los Anxhelos q\u00eb ka funksionuar q\u00eb nga viti 1998.<\/p>\n<p>Shoqatat e industris\u00eb s\u00eb kirurgjis\u00eb plastike i k\u00ebshillonin an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos reklamonin veten n\u00ebp\u00ebr gazeta apo revista dhe t\u00eb mos shfaqeshin n\u00eb televizion, nga frika se kjo mund t\u00eb cenonte besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre profesionale.<\/p>\n<p>Sot, disa mjek\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm duke t\u00ebrhequr miliona ndjek\u00ebs n\u00eb TikTok dhe Instagram, ku tregojn\u00eb fotot para dhe pas t\u00eb pacient\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb joshur klient\u00eb t\u00eb rinj. Disa madje transmetojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe operacionet plastike.<\/p>\n<p>Mediat sociale po nxisin edhe p\u00ebrgjith\u00ebsimin e idealit t\u00eb bukuris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Doktoresh\u00eb Devgan thot\u00eb se pacient\u00ebt e saj kan\u00eb nj\u00eb \u201cstandard bukurie t\u00eb p\u00ebrzier\u201d me \u201cvetulla m\u00eb t\u00eb plota si grat\u00eb e Azis\u00eb Jugore\u201d, \u201cbuz\u00eb m\u00eb t\u00eb plota si grat\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn N\u00ebnsahariane\u201d dhe \u201csy t\u00eb t\u00ebrhequr lart, si aziatiket lindore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Per\u00ebndim, modelet dhe njer\u00ebzit e famsh\u00ebm kan\u00eb ndikuar me pamjen e tyre n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrhyrje plastike t\u00eb llojit \u201cfox-eye\u201d (sy si dhelp\u00ebr), ku vendosen fije n\u00eb cepat e syve p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr ato lart. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb popullore edhe ngritja e t\u00eb pasmeve q\u00eb u huazua nga Brazili.<\/p>\n<p>Gangnam, nj\u00eb lagje elegante n\u00eb kryeqytetin Seul, t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Jugut, mund t\u00eb konkurroj\u00eb me Beverly Hills p\u00ebr \u00e7mimin e klinikave t\u00eb kirurgjis\u00eb plastike.<\/p>\n<p>Rreth 400 prej tyre jan\u00eb grumbulluar n\u00eb 37 km2. Ky vend \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb rival t\u00eb Los Anxhelosit, gj\u00eb q\u00eb pasqyron globalizimin e industris\u00eb s\u00eb bukuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Azin\u00eb Lindore, nd\u00ebrhyrja plastike m\u00eb popullore \u00ebsht\u00eb krijimi i dy qepallave t\u00eb dukshme t\u00eb syve, q\u00eb fillimisht lindi atje nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u dukur m\u00eb per\u00ebndimore, thot\u00eb Tanimoto Naho, nj\u00eb sociolog n\u00eb Universitetin Kansai n\u00eb Japoni. Sot, grat\u00eb japoneze dhe kineze jan\u00eb frym\u00ebzuar nga Koreja e Jugut, fal\u00eb popullaritetit t\u00eb filmave korean\u00eb dhe muzik\u00ebs pop.<\/p>\n<p>Yjet e K-pop-it duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pamje \u201cq\u00eb reflekton pafaj\u00ebsin\u00eb dhe rinin\u00eb, nd\u00ebrsa pjekuria shihet si di\u00e7ka e keqe\u201d, thot\u00eb Leem So-yeon nga Universiteti Dong-A n\u00eb Busan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fytyr\u00eb e p\u00ebrsosur ka form\u00eb V-je, sy gjigant\u00eb si ato t\u00eb personazheve vizatimore dhe nj\u00eb hund\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Inuma Motoko, nj\u00eb blogere japoneze 33-vje\u00e7are, e b\u00ebri operacionin e par\u00eb plastik gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kontaktoi nj\u00eb agjenci t\u00eb turizmit mjek\u00ebsor n\u00eb Koren\u00eb e Jugut dhe udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Seul.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion plastik p\u00ebr rruajtjen e kockave, ku kocka e nofull\u00ebs pritet p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb nofull m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Gjithashtu, i \u00ebsht\u00eb prer\u00eb cepi i syve p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb duken m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz kryejn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla t\u00eb frikshme, sepse besojn\u00eb se n\u00ebse shihen si t\u00ebrheq\u00ebs, do t\u00eb rrisin perspektivat p\u00ebr karrier\u00eb dhe martes\u00eb. Jin Hong-ryul, nj\u00eb kirurg plastik n\u00eb Seul, thot\u00eb se periudha m\u00eb e ngarkuar e vitit \u00ebsht\u00eb n\u00eb muajin n\u00ebntor, pas provimeve pranuese n\u00eb universitet, kur shum\u00eb prind\u00ebr i shp\u00ebrblejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt duke paguar operacione plastike.<\/p>\n<p>CV-t\u00eb n\u00eb Koren\u00eb e Jugut zakonisht p\u00ebrfshijn\u00eb fotografin\u00eb e fytyr\u00ebs. Shum\u00eb prind\u00ebr besojn\u00eb se \u201cp\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i suksessh\u00ebm, duhet t\u00eb jesh t\u00ebrheq\u00ebs\u201d, thot\u00eb zoti Jin. Trysnia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe p\u00ebr modelet dhe influencuesit, t\u00eb ardhurat e t\u00eb cil\u00ebve varen nga numri i p\u00eblqimeve n\u00eb postime.<\/p>\n<p>Edhe personat, karriera e t\u00eb cil\u00ebve nuk varet nga pamja, mund t\u00eb ndiejn\u00eb trysni p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar pamjen. N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vitit 1993, Daniel Hamermesh n\u00eb Universitetin e Teksasit dhe Jeff Biddle n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror Michigan, zbuluan se punonj\u00ebsit \u201cme pamje mediok\u00ebr\u201d fitojn\u00eb 5-10% m\u00eb pak se punonj\u00ebsit \u201ce pash\u00ebm\u201d me pun\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, kamarieret e bukura marrin bakshishe m\u00eb t\u00eb larta dhe firmat e reklamave me shefa m\u00eb t\u00eb paraqitsh\u00ebm, fitojn\u00eb kontrata m\u00eb fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Ndoshta kjo nuk ndodh thjesht prej cekt\u00ebsis\u00eb s\u00eb shefave apo klient\u00ebve: njer\u00ebzit q\u00eb konsiderohen t\u00eb bukur, mund t\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb edhe sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ekzistoj\u00eb privilegji i bukuris\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb edhe tundim p\u00ebr ta arritur at\u00eb. Zonja Chang e p\u00ebrmbledh shkurt problemin: \u201cKirurgjia plastike \u00ebsht\u00eb problematike, sepse n\u00ebse fillon, nuk pushon dot m\u00eb\u201d. Kjo e mban biznesin p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/the-economist-po-jetojme-ne-epoken-e-kirurgjise-plastike\/\">The Economist: Po jetojm\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e kirurgjis\u00eb plastike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klient\u00ebt e rinj n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim kan\u00eb nxitur lul\u00ebzimin e kirurgjis\u00eb plastike. R\u00ebnia e kostove dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimi i standardit t\u00eb bukuris\u00eb po nxisin zakone t\u00eb reja, shkruan The Economist Ashtu si shum\u00eb libanez\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Bostonit, Peter Makhlouf shkon \u00e7do ver\u00eb n\u00eb Bejrut p\u00ebr t\u00eb vizituar familjen. Koh\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5823","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5823\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}