{"id":57568,"date":"2025-12-12T18:48:14","date_gmt":"2025-12-12T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/skandali-balluku-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-ja-gjyqtaret-qe-ishin-pro-kerkeses-se-rames\/"},"modified":"2025-12-12T18:48:14","modified_gmt":"2025-12-12T18:48:14","slug":"skandali-balluku-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-ja-gjyqtaret-qe-ishin-pro-kerkeses-se-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/skandali-balluku-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-ja-gjyqtaret-qe-ishin-pro-kerkeses-se-rames\/","title":{"rendered":"Skandali Balluku\/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, ja gjyqtar\u00ebt q\u00eb ishin pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kund\u00ebr t\u00eb pezulloj\u00eb zbatimin e vendimeve gjyq\u00ebsore dat\u00eb 22 n\u00ebntor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb disponuar caktimin dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases Belinda Balluku.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-2 ai-viewport-3\">\n<p>N\u00eb vendimin e plot\u00eb thuhet se n\u00eb mbledhjen e gjyqtar\u00ebve votuan pro vendimit t\u00eb GJKKO gjyqtar\u00ebt Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi Sand\u00ebr Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, nd\u00ebrsa kund\u00ebr votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>Vendimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve), e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Marsida Xhaferllari, Kryesuese Fiona Papajorgji, An\u00ebtare Sonila Bejtja, An\u00ebtare, Ilir Toska, An\u00ebtar, Genti Ibrahimi, An\u00ebtar, Marjana Semini, An\u00ebtare, Asim Vokshi, An\u00ebtar, Sand\u00ebr Beci, An\u00ebtar n\u00eb dat\u00ebn 12.12.2025 mori n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkes\u00ebn paraprake t\u00eb paraqitur nga Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (k\u00ebrkuesi) p\u00ebr pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit nr. 118, dat\u00eb 19.11.2025m\u00a0 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJK\u041a\u041eja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb) p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar (ligji organik i Gjykat\u00ebs).<\/p>\n<p>Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve, bazuar n\u00eb nenin 45, pika 1, t\u00eb ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs dhe nenin 27 t\u00eb Rregullores p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese (Gjykata), v\u00ebren se n\u00eb dat\u00ebn 21.11.2025 k\u00ebrkuesi, Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb, duke pretenduar: (i) zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb krijuar nd\u00ebrmjet Kryeministrit e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb; (ii) shfuqizimin e vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb q\u00eb ka vendosur mas\u00ebn ndaluese t\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, shtetases Belinda Balluku dhe pezullimin e k\u00ebtij vendimi; (iii) interpretimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pezullim, k\u00ebrkuesi ka pretenduar se vendimi i GJKK\u041a\u041es\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb prek interesa t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, shoq\u00ebror\u00eb, por edhe t\u00eb vet\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas tij, pezullimi mbron sistemin e qeverisjes, duke ruajtur funksionalitetin e plot\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i cili ushtron \u00e7do funksion shtet\u00ebror q\u00eb nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb organeve t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore ose t\u00eb qeverisjes vendore. K\u00ebrkuesi ka pretenduar se vendimi sjell pasoja t\u00eb pariparueshme p\u00ebr qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe pamund\u00ebsi p\u00ebr ushtrimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe t\u00eb kompetencave q\u00eb Kushtetuta e legjislacioni n\u00eb fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Gjithashtu, ai ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes shtet\u00ebror q\u00eb kompetencat e Kryeministrit, t\u00eb Presidentit dhe t\u00eb Kuvendit t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb efektet juridike, nd\u00ebrsa l\u00ebnia n\u00eb fuqi e vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb do t\u00eb thellonte konfliktin e kompetencave nd\u00ebrmjet pushtetit gjyq\u00ebsor, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe pushteteve legjislative dhe ekzekutive, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duke cenuar m\u00eb tej parimin e ndarjes e t\u00eb balancimit t\u00eb pushteteve. Sipas tij, pezullimi i nj\u00eb ministri ose z\u00ebvend\u00ebskryeministri nj\u00ebkoh\u00ebsisht pezullon veprimtarin\u00eb e pushtetit ekzekutiv n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb t\u00eb ministrit dhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb pezulluar.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 27.11.2025 k\u00ebrkuesi i \u00ebsht\u00eb drejtuar s\u00ebrish Gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shtimin objektit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, duke k\u00ebrkuar edhe shfuqizimin e vendimit nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ka disponuar p\u00ebr vazhdimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs ndaluese ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, shtetases Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur k\u00ebto dy vendime, n\u00eb thelb, shprehen p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb ndaluese, ndon\u00ebse k\u00ebrkuesi nuk ka k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shtes\u00eb objekti edhe pezullimin e vendimit nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve \u00e7mon t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb pretendimet p\u00ebr vendosjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas nenit 45, pika 1, t\u00eb ligjit organik t\u00eb saj, Gjykata, kryesisht ose me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, kur vler\u00ebson, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se zbatimi i aktit mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja q\u00eb prekin interesa shtet\u00ebror\u00eb, sipas rastit, me vendim t\u00eb Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve urdh\u00ebron pezullimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj dispozite, s\u00eb pari: subjekti q\u00eb k\u00ebrkon pezullimin e nj\u00eb akti duhet t\u00eb provoj\u00eb prekjen e interesave shtet\u00ebror\u00eb, si dhe pasojat e pariparueshme q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb zbatimi i aktit; s\u00eb dyti: shqyrtimi i k\u00ebrkes\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhet nga Gjykata edhe p\u00ebrpara seanc\u00ebs plenare.<\/p>\n<p>Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve, pasi mori n\u00eb shqyrtim pretendimet e k\u00ebrkuesit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pezullim, vler\u00ebsoi se n\u00eb rastin konkret ajo ndodhet n\u00eb kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs. N\u00eb vler\u00ebsimin e Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, zbatimi i vendimeve 118, dat\u00eb 19.11.2025 dhe nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, si dhe vazhdimi i mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases Belinda Balluku, nj\u00ebkoh\u00ebsisht z\u00ebvend\u00ebskryeministre dhe ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, rrezikon t\u00eb sjell\u00eb pasoja q\u00eb prekin interesat shtet\u00ebror\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb kompetencave kushtetuese t\u00eb pushtetit ekzekutiv n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb politikave t\u00eb p\u00ebrgjithshme shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, mbledhja e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 45, pika 1, t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar dhe nenit 27, t\u00eb Rregullores p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me shumic\u00eb votash, vendosi Pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore nr. 118, dat\u00eb 19.11.2025 dhe nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb disponuar caktimin dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 t\u00eb ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim<\/p>\n<p>Sonila Bejtja ( pro)<br \/>AN\u00cbTAR<br \/>Genti Ibrahimi (pro)<br \/>AN\u00cbTARE<br \/>Fiona Papajorgji (pro)<br \/>AN\u00cbTAR<br \/>Ilir Toska (kund\u00ebr)<br \/>KRYESUESE<\/p>\n<p>Marsida Xhaferllari (kund\u00ebr)<br \/>AN\u00cbTAR<br \/>Sand\u00ebr Beci (pro)<br \/>AN\u00cb TAR<br \/>Asim Vokshi (kund\u00ebr)<br \/>AN\u00cbTARE<br \/>Marjana Semini (pro)<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kund\u00ebr t\u00eb pezulloj\u00eb zbatimin e vendimeve gjyq\u00ebsore dat\u00eb 22 n\u00ebntor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb disponuar caktimin dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57568","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57568\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}