{"id":58146,"date":"2025-12-15T17:48:19","date_gmt":"2025-12-15T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/a-eshte-gati-opozita-per-zgjedhjet-e-parakohshme\/"},"modified":"2025-12-15T17:48:19","modified_gmt":"2025-12-15T17:48:19","slug":"a-eshte-gati-opozita-per-zgjedhjet-e-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/a-eshte-gati-opozita-per-zgjedhjet-e-parakohshme\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb gati opozita p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme?!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ben Andoni<\/strong><\/em><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa kryesore e L\u00ebvizjes s\u00eb Adriatik Lapajt, tashm\u00eb i ngujuar para Kryeministris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri tranzitore dhe pas nj\u00eb periudhe kalimtare, ku teknokrat\u00ebt do marrin n\u00eb drejtim vendin, t\u00eb realizohet nj\u00eb organizim model zgjedhjesh. Opozita k\u00ebrkon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por kuptohet me asnj\u00eb bashk\u00ebpunim me kryeministrin. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se dora-dor\u00ebs ata bashk\u00ebpunojn\u00eb shpesh me t\u00eb. E fundit ishte historia e hidhur e zgjedhjes s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, pas disave syresh m\u00eb par\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb habitat po merr jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb treguar dhe adresuar si duhen problematikat te PD-ja. Por mend\u00ebsia e ndryshimit real \u00ebsht\u00eb e huaj te PD-ja. T\u00eb pakt\u00ebn deri tani. Dhe, n\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb madhe p\u00ebr ta relativizuar l\u00ebvizjen e grupit \u201cSalianji\u201d tek Partia Demokratike. N\u00eb mbledhjen e fundit, p\u00ebrballja m\u00eb e madhe ishte tek gj\u00ebrat e moralit politik dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr parimet, por mbi t\u00eb gjitha \u00e7udin\u00eb p\u00ebr zgjimin e nj\u00eb grupimi q\u00eb do t\u00eb modifikoj\u00eb sistemin brenda Partis\u00eb Demokratike. Si zakonisht, nj\u00eb tuf\u00eb e t\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar jo vet\u00ebm e ashp\u00ebr por edhe cinike, ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb di m\u00eb mir\u00eb: T\u00eb p\u00ebrdor\u00eb si zakonisht ofendimet dhe stereotipat. Ankthi tek PD-ja \u00ebsht\u00eb prishja e status quo dhe sidomos humbja e ekuilibrit p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb q\u00eb g\u00ebzon t\u00eb gjitha privilegjet. Ndaj, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme edhe ky reagim ndaj \u201cSalianjit\u201d. \u201cFrika kolektive stimulon instinktin e tuf\u00ebs dhe tenton t\u00eb prodhoj\u00eb eg\u00ebrsi ndaj atyre q\u00eb nuk konsiderohen si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tuf\u00ebs\u201d, thot\u00eb Bertrand Ras\u00ebll n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrsiatjet e tij p\u00ebr politik\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, e tollovitur nga shum\u00eb zhvillime, Partia Demokratike po \u201ci shp\u00ebton\u201d s\u00ebrish analiz\u00ebs dhe m\u00eb keq akoma po p\u00ebrpiqet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjendjen e saj t\u00eb fjetur. Nga ana tjet\u00ebr, maxhoranca po lufton shum\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb pushtet q\u00eb po k\u00ebrruset deri n\u00eb tok\u00eb nga akuzat dhe q\u00eb po i mbijeton me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi problemeve dhe sidomos korrupsionit. S\u00eb fundmi, deklaratat n\u00eb podcast t\u00eb kryeministrit Rama ndaj njer\u00ebzve t\u00eb BKH q\u00eb kan\u00eb trokitur n\u00eb kryeministri dhe nuk kan\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebn\u00eb armatimin, m\u00eb shum\u00eb sesa ciniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb indirekt pranimi i nj\u00eb situate q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb favorizuese p\u00ebr t\u00eb. Ve\u00e7se p\u00ebrb\u00ebn edhe nj\u00eb largim nga realiteti. Jo vet\u00ebm t\u00eb tijin por edhe p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb nj\u00eb mjedis normal demokratik me sa duket do t\u2019i duhen ose duhen zgjedhjet e parakohshme. Po a \u00ebsht\u00eb opozita gati? Nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende analiz\u00ebn e vitit 2021 dhe me sa duket tani q\u00eb po kalojn\u00eb gjasht\u00eb muaj nga zgjedhjet e fundit ka pak gjasa q\u00eb kjo analiz\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e thell\u00eb edhe p\u00ebr vitin 2025. K\u00ebtu po penetron l\u00ebvizja \u201cSalianji\u201d. Por si mund t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhjet e parakohshme? Ka nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fushat\u00eb kur kryeministri Rama parashihte vitin 2030 si cak t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mandati mbaron n\u00eb 2029! Arsyetimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se ai mbetet i bindur p\u00ebr fitoren. Me nj\u00eb makineri t\u00eb etur p\u00ebr gara t\u00eb tilla, PS- ja e tij mjafton t\u00eb ket\u00eb sinjal dhe ndizet fuqish\u00ebm, kurse struktur\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb i mungojn\u00eb nga ingranazhet e thjeshta dhe deri te timonieri real. A mund ta kap\u00eb gafil Rama m\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb momenti t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme dhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fashis\u00eb dhe malin me akuza dhe problematikat e qeverisjes s\u00eb tij? Kjo \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e mir\u00eb por edhe e arsyeshme demokratike, ku ai \u00ebsht\u00eb i sigurt p\u00ebr fitore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita nuk do q\u00eb ai t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Zgjedhjet e pjesshme e treguan tejet t\u00eb dob\u00ebt opozit\u00ebn dhe individ\u00ebt e propozuar prej Shoq\u00ebris\u00eb Civile p\u00ebrball\u00eb Socialist\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita po p\u00ebrpiqet dhe nj\u00eb form\u00eb interesante \u00ebsht\u00eb ajo e zgjedhur nga Lapaj n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngjallur guximin dhe shpres\u00ebn e sakrific\u00ebs edhe tek t\u00eb tjer\u00ebt. Sidomos te partit\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjellin, fal\u00eb PD-s\u00eb, vet\u00ebm kryetar\u00ebt n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim s\u2019duhet t\u00eb harrojm\u00eb edhe nj\u00eb fakt se: Status quo e krijuar nga PS dhe PD, sidomos emrat q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb parlament, si zor t\u00eb mbajn\u00eb pesh\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr integrimin e plot\u00eb. Debatet e deritanishme e kan\u00eb treguar k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb pa identitet, maxhoranc\u00ebn cinike, kurse opozit\u00ebn shum\u00eb kaotike dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn retorik\u00eb si dikur: Akuza dhe ankimime, por edhe p\u00ebrpjekje t\u00eb munguara p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb parlament autoritetet e Ekzekutivit. Zgjedhjet duken si bekim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr ta futur n\u00eb nj\u00eb shtrat besimi vendin, kurse p\u00ebrgatitja e tyre nj\u00eb shp\u00ebrfaqje e mund\u00ebsive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb demokratike t\u00eb shekullit XXI. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa syresh.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e rregullta n\u00eb Shqip\u00ebri mandatohen nga Kushtetuta dhe legjislacioni i miratuar nga Parlamenti. Kuvendi shqiptar ka 140 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur p\u00ebr nj\u00eb mandat kat\u00ebrvje\u00e7ar. Sistemi i zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb sistemi proporcional me zona zgjedhore shum\u00eb-em\u00ebrore, me list\u00eb t\u00eb mbyllur dhe t\u00eb hapur. Ve\u00e7se duhen disa mekanizma p\u00ebr t\u00eb funksionuar zgjedhjet e parakohshme. Po a mund t\u2019i provojm\u00eb ato? Shqip\u00ebria e k\u00ebrkon p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb nj\u00eb normalitet q\u00eb i mungon, por vet\u00ebm n\u00ebse zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb t\u00eb ndershme dhe pal\u00ebt respektojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. E pamundur deri tani, por jo pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/a-eshte-gati-opozita-per-zgjedhjet-e-parakohshme\/\">A \u00ebsht\u00eb gati opozita p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni K\u00ebrkesa kryesore e L\u00ebvizjes s\u00eb Adriatik Lapajt, tashm\u00eb i ngujuar para Kryeministris\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri tranzitore dhe pas nj\u00eb periudhe kalimtare, ku teknokrat\u00ebt do marrin n\u00eb drejtim vendin, t\u00eb realizohet nj\u00eb organizim model zgjedhjesh. Opozita k\u00ebrkon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por kuptohet me asnj\u00eb bashk\u00ebpunim me kryeministrin. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se dora-dor\u00ebs ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}