{"id":57432,"date":"2025-12-12T10:48:29","date_gmt":"2025-12-12T10:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/veliaj-kerkon-revokimin-e-vendimit-te-gjkko-masat-ndaj-meje-jane-trajtim-poshterues\/"},"modified":"2025-12-12T10:48:29","modified_gmt":"2025-12-12T10:48:29","slug":"veliaj-kerkon-revokimin-e-vendimit-te-gjkko-masat-ndaj-meje-jane-trajtim-poshterues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/12\/veliaj-kerkon-revokimin-e-vendimit-te-gjkko-masat-ndaj-meje-jane-trajtim-poshterues\/","title":{"rendered":"Veliaj k\u00ebrkon revokimin e vendimit t\u00eb GJKKO: Masat ndaj meje jan\u00eb trajtim posht\u00ebrues"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij, Artan Gjerm\u00ebni, ka depozituar sot pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr revokimin e vendimit t\u00eb dat\u00ebs 2 dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Veliaj k\u00ebrkon heqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb vendosjes n\u00eb kafaz, duke e konsideruar at\u00eb trajtim t\u00eb papajtuesh\u00ebm me standardet e Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb aktet e dosjes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i informuar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbrojtjen e tij dhe shtyrjen e procedur\u00ebs derisa k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb garantohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe efektive.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument, Veliaj argumenton se gjykata ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb, duke i lejuar atyre njohjen dhe marrjen e kopjeve t\u00eb aktelor, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e tij kjo e drejt\u00eb i \u00ebsht\u00eb mohuar. Ai thekson se ligji parashikon qart\u00eb q\u00eb t\u00eb pandehuri ka t\u00eb drejt\u00ebn autonome p\u00ebr t\u2019u njohur me dosjen, pavar\u00ebsisht nga mbrojt\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa do t\u00eb shqyrtohet nga gjykata p\u00ebr vendim.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa:<\/strong><\/p>\n<p>Pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet p\u00ebr gjykim n\u00eb seanc\u00eb paraprake k\u00ebrkesa penale e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar si atribuim kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Erion Veliaj p\u00ebr veprat penale objekt gjykimi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore paraprake t\u00eb dat\u00ebs 02.12.2025, nga ana e t\u00eb pandehurit Erion Veliaj, i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, midis t\u00eb tjerave \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar:<\/p>\n<p>1. \u201cHeqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb vendosjes n\u00eb kafaz, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet detyruese t\u00eb KEDNJ-s\u00eb dhe jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb, e cila e konsideron k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb si trajtim posht\u00ebrues, paragjykues dhe t\u00eb papajtuesh\u00ebm me nenet 3 dhe 6 t\u00eb Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>2. V\u00ebnien e plot\u00eb dhe t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb dispozicion t\u00eb akteve t\u00eb dosjes, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb lexueshme dhe t\u00eb aksesueshme, q\u00eb m\u00eb mund\u00ebson t\u00eb jem realisht i informuar p\u00ebr akuz\u00ebn dhe t\u00eb kem koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes sime.<\/p>\n<p>3. Shtyrjen e procedur\u00ebs derisa kjo e drejt\u00eb elementare \u2014 e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur \u2014 t\u00eb m\u00eb garantohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe efektive. Asnj\u00eb proces i drejt\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa respektuar k\u00ebto tre kushte minimale.\u201d<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e paraqitur nga i pandehuri Erion Veliaj, me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dat\u00eb 02.12.2025 \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar me argumentet e cituar n\u00eb procesverbalin gjyq\u00ebsor t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Konstatojm\u00eb se ka q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme pran\u00eb k\u00ebsaj Gjykate n\u00eb zbatimin e ligjit procedural penal, lidhur me njohjen e akteve bazuar posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb nenet 34\/a dhe 327 pika 2 &amp; 3.<\/p>\n<p>Konstatohet se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, t\u00eb pandehurve t\u00eb ndrysh\u00ebm, u mund\u00ebsohet njohja me aktet dhe marrja e kopjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Posa\u00e7\u00ebrisht, i sjellim n\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebsaj Gjykate se n\u00eb procedimin penal nr.55 t\u00eb vitit 2019, n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 04.12.2025, e nj\u00ebjta k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr njohje dhe kopje t\u00eb akteve \u00ebsht\u00eb paraqitur nga vet\u00eb i pandehuri n\u00eb seanc\u00eb, dhe nga ana e Gjykat\u00ebs kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar, duke urdh\u00ebruar organin procedues q\u00eb ti mund\u00ebsoj t\u00eb pandehurit n\u00eb paraburgim kopje t\u00eb akteve t\u00eb k\u00ebrkuara personalisht nga ai. Rasti e sjell q\u00eb edhe n\u00eb procedimin penal nr. 55\/2019, nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organit t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebrkon si n\u00eb procedimin e relatuar dhe n\u00eb procedimin ndaj t\u00eb pandehurit Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Duke patur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn e ndryshme t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb k\u00ebsaj Gjykate p\u00ebr procedimin kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Erion Veliaj si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar trajtim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb zbatimin e nenit 34\/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi t\u00eb drejt\u00ebn e njohjes dhe marrjes s\u00eb kopjes s\u00eb akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojm\u00eb se q\u00ebllimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb t\u00eb vendoset i nj\u00ebjti standard p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e procedimit dhe pal\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gjykimin e pran\u00eb k\u00ebsaj Gjykate.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese nuk \u00ebsht\u00eb zvarrijta e procesit por garantimi i t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 31 t\u00eb Kushtetut\u00ebs i cili parashikon se t\u00eb pandehurit n\u00eb paraburgim i duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb, reale dhe efektive materiale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb cilat n\u00eb rastin konkret p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb volum prej af\u00ebrsisht 60.000 faqe (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike 21 gb).<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se kjo Gjykat\u00eb ka arsyetuar mbi rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr njohje me aktet me argumentin se \u00ebsht\u00eb njohur mbrojt\u00ebsi i zgjedhur nga i pandehuri Erjon Veliaj dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me t\u00eb pandehurin p\u00ebr ta njohur at\u00eb m\u00eb aktet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, neni 327, pika 2 dhe 3 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale parashikojn\u00eb se:<\/p>\n<p>\u201c2. Brenda afatit t\u00eb parashikuar nga neni 324, i k\u00ebtij Kodi, prokurori njofton mbi p\u00ebrfundimin e hetimeve paraprake t\u00eb pandehurin, mbrojt\u00ebsin e tij, si dhe viktim\u00ebn ose trash\u00ebgimtar\u00ebt e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojn\u00eb nga aktet e procedimit.<\/p>\n<p>3. Njoftimi p\u00ebrmban p\u00ebrshkrimin e p\u00ebrmbledhur t\u00eb faktit penal p\u00ebr t\u00eb cilin procedohet, koh\u00ebn dhe vendin e kryerjes, cil\u00ebsimin juridik, lajm\u00ebrimin p\u00ebr depozitimin e akteve n\u00eb sekretari dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me aktet dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kopje.\u201d<\/p>\n<p>Nga interpretimi literal i nenit 327, pika 2, rezulton se prokurori \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb njoftoj\u00eb secilin subjekt t\u00eb listuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pra \u201ct\u00eb pandehurin, mbrojt\u00ebsin e tij, si dhe viktim\u00ebn\u201d. P\u00ebrdorimi i presjeve dhe renditja e pavarur e subjekteve provon se njoftimi nuk \u00ebsht\u00eb unik, nuk \u00ebsht\u00eb i bashkuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm midis tyre. Ligji nuk p\u00ebrdor shprehje si \u201cp\u00ebrmes mbrojt\u00ebsit\u201d ose \u201cnjoftimi i b\u00ebr\u00eb mbrojt\u00ebsit vlen p\u00ebr t\u00eb pandehurin\u201d. P\u00ebrkundrazi, formulimi gramatikor tregon qart\u00eb se \u00e7do subjekt ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb njoftimin e t\u00eb njihet me aktet personalisht, dhe jo p\u00ebrmes nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pika 3 e nenit 327 p\u00ebrcakton se njoftimi duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb edhe \u201ct\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me aktet dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kopje\u201d. Kjo e drejt\u00eb u adresohet t\u00eb gjith\u00eb subjekteve q\u00eb marrin njoftim sipas pik\u00ebs 2, pra edhe vet\u00eb t\u00eb pandehurit. Dispozita nuk parashikon se e drejta e t\u00eb pandehurit konsumohet ose shuhet nga ushtrimi i saj nga mbrojt\u00ebsi. P\u00ebrkundrazi, struktura gramatikore dhe logjika e dispozit\u00ebs tregojn\u00eb se \u00e7do person i njoftuar ka t\u00eb drejt\u00ebn autonome t\u00eb njihet personalisht me aktet, pa u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n<p>Arsyetimi i gjykat\u00ebs se njohja e mbrojt\u00ebsit mjafton edhe p\u00ebr t\u00eb pandehurin bie ndesh me interpretimin literal t\u00eb ligjit, pasi dispozita i drejtohet qart\u00eb dy subjekteve t\u00eb dalluara: t\u00eb pandehurit dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb formule ligjore q\u00eb tregon se mbrojt\u00ebsi z\u00ebvend\u00ebson t\u00eb pandehurin p\u00ebr efekt t\u00eb njoftimit, nuk mund t\u00eb krijohet artificialisht nj\u00eb efekt i till\u00eb. Mbrojt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garantues procedural, por jo z\u00ebvend\u00ebsues i t\u00eb drejtave personale t\u00eb t\u00eb pandehurit, t\u00eb cilat ligji i njeh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebq\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb i pandehuri shpreh vullnet t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur vet\u00eb me aktet, organi procedues ka detyrimin ligjor t\u2019ia garantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ky vullnet nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillet me arsyetimin se mbrojt\u00ebsi ka pasur akses n\u00eb dosje, pasi e drejta procedurale e t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb personale dhe e pavarur nga m\u00ebnyra e ushtrimit t\u00eb mbrojtjes nga avokati. Refuzimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb t\u00eb pandehurit bie ndesh me struktur\u00ebn dhe tekstin e dispozit\u00ebs ligjore.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb pranohej q\u00eb mjafton njohja e mbrojt\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrfshirja e t\u00eb pandehurit n\u00eb list\u00ebn e subjekteve q\u00eb duhet t\u00eb njoftohen b\u00ebhet plot\u00ebsisht e panevojshme.<\/p>\n<p>Dispozita procedurale duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb jep m\u00eb shum\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb pandehurin dhe jo q\u00eb i kufizon ato. Midis dy interpretimeve \u2013 nj\u00eb q\u00eb e njeh t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb pandehurit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vet\u00eb aktet, dhe nj\u00eb q\u00eb e mohon at\u00eb me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb njohur avokati \u2013 duhet t\u00eb prevaloj interpretimi q\u00eb garanton t\u00eb drejt\u00ebn efektive t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Arsyetimi i gjykat\u00ebs e kthen t\u00eb pandehurin n\u00eb subjekt pasiv t\u00eb procesit, duke kufizuar padrejt\u00ebsisht nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb qart\u00eb nga ligji.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye bazuar n\u00eb nenet 112, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale; 34\/a, 327\/2\/3, 332\/c; t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, nenet 31 e vijues t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Nenet 3, 6 e vijues t\u00eb KEDNJ.<\/p>\n<p>K\u00cbRKOJM\u00cb<\/p>\n<p>\u2013 Revokimi i vendimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, dat\u00eb 02.12.2025.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1635318_1_693be5a5a26c6   \">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/veliaj-kerkon-revokimin-e-vendimit-te-gjkko-masat-ndaj-meje-jane-trajtim-poshterues\/\">Veliaj k\u00ebrkon revokimin e vendimit t\u00eb GJKKO: Masat ndaj meje jan\u00eb trajtim posht\u00ebrues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij, Artan Gjerm\u00ebni, ka depozituar sot pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr revokimin e vendimit t\u00eb dat\u00ebs 2 dhjetor 2025. Veliaj k\u00ebrkon heqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb vendosjes n\u00eb kafaz, duke e konsideruar at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57432","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}