{"id":57744,"date":"2025-12-13T16:48:28","date_gmt":"2025-12-13T16:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/13\/edhe-guximi-eshte-ngjites-2\/"},"modified":"2025-12-13T16:48:28","modified_gmt":"2025-12-13T16:48:28","slug":"edhe-guximi-eshte-ngjites-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/13\/edhe-guximi-eshte-ngjites-2\/","title":{"rendered":"EDHE GUXIMI \u00cbSHT\u00cb NGJIT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Plarent Ndreca\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>SPAK mes standardeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe tundimit frik\u00ebsues t\u00eb statistikave<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, pushteti nuk matet m\u00eb me forc\u00ebn e dhun\u00ebs fizike apo me censur\u00ebn e hapur. Ai matet me di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtur dhe m\u00eb efikase: me frik\u00ebn. Me heshtjen q\u00eb ajo prodhon. Me vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen q\u00eb imponon. Me deformimin gradual t\u00eb debatit publik, deri n\u00eb pik\u00ebn kur askush nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt n\u00ebse po flet lirsh\u00ebm apo po peshon pasojat e fjal\u00ebs s\u00eb vet. Frika, nj\u00eb ndjesi e padukshme por gjithnj\u00eb prezente, i b\u00ebn z\u00ebrat t\u00eb ndalen para se t\u00eb artikulohen dhe veprimet t\u00eb paralizohen para se t\u00eb nd\u00ebrmerren. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktat i ri, jo i ushtruar p\u00ebrmes dhun\u00ebs s\u00eb hapur, por p\u00ebrmes nj\u00eb sofistikimi t\u00eb till\u00eb institucional sa shpesh kalon pa u v\u00ebn\u00eb re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb arkitektur\u00eb frike, prokuroria shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb jo si funksion kushtetues, por si instrument presioni publik. Kur suksesi matet me shifra, num\u00ebr hetimesh, masa sigurimi, emra me rezonanc\u00eb, drejt\u00ebsia rrezikon t\u00eb zhvendoset nga faktet te personat, nga ligji te perceptimi publik. Hetimi nuk lexohet m\u00eb si proces p\u00ebr zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por si sinjal force.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri shqiptare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb devijim i njohur institucional, i studiuar dhe i dokumentuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb \u00e7do demokraci europiane funksionale, prokurori nuk konceptohet si pushtet i pakufizuar, por si funksion publik i lidhur ngusht\u00eb me ligjin, proporcionalitetin dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen institucionale. Rekomandimi (2000)19 i Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: prokuror\u00ebt duhet t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe objektive, duke respektuar plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat e njeriut dhe duke shmangur \u00e7do veprim q\u00eb cenon prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb. Sipas k\u00ebtij standardi, t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr vendet q\u00eb aspirojn\u00eb dhe aderojn\u00eb n\u00eb familjen europiane, prokurori nuk \u00ebsht\u00eb aktor i spektaklit publik. Ai \u00ebsht\u00eb garant i ligjshm\u00ebris\u00eb procedurale. Sa her\u00eb q\u00eb kjo vij\u00eb kap\u00ebrcehet, drejt\u00ebsia pushon s\u00eb qeni mbrojtje dhe kthehet n\u00eb instrument.<\/p>\n<p>Historia institucionale e ka provuar k\u00ebt\u00eb pa ekuivok: sa her\u00eb q\u00eb rendi vendoset mbi drejt\u00ebsin\u00eb, padrejt\u00ebsia institucionalizohet. Edgar Hoover, drejtuesi m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb dhe nj\u00eb nga figurat m\u00eb kontroverse q\u00eb form\u00ebsoi FBI-n\u00eb, e drejtoi institucionin mbi parimin se \u201cJustice is incidental to law and order\u201d. Pas vdekjes s\u00eb tij, pik\u00ebrisht kjo filozofi \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi publik dhe detyroi Kongresin Amerikan t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb, duke kufizuar fuqin\u00eb e institucionit p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb fort\u00eb mbik\u00ebqyrjeje. Ishte nj\u00eb korrigjim i vonuar, por i domosdosh\u00ebm dhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb mbetet aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, zgjedhja e drejtuesit t\u00eb ri t\u00eb SPAK e ka risjell\u00eb k\u00ebt\u00eb debat n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes publike. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, z. Braho deklaroi se \u201cdo t\u00eb drejtohemi drejt standardeve dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d dhe se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kishte zgjedhur shpesh t\u2019i komunikonte personalisht akuzat, p\u00ebr t\u2019u bindur n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e vendimit t\u00eb tij. Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht retorik\u00eb ceremoniale. Ajo \u00ebsht\u00eb angazhim institucional dhe si \u00e7do angazhim institucional, k\u00ebrkon veprim. Sepse rreziku real p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb penale sot nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e procedimeve, por deformimi i tyre. Kur hetimi perceptohet si proces ndaj individit dhe jo ndaj vepr\u00ebs penale, ai humbet funksionin e tij themelor. Hetimi q\u00eb duhet t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet nd\u00ebshkimi publik. Procedimi b\u00ebhet d\u00ebnim paraprak dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs fillon t\u00eb humb legjitimitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebshqitje, politika dhe media shpesh luajn\u00eb rol p\u00ebrforcues. Heshtja e politik\u00ebs nga frika apo interesi dhe sensacionalizmi mediatik e ushqejn\u00eb logjik\u00ebn e shifrave dhe t\u00eb presionit publik. Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku drejt\u00ebsia gjykohet nga perceptimi, jo nga standardi; nga impakti, jo nga ligjshm\u00ebria. Pasojat jan\u00eb t\u00eb prekshme. Gjykatat ndjejn\u00eb presion. Kontrolli kushtetues dob\u00ebsohet. Qytetar\u00ebt ushqehen me imazhin e drejt\u00ebsis\u00eb, por jo me drejt\u00ebsi reale. Besimi n\u00eb sistem g\u00ebrryhet dhe shteti i s\u00eb drejt\u00ebs humbet gravitetin e tij moral.<\/p>\n<p>Por historia tregon se frika nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb aq ngjit\u00ebse sa guximi. N\u00eb fjalimin e saj n\u00eb samitin \u201cLeading Women Defined\u201d n\u00eb vitin 2022, ish-Z\u00ebvend\u00ebspresidentja e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Kamala Harris, vuri n\u00eb dukje se frika p\u00ebrhapet shpejt n\u00eb shoq\u00ebri, por shtoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po aq themelore: \u201cCourage is contagious\u201d\u2014 edhe guximi \u00ebsht\u00eb ngjit\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, guximi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe vepruar sipas t\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb detyrim institucional. Guximi i prokurorit p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebkufizuar nga standardet. Guximi i politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushtruar kontroll kushtetues pa frik\u00eb. Guximi i gjykatave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb e tyre edhe kur presioni \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Mandati i ri i drejtimit t\u00eb SPAK ka p\u00ebrpara nj\u00eb zgjedhje t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pashmangshme: t\u00eb ndjek\u00eb logjik\u00ebn frik\u00ebsuese t\u00eb statistikave apo t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb autoritet mbi standarde. Vet\u00ebm rruga e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, me standardet e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe me vet\u00eb deklarimet publike t\u00eb drejtuesit t\u00eb ri. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prokuroria mund t\u00eb rikthehet n\u00eb funksionin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: jo si burim frike, por si institucion q\u00eb fiton autoritet duke respektuar standardet q\u00eb vet\u00eb k\u00ebrkon nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/edhe-guximi-eshte-ngjites-2\/\">EDHE GUXIMI \u00cbSHT\u00cb NGJIT\u00cbS<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ SPAK mes standardeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe tundimit frik\u00ebsues t\u00eb statistikave N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, pushteti nuk matet m\u00eb me forc\u00ebn e dhun\u00ebs fizike apo me censur\u00ebn e hapur. Ai matet me di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtur dhe m\u00eb efikase: me frik\u00ebn. Me heshtjen q\u00eb ajo prodhon. Me vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen q\u00eb imponon. Me deformimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57744","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57744\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}