{"id":58129,"date":"2025-12-15T16:09:29","date_gmt":"2025-12-15T16:09:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/kamionet-me-kanabis-per-votat-e-ps-pse-rama-ishte-me-rrajat-para-zgjedhjeve\/"},"modified":"2025-12-15T16:09:29","modified_gmt":"2025-12-15T16:09:29","slug":"kamionet-me-kanabis-per-votat-e-ps-pse-rama-ishte-me-rrajat-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/kamionet-me-kanabis-per-votat-e-ps-pse-rama-ishte-me-rrajat-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Kamion\u00ebt me kanabis p\u00ebr votat e PS\/ Pse Rama ishte me Rrajat para zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p><span>Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist Rrahman Rraja rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb drejtuesi i nj\u00ebrit prej grupeve t\u00eb goditura p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge sipas dosjes s\u00eb SPAK, bazuar n\u00eb komunikimet e SKY ECC. Dosja, pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs qarkullojn\u00eb n\u00eb media, ngre akuza p\u00ebr 3 grupe kriminale, q\u00eb kishin trafikuar 2.4 ton\u00eb marjuan\u00eb e kokain\u00eb drejt vende t\u00eb Bashkimit Europian. N\u00eb krye t\u00eb nj\u00ebrit prej tyre q\u00ebndronte djali i deputetit t\u00eb PS, Rexhep Rraja i cili ishte porosit\u00ebsi dhe organizatori i trafikimit t\u00eb 236 kg bim\u00eb narkotike marijuan\u00eb n\u00eb Kapikile t\u00eb Turqis\u00eb m\u00eb dat\u00eb 26 janar 2021.<\/span><\/p>\n<p>RRAJA NE ARREST ME BURG \u2013 Rexhep Rraja, duke dale pas nje seance ne gjykaten e Krujes, ku eshte njohur me masen e sigurise \u201carrest me burg\u201d. Rraja, 24 vjec, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, akuzohet per perndjekje ndaj Xhisiela Malokut.<\/p>\n<p><span>SPAK ka zbardhur t\u00eb gjitha bisedat mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit, p\u00ebrplasjet mes tyre pas sekuestrimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb dogan\u00eb, deri tek dyshimet p\u00ebr tradhtar\u00eb mes radh\u00ebve t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit ishin edhe dy pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fisit Rraja, <strong>P\u00ebrparim Rraja<\/strong> pronari i gurores n\u00eb Borizan\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u dhunuan dy kush\u00ebrinjt\u00eb Maja, si edhe <strong>Gazmir Rraja.<\/strong> Nd\u00ebrkoh\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb ishin Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani \u00c7avo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, ky i fundit shoferi q\u00eb ka transportuar l\u00ebnd\u00ebn narkotike me kamion.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2021\/04\/29\/rama-me-i-votuari-nga-ps-ne-durres-ulliri-nga-pd-ja\/\">Rama m\u00eb i votuari nga PS n\u00eb Durr\u00ebs, pas e ndjek Rrahman Rraja<\/a><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjimet zbulojn\u00eb trafikun e drog\u00ebs n\u00eb vitet 2020 dhe 2021, ishte koha kur Partia Socialiste p\u00ebrgatitej t\u00eb hynte n\u00eb zgjedhjet e prillit 2021 p\u00ebr t\u00eb fituar mandatin e tret\u00eb. Kryeministri kandidoi vet\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Durr\u00ebs, si p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb fort\u00eb partis\u00eb n\u00eb t\u00eb dy qarqet e m\u00ebdha. N\u00eb ato zgjedhje Rama mori personalisht <strong>10 mij\u00eb e 66 vota<\/strong>, nd\u00ebrsa pas tij, dalloi kandidati i Kruj\u00ebs, <strong>Rrahman Rraja, babai i Rexhepit.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rrahman Rraja, deputeti q\u00eb b\u00ebnte vota pa b\u00ebr\u00eb politik\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021 n\u00eb Qarkun Durr\u00ebs, Rrahman Rraja rezultoi i dyti m\u00eb i votuari n\u00eb list\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste me<strong> 7 mij\u00eb e 475 vota.<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Rrahman Rraja, n\u00eb fushat\u00ebn e PS n\u00eb Durr\u00ebs<\/p>\n<p><span>Rrahman Rraja nuk ishte nj\u00eb deputet tipik. I heshtur n\u00eb parlament dhe po aq i heshtur n\u00eb fushat\u00eb, ai nuk dallohej p\u00ebr mitingje t\u00eb bujshme dhe as p\u00ebr dalje publike t\u00eb shpeshta. Por pavar\u00ebsisht profilit t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb mbajti, gjithnj\u00eb siguronte vota. Shum\u00eb vota. M\u00eb shum\u00eb se \u00e7do kandidat tjet\u00ebr socialist n\u00eb qark, p\u00ebrjashto kryeministrin.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr dik\u00eb q\u00eb merret me politik\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb anomali. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb njeh terrenin \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Rrahman Rraja nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb oratori. Pas tij q\u00ebndronte nj\u00eb familje me ndikim n\u00eb zon\u00ebn e Nikl\u00ebs, mes tyre, emra t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb grupe kriminale, q\u00eb rast pas rasti ishin imponuar me reputacionin dhe lidhjet politike. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb nga prononcimet publike, kur mediat e lidhnin me nj\u00eb personazh kriminal me mbiemrin Rraja, deputeti socialist deklaronte se n\u00eb Nik\u00ebl ishin rreth 170 vet\u00eb q\u00eb kishin mbiemrin e tij. Ai nuk mund t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr secilin prej tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebrgjimet Sky ECC t\u00eb djalit t\u00eb tij, Rexhep Rraja nxjerr n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me trafikun e drog\u00ebs, pik\u00ebrisht gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte Partin\u00eb Socialiste. Ndaj rezultati elektoral i Durr\u00ebsit n\u00eb 2021, tani lexohet ndryshe.<\/span><\/p>\n<h4><strong><span>Emri i Rexhep Rraj\u00ebs n\u00eb trafikun e marijuan\u00ebs<\/span><\/strong><\/h4>\n<p><span>Episodi q\u00eb p\u00ebrfshin Rexhep Rraj\u00ebn, i dokumentuar n\u00eb dosjen e SPAK \u00ebsht\u00eb ai i dat\u00ebs 26 janar 2021 n\u00eb pik\u00ebn kufitare Kapikule t\u00eb Turqis\u00eb, ku autoritetet sekuestruan <strong>236 kilogram\u00eb kanabis<\/strong> t\u00eb fshehur n\u00eb tavanin e nj\u00eb kamioni me targa shqiptare. N\u00eb bisedat e p\u00ebrgjuara, t\u00eb zbardhura n\u00eb dosje, shihet qart\u00eb hierarkia dhe nervi i operacionit.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazmir Rraja informon grupin n\u00eb koh\u00eb reale, <strong>\u201cO v\u00eblla, ajo rruga q\u00eb pat\u00ebm nis ka hy mbr\u00ebm n\u00eb dogan nga ora tet\u00eb e dark\u00ebs, na lajm\u00ebroi se jam tu hy, ene jan tu m\u00eb fut n\u00eb kontroll fizik\u201d.<\/strong> Fjalia q\u00eb pason mes trafikant\u00ebve hedh dyshime se droga \u00ebsht\u00eb kapur. <strong>\u201cKa hy mbr\u00ebm n\u00eb tet\u00eb t\u00eb dark\u00ebs e s\u2019ka dal ala\u201d.<\/strong> Gjasat jan\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj radhe policia t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet, shprehet nj\u00eb prej trafikant\u00ebve: <strong>\u201cN\u00ebnt\u00ebdhjet e n\u00ebnt\u00eb p\u00ebrqind ne menojm se ka ra\u201d.<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Rexhep Rraja, n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit<\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment shfaqet edhe figura e Rexhep Rraj\u00ebs si njeriu q\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr detajet q\u00eb mund ta fundosin grupin. N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar Jani \u00c7avos, ai shkruan i irrituar, <strong>\u201cO vlla na fiket mor burr, ca jan kto muhabete\u201d,<\/strong> dhe menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkon siguri p\u00ebr gjurm\u00ebt, <strong>\u201cA jan pastru ca jan perdor dmth\u201d.<\/strong> Dyshimet e SPAK jan\u00eb se Rexhep Rraja \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e drejtuesit t\u00eb grupit q\u00eb trafikonte marijuan\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Dosja shkon edhe m\u00eb tej n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb trafikut. N\u00eb nj\u00eb episod t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, m\u00eb 23 n\u00ebntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan <strong>475 kilogram\u00eb kokain\u00eb<\/strong> n\u00eb portin e Vlissingen, t\u00eb fshehura n\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb bananesh nga Ekuadori. N\u00eb komunikimet Sky ECC q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00ebri prej t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebve i referohet hapur takimeve me <strong>\u201cdjalin e deputetit\u201d<\/strong> duke iu referuar Rexhep Rraj\u00ebs, megjithat\u00eb SPAK ka vazhduar me zbardhjen e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si funksiononte skema p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb trafikant\u00ebt n\u00eb tre grupe dhe vet\u00ebm nj\u00ebri prej k\u00ebtyre drejtohej nga Rexhep Rraja.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Historia e Xhisiel\u00ebs, shteti ktheu kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr Rrajat<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rexhep Rraja ishte nj\u00eb personazh i famsh\u00ebm mediatik, p\u00ebrpara episodeve t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb ka zbardhur SPAK n\u00eb dosje. Emri i tij kishte dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr, edhe m\u00eb trondit\u00ebse q\u00eb ishte denoncimi i Xhisiela Malokut n\u00eb vitin 2018.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/09\/29\/cmendet-rama-kercenon-nenkomisarin-nuk-do-ti-ndahemi-kemba-kembes-atij-horri\/\">\u2018\u00c7mendet\u2019 Rama, k\u00ebrc\u00ebnon n\u00ebnkomisarin: Nuk do t\u2019i ndahemi k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs atij horri\u2026<\/a><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb historia e pushtetit q\u00eb mbyllte nj\u00ebrin sy p\u00ebr dhun\u00ebn barbare mbi nj\u00eb vajz\u00eb jetime.<\/span><br \/>\n<span>P\u00ebr dhun\u00ebn dhun\u00ebn fizike dhe psikologjike ndaj saj, Xhisiela Maloku e drejtoi gishtin tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja dhe fisi i tij. Por p\u00ebrball\u00eb denoncimeve t\u00eb vajz\u00ebs, policia ishte e paralizuar. Rrajat ishin t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p>Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku<\/p>\n<p><span>P\u00ebrpjekja e par\u00eb p\u00ebr denoncim dhe k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr vrasje <\/span><span><strong>\u201cMbaj mend q\u00eb para Vitit t\u00eb Ri kam shkuar n\u00eb Komisariatin num\u00ebr 6 n\u00eb Tiran\u00eb dhe kam b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim. Un\u00eb sa po jepja kall\u00ebzimin, e t\u00ebrhoqa dhe firmosa nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb u sqaruam p\u00ebr problemet tona. Un\u00eb e t\u00ebrhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi se do m\u00eb vriste. Ata jan\u00eb fis kriminel\u00ebsh, rrin\u00eb gjithmon\u00eb me pistolet\u00eb. Un\u00eb nuk e kam baban\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb vitin 1997. Jetoj me mamin dhe motr\u00ebn\u201d<\/strong> tregonte Xhisiela Maloku.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c<strong>Nga fillimi i vitit 2018, un\u00eb kam shkuar n\u00eb Komisariatin e Kruj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim, po nuk e kam b\u00ebr\u00eb. Kam firmosur nj\u00eb deklarat\u00eb tek inspektori i zon\u00ebs, shtetasi Sabri Dani. K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb e ka firmosur edhe motra ime A. Maloku. Te deklarata kemi shkruar se nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty m\u00eb doli nj\u00eb person tullac dhe m\u2019u prezantua si shefi i madh dhe m\u00eb tha: \u2018Ai q\u00eb t\u00eb do, t\u00eb rreh\u2019. At\u00eb dit\u00eb m\u00eb kishte rrahur shum\u00eb Rexhepi. Mbaj mend q\u00eb isha b\u00ebr\u00eb me gjak\u201d<\/strong> shpjegonte ajo duke vazhduar: <strong>\u201cM\u00eb dat\u00ebn 19.07.2018 m\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00eb mori n\u00eb telefon e m\u00eb tha: \u2018Hajde m\u00eb tako se dua t\u00eb sqarohemi\u2019. Un\u00eb shkova e takova te puna e tij, n\u00eb rrug\u00ebn Fush\u00eb-Kruj\u00eb \u2013 Vor\u00eb, p\u00ebrball\u00eb hotel \u2018Bo\u00e7i\u2019. Filloi t\u00eb ul\u00ebrinte me fjal\u00eb dhe m\u00eb kapi p\u00ebr flok\u00ebsh. M\u00eb mori telefonin dhe ma theu. M\u00eb pas u nis me makin\u00eb drejt hotel \u2018Bo\u00e7i\u2019. Un\u00eb nuk pranova t\u00eb shkoj lart n\u00eb hotel me t\u00eb, por m\u00eb mori duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb presion me an\u00ebn e pistolet\u00ebs.\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/09\/28\/deshmia-e-plote-e-xhisieles-dy-ore-nuk-e-firmosa-deklarimin-por-ma-mbanin-pistoleten-ne-koke\/\">D\u00ebshmia e plot\u00eb e Xhisiel\u00ebs: Dy or\u00eb nuk e firmosa deklarimin, por ma mbanin pistolet\u00ebn n\u00eb kok\u00eb<\/a><\/p>\n<p><span>Dhe m\u00eb tej, brenda hotelit: <strong>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndenj\u00ebm n\u00eb hotel m\u00eb gjuajti me shpulla, me grushte dhe m\u00eb drejtoi pistolet\u00ebn. M\u00eb dogji me cigare n\u00eb kofsh\u00eb dhe m\u00eb goditi n\u00eb pjes\u00ebn e kok\u00ebs me pistolet\u00eb. Mua m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt dhe u p\u00ebrmenda m\u00eb von\u00eb. Nuk m\u00eb kujtohet a kryem marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale.\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb ambientet e policis\u00eb: \u201c<strong>Nuk guxoja t\u00eb dilja nga zyra e oficerit, se ishin disa persona t\u00eb tjer\u00eb dhe ma b\u00ebnin me shenj\u00eb q\u00eb do t\u00eb vrasim n\u00eb qoft\u00eb se nuk t\u00ebrheq kall\u00ebzimin. Personat rrinin n\u00eb ambientet e Policis\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb.\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cM\u00eb nxirrnin jasht\u00eb zyr\u00ebs dhe i thoshin oficerit \u2018Na e l\u00ebr ne se e rregullojm\u00eb\u2019 dhe m\u00eb \u00e7onin te makina, duke m\u00eb goditur me grushte n\u00eb bark dhe m\u00eb vendosnin pistolet\u00ebn n\u00eb kok\u00eb. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjet\u00ebr dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se \u00e7far\u00eb ishte shkruar aty. <\/span><\/strong><strong><span>Dua t\u00eb them q\u00eb Rexhepi e mbante pistolet\u00ebn n\u00eb brez edhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb isha te zyra e oficerit t\u00eb SHKB-s\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rrahjet dhe dhuna pas denoncimeve n\u00eb polici: \u201c<strong>Rreth or\u00ebs 20:00 ka ardhur te banesa ime, n\u00eb fshatin Nik\u00ebl, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb me zor duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Na hape pun\u00eb. P\u00ebr \u00e7far\u00eb ke shkruar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr.3 n\u00eb Tiran\u00eb dhe na ke kall\u00ebzuar?\u2019 Rexhepi m\u00eb kapi nga flok\u00ebt dhe m\u00eb gjuajti me shkelma e m\u00eb futi n\u00eb makin\u00ebn e tij. M\u00eb thoshte: \u2018Do e t\u00ebrheq\u00ebsh denoncimin ose do t\u00eb t\u00eb vrasim\u2019. M\u00eb vendosi n\u00eb bark pistolet\u00ebn. E mbushi dhe m\u00eb tha: \u2018Sot nuk ke shp\u00ebtim se na ke hapur shum\u00eb pun\u00eb\u2019.\u201d<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Denoncimi i Xhisiela Malokut ishte nj\u00eb akuz\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr shtetin q\u00eb ishte gjunj\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb t\u00eb fort\u00ebve q\u00eb ndihmonin Partin\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhje. <\/span><span>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij skandali, reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte nj\u00eb justifikim bajat se t\u00eb pakt\u00ebn Rexhep Rraja u arrestua. N\u00eb vend t\u00eb largonte nga detyra polic\u00ebt q\u00eb i sh\u00ebrbenin Rrajave, kaloi n\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimin e vajz\u00ebs s\u00eb dhunuar:<strong> \u201cPolicia ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn, pa i b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb favor djalit t\u00eb deputetit\u201d shprehej kryeministri duke dal\u00eb kund\u00ebr<\/strong> Xhisiel\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Debati u mbyll shpejt tek nj\u00eb histori dhune mes dy t\u00eb rinjve. Nuk u hap hetim p\u00ebr polic\u00ebt q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me Rrajat, p\u00ebr presionet e pretenduara. Nuk pati asnj\u00eb reflektim p\u00ebr d\u00ebshtimin e sistemit.<\/span><\/p>\n<h4><strong>Historia e Emiljano Nuhut, policit q\u00eb u sulmua nga Edi Rama<\/strong><\/h4>\n<p><span>Situata u komplikua kur ish oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore Emiljano Nuhu doli publikisht dhe foli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb komisariatin e Kruj\u00ebs. Ai konfirmoi deklaratat e Xhisiela Malokut dhe deklaroi se ishte k\u00ebrc\u00ebnuar me arm\u00eb n\u00eb komisariatin e Fush\u00eb Kruj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos arrestuar Rexhep Rraj\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shpjegoi se, pas marrjes s\u00eb kall\u00ebzimit nga Xhisiela, njoftoi Rexhep Rraj\u00ebn q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb stacionin e policis\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb. <\/span><strong><span>\u201cKam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja q\u00eb t\u00eb paraqitej n\u00eb stacionin e policis\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas \u00ebsht\u00eb paraqitur rreth or\u00ebs 19:30, n\u00eb zyr\u00ebn time.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pas konsultimit me prokuroren e gatshme, ai mori urdh\u00ebr p\u00ebr arrestimin e Rexhepit. <\/span><strong><span>\u201cI kam komunikuar q\u00eb ti sot do t\u00eb arrestohesh p\u00ebr k\u00ebto vepra penale.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/07\/07\/banditet-e-krujes-fytyra-e-pushtetit-te-edi-rames-video\/\">Bandit\u00ebt e Kruj\u00ebs, fytyra e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs (VIDEO)<\/a><\/p>\n<p><span>Pak minuta m\u00eb von\u00eb, sipas Nuhut, situata ndryshon rr\u00ebnj\u00ebsisht. Zyra e policit u kthye n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb presioni. <\/span><strong><span>\u201cP\u00ebr rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij, shtetasi Rrahman Rrahja, i shoq\u00ebruar nga kryetari i bashkis\u00eb Artur Bushi, i shoq\u00ebruar nga deputeti Taulant Balla, i shoq\u00ebruar nga v\u00ebllai i tij Xhelal Rrahja.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb zyr\u00eb, sipas tij, ndodh momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. <\/span><strong><span>\u201cRrahman Rrahja m\u00eb tha, nuk ke shanse t\u00eb arrestosh djalin tim. <\/span><span>Xhelal Rrahja m\u00eb tha, \u2018Nuk ke shanse t\u00eb arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjall\u00eb nga zyra\u2019.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/10\/01\/ligjin-e-bejme-ne-e-shkrijme-komisariatin-si-u-kercenua-polici-nuhu-nga-nipat-e-deputetit\/\">\u201cLigjin e b\u00ebjm\u00eb ne, e shkrijm\u00eb komisariatin\u201d, si u k\u00ebrc\u00ebnua polici Nuhu nga nipat e deputetit<\/a><\/p>\n<p><span>Rr\u00ebfimi i Nuhut arrin kulmin kur p\u00ebrshkruan k\u00ebrc\u00ebnimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me arm\u00eb. <\/span><strong><span>\u201cN\u00eb k\u00ebto momente ka nxjerr\u00eb nj\u00eb pistolet\u00eb dhe ma ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, \u2018Hiqi duart dhe s\u2019do flas\u00ebsh me asnj\u00eb njeri n\u00eb telefon dhe k\u00ebto gj\u00ebra do t\u00eb mbeten vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb zyr\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb zhduk\u2019.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e b\u00ebnte situat\u00ebn, prania n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zyr\u00eb e deputetit Taulant Balla q\u00eb sipas policit shoq\u00ebronte Rrajat: <\/span><span>\u201cGjithcka ndodhi n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Artur Bushi. <\/span><span>Taulanti me Arturin i than\u00eb, \u2018Hiqe pistolet\u00ebn nga koka e oficerit se \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, oficeri nuk i b\u00ebn ato gabime. <\/span><span>Ata dol\u00ebn nga zyra ime dhe e mor\u00ebn. Un\u00eb ngela i vet\u00ebm, nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja kund\u00ebr atyre personave.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Kur Nuhu k\u00ebrkoi ndihm\u00eb nga epror\u00ebt p\u00ebrgjigjia ishte akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb: <\/span><strong><span>\u201cI thash\u00eb shefit t\u00eb komisariatit q\u00eb m\u00eb kanos\u00ebn me arm\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dhe e mor\u00ebn nga zyra. M\u00eb tha, \u2018mere me qet\u00ebsi, mos u m\u00ebrzit\u2019.\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb d\u00ebshmi e till\u00eb, duhej t\u00eb ngrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin, por reagimi i kryeministrit Edi Rama \u00e7udit\u00ebrisht ishte kund\u00ebr policit. Rama doli garant se kjo histori nuk kishte ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, se Nuhu kishte p\u00ebr synim t\u00eb merrte azil jasht\u00eb vendit dhe iu kthye ashp\u00ebr ish-policit q\u00eb tashm\u00eb ishte arratisur jasht\u00eb vendit. Kryeministri e quajti Emiljano Nuhun<strong> \u201cnj\u00eb horr i kthyer n\u00eb hero\u201d<\/strong> nga opozita dhe shtoi se <strong>\u201cNuk do t\u2019i ndahemi k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs atij horri\u201d.<\/strong> N\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, Rama ruajti nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Rrajat dhe si\u00e7 dihet Rrahmani e shp\u00ebrbleu duke marr\u00eb mbi 7 mij\u00eb vota p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Kur t\u00eb gjitha faktet lidhen n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb logjike, q\u00eb nga mbrojtja politike q\u00eb u siguroi Rama Rrajave n\u00eb vitin 2018, n\u00eb kund\u00ebrsulmin e kryeministrit ndaj policit Emiljano Nuhu dhe n\u00eb rezultatin elektoral t\u00eb Rrahman Rraj\u00ebs n\u00eb 2021, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Rexhep Rraja kalonte kamion\u00ebt me kanabis, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhet legjitime pyetja: A ishin reagimet e Edi Ram\u00ebs nj\u00eb llogari e ftoht\u00eb elektorale, pasi Rrajat kishin n\u00eb duar parat\u00eb e drog\u00ebs? A u p\u00ebrdor\u00ebn parat\u00eb e trafikut t\u00eb kanabisit dhe kokain\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb votat e Rrahman Rraj\u00ebs p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste?<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2018\/10\/17\/une-kam-pare-kamerat-presioni-i-rames-per-hetimet-e-ngjarjes-ne-komisariatin-e-krujes\/\">\u201cUn\u00eb kam par\u00eb kamerat\u201d\/ Rama del garant p\u00ebr ngjarjen n\u00eb Komisariatin e Kruj\u00ebs<\/a><\/p>\n<p><span>N\u00eb bisedat e zbardhura nga SPAK nuk ka ende nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se parat\u00eb e kanabisit dhe t\u00eb kokain\u00ebs u derdh\u00ebn drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Durr\u00ebs. Por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar disa her\u00eb aleanca me bandat q\u00eb sjellin vota, si \u00e7el\u00ebsi q\u00eb shpjegon pse pushteti i mbyll syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb krimit, ndonj\u00ebher\u00eb sulmon edhe viktim\u00ebn apo baltos policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb trafikant droge q\u00eb sot del n\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnda kriminale.\/Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/15\/kamionet-me-kanabis-per-votat-e-ps-pse-rama-ishte-me-rrajat-para-zgjedhjeve\/\">Kamion\u00ebt me kanabis p\u00ebr votat e PS\/ Pse Rama ishte me Rrajat para zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Rraja, djali i ish deputetit socialist Rrahman Rraja rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb drejtuesi i nj\u00ebrit prej grupeve t\u00eb goditura p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge sipas dosjes s\u00eb SPAK, bazuar n\u00eb komunikimet e SKY ECC. Dosja, pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs qarkullojn\u00eb n\u00eb media, ngre akuza p\u00ebr 3 grupe kriminale, q\u00eb kishin trafikuar 2.4 ton\u00eb marjuan\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":58130,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58129","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58129","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58129"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58129\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}