{"id":58162,"date":"2025-12-15T18:48:21","date_gmt":"2025-12-15T18:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/jakin-marena-berisha-seshte-zbutur-eshte-plakur-pse-u-shqetesuan-familjaret\/"},"modified":"2025-12-15T18:48:21","modified_gmt":"2025-12-15T18:48:21","slug":"jakin-marena-berisha-seshte-zbutur-eshte-plakur-pse-u-shqetesuan-familjaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/jakin-marena-berisha-seshte-zbutur-eshte-plakur-pse-u-shqetesuan-familjaret\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Berisha s\u2019\u00ebsht\u00eb zbutur, \u00ebsht\u00eb plakur! Pse u shqet\u00ebsuan familjar\u00ebt?!"},"content":{"rendered":"<p>Situata n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sidomos pas votimit t\u00eb Endri Shabanit p\u00ebr Avokat t\u00eb Popullit, nj\u00eb propozim ky neto me 35 firmat e deputet\u00ebve t\u00eb PD dhe t\u00eb opozit\u00ebs!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se tensionet n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare u ngrit\u00ebn pas daljes s\u00eb Salianjit n\u00eb nj\u00eb \u2018Foltore\u2019 paralele me at\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, n\u00eb takimin me m\u00eb t\u00eb votuarit e primareve dhe t\u00eb zgjedhjeve e fundit parlamentare, ishte hedhja e firmave q\u00eb solli votimin e e Shabanit si Avokat t\u00eb Popullit, ajo q\u00eb i vuri kapakun p\u00ebrplasjes brenda PD dhe krisjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb radh\u00ebs brenda saj!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt firmatar\u00eb pro Shabanit k\u00ebrkuan ndjes\u00eb publike, pavar\u00ebsisht se vet\u00eb Berisha tentoi ta zhvendos\u00eb n\u00eb koh\u00eb procesin e hedhjes s\u00eb firmave me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, t\u00eb faturimit t\u00eb k\u00ebtij gabimi t\u00eb pafalsh\u00ebm politik koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte ndodhur, me justifikimin se u firmos p\u00ebr emrin e tij p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb Shabani i kishte dh\u00ebn\u00eb kandidatit t\u00eb pavarur Florian Binaj p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, pa\u00e7ka se zgjedhjet n\u00eb Tiran\u00eb u anuluan q\u00eb me 3 n\u00ebntor nd\u00ebrsa firmat u hodh\u00ebn m\u00eb 2 dhjetor, grupimet brenda PD nuk u qet\u00ebsuan! P\u00ebrkundrazi, p\u00ebrplasja u zhvendos m\u00eb tej, jo vet\u00ebm n\u00eb terren por dhe n\u00eb kryesin\u00eb e PD, me tone akoma m\u00eb t\u00eb larta!<\/p>\n<p>Salianji, por dhe nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e fort\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, dhjetoristi Bislim Ahmetaj, k\u00ebrkuan n\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb s\u00eb PD vendosjen p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj partie, Flamur Noka si dhe kreut t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD Gaz Bardhi, si urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr firmosjen pro kandidatur\u00ebs s\u00eb Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe keqmenaxhimin e k\u00ebsaj situate, t\u00eb cil\u00ebsuar me shum\u00eb kosto p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi!<\/p>\n<p>Madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Flamur Nok\u00ebs q\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, si p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i shkat\u00ebrrimit t\u00eb PD, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr Bardhin ka akuza se e ka p\u00ebrshtjelluar grupin parlamentar n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje sa nuk merret vesh \u00e7far\u00eb ndodh dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku vihet re me sy t\u00eb lir\u00eb se s\u2019ka asnj\u00eb asnj\u00eb koordinim p\u00ebr aksionin opozitar n\u00eb Kuvend!<br \/>\nN\u00ebnkryeytari i PD, Gjekmarkaj ofroi dor\u00ebheqjen si n\u00ebnkryetar i PD dhe i Kuvendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Noka reagoi fort duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debat verbal e publik me Salianjin, p\u00ebrmes akuzave se po p\u00ebr\u00e7ante PD, se ka bashk\u00ebpunuar me krimin p\u00ebrmes Suel \u00c7el\u00ebs, akuz\u00eb kjo e rikthyer menj\u00ebher\u00eb nga Salianji n\u00eb drejtim t\u00eb Nok\u00ebs, si dhe akuza t\u00eb tjera p\u00ebr sh\u00ebrbim ndaj Ram\u00ebs t\u00eb demokrat\u00ebve m\u00eb t\u00eb votuar! Duke ia nxjerr\u00eb \u2018t\u00eb palarat\u2019 nj\u00ebri tjetrit p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me njer\u00ebzit e krimit!<\/p>\n<p>K\u00ebtyre akuzave iu bashkua dhe Berisha, teksa akuzoi jo vet\u00ebm Salianjin por dhe Kadiun, fituesin e primar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e PD, duke marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb reagimin e tyre se po b\u00ebhen akuza t\u00eb pav\u00ebrteta! E reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte p\u00ebrfshirja k\u00ebt\u00eb radh\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb debatet me strukturat e baz\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb, pasi m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018pun\u00eb t\u00eb pist\u00eb\u2019 ai ua kishte l\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve e ithtar\u00ebve t\u00eb tij, duke filluar q\u00eb nga Noka e p\u00ebrfunduar tek Vokshi! P\u00ebr t\u00eb goditur \u2018armiqt\u00eb\u2019 dhe \u2018tradh\u00ebtar\u00ebt\u2019! K\u00ebt\u00eb radh\u00eb jo!<br \/>\nAq r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb PD, sa jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb shk\u00ebmbyer akuza dhe kund\u00ebrakuza mes tyre si dhe kan\u00eb deklaruar vijimin e foltoreve paralele n\u00eb baz\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb debatesh jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe persona me ndikim n\u00eb PD, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs gjenden shum\u00eb af\u00ebr dhe brenda familjes Berisha! T\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kursyer as Flamur Nok\u00ebn, teksa jan\u00eb shprehur se numrat dy t\u00eb PD ka qen\u00eb gjithmon\u00eb intelektualisht af\u00ebr Berish\u00ebs, ku p\u00ebrmendet Arben Imami, Neritan Ceka, Bamir Topi, Ridvan Bode dhe Jozefina Topalli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri dy aktual i PD-s\u00eb, duke iu referuar Flamur Nok\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg intelektualisht kryetarit Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr familjes s\u00eb Berish\u00ebs kan\u00eb n\u00ebnvizuar faktin se kreu i PD s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb ai i pari, \u00ebsht\u00eb zbutur shum\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb justifikoj\u00eb firmat p\u00ebr Shabanin, teksa kan\u00eb hedhur akuza t\u00eb r\u00ebnda se opozita po humbet moralin, t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb kur nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Madje n\u00ebnvizojn\u00eb se Berish\u00ebn ata nuk e mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e partis\u00eb, si pajtues f\u00ebmij\u00ebsh politik\u00eb n\u00eb PD, por si lider i fort\u00eb q\u00eb vendos parimin edhe kur politikisht nuk i shkon p\u00ebr shtat si parti. Duke akuzuar fort z\u00ebrat ndryshe n\u00eb PD, teksa i kujtojn\u00eb liderit demokrat se nuk mund t\u00eb tallen f\u00ebmij\u00ebt e llastuar t\u00eb ekraneve t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik, me thelbin e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb dhe se nuk mundet partia m\u00eb e madhe e opozit\u00ebs t\u00eb mos nxjerr\u00eb kandidat t\u00eb saj, se \u2018s\u2019duan dy tre pala\u00e7o t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb dalin n\u00eb media si opozita e opozit\u00ebs\u2019. Sipas njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes Berisha, \u2018t\u2019i q\u00ebndrosh presionit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb SHBA e t\u00eb p\u00ebrkulesh para presionit t\u00eb Shabanit e Shehajt, vet\u00ebm nj\u00eb PD pa lidership politik mund ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha duhet t\u00eb sillet si Berisha, bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mb\u00ebshtet. Kthehuni tek parimet e l\u00ebrini negociatat me Flamura e Oerda. Opozita t\u00eb vetmin pushtet ka moralin, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Po e fal\u00ebt edhe k\u00ebt\u00eb, ulni qepenin e mos g\u00ebnjeni m\u00eb njer\u00ebzit. Po luajt\u00ebt me taktikat e Ram\u00ebs, fiton Rama, se ka n\u00ebn kontroll gjith\u00e7ka\u201d. Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda k\u00ebto, pasi deklarohen nga brenda familjes Berisha!<br \/>\nDhe k\u00ebtyre akuzave i jan\u00eb shtuar dhe akuza nga ish deputet\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, mes t\u00eb cil\u00ebve Edmond Spaho, i cili shprehet se opozita po sillet si nj\u00eb \u2018pul\u00eb pa kok\u00eb\u2019, aludim i hapur se Berisha nuk e ka situat\u00ebn n\u00ebn kontroll dhe vart\u00ebsit e tij po veprojn\u00eb sipas kok\u00ebs s\u00eb tyre pa koordinim e mbi t\u00eb gjitha pa pyetur liderin e PD. Pra mesazhi nga t\u00eb gjitha an\u00ebt \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Berish\u00ebn po e \u2018vozisin\u2019 dhe m\u00eb shqip, por e p\u00ebrdorin shum\u00eb keq njer\u00ebzit brenda PD p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre duke i b\u00ebr\u00eb qejfin, e jo sipas formatit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb sillet nj\u00eb lider politik si Berisha!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs Berisha nuk \u00ebsht\u00eb zbutur aspak! Ai me shpirt i p\u00ebrjashton t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr brenda partis\u00eb, jo vet\u00ebm nga strukturat drejtuese, por p\u00ebrfundimisht e pa kthim edhe nga PD, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb rehat me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb! Dhe kjo mund\u00ebsi nuk p\u00ebrjashtohet duke par\u00eb presionin e madh q\u00eb ka brenda familjes madje, jo vet\u00ebm nga baza e partis\u00eb, e cila ka shtuar n\u00eb \u2018list\u00ebn\u2019 e shkarkimeve, edhe emrat e n\u00ebnkryetar\u00ebve dhe t\u00eb sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD!<\/p>\n<p>Por Berisha ka dy ar\u00ebsye q\u00eb nuk po \u2018nxitohet\u2019 n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim! Pengesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se nj\u00eb p\u00ebrjashtim i ri do t\u00eb \u2018fironte\u2019 dhe 260 mij\u00eb vota ta tjera n\u00eb zgjedhjet e ardhshme! E themi k\u00ebt\u00eb sepse goditja ndaj Bash\u00ebs dhe grupit t\u00eb tij koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ndon\u00ebse pjesa m\u00eb e madhe me n\u00eb krye Bardhin e Salianjin u rikthyen te Berisha pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs dhe logos s\u00eb partis\u00eb me vendim gjykate, dha nj\u00eb kosto prej 260 mij\u00eb votash minus p\u00ebr PD n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, krahasuar me ato t\u00eb 4 viteve m\u00eb par\u00eb kur opozita drejtohej nga Basha! Ndarja e rr\u00ebnoi m\u00eb shpejt PD-n\u00eb, p\u00ebr ta katandisur n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs si forc\u00eb politike, pasi pushtetin e ka qar\u00eb me koh\u00eb dhe me vakt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb nga baza deri tek kupola blu. Me Berish\u00ebn n\u00eb krye, kurr\u00eb nuk vijn\u00eb n\u00eb pushtet! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur t\u00eb gjith\u00eb, por nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb!<\/p>\n<p>Por arsyeja m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb e pengon Berish\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb me dor\u00eb t\u00eb hekurt, \u00ebsht\u00eb se ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb plakur! P\u00ebr efekt t\u00eb mosh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mbi 81 vje\u00e7, Berisha nuk mund t\u00eb kontrolloj\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet n\u00eb PD, rrymat dhe orekset brenda k\u00ebsaj partie, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me sa duket ai mb\u00ebshtetet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tek ato q\u00eb i servirin njer\u00ebzit q\u00eb ka m\u00eb af\u00ebr n\u00eb parti! Kryesisht n\u00ebnkryetar\u00ebt dhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Jo pak her\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb \u2018mat\u2019 ose duke folur me frazeologjin\u00eb e Nok\u00ebs ose teksa ka shpenzuar koh\u00eb e fuqi duke mbrojtur Nok\u00ebn n\u00eb takimet e baz\u00ebs e n\u00eb kryesi! Si\u00e7 b\u00ebri dhe n\u00eb rastin e justifikimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb PD p\u00ebr firmat e hedhura p\u00ebr Shabanin, madje duke rrezikuar shum\u00eb teksa ka mashtruar p\u00ebr dat\u00ebn e firmosjes dhe arsyen p\u00ebrse firmos\u00ebn! Duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka pasur asnj\u00eb urdh\u00ebr nga numri dy i PD p\u00ebr firmat! Por dhe \u00ebsht\u00eb luhatur mes q\u00ebndrimeve t\u00eb Bardhit e t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie. Ndoshta \u00ebsht\u00eb ndikuar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavatedishme, pasi s\u2019ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb se nj\u00ebher\u00eb Berisha ka treguar se \u00ebsht\u00eb i pasigurt\u00eb n\u00eb sjelljen e tij politike, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gafave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb deklarimet publike, jo vetem p\u00ebr shkak t\u00eb ngat\u00ebrrimit me ose pa dashje t\u00eb koh\u00ebve e ngjarjeve, vendndodhjes s\u00eb tyre si pasoj\u00eb e demenc\u00ebs s\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb thyer e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb q\u00eb e ka kapur, por dhe pse ai po shfaqet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb publik si nj\u00eb politikan i thyer e pa asnj\u00eb shpres\u00eb, si nj\u00eb politikan i shterruar e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i udh\u00ebzuar shum\u00eb keq! Aq sa p\u00ebrfshihet vet\u00eb n\u00ebp\u00ebr polemika n\u00ebn nivelin e nj\u00eb lideri, \u2018pun\u00eb t\u00eb pista\u2019 q\u00eb dikur ua kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve! Pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu qasjen e njejt\u00eb ndaj opozitarizmit, nj\u00eblloj si n\u00eb vitin 1990, pavar\u00ebsisht se tashm\u00eb jemi 35 vite pas, n\u00eb koh\u00ebn e internetit, dhe askush nuk d\u00ebgjon versione t\u00eb vjet\u00ebruara t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit opolitik\u00eb! Aq m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk pyesin fare! Dhe s\u2019mashtrohen p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr!<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo ka t\u00ebrhequr me sa duket dhe v\u00ebmendjen e familjar\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrmes njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb af\u00ebr kan\u00eb hedhur mesazhet se Berisha \u00ebsht\u00eb zbutur dhe nuk po vepron me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb por sipas tekave apo e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb vepron me mendt\u00eb e njer\u00ebzve brenda PD, q\u00eb nuk shquhen fort p\u00ebr mendje t\u00eb ndritura! Madje dhe i kan\u00eb anatemuar ata me emra. Apo si\u00e7 e thot\u00eb s\u00ebrish njeriu af\u00ebr familjes Berisha, n\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb tij se \u201cajo parti (PD) ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb t\u2019ju drejtohet universiteteve, po ju hap\u00ebn dyert, e t\u00eb ik\u00eb nga idiot\u00ebt e padobish\u00ebm dhe kalamajt\u00eb e pazareve t\u00eb vogla. Po nuk e b\u00ebri dot k\u00ebt\u00eb Sali Berisha, me ty Ervin, me Mulin e formatin tuaj do t\u00eb kthehet si partia e Tom\u00ebs\u201d! <\/p>\n<p>Prandaj familjar\u00ebt e Berish\u00ebs mesa duket k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00eb t\u00eb hekurt n\u00eb q\u00ebndrimet politike, p\u00ebr t\u00eb mos i pyetur as \u201cidiot\u00ebt e padobish\u00ebm dhe as kalamajt\u00eb e llastuar n\u00eb PD\u201d, pra as ata q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn nivelin zyrtar t\u00eb inteligjenc\u00ebs apo intelektualizmit! Po kujt ia k\u00ebrkojn\u00eb, themi ne! Berisha \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i plakur, i lodhur e madje shum\u00eb i lodhur dhe e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i \u2018thith\u00eb\u2019 k\u00ebto mesazhe e ta menaxhoj\u00eb m\u00eb si\u00e7 duhet veten, prandaj po mbetet ende n\u00ebn \u2018vozitjen\u2019 e njer\u00ebzve af\u00ebr tij n\u00eb PD! <\/p>\n<p>M\u00eb e udh\u00ebs do t\u00eb ishte q\u00eb ta mblidhnin n\u00eb sht\u00ebpi, dhe nj\u00ebri nga f\u00ebmij\u00ebt, meq\u00eb PD \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e \u2018hipotekuar\u2019 e Berishajve dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye lufta nuk po b\u00ebhet p\u00ebr 1-shin e partis\u00eb por 2-shin e saj, t\u00eb merrte zyrtarisht drejtimin e k\u00ebsaj partie! P\u00ebr t\u2019ua prer\u00eb po zyrtarisht edhe at\u00eb fiksimin atyre q\u00eb, sipas po k\u00ebtyre familjar\u00ebve, \u2018n\u00eb m\u00ebngjes dalin para pasqyr\u00ebs dhe e shohin veten pasues t\u00eb Berish\u00ebs\u2019! M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb! Do t\u00eb shp\u00ebtonin t\u00eb pakt\u00ebn \u2018erzin\u2019 e kreut aktual t\u00eb PD e familjarit t\u00eb tyre, i cili nuk po rinohet m\u00eb, por po plaket m\u00eb shum\u00eb  \u00e7do dit\u00eb e or\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb jen\u00eb gafat, q\u00eb do t\u00eb nxjerr\u00eb nga goja dhe q\u00eb do t\u2019i prezantoj\u00eb si opozitariz\u00ebm! Fundja pa Berish\u00ebn kryetar ndryshohen m\u00eb kollaj dhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt e PD! E akoma m\u00eb leht\u00eb \u2018idiot\u00ebt e kalamajt\u00eb e llastuar\u2019 n\u00eb PD. Sikurse atiketohen!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/jakin-marena-berisha-seshte-zbutur-eshte-plakur-pse-u-shqetesuan-familjaret\/\">Jakin Marena: Berisha s\u2019\u00ebsht\u00eb zbutur, \u00ebsht\u00eb plakur! Pse u shqet\u00ebsuan familjar\u00ebt?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Situata n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sidomos pas votimit t\u00eb Endri Shabanit p\u00ebr Avokat t\u00eb Popullit, nj\u00eb propozim ky neto me 35 firmat e deputet\u00ebve t\u00eb PD dhe t\u00eb opozit\u00ebs! Pavar\u00ebsisht se tensionet n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare u ngrit\u00ebn pas daljes s\u00eb Salianjit n\u00eb nj\u00eb \u2018Foltore\u2019 paralele me at\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58162","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58162\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}