{"id":57941,"date":"2025-12-14T18:48:22","date_gmt":"2025-12-14T18:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/14\/mero-baze-debati-per-firmat-e-shabanit-i-ben-opozites-me-keq-se-zgjedhja-e-shabanit\/"},"modified":"2025-12-14T18:48:22","modified_gmt":"2025-12-14T18:48:22","slug":"mero-baze-debati-per-firmat-e-shabanit-i-ben-opozites-me-keq-se-zgjedhja-e-shabanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/14\/mero-baze-debati-per-firmat-e-shabanit-i-ben-opozites-me-keq-se-zgjedhja-e-shabanit\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Debati p\u00ebr firmat e Shabanit i b\u00ebn opozit\u00ebs m\u00eb keq se zgjedhja e Shabanit"},"content":{"rendered":"<p>Kam q\u00ebndruar larg fushat\u00ebs lincuese ndaj partive t\u00eb reja n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe kur ata shpesh tregonin papjekurin\u00eb e tyre politike. Ata ishin kat\u00ebr opozitar\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebn\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje dhe nuk mor\u00ebn pak.<\/p>\n<p>Ajo  teoria q\u00eb Lapaj \u00ebsht\u00eb agjent i Sorosit, Shabani agjent i Ram\u00ebs, Shehaj agjent i Berish\u00ebs dhe Qorri agjent i shokut Enver, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb qesharake q\u00eb prodhoi retorika e nj\u00eb fushate t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar elektorale, ku opozita, meq\u00eb kishte t\u00eb sigurt humbjen, shpikte p\u00ebrgjith\u00ebsisht armiq tek opozitar\u00ebt e rinj.<br \/>\nPastaj banaliteti i sherrit mes Lapajt dhe Shabanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e provokuar nga Lapaj, i cili u t\u00ebrhoq nga premtimi i tij p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb parlament.<br \/>\nDhe prej k\u00ebtu nis gjith\u00eb konspiracioni i ri.<\/p>\n<p>Kandidimi i Endri Shabanit p\u00ebr Avokat t\u00eb Popullit nuk ka lidhje me Edi Ram\u00ebn. I d\u00ebshp\u00ebruar nga gara elektorale, ai hoqi dor\u00eb nga politika dhe provoi t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb institucionale. N\u00ebse do t\u00eb shikojm\u00eb CV-t\u00eb e gjith\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt qan opozita, Endri Shabani \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb PhD n\u00eb Oksford. Ne nuk kemi n\u00eb qeveri ask\u00ebnd me PhD, ask\u00ebnd n\u00eb parlament dhe kam frik\u00eb se ask\u00ebnd edhe n\u00eb administrat\u00ebn e lart\u00eb shtet\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb bursist i qeveris\u00eb angleze, pra i p\u00ebrzgjedhur n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre dhe me nj\u00eb korniz\u00eb mb\u00ebshtetjeje zyrtare prej tyre, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb aktivizmi n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur Avokat i Popllit pa votat e Sali Berish\u00ebs dhe Flamur Nok\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb \u201cnon grata\u201d n\u00eb Britani.<br \/>\nQeveria deklaroi se nuk do kishte kandidat\u00eb t\u00eb saj, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se hoqi dor\u00eb nga votimi n\u00eb Kuvend. Hoqi dor\u00eb nga kandidat\u00ebt e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, mes dikujt q\u00eb ka arritur t\u00eb mbroj\u00eb PhD n\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs dhe nj\u00eb tufe kandidat\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u2019u verifikosh \u00e7do d\u00ebftes\u00eb e diplom\u00eb n\u00ebse e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb rregull, Endri Shabani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara. Kur gara mbaroi dhe kandidat\u00ebt u regjistruan, qeveria ishte e lir\u00eb t\u00eb zgjidhte dhe padiskutim ka zgjedhur personin me CV-n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nKy debat opozitar p\u00ebr firmat \u00ebsht\u00eb tejet banal. Un\u00eb nuk mendoj se ka ndonj\u00eb tradhti n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, pasi opozita ka dh\u00ebn\u00eb firma p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt. E nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb thuhej n\u00ebse shumica votonte Kalan\u00eb, Ndregjonin, Tartarin apo dik\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse nuk do t\u2019i p\u00eblqente Berish\u00ebs votimi i PS, do ta quante agjent t\u00eb Ram\u00ebs. Dhe \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb PS do votonte dik\u00eb q\u00eb nuk i p\u00eblqente Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ky debat nuk tregon kush \u00ebsht\u00eb Endri Shabani, por kush \u00ebsht\u00eb opozita dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ta l\u00ebsh shtetin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb saj. Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb q\u00eb zhvillohet debati, n\u00ebse je n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, mes dikujt q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Oksford dhe dikujt q\u00eb \u00ebsht\u00eb me shkoll\u00eb nate, ky i fundit zgjidhet, se duhet t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr nder Berish\u00ebs. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb historikisht k\u00ebto 35 vjet, sa her\u00eb zgjidhen njer\u00ebz n\u00eb krye t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura nga opozita, por jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs. E ka b\u00ebr\u00eb me kontrollin e shtetit m\u00eb 1997 dhe 2002, kur u zgjodh Robert \u00c7eku; e ka b\u00ebr\u00eb me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb apo Kushtetuese; dhe po e b\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri me Avokatin e Popullit.<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00eb kjo lukuni q\u00eb mallkon nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri q\u00eb ka mbaruar n\u00eb Oksford pse pranoi votat e socialist\u00ebve me firmat e Berish\u00ebs, tregon se \u00e7\u2019njer\u00ebz t\u00eb marr\u00eb shkojn\u00eb pas Berish\u00ebs. \u00c7do kush q\u00eb do fitonte i kishte firmat e Berish\u00ebs dhe do t\u00eb merrte edhe votat e Ram\u00ebs. Ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi mes tyre dhe Shabanit, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgatitjes akademike dhe faktit q\u00eb Berisha b\u00ebn sikur ia ka b\u00ebr\u00eb Rama me hile, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrballet me Adriana Kalan, nga e cila ndjehet sikur \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar q\u00eb i ka ikur nga selia?<br \/>\n\u00c7do deklarat\u00eb rreth firmave \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr PD-s\u00eb. Kur thon\u00eb \u201cna urdh\u00ebroi Flamuri\u201d, b\u00ebhen qesharak\u00eb; kur thon\u00eb \u201cna urdh\u00ebroi Salianji\u201d, b\u00ebhen paranojak\u00eb; kur thon\u00eb \u201cna urdh\u00ebroi Saliu p\u00ebr Florin\u201d, b\u00ebhen renegat\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb se Shabani nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e meriton t\u00eb jet\u00eb Avokat i Popullit, por sipas tyre, u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb keq. Po t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kur qe dakord Berisha, Flamuri apo Salianji, do ishte mir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ta l\u00ebsh Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, q\u00eb n\u00eb fakt akoma nuk thon\u00eb k\u00eb do zgjidhnin n\u00eb vend t\u00eb Shabanit, se dalin zbuluar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund ta uronin Shabanin dhe t\u00eb dukeshin sikur e mor\u00ebn nj\u00eb fitore, pasi k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb zgjidhnin do t\u2019i turp\u00ebronte gjat\u00eb mandatit shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa jan\u00eb \u201cturp\u00ebruar\u201d p\u00ebr firmat e Shabanit. Avokatii Popullit zgjidhet me votat e Edi Ram\u00ebs jo me firmat e Flamurit, dhe Edi Rama ka marr\u00eb 83 mandate plus 3 t\u00eb tjera n\u00eb aleanc\u00eb, m\u00eb 11 Maj 2025. Fal Sali Berish\u00ebs p\u00ebrball\u00eb!\/TEMA <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/mero-baze-debati-per-firmat-e-shabanit-i-ben-opozites-me-keq-se-zgjedhja-e-shabanit\/\">Mero Baze: Debati p\u00ebr firmat e Shabanit i b\u00ebn opozit\u00ebs m\u00eb keq se zgjedhja e Shabanit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kam q\u00ebndruar larg fushat\u00ebs lincuese ndaj partive t\u00eb reja n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe kur ata shpesh tregonin papjekurin\u00eb e tyre politike. Ata ishin kat\u00ebr opozitar\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebn\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje dhe nuk mor\u00ebn pak. Ajo teoria q\u00eb Lapaj \u00ebsht\u00eb agjent i Sorosit, Shabani agjent i Ram\u00ebs, Shehaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57941","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57941\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}