{"id":57997,"date":"2025-12-15T07:48:37","date_gmt":"2025-12-15T07:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/saga-e-hetimit-pasuror-si-shpetoi-nga-konfiskimi-biznesi-i-ndertimit-i-ben-qimes-2\/"},"modified":"2025-12-15T07:48:37","modified_gmt":"2025-12-15T07:48:37","slug":"saga-e-hetimit-pasuror-si-shpetoi-nga-konfiskimi-biznesi-i-ndertimit-i-ben-qimes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/15\/saga-e-hetimit-pasuror-si-shpetoi-nga-konfiskimi-biznesi-i-ndertimit-i-ben-qimes-2\/","title":{"rendered":"Saga e hetimit pasuror, si shp\u00ebtoi nga konfiskimi biznesi i nd\u00ebrtimit i Ben Qimes"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004, policia italiane arrestoi tre persona me 3.5 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb importuar nga Holanda n\u00eb qytez\u00ebn Melegnano, rreth 16 kilometra n\u00eb juglindje t\u00eb Milanos. Sipas drejt\u00ebsis\u00eb italiane, grupi kishte nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb quajtur Arben Isufaj, por ai i shp\u00ebtoi arrestimit.<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi e quajtur \u201cIsufaj \u2013 2004\u201d u themelua me seli n\u00eb lagjen Sheq i Madh i Fierit dhe punoi e patrazuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIsufaj- 2004\u201d nd\u00ebrtoi tre pallate n\u00eb Fier dhe e zgjeroi biznesin e nd\u00ebrtimeve edhe n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb zbulohej se pron\u00ebsia e saj ishte e lidhur me Arben Isufajn \u2013 nj\u00eb subjekt i ligjit \u201cAntimafia\u201d.<\/p>\n<p>Isufaj, 56 vje\u00e7, i njohur gjithashtu si Ben Qimja, u d\u00ebnua nga drejt\u00ebsia italiane n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs nga Holanda drejt Italis\u00eb dhe episode t\u00eb tjera t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs mes viteve 2004-2005. Isufaj i shp\u00ebtoi ekstradimit n\u00eb Itali fal\u00eb nj\u00eb vendimi kontrovers t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, por pronat e tij n\u00eb vendin e origjin\u00ebs u b\u00ebn\u00eb objekt hetimesh pasurore.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, Prokuroria e Posa\u00e7me regjistroi nj\u00eb procedim pasuror n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, duke sekuestruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb dyshuara, p\u00ebrfshi edhe kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cIsufaj-2004\u201d. Por vet\u00ebm dy vjet m\u00eb von\u00eb, masa e sekuestrimit u revokua me pretendimin se Isufaj e kishte financuar biznesin e tij t\u00eb nd\u00ebrtimit me parapagimet e klient\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sektori i nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i ekspozuar nga fluksi i parave kriminale q\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e varf\u00ebr t\u00eb vendit. Sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave, nd\u00ebrtimi dhe tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme mbeten instrumentet dominuese ku injektohen parat\u00eb e krimit n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, goditja e fenomenit t\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb nd\u00ebrtim mbetet n\u00eb kufijt\u00eb minimal\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb hetimi 2-vje\u00e7ar p\u00ebr burimin e pasurive t\u00eb sekuestruara t\u00eb Arben Isufajt dhe rrethit t\u00eb tij familjar, avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs k\u00ebrkuan revokimin e masave t\u00eb sekuestros me pretendimin se pasurit\u00eb ishin krijuar p\u00ebrpara vendimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb italiane ose ishin financuar nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime u legjitimuan nga Prokuroria dhe Gjykata e Posa\u00e7me n\u00eb rastin e kompanis\u00eb \u201cIsufaj -2004\u201d, duke u bazuar mbi nj\u00eb akt-ekspertimi q\u00eb tregonte se biznesi i nd\u00ebrtimit nuk u financua nga ortaku, por nga parapagimet e bler\u00ebsve t\u00eb apartamenteve.<\/p>\n<p><strong>Perandoria e biznesit<\/strong><\/p>\n<p>Arben Isufaj ka nj\u00eb t\u00eb kaluar kriminale n\u00eb shtetin Italian, pasi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Torinos p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike. I shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga Interpoli q\u00eb prej vitit 2010, Isufaj u arrestua p\u00ebr q\u00ebllime ekstradimi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014, por k\u00ebrkesa e autoriteteve italiane u hodh posht\u00eb nga nj\u00eb vendim i shum\u00ebdiskutuar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Prej shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, Isufaj ndodhet s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebrkim, pasi akuzohet se k\u00ebrc\u00ebnoi nj\u00eb gjyqtar n\u00eb qytetin e Fierit.<\/p>\n<p>Dokumentet gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb Isufaj iu n\u00ebnshtrua fillimisht hetimit pasuror n\u00eb mesin e viteve 2010 nga Prokuroria e Fierit dhe n\u00eb vitin 2021 nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Procedimi i fundit u bazua n\u00eb nj\u00eb referim t\u00eb vitit 2017 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Fierit, ku ngriheshin dyshime se Arben Isufaj ia kishte dal\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb perandori biznesi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij dhe rrethit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij referimi, Arben Isufaj kishte kryer transaksione t\u00eb shumta dhe n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme me krushkun e tij, Agim \u00c7ako dhe rrethin e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, t\u00eb cilat dyshohej se rridhnin nga aktivitete t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre transaksioneve, Policia e Fierit kishte identifikuar investime t\u00eb shumta n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme si dhe nj\u00eb rrjet kompanish tregtare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre personave, t\u00eb cilat vepronin kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe at\u00eb t\u00eb hidrokarbureve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit pasuror p\u00ebr rrethin e personave t\u00eb lidhur me Isufajn, prokuror\u00ebt Ened Naku\u00e7i dhe Edvin Kondili identifikuan nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasurish, mes t\u00eb cilave tre pallate t\u00eb nd\u00ebrtuara nga kompania Isufaj-2004 n\u00eb Fier, dy hotele n\u00eb aksin Vlor\u00eb- Orikum, sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme tokash dhe trojesh si dhe rreth 200 dyqane t\u00eb dh\u00ebna me qira n\u00eb tregun ambulant t\u00eb Fierit, i cili menaxhohej nga \u00c7ako.<\/p>\n<p>Hetimi identifikoi gjithashtu kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit Isufaj-2004 t\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb xhaxhait t\u00eb Ben Qimes, Ymer Isufaj si dhe kompanin\u00eb \u201cMateo Konstruksion\u201d me aktivitet n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u00c7akos.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve gjyq\u00ebsore, kjo kompani kishte fituar n\u00eb vitin 2010 nj\u00eb tender n\u00eb Albpetrol p\u00ebr blerjen e 60,000 ton l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse kundrejt nj\u00eb pagese prej 7 milion\u00eb eurosh. Kjo pages\u00eb ishte depozituar nga Isufaj dhe lidhje shoq\u00ebrore t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bizneseve dhe kompanive t\u00eb identifikuara, Prokuroria shkoi n\u00eb Gjykat\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb minimale p\u00ebr sekuestrim, duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb akt-ekspertim kontab\u00ebl, i cili sipas prokuror\u00ebve tregonte se k\u00ebto pasuri nuk justifikoheshin me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Gjykata vendosi sekuestrimin e nj\u00eb pularie t\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e kompanis\u00eb \u201cIsufaj 2001\u201d; 33% t\u00eb kuotave t\u00eb kompanis\u00eb Akili Alb sh.p.k; nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 3289 m2 n\u00eb Fier; kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit Isufaj 2004, tre sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Agim \u00c7akos si dhe gjasht\u00eb automjete.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme u sekuestruan n\u00eb vitin 2021, por n\u00eb procesin e konfiskimit, kompania Isufaj-2004 iu rikthye t\u00eb zotit.<\/p>\n<p><strong>Revokimi i sekuestrimit \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb dat\u00ebs 30 janar 2023 me gjyqtar Erion Banin evidentohet se pas sekuestrimit t\u00eb pasurive bazuar n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d, personat e lidhur u ankuan n\u00eb Apel, por k\u00ebrkesa e tyre nuk u pranua.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, Isufaj n\u00ebp\u00ebrmjet mbrojt\u00ebsve t\u00eb tij paraqiti nj\u00eb memo n\u00eb SPAK, duke k\u00ebrkuar administrimin e nj\u00eb akt-ekspertimi kontab\u00ebl t\u00eb vitit 2018, t\u00eb realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal p\u00ebr pastrim parash, t\u00eb regjistruar nga Prokuroria e Fierit n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb akt ekspertimi citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera se shoq\u00ebria \u201cISUFAJ-2004\u201d me ortak Ymer Isufajn, \u00ebsht\u00eb financuar totalisht nga klient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb prenotuar apartamentet. Po ashtu, pretendohet se financimi i shoq\u00ebris\u00eb nga prenotuesit deri n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 8.6 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit, personat e lidhur k\u00ebrkuan nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb llogaritur t\u00eb ardhurat e realizuara n\u00eb raport me shpenzimet. Gjithashtu, avokat\u00ebt depozituan n\u00eb gjykat\u00eb kontrata shitblerje t\u00eb apartamenteve, q\u00eb u pranuan si prova nga gjykata n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur gjat\u00eb shqyrtimit u konstatuan dy ekspertime t\u00eb kund\u00ebrta; nj\u00ebri nga Prokuroria dhe tjetri nga avokat\u00ebt, gjyqtari Bani me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm ka vendosur kryerjen e nj\u00eb akti ekspertimi kontab\u00ebl t\u00eb ri me grup ekspert\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjykata ka vler\u00ebsuar se q\u00ebllimi i kryerjes s\u00eb k\u00ebtij akti ekspertimi ka qen\u00eb evidentimi i faktit, n\u00ebse shoq\u00ebria \u201cISUFAJ-2004\u201d sh.p.k, nga momenti i themelit t\u00eb saj e deri n\u00eb momentin e d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sekuestrim, ka pasur ose jo burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e aseteve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb aktin e ekspertimit t\u00eb realizuar gjat\u00eb gjykimit t\u00eb fundit, ekspert\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se kompania ishte financuar nga prenotuesit e apartamenteve n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb 105 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekspert\u00ebt kan\u00eb shprehur rezerva n\u00ebse ark\u00ebtimet e premtuara n\u00eb kontratat noteriale jan\u00eb realizuar ose jo, pasi mungonin mandat -pagesat e ark\u00ebs, por avokat\u00ebt dor\u00ebzuan me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb gjitha mandatet e ark\u00ebtimeve.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, nga konkluzioni i aktit t\u00eb ekspertimit rezulton se financimet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cISUFAJ-2004\u201d shpk, nuk jan\u00eb kryer nga burime t\u00eb ortakut, por nga pagesat e realizuara nga prenotuesit.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto fakte, SPAK ka k\u00ebrkuar n\u00eb diskutimet p\u00ebrfundimtare revokimin e sekuestros p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cISUFAJ-2004\u201d shpk. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, prokuror\u00ebt i kan\u00eb q\u00ebndruar k\u00ebrkimit p\u00ebr konfiskimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb p\u00ebrfundim, ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr revokimin e sekuestros ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtimore \u201cISUFAJ-2004\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjykata \u00e7mon se mbi baz\u00ebn e provave t\u00eb administruara gjat\u00eb gjykimit, duke i par\u00eb n\u00eb unitet me provat e tjera, nuk provohet q\u00eb kjo shoq\u00ebri n\u00eb fillimet e veta t\u00eb jet\u00eb financuar nga ortaku. Pra, nuk provohet qe t\u00eb jet\u00eb financuar me burime t\u00eb paligjshme,\u201d arsyeton gjyqtari Erion Bani.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjyqtari Bani ka vler\u00ebsuar se nj\u00eb pasuri e paluajtshme e llojit \u201car\u00eb\u201d me sip\u00ebrfaqe 5600 m2 n\u00eb lagjen Sheq i Madh n\u00eb Fier, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga shtetasi Agim \u00c7ako mbi baz\u00ebn e ligjit 7501, duke e hequr edhe at\u00eb nga lista e konfiskimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb, duke konfiskuar vet\u00ebm 7 prej 12 pronave t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Isufajt dhe personave t\u00eb tij t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Vendimi mori form\u00eb t\u00eb prer\u00eb m\u00eb 13 prill t\u00eb vitit 2023, pasi nuk u ankimua nga ana e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK dhe as nga avokat\u00ebt.\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/saga-e-hetimit-pasuror-si-shpetoi-nga-konfiskimi-biznesi-i-ndertimit-i-ben-qimes\/\">Saga e hetimit pasuror, si shp\u00ebtoi nga konfiskimi biznesi i nd\u00ebrtimit i Ben Qimes<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004, policia italiane arrestoi tre persona me 3.5 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb importuar nga Holanda n\u00eb qytez\u00ebn Melegnano, rreth 16 kilometra n\u00eb juglindje t\u00eb Milanos. Sipas drejt\u00ebsis\u00eb italiane, grupi kishte nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb quajtur Arben Isufaj, por ai i shp\u00ebtoi arrestimit. Thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb kompani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57997","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57997\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}