{"id":5806,"date":"2025-01-26T06:54:17","date_gmt":"2025-01-26T06:54:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/26\/bimet-mjekesore-ne-udhekryq-nga-renia-e-euros\/"},"modified":"2025-01-26T06:54:17","modified_gmt":"2025-01-26T06:54:17","slug":"bimet-mjekesore-ne-udhekryq-nga-renia-e-euros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/26\/bimet-mjekesore-ne-udhekryq-nga-renia-e-euros\/","title":{"rendered":"Bim\u00ebt mjek\u00ebsore, n\u00eb udh\u00ebkryq nga r\u00ebnia e Euros"},"content":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e monedh\u00ebs Euro vijon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebrpunuesit dhe grumbulluesit e bim\u00ebve mjek\u00ebsore dhe aromatike. N\u00eb vitin 2023, totali i t\u00eb ardhurave t\u00eb kompanive kryesore t\u00eb sektorit u tkurr me 18% krahasuar me vitin paraardh\u00ebs. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb po ndikojn\u00eb te r\u00ebnia e \u00e7mimit deri me 30% t\u00eb bim\u00ebve q\u00eb grumbullohen nga fermeri. Pak\u00ebsimi i \u00e7mimit po redukton kultivimet e bim\u00ebve mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Zhvler\u00ebsimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb monedhave t\u00eb huaja vijon t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht te sektori i eksportit t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore dhe aromatike.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Euros dhe stokut t\u00eb pashitur, p\u00ebrpunuesit po grumbullojn\u00eb nga fermeri bim\u00eb mjek\u00ebsore dhe er\u00ebza me \u00e7mim deri n\u00eb 30% m\u00eb lir\u00eb sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por r\u00ebnia e ndjeshme e \u00e7mimeve t\u00eb grumbullimit po ul interesin e fermer\u00ebve p\u00ebr kultivime. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ndryshimet demografike vijojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht tek ulja e sasis\u00eb s\u00eb bim\u00ebve t\u00eb egra mjek\u00ebsore t\u00eb mbledhura n\u00eb zonat malore.<\/p>\n<p>Kujtim Zere, drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cAlbanian Herb\u201d, nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrpunuesit kryesor\u00eb t\u00eb bim\u00ebs s\u00eb sherbel\u00ebs dhe rigonit p\u00ebr eksport, pohon p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se bima e sherbel\u00ebs po grumbullohet te fermer\u00ebt me tarif\u00eb 20 deri n\u00eb 30% m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe \u00e7mimi i grumbullimit t\u00eb rigonit ka p\u00ebsuar r\u00ebnie me 30%.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt kryesor\u00eb, sipas tij, q\u00eb po ndikojn\u00eb te r\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb grumbullimit jan\u00eb pamund\u00ebsia financiare e eksportuesve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb me tarif\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb nga fermeri prej v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb po shkakton r\u00ebnia e valutave, si dhe stoku i lart\u00eb i bim\u00ebve t\u00eb kultivuara, ve\u00e7an\u00ebrisht te sherbela.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnia e \u00e7mimeve t\u00eb grumbullimit \u00ebsht\u00eb ndikuar t\u00ebr\u00ebsisht nga zhvler\u00ebsimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Humbjet nga valutat arrijn\u00eb deri n\u00eb 20% te p\u00ebrpunuesit.<\/p>\n<p>Po ashtu, stoku i lart\u00eb i bim\u00ebve t\u00eb pashitura, ve\u00e7an\u00ebrisht te bima e sherbel\u00ebs, e b\u00ebn t\u00eb pamundur rritjen e \u00e7mimit t\u00eb grumbullimit.<\/p>\n<p>Bima e sherbel\u00ebs ka hyr\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb stokut, n\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, q\u00eb nga Kopliku deri n\u00eb Tamar\u00eb. Edhe situata me eksportet prej tre vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb nga r\u00ebnia e Euros dhe Dollarit\u201d.<\/p>\n<p>Orges Liperi, drejtues i kompanis\u00eb \u201cAlbanian Trading Company\u201d sh.p.k. ngre shqet\u00ebsimin se zhvler\u00ebsimi i monedhave t\u00eb huaja vijon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi sektorin e eksporteve t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cZhvler\u00ebsimi i monedhave t\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb disavantazh p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e sektorit. Konvertimi i Euros s\u00eb fundmi ka r\u00ebn\u00eb 15%.<\/p>\n<p>Kjo diferenc\u00eb rrezikon q\u00eb ta nxjerr\u00eb jasht\u00eb tregut sektorin e p\u00ebrpunimit dhe eksporteve t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore, pasi operohet me marzhe t\u00eb ul\u00ebta fitimi nga 5 deri n\u00eb 10%\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryetarin e Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksporteve t\u00eb Bim\u00ebve Mjek\u00ebsore dhe Aromatike, Filip Gjoka, stoku i lart\u00eb i sherbel\u00ebs erdhi nga mbiprodhimi, pasi fermer\u00ebt kultivuan pa planifikim dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbiprodhimi nuk po lejon rritjen e \u00e7mimit t\u00eb grumbullimit, nd\u00ebrsa mosndryshimi i k\u00ebrkes\u00ebs jasht\u00eb po ashtu vijon t\u00eb mbaj\u00eb \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb shitjes p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>\u201cSherbela vijon t\u00eb grumbullohet te fermer\u00ebt me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt nga mbiprodhimi. Po ashtu, edhe \u00e7mimi i shitjes s\u00eb sherbel\u00ebs n\u00eb eksport vazhdon t\u00eb mbetet i ul\u00ebt, pasi k\u00ebrkesa jasht\u00eb nuk ka rritje. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bim\u00eb q\u00eb blihet lir\u00eb dhe shitet lir\u00eb dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb stokut t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe kontratat e eksportuesve nuk jan\u00eb afatgjat\u00eb, sepse ndikohen nga ecuria e k\u00ebrkes\u00ebs dhe konkurrenca n\u00eb tregjet e huaja.<\/p>\n<p>Pagesat e ul\u00ebta ndaj fermer\u00ebve p\u00ebr sherbel\u00ebn e eg\u00ebr q\u00eb mblidhet n\u00eb male, ku p\u00ebr 1 kg bim\u00eb t\u00eb mbledhur paguhen 100 lek\u00eb, kan\u00eb nxitur kultivimet.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse prej fermer\u00ebve nuk do t\u00eb kultivohej p\u00ebr nj\u00eb vit sherbel\u00eb, stoku arrin t\u00eb mbuloj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb tregun e jasht\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Kujtim Zere, drejtuesi i kompanis\u00eb \u201cAlbanian Herb\u201d, thot\u00eb se aktualisht r\u00ebnia e \u00e7mimit ka zbehur interesin e fermerit p\u00ebr kultivim. P\u00ebr pasoj\u00eb, pritet q\u00eb stoku t\u00eb nis\u00eb shfryrjen nga viti 2025.<\/p>\n<p>\u201cViti 2023 ishte shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr ne, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Euros dhe Dollarit. Pasojat ishin n\u00eb uljen e lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb grumbullimit p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb q\u00eb merret nga fermeri. Pra ishim n\u00eb pamund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u2019u furnizuar me \u00e7mime t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Bima e sherbel\u00ebs nuk po kultivohet n\u00eb sasi t\u00eb lart\u00eb. \u00c7mimi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet i lir\u00eb, derisa oferta n\u00eb treg t\u00eb pak\u00ebsohet. Stoku i sherbel\u00ebs ka qen\u00eb i lart\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor ndikues te pak\u00ebsimi i \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Parashikojm\u00eb q\u00eb nga viti 2025 t\u00eb nis\u00eb shfryrja e stokut, pasi ka nisur edhe r\u00ebnia e kultivimeve.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr stabilizimin e situat\u00ebs s\u00eb krijuar me stokun e bim\u00ebve t\u00eb pashitura, Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksporteve t\u00eb Bim\u00ebve Mjek\u00ebsore dhe Aromatike, Filip Gjoka, rekomandon se mbetet e domosdoshme q\u00eb Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural t\u00eb nis\u00eb takimet me fermer\u00ebt p\u00ebr t\u2019i orientuar drejt kultivimeve t\u00eb planifikuara dhe t\u00eb leverdishme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb zhvillohen takime me fermer\u00ebt, me q\u00ebllim orientimin dhe planifikimin p\u00ebr t\u00eb mbjellat. Ne kemi propozuar q\u00eb p\u00ebr kultivimin e sherbel\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrpriten subvencionimet dhe t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebr kultura t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb sillnin fitime p\u00ebr fermer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Shpopullimi i zonave malore, emigrimi i fermer\u00ebve, mungesa e subvencioneve po ndikojn\u00eb te tkurrja e prodhimit dhe sasis\u00eb s\u00eb bim\u00ebve t\u00eb egra t\u00eb mbledhura n\u00eb male.<\/p>\n<p>Kujtim Zere, nga \u201cAlbanian Herb\u201d, pohon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon edhe me kultivimin e bim\u00ebs s\u00eb trumz\u00ebs, e ka t\u00eb pamundur mbjelljen e fidan\u00ebve t\u00eb rinj, pasi po has shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Trumza p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht n\u00eb industrin\u00eb ushqimore, por edhe n\u00eb mjek\u00ebsi. Sipas eksportuesve, tregu nd\u00ebrkomb\u00ebtar shfaq interes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bim\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Orges Liperi, nga kompania \u201cAlbanian Trading Company\u201d sh.p.k., e specializuar n\u00eb grumbullimin dhe p\u00ebrpunimin e bim\u00ebve t\u00eb egra mjek\u00ebsore, p\u00ebr eksport n\u00eb SHBA dhe vende t\u00eb BE-s\u00eb, thot\u00eb se shpopullimi i zonave malore po pak\u00ebson gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr sasin\u00eb e bim\u00ebve t\u00eb egra q\u00eb mblidhen n\u00eb zonat malore.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kan\u00eb mbetur m\u00eb pak njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb fshat apo n\u00eb mal, p\u00ebr t\u00eb grumbulluar bim\u00eb e lule. Numri i tyre vijon t\u00eb pak\u00ebsohet. Ata q\u00eb ishin u plak\u00ebn dhe brezat e rinj shfaqin gjithnj\u00eb e m\u00eb pak interes p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb profesion\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Liperi parashikon se kjo tendenc\u00eb do t\u00eb theksohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Eksportuesit, n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar koston shtes\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb pagave<\/p>\n<p>Problematik\u00eb e mpreht\u00eb p\u00ebr sektorin mbeten edhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e gjetjes s\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr fabrikat e p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebve dhe luleve. P\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar hendekun e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, disa operator\u00eb kan\u00eb vijuar me rritjen e pagesave.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb gjetur zgjidhjen me pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr disa nga kompanit\u00eb po b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballimi i kostove p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb punonj\u00ebsve, pasi shtesa po zbatohet edhe p\u00ebr punonj\u00ebsit e pakualifikuar.<\/p>\n<p>\u201cE kemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb punonj\u00ebs p\u00ebr n\u00eb fabrikat e p\u00ebrpunimit. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij hendeku me fuqin\u00eb pun\u00ebtore jemi t\u00eb detyruar t\u00eb rrisim pagat edhe p\u00ebr punonj\u00ebs pothuajse t\u00eb pakualifikuar dhe me munges\u00eb aft\u00ebsish profesionale dhe arsimore.<\/p>\n<p>Pagat neto t\u00eb tyre arrijn\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. Edhe me k\u00ebt\u00eb nivel pagash jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur. Nuk e nxisin rekrutimin. Prej tyre k\u00ebrkohen pagesa neto n\u00eb nivel 80 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj\u201d, n\u00ebnvizon Kujtim Zere, drejtues i operatorit \u201cAlbanian Herb\u201d.<\/p>\n<p>Orges Liperi thot\u00eb se rritja e pagesave dhe shtimi n\u00eb num\u00ebr i personelit ka rritur kostot te produkti final.<\/p>\n<p>Filip Gjoka, nga \u201cFilipi Co\u201d, pohon se zgjidhja e vetme p\u00ebr plot\u00ebsimin e stafeve mbetet pun\u00ebsimi i punonj\u00ebsve nga India dhe Filipinet, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar ofert\u00ebn p\u00ebr punonj\u00ebs n\u00eb linjat e p\u00ebrpunimit dhe nivel menaxherial.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb problematik\u00eb po e zgjidhim, duke vijuar t\u00eb marrim punonj\u00ebs nga Bangladeshi, India dhe Filipinet. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb marrim punonj\u00ebs t\u00eb huaj, jo vet\u00ebm p\u00ebr fabrikat, por edhe p\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb ferm\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore na e b\u00ebn t\u00eb pamundur zgjerimin e aktivitetit\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Gjoka e sheh gjetjen e punonj\u00ebsve si nj\u00eb nd\u00ebr sfidat kryesore edhe p\u00ebr 2025-n, q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ende zbatim t\u00eb masave prej operator\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas tij, mungesa e theksuar p\u00ebr punonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar nga emigrimi i popullat\u00ebs drejt BE-s\u00eb dhe nga l\u00ebvizja e tyre prej zonave t\u00eb thella rurale drejt atyre urbane.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, n\u00eb periudh\u00ebn janar-tetor 2024 eksportet e grupit \u201cFarat vajore, bim\u00ebt industriale apo medicinale, ushqim p\u00ebr kafsh\u00ebt\u201d arrit\u00ebn n\u00eb sasin\u00eb e 10,3 mln kg.<\/p>\n<p>Krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2023, sasia e eksporteve u rrit me 14%.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt janar-tetor 2023, eksportet e grupit \u201cFarat vajore, bim\u00ebt industriale apo medicinale, ushqim p\u00ebr kafsh\u00ebt\u201d ran\u00eb me 22% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 2023 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb tek eksportet e bim\u00ebve mjek\u00ebsore, sesa n\u00eb periudh\u00ebn e pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, q\u00eb u shoq\u00ebrua me kufizim t\u00eb l\u00ebvizjeve dhe politika izoluese q\u00eb zbatuan shum\u00eb vende.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn janar-tetor 2024, vendi kryesor p\u00ebr eksport \u00ebsht\u00eb SHBA, duke z\u00ebn\u00eb 27% t\u00eb totalit t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb eksportuar. M\u00eb pas 26% e bim\u00ebve jan\u00eb eksportuar n\u00eb Gjermani, 7% n\u00eb Turqi, 5% n\u00eb Itali, 5% n\u00eb Spanj\u00eb etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, n\u00eb periudh\u00ebn janar-tetor, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, vendi kryesor p\u00ebr eksporte t\u00eb grupit \u201cFarat vajore, bim\u00ebt industriale apo medicinale, ushqim p\u00ebr kafsh\u00ebt\u201d ishte Gjermania me rreth 50% t\u00eb totalit t\u00eb sasis\u00eb. E ndjekur nga SHBA me 10%, m\u00eb pas Italia dhe Turqia.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksporteve t\u00eb Bim\u00ebve Mjek\u00ebsore dhe Aromatike, Filip Gjoka, pohon se p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet nga zhvler\u00ebsimi i monedhave Euro dhe Dollar, shum\u00eb eksportues jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb zgjeruar gam\u00ebn e produkteve q\u00eb i ofrohen tregut nd\u00ebrkomb\u00ebtar, po madje po shtojn\u00eb sasin\u00eb p\u00ebr eksport drejt tregjeve t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb vendeve aziatike.<\/p>\n<p>Drejt k\u00ebtyre tregjeve synohet ofrimi i atyre produkteve q\u00eb konstatohet munges\u00eb eksportesh nga vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht synimeve t\u00eb eksportuesve p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb tregje t\u00eb reja, zoti Gjoka p\u00ebrs\u00ebrit se problem mbetet mungesa e investimeve p\u00ebr rritjen e kapaciteteve p\u00ebrpunuese p\u00ebr produkt final t\u00eb p\u00ebrpunuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 25% e operator\u00ebve me potenciale grumbulluese, p\u00ebrpunuese dhe eksportuese arrijn\u00eb t\u00eb nxjerrin produkt final t\u00eb p\u00ebrpunuar, kurse 75% e tyre u shit\u00ebn si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb pa u p\u00ebrpunuar, duke humbur pjes\u00ebn t\u00eb madhe t\u00eb vler\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb ngelej n\u00eb ekonomin\u00eb vendase.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e kompanive eksportuese<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e pes\u00eb kompanive kryesore t\u00eb eksportit t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore p\u00ebr vitin 2023 arrit\u00ebn n\u00eb 25,7 milion\u00eb euro. Krahasuar me vitin 2022, totali i t\u00eb ardhurave ra rreth 18%.<\/p>\n<p>Totali i fitimit t\u00eb kompanive n\u00eb 2022 arriti n\u00eb 1,2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Krahasuar me vitin paraardh\u00ebs, totali i fitimeve u reduktua n\u00eb mas\u00ebn 51%.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb \u201cFilip Co\u201d p\u00ebr vitin 2023 u rrit\u00ebn me 5% krahasuar me 2022, nd\u00ebrsa fitimet ran\u00eb me 19%.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb AGROHERBAL ran\u00eb me 3% kurse fitimet 38% krahasuar me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb \u201cAlbanian Herb\u201d ran\u00eb me 57%. Fitimet e kompanis\u00eb ran\u00eb 79%.<\/p>\n<p>R\u00ebnie t\u00eb ardhurash pati n\u00eb vitin 2023 edhe kompania \u201cGjedra\u201d. T\u00eb ardhurat ran\u00eb me 10%, nd\u00ebrsa fitimet me 61%, n\u00eb raport me 2022.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e operatorit t\u00eb eksportit t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore \u201cHerba Fructus Natyror\u201d u ul\u00ebn me 24% n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa fitimet me 95% krahasuar me 2022.\/ Monitor <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/01\/26\/bimet-mjekesore-ne-udhekryq-nga-renia-e-euros\/\">Bim\u00ebt mjek\u00ebsore, n\u00eb udh\u00ebkryq nga r\u00ebnia e Euros<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e monedh\u00ebs Euro vijon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb p\u00ebrpunuesit dhe grumbulluesit e bim\u00ebve mjek\u00ebsore dhe aromatike. N\u00eb vitin 2023, totali i t\u00eb ardhurave t\u00eb kompanive kryesore t\u00eb sektorit u tkurr me 18% krahasuar me vitin paraardh\u00ebs. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb po ndikojn\u00eb te r\u00ebnia e \u00e7mimit deri me 30% t\u00eb bim\u00ebve q\u00eb grumbullohen nga fermeri. Pak\u00ebsimi i \u00e7mimit po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5806","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5806\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}