{"id":57504,"date":"2025-12-12T14:28:50","date_gmt":"2025-12-12T14:28:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/blushi-ti-jepet-fund-trajtimit-cnjerezor-te-ilir-metes-ne-paraburgim\/"},"modified":"2025-12-12T14:28:50","modified_gmt":"2025-12-12T14:28:50","slug":"blushi-ti-jepet-fund-trajtimit-cnjerezor-te-ilir-metes-ne-paraburgim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/blushi-ti-jepet-fund-trajtimit-cnjerezor-te-ilir-metes-ne-paraburgim\/","title":{"rendered":"Blushi: T\u2019i jepet fund trajtimit \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb paraburgim!"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi denoncoi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat situat\u00ebn e trajtimit t\u00eb Presidentit Ilir Meta n\u00eb institucionet e paraburgimit, duke theksuar se kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>Blushi k\u00ebrkoi hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi arrestimin dhe trajtimin e Presidentit Meta, duke theksuar se situata aktuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent shqet\u00ebsues p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb vend dhe p\u00ebr respektimin e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Komisionin kund\u00ebr Tortur\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Bashkimin Europian.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb p\u00ebr media:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb i k\u00ebrkoj zyrtarisht Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb zbatoj\u00eb pa vones\u00eb n\u00ebnt\u00eb rekomandimet e Avokatit t\u00eb Popullit lidhur me dh\u00ebnien fund t\u00eb trajtimit \u00e7njer\u00ebzor dhe kriminal t\u00eb Presidentit Ilir Meta, i cili prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, pa asnj\u00eb fakt dhe prov\u00eb penale kund\u00ebr tij, pa asnj\u00eb pasuri t\u00eb paligjshme t\u00eb konfiskuar, pa as nj\u00eb qindark\u00eb d\u00ebm financave publike t\u00eb konstatuar, vijon megjithat\u00eb t\u00eb mbahet i burgosur politik n\u00eb IEPV \u201cJordan Misja\u201d, nj\u00eb institucion q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ekspozon n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit fytyr\u00ebn represive t\u00eb k\u00ebtij regjimi.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u2019i kujtoj Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, se konstatimet e Avokatit t\u00eb Popullit jan\u00eb zyrtare, nj\u00eb akt-akuz\u00eb ndaj regjimit represiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb propogandon integrimin europian si mision t\u00eb tij, por q\u00eb me shkeljen flagrante t\u00eb Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, konfirmon se \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe i cili n\u00ebp\u00ebrmjet prokuroris\u00eb politike rr\u00ebmbeu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mafioze Presidentin Meta, duke vulosur k\u00ebsisoj edhe standardet e paligjshme t\u00eb hetimit<br \/>\nEdhe regjimi autoritar i Vladimir Putinit, n\u00eb dukje dhe formalisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019u respektoj\u00eb t\u00eb drejtat si t\u00eb paraburgosur t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb regjimit, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve nuk doli m\u00eb i gjall\u00eb nga burgu n\u00eb Arktik.<br \/>\nDua t\u2019u d\u00ebshmoj dhe t\u2019u rikujtoj se edhe Putin lejonte Alexei Navalny, t\u00eb t\u00eb jepte intervista p\u00ebr mediat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ilir Met\u00ebs, kjo e drejt\u00eb jo vet\u00ebm nuk i lejohet, por p\u00ebrkundrazi nd\u00ebshkohet me masa m\u00eb represive pse n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit tim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij ligjor relazioi dy komunikimeve telefonike me gazetar\u00ebt.<br \/>\nPo ashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr kritik i Kremlinit, Khodorkovsky, \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb jap\u00eb intervista nga kafazet e regjimit autoritar t\u00eb Rusis\u00eb.<br \/>\nJo vet\u00ebm kaq por edhe duke ju dh\u00ebn\u00eb e drejta t\u00eb denononcin kushtet kriminale t\u00eb trajtimit dhe t\u00eb shprehnin t\u00eb gjith\u00eb kritikat e tyre ndaj regjimit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, dhe m\u00eb vjen keq q\u00eb m\u00eb duhet t\u2019i referohem nj\u00eb vendi si Rusia \u2013 t\u00eb drejtat e t\u00eb paraburgosurve jan\u00eb prapa jo vet\u00ebm Rusis\u00eb s\u00eb Putinit, por edhe Vietnamit komunist, ku kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb u lejohej qasja n\u00eb media.<br \/>\nKjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, q\u00eb ka ratifikuar Konvent\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe q\u00eb pretendon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian.<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb keq, Shqip\u00ebria e Edi Ram\u00ebs nuk arrin as standardet minimale t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit.<br \/>\nKonstatimet e Avokatit t\u00eb Popullit jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt-akuz\u00eb publike dhe zyrtare ndaj k\u00ebtij regjimi represiv. Ato duhen zbatuar pa asnj\u00eb vones\u00eb.<br \/>\nE kuptoj frik\u00ebn e Edi Ram\u00ebs nga t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb z. Meta thot\u00eb. E kuptoj dhe urdhrat q\u00eb jepen p\u00ebr t\u00eb mos lejuar as filmimin e tij gjat\u00eb votimit brenda institucionit ku mbahet i burgosur politik. Por frika e kryeministrit dhe e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb standard p\u00ebr trajtimin e z. Meta.<br \/>\nAvokati i Popullit ka evidentuar t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Kufizimi i takimeve vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr dhe ndalimi i deputet\u00ebve e eurodeputet\u00ebve p\u00ebr ta vizituar p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Konvent\u00ebs dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\nPo ashtu, ndalimi dhe kufizimi i telefonatave, ve\u00e7an\u00ebrisht i prononcimeve p\u00ebr median, \u00ebsht\u00eb shkelje flagrante e k\u00ebtyre standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nI b\u00ebj thirrje qeveris\u00eb: p\u00ebrpiquni t\u00eb arrini t\u00eb pakt\u00ebn standardet e Putin-it \u2013 sepse nuk po u k\u00ebrkoj standardet e nj\u00eb vendi demokratik t\u00eb NATO-s.<br \/>\nAvokati i Popullit ka evidentuar gjithashtu se, p\u00ebrve\u00e7 shkeljes s\u00eb Konvent\u00ebs Europiane, regjimi aktual shkel edhe Rregulloren Europiane t\u00eb Burgjeve, t\u00eb miratuar nga ky Parlament si pjes\u00eb e Rezolut\u00ebs s\u00eb Komitetit t\u00eb Ministrave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po shkelni edhe Rregullat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb njohura si Rregullat e Nelson Mandel\u00ebs. Edhe regjim i Aparetheid-it, me gjith\u00eb kriminalitetin e vet, ia lejonte Mandel\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr komunikim me median dhe ushtrimin e aktivitetit fizik \u2013 t\u00eb drejta q\u00eb sot regjimi i Edi Ram\u00ebs ia mohon z. Meta.<br \/>\n\u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon konfirmon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se rr\u00ebmbimi politik, hetimet politike, burgosja politike dhe trajtimi \u00e7njer\u00ebzor jan\u00eb urdhra direkte t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet prokuroris\u00eb dhe gjykatave t\u00eb kapura n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cRamaform\u00ebs\u201d.<br \/>\nPartia e Liris\u00eb k\u00ebrkon me vendosm\u00ebri:<br \/>\nZbatimin pa vones\u00eb t\u00eb 9 rekomandimeve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<br \/>\nNd\u00ebrhyrje urgjente dhe pa vonesa t\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb konstatuar shkeljet flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb qytetarit Ilir Meta dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer ligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend duke i dh\u00ebn\u00eb fund mas\u00ebs absurde, kriminale dhe politike t\u00eb arrestit me burg p\u00ebr Presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb hetim t\u00eb pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi m\u00ebnyr\u00ebn kriminale t\u00eb arrestimit, p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebtij rr\u00ebmbimi politik dhe trajtimit \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb Z. Meta<br \/>\nReagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbrojtjes s\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb Njeriut, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe Bashkimit Evropian, t\u00eb Komisionit kund\u00ebr Tortur\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKjo p\u00ebr shkak se me aktin e rr\u00ebmbimit jan\u00eb shkelur t\u00eb pakt\u00ebn 10 nene t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut:<br \/>\nNeni 2 \u2013 E drejta p\u00ebr jet\u00eb (n\u00eb lidhje me rrezikun ndaj jet\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb paraburgim).<br \/>\nNeni 3 \u2013 Ndalimi i tortur\u00ebs ose trajtimeve \u00e7\u2019njer\u00ebzore ose degraduese.<br \/>\nNeni 5 \u2013 E drejta p\u00ebr liri dhe siguri.<br \/>\nNeni 6 \u2013 E drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt.<br \/>\nNeni 10 \u2013 Liria e shprehjes (n\u00eb lidhje me ndalimin e komunikimit publik).<br \/>\nNeni 11 \u2013 Liria e tubimit dhe asocimit.<br \/>\nNeni 14 \u2013 Ndalimi i diskriminimit (p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit politik).<br \/>\nNeni 3 i Protokollit nr. 1 \u2013 E drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur (n\u00eb kuptimin e penges\u00ebs n\u00eb ushtrimin e funksionit opozitar).<br \/>\nNeni 14 \u2013 Ndalimi i diskriminimit (p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit politik).<br \/>\nK\u00ebto veprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe sigurin\u00eb e \u00e7do qytetari shqiptar, si dhe nj\u00eb shenj\u00eb alarmante e kapjes dhe politizimit t\u00eb institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit nga Edi Rama, q\u00eb e ka shnd\u00ebrruar sot Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb vetmin vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s me t\u00eb burgosur politik.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor, p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre ne do vijojm\u00eb t\u00eb \u00e7montojm\u00eb t\u00eb gjitha akuzat politike t\u00eb k\u00ebtij procesi kriminal dhe politik, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Strasburg.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/12\/blushi-ti-jepet-fund-trajtimit-cnjerezor-te-ilir-metes-ne-paraburgim\/\">Blushi: T\u2019i jepet fund trajtimit \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb paraburgim!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi denoncoi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat situat\u00ebn e trajtimit t\u00eb Presidentit Ilir Meta n\u00eb institucionet e paraburgimit, duke theksuar se kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore. Blushi k\u00ebrkoi hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi arrestimin dhe trajtimin e Presidentit Meta, duke theksuar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57504","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57504\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}