{"id":57728,"date":"2025-12-13T15:48:22","date_gmt":"2025-12-13T15:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/13\/kriza-qe-nuk-erdhi-dhe-opozita-qe-u-perplas-me-veten\/"},"modified":"2025-12-13T15:48:22","modified_gmt":"2025-12-13T15:48:22","slug":"kriza-qe-nuk-erdhi-dhe-opozita-qe-u-perplas-me-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/13\/kriza-qe-nuk-erdhi-dhe-opozita-qe-u-perplas-me-veten\/","title":{"rendered":"Kriza q\u00eb nuk erdhi dhe opozita q\u00eb u p\u00ebrplas me veten"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ardit Rada\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb p\u00ebr rreth dy muaj, ta mbaj\u00eb opinionin n\u00ebn presion p\u00ebr disa procese paralele q\u00eb lidhen me drejt\u00ebsin\u00eb, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb SPAK, zgjedhja e Avokatit t\u00eb Popullit dhe p\u00ebrplasjet politike rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berish\u00ebs u p\u00ebrpoq ta kanalizonte debatin. Her\u00eb duke u shfaqur si viktim\u00eb e her\u00eb si shp\u00ebtimtare e vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u krijua ideja se vendi ndodhej n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize institucionale, se \u201cdi\u00e7ka e madhe\u201d do t\u00eb ndodhte, se drejt\u00ebsia do t\u00eb p\u00ebrballej me presione apo p\u00ebrplasje t\u00eb forta politike, asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ndodhi.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, t\u00eb dy proceset prodhuan nj\u00eb normalitet q\u00eb rrall\u00ebher\u00eb e kemi par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa krizat e bujshme i mbeten s\u00ebrish PD-s\u00eb n\u00eb der\u00eb, s\u00eb pari p\u00ebr p\u00ebrplasjet mes Ervin Salianjit dhe lidershipit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. S\u00eb dyti, p\u00ebr skandalin me firmat ndaj Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe justifikimet sat \u00eb turpshme aq edhe qesharake t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme Gjykata Kushtetuese tregoi se funksionon si institucion dhe jo si aren\u00eb politike. E aq m\u00eb pak se ndikohet nga ndonj\u00eb presion. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gjykat\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ka rr\u00ebzuar Edi Ram\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Veliaj, teksa k\u00ebt\u00eb her\u00eb konfirmoi p\u00ebrmes vendimit p\u00ebr Belinda Ballukun se shteti ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku rregullat respektohen dhe proceset nuk zgjidhen m\u00eb sipas orekseve t\u00eb politik\u00ebs. Ky normalitet duhet th\u00ebn\u00eb se u nxit edhe nga vet\u00eb Balluku, e cila mbajti nj\u00eb profil t\u00eb ul\u00ebt gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb shqyrtimit nga Kushtetuesja, por edhe thirrjet e m\u00ebparshme t\u00eb saj p\u00ebr bashk\u00ebpunim me drejt\u00ebsin\u00eb dhe mb\u00ebshtetje ndaj saj.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare sot k\u00ebrkon qet\u00ebsi, jo kaos dhe duket se ky ka qen\u00eb m\u00ebsazhi q\u00eb Balluku ka dashur t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me qendrimet e saj. Sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, askush s\u2019e ndalonte t\u2019i p\u00ebrvishej drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb prodhonte nj\u00eb konflikt permanent si Sali Berisha. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i ri politik q\u00eb duhet ndjekur: drejt\u00ebsia lihet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj, pa nd\u00ebrhyrje, pa teat\u00ebr dhe pa presion politik.<\/p>\n<p>Edhe zgjedhja e Klodian Brahos n\u00eb krye t\u00eb SPAK ishte nj\u00eb proces i parashikuesh\u00ebm p\u00ebr aq koh\u00eb sa mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ishte e ditur dhe kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn as skandal, as surpriz\u00eb, e vetmja pyetje qe ka lindur ne opinion eshte pse shteti sillet sikur ka mizen nen kesule e pse ne ate salle te mbushur me ambasadore qe nuk kane asgje ne terezi ne vendet e tyre, mungonte ne rresht te pare Ministri i Drejtesise, Drejtuesja e SHISH , Kryetari i KED, Ministja Antikorrupsion , Perfaqesuesi i Presidences etj. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, drejt\u00ebsia nuk u prodhua nga pazare politike, por nga nj\u00eb balanc\u00eb e qart\u00eb mes ligjit dhe garancive t\u00eb kumbar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Vendimi i djesh\u00ebm i GJK-s\u00eb nuk jep vet\u00ebm drejt\u00ebsi p\u00ebr Ballukun, por e kthen ekzekutivin n\u00eb funksionimin normal p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zgjedhur. Me kthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb zv.Kryeministres merr fund bllokimi i disa proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe i institucioneve q\u00eb prej pak koh\u00ebsh jan\u00eb pa titullar\u00eb, si ARRSH, KESH etj. Ky shqet\u00ebsim ishte shprehur m\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb Rama, i cili tha se me nj\u00eb minister t\u00eb pezulluar nuk mund t\u00eb b\u00ebhen em\u00ebrime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ajo q\u00eb ndodhi dje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje p\u00ebr narrativ\u00ebn konfliktuale t\u00eb opozit\u00ebs dhe nj\u00eb fitore p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sot shqet\u00ebsimi p\u00ebr opozitar\u00ebt \u00ebsht\u00eb fakti se PD duket se e ka braktisur protest\u00ebn si mjet demokratik. S\u00eb pari kauzat q\u00eb priste t\u00eb p\u00ebrdorte, nga Balluku tek SPAK-u, ngjajn\u00eb si karta t\u00eb djegura n\u00eb duart e Berish\u00ebs. Dhe s\u00eb dyti, tentative e Lapajt p\u00ebr t\u00eb protestuar mund ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb terren PD-n\u00eb m\u00eb aktivist\u00ebt e \u2018Shqip\u00ebria b\u00ebhet\u2019. Jo p\u00ebr ndonj\u00eb arsye taktike, por ndoshta p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb inatin q\u00eb kan\u00eb me Salianjin. Megjithat\u00eb Gaz Bardhi e ka n\u00eb dor\u00eb skenarin q\u00eb do t\u2019u diktoj\u00eb t\u00eb tij\u00ebve, pasi PD-n\u00eb tashm\u00eb e ka Gazi dhe jo Berisha, si pretendon dinosauri i fundit politik i tranzicionit, t\u00eb cilit perve\u00e7 or\u00ebs biologjike, po i mbaron dhe r\u00ebra n\u00eb or\u00ebn politike dhe Gazi di mir\u00eb ta kthej\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb estrad\u00eb si\u00e7 e ktheu PD-n\u00eb jav\u00ebn e fundit p\u00ebr firmat e Shabanit dhe vet\u00eb e mori nj\u00eb jav\u00eb pushim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/kriza-qe-nuk-erdhi-dhe-opozita-qe-u-perplas-me-veten\/\">Kriza q\u00eb nuk erdhi dhe opozita q\u00eb u p\u00ebrplas me veten<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada\/ Opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb p\u00ebr rreth dy muaj, ta mbaj\u00eb opinionin n\u00ebn presion p\u00ebr disa procese paralele q\u00eb lidhen me drejt\u00ebsin\u00eb, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb SPAK, zgjedhja e Avokatit t\u00eb Popullit dhe p\u00ebrplasjet politike rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berish\u00ebs u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57728","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57728\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}