{"id":5784,"date":"2025-01-25T21:39:45","date_gmt":"2025-01-25T21:39:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/25\/kryepeshkopin-qe-se-deshem-por-na-deshi\/"},"modified":"2025-01-25T21:39:45","modified_gmt":"2025-01-25T21:39:45","slug":"kryepeshkopin-qe-se-deshem-por-na-deshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/25\/kryepeshkopin-qe-se-deshem-por-na-deshi\/","title":{"rendered":"Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Hir\u00ebsia e tij, Kryepeshkopi Anastas, nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mes nesh. P\u00ebr t\u00eb shpjeguar \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb ai p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, shumica ateiste e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, vlen t\u00eb sjell disa prej kujtimeve t\u00eb mia me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/p>\n<p>Pranimi i tij n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1991, kur president ishte Ramiz Alia, dhe m\u00eb pas kuror\u00ebzimi i tij si kryepeshkop i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 1992, kur president ishte Sali Berisha, u shoq\u00ebrua me nj\u00eb sherret\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Edhe pse formalizmi i konfliktit mbaroi me fillimin e pun\u00ebs s\u00eb tij, tensionet nuk u shuan kurr\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ishte e nevojshme t\u00eb nxiteshin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, as Ramiz Alia dhe as Sali Berisha nuk u investuan plot\u00ebsisht kund\u00ebr tij. Arsyeja ishte se diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e k\u00ebnaqur dhe e sigurt me t\u00eb dhe ua p\u00ebrcolli t\u00eb dy president\u00ebve k\u00ebt\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>Pas vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pushtetit, kur Berisha filloi t\u00eb kishte probleme me Greqin\u00eb n\u00eb jug t\u00eb vendit dhe sidomos me thirrjet p\u00ebr autonomi t\u00eb Vorio Epirit n\u00eb Dropull nga individ\u00eb t\u00eb margjinalizuar, prozhektor\u00ebt e tij u kthyen mbi Kish\u00ebn Ortodokse dhe Kryepeshkopin Anastas. Sh\u00ebrbimi Informativ Komb\u00ebtar (SHIK) u kthye n\u00eb nj\u00eb repart taleban n\u00eb ndjekje t\u00eb prift\u00ebrinjve n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7do lidhjeje t\u00eb tyre me kryepeshkopin Anastas dhe Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Kulmi i k\u00ebtyre tensioneve ishte d\u00ebbimi n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1993 i nj\u00eb prifti grek nga Dropulli, q\u00eb i \u00e7oi tensionet n\u00eb kulm. Ishte kjo dhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb n\u00eb projektin e ri t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1994, Sali Berisha vendosi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb nen q\u00eb ndalonte institucionet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb kishin n\u00eb krye t\u00eb tyre hierark\u00eb q\u00eb nuk ishin gjak dhe origjin\u00eb shqiptare. Ky ishte nj\u00eb nocion gati racist, me prapavij\u00eb t\u00eb qart\u00eb politike kund\u00ebr Kryepeshkopit Anastas.<\/p>\n<p>Kjo ishte dhe beteja e par\u00eb dhe e fundit politike e Shqip\u00ebris\u00eb me Kryepeshkopin Anastas. E pyeta n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryeministrin Aleksand\u00ebr Meksi n\u00eb zyr\u00ebn e tij, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr referendumin, se sa e mundur ishte heqja e Kryepeshkopit.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb her\u00eb nga tavani, p\u00ebr t\u00eb treguar se zyra e tij p\u00ebrgjohesh, dhe duke ulur z\u00ebrin m\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u2013 Theofan Popa m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: Kryepeshkopin e merr vet\u00ebm Zoti.<\/p>\n<p> -Dometh\u00ebn\u00eb kur t\u00eb vdes\u00eb? \u2013 i thash\u00eb un\u00eb me brutalen e t\u00eb riut pa ndonj\u00eb ndjesi fetare.<\/p>\n<p>Tundi kok\u00ebn. Por e pash\u00eb q\u00eb ishte qartazi n\u00eb an\u00ebn e Kryepeshkopit.<\/p>\n<p>Referendumi i vitit 1994, q\u00eb i ngjante nj\u00eb turme t\u00eb \u00e7oroditur q\u00eb shkonte pas Sali Berish\u00ebs, humbi. Socialist\u00ebt nuk l\u00ebviznin nga sht\u00ebpia p\u00ebr asnj\u00eb miting; vet\u00ebm u thoshin t\u00eb gjith\u00ebve se \u201cSali Berisha do t\u00eb b\u00ebhet mbret.\u201d<\/p>\n<p>Por at\u00ebher\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pash\u00eb q\u00eb ortodoks\u00ebt shqiptar\u00eb u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb heshtje, pa nxjerr\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb kund\u00ebr lin\u00e7imit publik t\u00eb Kryepeshkopit t\u00eb tyre dhe i q\u00ebndruan n\u00eb krah.<\/p>\n<p>Ky ishte momenti kur fillova t\u00eb reflektoj p\u00ebr personalitetin e tij dhe pesh\u00ebn e tij n\u00eb jet\u00ebn e vendit tim.<\/p>\n<p>Konflikti im si gazetar me Kryepeshkopin<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1995, kur Kisha Ortodokse shpalli shenjt t\u00eb saj Sh\u00ebn Kozmain, pati reagime n\u00eb publik. Nj\u00eb pjes\u00eb e studiuesve mysliman\u00eb ose antigrek\u00eb e shpjegonin biografin\u00eb e Sh\u00ebn Kozmait si t\u00eb nj\u00eb greku antishqiptar, nd\u00ebrsa Kisha e mb\u00ebshteste si nj\u00eb shenjtor t\u00eb saj q\u00eb kishte p\u00ebrhapur ortodoksin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsit\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Un\u00eb, duke qen\u00eb gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrgatita nj\u00eb raport p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrplasje, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs q\u00eb nuk merrte an\u00eb, por kuptohej q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb i lumtur q\u00eb Sh\u00ebn Kozmai t\u00eb mos ishte shenjtor i Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi i Kish\u00ebs ishte joproporcional. Ata kishin d\u00ebrguar let\u00ebr deri n\u00eb Uashington p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por mua nuk ma than\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb darke te sht\u00ebpia e shefes s\u00eb USAID-it n\u00eb Tiran\u00eb, ish-n\u00ebndrejtori i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb dha nj\u00eb mesazh miq\u00ebsor:<\/p>\n<p>-Mos u merr me Kish\u00ebn Ortodokse, sepse k\u00ebto gj\u00ebra keqkuptohen.<\/p>\n<p>Kolegu im tjet\u00ebr nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb Uashington, i cili ishte gjithashtu n\u00eb at\u00eb dark\u00eb dhe dukej se e dinte ankes\u00ebn, shtoi menj\u00ebher\u00eb:<\/p>\n<p>-Hi\u00e7 mos u merr me ta. Kushdo n\u00eb SHBA q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjon, nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim at\u00eb q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb kryepeshkop.<\/p>\n<p>P\u00ebr pak sekonda u rrethova nga disa miq t\u00eb mi n\u00eb dark\u00eb, q\u00eb po m\u00eb thoshin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb:<\/p>\n<p>-Je n\u00eb rregull, mos shkruaj m\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment, humori im i zi shp\u00ebrtheu dhe thash\u00eb:<\/p>\n<p>-Po kur t\u00eb vdes, nuk duhet ta b\u00ebj lajm?<\/p>\n<p>Ra nj\u00eb heshtje e sikletshme, t\u00eb cil\u00ebn e prishi s\u00ebrish kolegu im:<\/p>\n<p>\u2013 B\u00ebje pushim at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>E kuptova se ftesa p\u00ebr dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e DeeDee Blane kishte pasur q\u00ebllim t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte k\u00ebt\u00eb mesazh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miq\u00ebsore. Dhe k\u00ebshtu vendosa t\u00eb mos merrem m\u00eb me Kish\u00ebn.<\/p>\n<p>Por nami i keq nuk m\u00eb la rehat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb prift n\u00eb Elbasan, At Nikoll Marku, kishte vendosur t\u00eb drejtonte nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb Kalan\u00eb e qytetit, t\u00eb pavarur nga Kryepeshkopi Anastas. BBC n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe permes gazetarit Sokol Gruda, p\u00ebrgatiti nj\u00eb raport t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, Biberaj m\u00eb pyeti n\u00eb telefon:<\/p>\n<p>-A ke qen\u00eb n\u00eb Elbasan te kisha e Nikoll Markut?<\/p>\n<p>\u2013 Jo, \u2013 iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>\u2013  A kemi pasur ne ndonj\u00eb raport p\u00ebr at\u00eb ngjarje?<\/p>\n<p>-Jo, \u2013 thash\u00eb. \u2013 Un\u00eb nuk shkruaj p\u00ebr Kish\u00ebn m\u00eb, kam dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri nj\u00eb \u201ch\u00ebm\u201d dhe shfryu, por nuk tha gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas m\u00ebsova se Thomai, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kish\u00ebs, ishte ankuar s\u00ebrish n\u00eb Uashington p\u00ebr raportin e BBC-s\u00eb, sikur e kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Raportet e Kish\u00ebs me gazetar\u00ebt kritik\u00eb ishin nj\u00eb problem m\u00eb vete dhe shpesh i hapnin Kish\u00ebs m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb sesa e ndihmonin. Por ajo g\u00ebnjesht\u00ebr, p\u00ebr fat, m\u00eb shp\u00ebtoi p\u00ebrfundimisht nga sherret me Kish\u00ebn, pasi tani ata kishin g\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>Kryepeshkopi Anastas krijoi Kishen e re Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Gjithsesi, nuk m\u2019u nda ndjesia e keqe q\u00eb krijohej nga ideja se isha perceptuar si nj\u00eb kritik i Kish\u00ebs Ortodokse. Nuk isha i till\u00eb, por n\u00eb Shqip\u00ebri kjo u kthye n\u00eb nj\u00eb sport popullor.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt me origjin\u00eb myslimane dhe formim ateist ishin armiq t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb Kish\u00ebs, dhe un\u00eb duke qen\u00eb se p\u00ebrmbushja disa nga kushtet formalisht isha futur n\u00eb at\u00eb list\u00eb. N\u00eb parim, kjo kategori merrej 24 or\u00eb me Kryepeshkopin Anastas.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb intelektual\u00eb ortodoks\u00eb merreshin 24 or\u00eb me Kryetarin e Komunitetit Mysliman ose me xhamit\u00eb arabe n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, d\u00ebshironin t\u00eb reformonin kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo mod\u00eb e sh\u00ebmtuar e angazhimit politik p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll komunitetet fetare \u00ebsht\u00eb i vetmi strumbullar politik i p\u00ebr\u00e7arjes fetare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dukej qartazi ishte se Kryepeshkopi Anastas g\u00ebzonte jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetjen reale t\u00eb ortodoks\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, por ishte edhe personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i bot\u00ebs ortodokse n\u00eb rajon. Fal\u00eb tij, miliona euro u grumbulluan si donacione p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse, dhe shumica e kishave t\u00eb shkat\u00ebrruara u rind\u00ebrtuan. Ai hapi seminaret e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrgatiti gjenerata t\u00eb reja sh\u00ebrbyesish fetar\u00eb, q\u00eb sot jan\u00eb familja m\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, me disiplin\u00eb dhe angazhim shpirt\u00ebror real.<\/p>\n<p>Askush si feja ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka mundur t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb kaq shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb institucionet e saj fetare me forcat e veta. Hoxhallar\u00ebt tan\u00eb i shkollojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs arabe me nj\u00eb kultur\u00eb myslimane radikale, nd\u00ebrsa prift\u00ebrinjt\u00eb katolik\u00eb normalisht i shkollon Vatikani. Vet\u00ebm Kisha Ortodokse ka prodhuar brenda Shqip\u00ebris\u00eb hierarkin\u00eb e saj bazike dhe tani ka nj\u00eb Sinod t\u00eb plot\u00ebsuar me personalitete fetare, shumica shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb takim personal me Kryepeshkopin<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2018, m\u00eb ndodhi q\u00eb t\u00eb takoja Kryepeshkopin Anastas p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale. Kisha nj\u00eb problem me kish\u00ebn e Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb n\u00eb fshatin tim. Duke qen\u00eb se kisha nisur t\u00eb jetoja me hallet e fshatit, vendosa t\u00eb rind\u00ebrtoja kish\u00ebn e Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb, e cila ishte shembur n\u00eb vitin 1967 pas letr\u00ebs fam\u00ebkeqe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs drejtuar gjimnazist\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk kisha asnj\u00eb lek, por premtimet e miqve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt e mbajt\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb fjal\u00ebn, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7do z\u00eb t\u00eb punimeve, e b\u00ebn\u00eb rind\u00ebrtimin t\u00eb mundur.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb e bukur ishte historia e kamban\u00ebs s\u00eb zhdukur m\u00eb 1967. Aliosha, nj\u00eb bashk\u00ebfshatar i imi q\u00eb jeton n\u00eb Tepelen\u00eb, shum\u00eb i lidhur me fshatin, mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjente nj\u00eb kamban\u00eb dhe madje u ofrua ta blinte me lek\u00ebt e veta. Pas disa dit\u00ebsh, m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha se dikush kishte dor\u00ebzuar kamban\u00ebn e Kish\u00ebs s\u00eb Peshtanit n\u00eb Kish\u00ebn e Tepelen\u00ebs. Nuk donte t\u00eb identifikohej.<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!Shkova i g\u00ebzuar n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb. Ishte kambana e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Thanasit, e njohur n\u00eb fshat si \u201cKisha e Madhe\u201d. Kishte ende mbishkrimin: \u201cKambana e Kish\u00ebs s\u00eb fshatit Peshtan.\u201d<\/p>\n<p>Djali q\u00eb e kishte dor\u00ebzuar, m\u00eb treguan, kishte pasur babain nd\u00ebr ata vullnetar\u00eb t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb vitit 1967, t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur n\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb prishur kish\u00ebn. Babai i tij e kishte hedhur kamban\u00ebn n\u00eb disa ferra pran\u00eb kish\u00ebs p\u00ebr ta fshehur.<\/p>\n<p>Pastaj, nat\u00ebn, ishte kthyer me nj\u00eb shok dhe, pjes\u00eb-pjes\u00eb, e kishin transportuar kamban\u00ebn deri n\u00eb Tepelen\u00eb. \u00c7do nat\u00eb \u00e7onin nga nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb derisa e kishin fshehur n\u00eb fshatin e tij. Aty kambana ishte ruajtur deri m\u00eb 1990, n\u00eb nj\u00eb bodrum.<\/p>\n<p>Kur po binte komunizmi dhe ai vet\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, babai kishte l\u00ebn\u00eb amanet djemve t\u00eb tij ta \u00e7onin kamban\u00ebn n\u00eb Peshtan, sepse ajo i p\u00ebrkiste atyre dhe sepse, sipas tij, ajo i kishte mbrojtur nga fatkeq\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, dor\u00ebzuesi i kamban\u00ebs shtoi me krenari nj\u00eb fakt tjet\u00ebr: kambana ishte aq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr familjen e tij, saq\u00eb ai vet\u00eb kishte arritur t\u00eb b\u00ebhej ushtar n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Prifti i fshatit, At Romanoi, nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb takosh, m\u00eb solli n\u00eb sht\u00ebpi Imzot Johanin, Mitropolitin e Kor\u00e7\u00ebs. I tregova q\u00eb doja t\u00eb rind\u00ebrtoja kish\u00ebn, dhe ai m\u00eb inkurajoi:<\/p>\n<p>-P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, fol me At Romanoin, \u2013 m\u00eb tha.<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/p>\n<p>Duke menduar se ishte nj\u00eb pun\u00eb e thjesht\u00eb, vendosa t\u00eb nis punimet gjat\u00eb Pashk\u00ebve t\u00eb atij viti. Por, At Romanoi m\u00eb shpjegoi se duheshin ndjekur disa procedura: bekimi i rr\u00ebnojave ku do t\u00eb ngrihej kisha dhe nj\u00eb leje nga Mitropolia e Gjirokastr\u00ebs. Problemet filluan kur shkova te nj\u00eb zyrtar i mitropolis\u00eb, i cili filloi t\u00eb m\u00eb thoshte se duhej t\u00eb dor\u00ebzoja parat\u00eb te Mitropolia dhe ata do t\u00eb vendosnin se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin me to.<\/p>\n<p>E kuptoja q\u00eb po hasja n\u00eb nj\u00eb \u201cJO\u201d t\u00eb madhe. P\u00ebr t\u00eb mos u nxehur, vendosa t\u00eb bie shkurt dhe k\u00ebrkova nj\u00eb takim me Kryepeshkopin Anastas.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja erdhi brenda disa or\u00ebsh. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes shkova n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Katedralen e Tiran\u00ebs. At Romanoi m\u00eb shoq\u00ebroi dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsoi takimin. Si dhurat\u00eb i \u00e7ova fotografin\u00eb e nj\u00eb pllake nga kisha e Sh\u00ebn Kollit n\u00eb Peshtan, ku shkruhej:<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/p>\n<p>\u201cKisha \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb 1112. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar rishtas m\u00eb 1861.\u201d<\/p>\n<p>Kryepeshkopi m\u00eb priti te dera dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi:<\/p>\n<p>\u2013 Zoti t\u00eb ndri\u00e7oi rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb solli k\u00ebtu, \u2013 m\u00eb tha.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebm\u00eb pak humor p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, kaluam te halli im me kish\u00ebn e Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb. I tregova se do ta nd\u00ebrtoja kish\u00ebn me donacione nga miqt\u00eb e mi dhe se secili prej tyre do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb punimeve. Gjithashtu i shpjegova se pengesat burokratike t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb Gjirokast\u00ebr m\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb nervoz.<\/p>\n<p>\u2013 Qet\u00ebsohu, \u2013 m\u00eb tha. \u2013 Kur ke dik\u00eb p\u00ebrball\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb, ktheje kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb dhe mos e shiko. Shiko synimin t\u00ebnd. N\u00ebse do t\u00eb merresh me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb del p\u00ebrball\u00eb, helm do t\u00eb pres\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pastaj m\u00eb pyeti:<\/p>\n<p>\u2013 K\u00eb do p\u00ebr prift?<\/p>\n<p>-At Romanoin, \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i dha bekimin At Romanoit dhe m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb nj\u00eb takim me Mitropolitin Dhimit\u00ebr n\u00eb Tepelen\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb miratim formal.<\/p>\n<p>\u2013 Tani mos m\u00eb fol m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, \u2013 m\u00eb tha me buz\u00ebqeshje. \u2013 Je ortodoks.<\/p>\n<p>\u2013 E kam emrin Mero, \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n<p>Qeshi me t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u2013 Ndoshta nuk e di, por emri \u201cMero\u201d \u00ebsht\u00eb emri i Dit\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb p\u00ebr burrat. Ti nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrosh em\u00ebr. Plus, kemi edhe nj\u00eb shenjtor Omeros. Nuk na shp\u00ebton dot, \u2013 m\u00eb tha duke qeshur.<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/p>\n<p>Qesha me k\u00ebt\u00eb \u201cpag\u00ebzim\u201d n\u00eb t\u00eb that\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Pastaj ai vazhdoi t\u00eb m\u00eb tregonte p\u00ebr jet\u00ebn e tij dhe doktrin\u00ebn q\u00eb kishte mbrojtur n\u00eb Boston, rreth rolit t\u00eb Patriarkan\u00ebs n\u00eb konvertimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb mysliman\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb 18-t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, meq\u00eb Patriarkana kishte pushtet absolut mbi bot\u00ebn ortodokse brenda Perandoris\u00eb Osmane, ajo ishte treguar e paaft\u00eb dhe e pap\u00ebrgatitur ndaj shqiptar\u00ebve, pasi ua ndaloi shkollat shqipe dhe ata nuk arrit\u00ebn kurr\u00eb t\u00eb lexonin nj\u00eb Bib\u00ebl. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb ishin besimtar\u00ebt m\u00eb pak t\u00eb arsimuar fetarisht, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb konvertimin e tyre n\u00eb mysliman\u00eb nga perandoria. Ky proces u zhvillua kryesisht n\u00eb Lab\u00ebri dhe n\u00eb zonat e P\u00ebrmetit, Tepelen\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>-P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb mor\u00ebn shum\u00eb inat n\u00eb Patriarkan\u00eb, \u2013 m\u00eb tha. \u2013 Dhe nj\u00eb nga sh\u00ebrbimet e mia n\u00eb Afrik\u00eb ka baz\u00ebn tek kjo e v\u00ebrtet\u00eb e hidhur.<\/p>\n<p>Un\u00eb i tregova se n\u00eb Lab\u00ebri dhe Zagori, fshatrat q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb ortodoks\u00eb, jan\u00eb kryesisht bektashinj, por shum\u00eb pak prej tyre kan\u00eb objekte kulti. Madje, dervish\u00ebt sh\u00ebtit\u00ebs shpesh mbajn\u00eb edhe rroba prifti kur kalojn\u00eb n\u00eb fshatrat ortodoks\u00eb. Por ndodh q\u00eb edhe prift\u00ebrinjt\u00eb e k\u00ebtyre kishave i p\u00ebrdorin ndonj\u00ebher\u00eb i thashe me humor.<\/p>\n<p>-E di e di tha buzagaz. Jeni kripto-ortodoks<\/p>\n<p>K\u00ebtu At Romanoi u b\u00eb serios dhe u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe tha:<\/p>\n<p>\u2013  Un\u00eb nuk e kam b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p>Pastaj fol\u00ebm p\u00ebr hallet financiare t\u00eb Kish\u00ebs. M\u00eb tregoi p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pafundme q\u00eb kishte Kisha Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u financuar. Kishte marr\u00eb dy licenca p\u00ebr hidrocentrale, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhurat e nevojshme, por as kjo nuk ishte nj\u00eb zgjidhje e plot\u00eb. Dukej qart\u00eb ankthi i tij p\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vinin.<\/p>\n<p>Pak nga pak kaluan rreth tre or\u00eb pa u ndjer\u00eb. N\u00eb fund, m\u00eb dhuroi disa libra dhe albume p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare.<\/p>\n<p>U largova me nj\u00eb paqe t\u00eb madhe n\u00eb shpirt. Si p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar gjith\u00e7ka mbar\u00eb, kisha p\u00ebrfundoi fiks dy dit\u00eb para fest\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebnm\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord prej kat\u00ebr muajsh. N\u00eb p\u00ebrurimin e saj erdh\u00ebn qindra njer\u00ebz, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve ishin mysliman\u00eb t\u00eb fshatit, q\u00eb nuk i linin radh\u00eb nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kish\u00eb.<\/p>\n<p>E takova m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb pritje n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane dhe i tregova fotot e fest\u00ebs dhe Kish\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar. U g\u00ebzua shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/p>\n<p>(Fotot e Kishes si ka qen\u00eb dhe si \u00ebshte i keni n\u00eb galeri)<\/p>\n<p>Tani q\u00eb po shkruaj k\u00ebto radh\u00eb, Kisha \u00ebsht\u00eb transformuar t\u00ebr\u00ebsisht nga brenda. Ajo \u00ebsht\u00eb veshur me ikona dhe vizatime shenjtor\u00ebsh, duke marr\u00eb nj\u00eb pamje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb re dhe t\u00eb paimagjinueshme disa vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Shpresoj t\u00eb kem fuqi t\u00eb vij ta shikoj, \u2013 tha.<\/p>\n<p>Pastaj, situat\u00ebn e mori n\u00eb dor\u00eb Filip \u00c7akuli. Filipi mund t\u00eb fliste me Kryepeshkopin vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, sepse ai e \u201cd\u00ebnonte\u201d gjithmon\u00eb pasi Filipi i tregonte barcaleta p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb, t\u00eb cilat natyrisht p\u00ebrfundonin duke ironizuar Kish\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2013 Por sa her\u00eb e shikonte, ia hiqte d\u00ebnimin p\u00ebr 5 minuta, derisa Filipi i tregonte barcalet\u00ebn e radh\u00ebs. Pastaj e d\u00ebnonte p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Barcaleta e fundit q\u00eb Filipi i tregoi ishte para dy vitesh:<\/p>\n<p>\u2013  Afrohu, \u2013 i tha Kryepeshkopi. \u2013 H\u00eb, ka ndonj\u00eb t\u00eb re?<\/p>\n<p>\u2013  Nuk t\u00eb tregoj m\u00eb barcaleta, \u2013 tha Filipi, \u2013 se m\u00eb d\u00ebnon. Por kam nj\u00eb lajm t\u00eb keq.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Sivjet nuk do ket\u00eb Pashk\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013  Pse?<\/p>\n<p>\u2013  Pash\u00eb n\u00eb lajme q\u00eb nga g\u00ebrmimet n\u00eb Jeruzalem \u00ebsht\u00eb gjetur trupi i Krishtit. Dometh\u00ebn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 thoni ju q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjallur e ka ikur.<\/p>\n<p>E kuptoi q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth.<\/p>\n<p>\u2013 Tani d\u00ebnohesh dy vjet, \u2013 i tha. \u2013 Ik, largohu!<\/p>\n<p>Sot Kryepeshkopi Anstas \u00ebsht\u00eb vet\u00eb banor i bot\u00ebs tjet\u00ebr, por ajo q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs ortodokse shqiptare do t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi. T\u00eb tjerat do harrohen.<\/p>\n\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/kryepeshkopin-qe-se-deshem-por-na-deshi\/\">Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Hir\u00ebsia e tij, Kryepeshkopi Anastas, nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mes nesh. P\u00ebr t\u00eb shpjeguar \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb ai p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, shumica ateiste e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, vlen t\u00eb sjell disa prej kujtimeve t\u00eb mia me t\u00eb. Kryepeshkopin q\u00eb (s)e desh\u00ebm, por na deshi! Pranimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5784","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5784","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5784"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5784\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}