{"id":58082,"date":"2025-12-15T14:48:27","date_gmt":"2025-12-15T14:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/a-fshihet-dicka-tjeter-pertej-ceshtjes-serbe-ne-mosmarreveshjet-kosove-shba-2\/"},"modified":"2025-12-15T14:48:27","modified_gmt":"2025-12-15T14:48:27","slug":"a-fshihet-dicka-tjeter-pertej-ceshtjes-serbe-ne-mosmarreveshjet-kosove-shba-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/a-fshihet-dicka-tjeter-pertej-ceshtjes-serbe-ne-mosmarreveshjet-kosove-shba-2\/","title":{"rendered":"A fshihet di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes serbe, n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet Kosov\u00eb-SHBA?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi i perceptuar i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk lidhet vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e List\u00ebs Serbe dhe raportet me Serbin\u00eb, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se \u201cveprimet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara\u201d t\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb arsyeja kryesore e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb dhe shton se diplomat\u00ebt amerikan\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar disa her\u00eb se Kosova, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve, po rrezikon bashk\u00ebpunimin e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka deklaruar m\u00eb 11 dhjetor se marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbin\u00eb dhe strukturat e saj, e kurr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kan\u00eb vler\u00ebsuar se q\u00ebndrimi i tij ndaj Serbis\u00eb ka qen\u00eb tep\u00ebr rigoroz.<\/p>\n<p>Qeveria e tij, qysh n\u00eb vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me arsyetimin se ato kan\u00eb qen\u00eb paralele dhe t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Kjo ka shkaktuar pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb mesin e komunitetit serb, por edhe kritika t\u00eb ashpra nga vendet per\u00ebndimore, p\u00ebr shkak se, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ofruar nj\u00eb zgjidhje alternative p\u00ebr sigurimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u2019i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Muhaxhiri vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb naive t\u00eb besohet q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cilat \u201ci tejkalojn\u00eb klasifikimet tipike politike, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit jetik q\u00eb SHBA-ja ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, mund t\u00eb reduktohen n\u00eb \u201cnj\u00eb shpjegim t\u00eb thjeshtuar ditor politik p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb praktikisht joekzistente\u201d.<\/p>\n<p>Gogiq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kujton se Shtetet e Bashkuara\u00a0kan\u00eb pezulluar dialogun strategjik me Kosov\u00ebn, si pasoj\u00eb e kritikave q\u00eb Kurti i ka b\u00ebr\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila ka marr\u00eb vendime n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetje nga Beogradi.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb pezulluar p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb proces me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve lidhur me veprimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu strategjik ka pasur q\u00ebllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit jan\u00eb par\u00eb si penges\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>A ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb hapura?<\/strong><\/p>\n<p>Muhaxhiri thekson se Kurti, p\u00ebr vite me radh\u00eb, ka qen\u00eb \u201ckritik shum\u00eb i ashp\u00ebr i m\u00ebnyr\u00ebs se si politikan\u00ebt kosovar\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, duke i akuzuar ata p\u00ebr \u201cn\u00ebnshtrim pa dinjitet\u201d.<\/p>\n<p>Pasi ka marr\u00eb pushtetin, thot\u00eb Muhaxhiri, Kurti e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ky raport do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe do t\u00eb bazohet n\u00eb reciprocitet dhe barazi.<\/p>\n<p>\u201cMe ndryshimin e k\u00ebsaj dinamike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive m\u00eb sovrane t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vendimmarrje m\u00eb autonome, duke e futur vendin n\u00eb nj\u00eb lloj faze \u2018post-amerikane\u2019, ku Uashingtoni nuk mund t\u00eb llogaris\u00eb gjithmon\u00eb automatikisht n\u00eb \u2018po\u2019-n\u00eb e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, Kurti asnj\u00ebher\u00eb nuk ka shpjeguar qart\u00eb se si synon ta diversifikoj\u00eb nivelin e ndryshuar t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb superfuqis\u00eb bot\u00ebrore me aleat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb global\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht e domosdoshme p\u00ebr progresin e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Gogiq thot\u00eb se, n\u00eb teori, \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb vendosin sanksione individuale ndaj personave q\u00eb \u201cua komplikojn\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Kosov\u00ebn, nj\u00eb nd\u00ebshkim i mjaftuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb SHBA-ja po e zvog\u00eblon interesimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Kosova v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb\u201d, thot\u00eb Gogiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale n\u00eb Kosov\u00eb, e ka paralajm\u00ebruar L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Kurti, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrpiqet ta eliminoj\u00eb List\u00ebn Serbe nga gara zgjedhore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja ka tentuar kat\u00ebr her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb ta pengoj\u00eb at\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje \u2013 gj\u00eb q\u00eb ka nxitur kritika t\u00eb ashpra nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKosova vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb thon\u00eb amerikan\u00ebt, sikur me inat\u2026 P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb amerikan\u00ebt i kan\u00eb kritikuar t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime, SHBA-ja edhe e ka humbur interesimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Kur Kosova nuk \u00ebsht\u00eb strategjikisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr amerikan\u00ebt \u2013 e megjithat\u00eb pa arsye krijohen probleme \u2013 kjo ua shton atyre barr\u00ebn. Prandaj, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie jan\u00eb mjaft t\u00eb d\u00ebmtuara\u201d, vler\u00ebson Gogiq, duke shtuar se tani do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0Strategjin\u00eb e re t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare\u00a0t\u00eb SHBA-s\u00eb, Kosova p\u00ebrmendet vet\u00ebm n\u00eb kapitullin e \u201cparimeve\u201d si nj\u00eb nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, n\u00eb arritjen e paqes mes saj dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb\u00a0Aktin e Autorizimit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare\u00a0theksohet se Marr\u00ebveshja p\u00ebr Rrug\u00ebn drejt Normalizimit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201chap pozitiv p\u00ebrpara n\u00eb avancimin e normalizimit midis dy vendeve\u201d dhe b\u00ebhet thirrje p\u00ebr zbatimin e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, bazuar n\u00eb njohjen reciproke.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>A \u00ebsht\u00eb Lista Serbe penges\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta shpall\u00eb List\u00ebn Serbe organizat\u00eb terroriste, sepse k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai beson se ka baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, pasi Lista Serbe kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga ish-n\u00ebnkryetari i saj, Millan Radoi\u00e7iq, i cili e ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrleshjet e armatosura q\u00eb kan\u00eb pasuar jan\u00eb vrar\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti ka kujtuar se organizatat serbe \u201cMbrojtja Civile\u201d dhe \u201cBrigada e Veriut\u201d jan\u00eb shpallur terroriste, por se partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, sipas tij, kan\u00eb refuzuar t\u2019i shpallin t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb vet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb apo vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Sipas tij, ajo sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb si \u201cmbules\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga problemet reale q\u00eb fshihen n\u00ebn k\u00ebt\u00eb diskurs\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb e ditur beteja e Kurtit ndaj List\u00ebs Serbe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojn\u00eb t\u00eb gjitha elementet e nevojshme t\u00eb seriozitetit institucional. T\u00eb gjitha k\u00ebto sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mobilizuar pjes\u00ebn m\u00eb radikale t\u00eb elektoratit t\u00eb tij, sidomos n\u00eb realitetin virtual t\u00eb rrjeteve sociale. N\u00ebse ideja e tij do t\u00eb ishte reale, qasja do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht ndryshe\u201d, vler\u00ebson Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfundon se t\u00eb gjitha veprimet e Kurtit ndaj List\u00ebs Serbe apo Beogradit hyjn\u00eb n\u00eb kuadrin e \u201cloj\u00ebrave politike propagandistike\u201d dhe se ndikimi i tyre do t\u00eb mbetet vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/a-fshihet-dicka-tjeter-pertej-ceshtjes-serbe-ne-mosmarreveshjet-kosove-shba\/\">A fshihet di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes serbe, n\u00eb mosmarr\u00ebveshjet Kosov\u00eb-SHBA?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi i perceptuar i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk lidhet vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjen e List\u00ebs Serbe dhe raportet me Serbin\u00eb, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri. Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se \u201cveprimet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara\u201d t\u00eb autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}