{"id":5739,"date":"2025-01-25T07:02:49","date_gmt":"2025-01-25T07:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/25\/amfiteatri-si-akullore-lali-eri-ben-tender-qe-ti-jape-132-mln-leke-renido-petritajt\/"},"modified":"2025-01-25T07:02:49","modified_gmt":"2025-01-25T07:02:49","slug":"amfiteatri-si-akullore-lali-eri-ben-tender-qe-ti-jape-132-mln-leke-renido-petritajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/25\/amfiteatri-si-akullore-lali-eri-ben-tender-qe-ti-jape-132-mln-leke-renido-petritajt\/","title":{"rendered":"Amfiteatri si akullore, Lali Eri b\u00ebn tender q\u00eb t\u2019i jap\u00eb 132 MLN lek\u00eb Renido Petritajt"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 maj 2018 p\u00ebrfundoi rikonstruksioni i plot\u00eb i Amfiteatrit, n\u00eb dhjetor 2024 m\u00ebsojm\u00eb nga Erion Veliaj u dashkan hedhur lek\u00eb t\u00eb tjera se paska hyr\u00eb \u201clag\u00ebshtira\u201d n\u00ebp\u00ebr dhoma!<\/p>\n<h4><strong>Tender p\u00ebr objektin e rind\u00ebrtuar nga e para\u00a0\u00a0 \u00a0<\/strong><\/h4>\n<p>Para 6 vjet\u00ebve u b\u00eb rikonstruksioni i plot\u00eb i aren\u00ebs dhe i gjith\u00eb infrastruktur\u00ebs plot\u00ebsuese rreth tij. Amfiteatri u pajis edhe me sken\u00ebn, podiumin, dhomat e zhveshjes s\u00eb artist\u00ebve, gjithashtu edhe me sall\u00ebn teknike nga ku projektohet n\u00eb sken\u00eb.<\/p>\n<h5><\/h5>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb gjelb\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb instaluar edhe nj\u00eb sistem automatik ujitjeje t\u00eb gjelb\u00ebrimit brenda territorit t\u00eb amfiteatrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb temperaturat e larta t\u00eb ver\u00ebs t\u00eb mos thajn\u00eb barin dhe pem\u00ebt.<\/p>\n<p>Punimet u b\u00ebn\u00eb speciale, sepse n\u00eb sken\u00eb do t\u00eb performonin Inva Mila dhe artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore. Nd\u00ebrsa tenderi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Erion Veliaj n\u00eb dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb stisur p\u00ebr t\u2019i kaluar nj\u00eb fond para zgjedhjeve njeriut t\u00eb vet t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Vini re n\u00eb fotot m\u00eb posht\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb Amfiteatrit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Jan\u00eb pamje t\u00eb marra n\u00eb dhjetor 2024 nga vet\u00eb stafi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prokurimin e fondit. Mund t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb sh\u00ebrbim rutin\u00eb, por nuk justifikohet ky tender!<\/p>\n<h5><\/h5>\n<h5><\/h5>\n<h4><strong>Eliminohen t\u00eb gjitha ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta <\/strong><\/h4>\n<p>Erion Veliaj p\u00ebr t\u00eb favorizuar Renido Petritajn fshin nga gara 3\u00a0 kompani. Biznesmenit t\u00eb ri nga Skrapari i ishin rezervuar 132 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bojatisjen e dy dhomave t\u00eb Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim e ve\u00e7on tenderin Open Data Albania. Dhe p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit, procedura e prokurimit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq.<\/p>\n\n<p>Porosia e Veliajt \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga nd\u00ebrmarrjet e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Drejtoresha e agjencis\u00eb, Anisa Ruseti, t\u00eb pakt\u00ebn sipas letrave, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me organizimin e prokurimit, sidomos me justifikimin e fondit limit, preventivin, kalendarin e punimeve, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebto para nga arka e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cRikonstruksion i ambienteve t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb funksion t\u00eb amfiteatrit\u201d me fondin limit 13 257 948,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH.<\/p>\n<p>Projekti synon rehabilitimin e ambienteve t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb Amfiteatrit. \u201cN\u00eb gjendjen ekzistuese vihen re problematika t\u00eb tilla si : prania e lag\u00ebshtir\u00ebs n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sip\u00ebrfaqeve te brendshme, materiale t\u00eb degraduara, ndri\u00e7uesit aktual\u00eb jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebruar, mungesa e hap\u00ebsirave t\u00eb nevojshme p\u00ebr njer\u00ebzit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. Rehabilitimi konsiston n\u00eb riorganizim sa m\u00eb funksional dhe bashk\u00ebkohor t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb brendshme\u201d, shkruhet n\u00eb argumentimin e tenderit. Shkurt punime lyerje dhe blerje dritash t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpejt e shpejt m\u00eb 11 dhjetor 2024 dhe \u00ebsht\u00eb mbyllur m\u00eb 26 dhjetor 2024. Megjithat\u00eb interesi nuk ka munguar. Kat\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb tender ishin: \u201cUDHA\u201d SHPK; \u201cINA\u201d SHPK, bashkimi i operator\u00ebve \u201cTREND &amp;CO\u201d SHPK dhe \u201cVIANTE KONSTRUKSION\u201d SHPK, si dhe kompania \u201cRAFIN COMPANY\u201d SHPK.<\/p>\n<p>Kjo e fundit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Renido Petritajt u shpall oferta fituese me propozimin 11 519 652,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH. Dhe si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga Agjencia e prokurimeve, dit\u00ebn e sotme ( 24 janar 2025) i \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata p\u00ebr t\u00eb nisur pun\u00ebn 4 mujore.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse n\u00eb loj\u00eb ishte Renido Petritaj, nuk u mor n\u00eb konsiderat\u00eb fakti q\u00eb 3 ofertat e tjera ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por u vendos p\u00ebr propozimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Konkretisht, \u201cUDHA\u201dshpk e kishte vler\u00ebn e ofert\u00ebs: 9,297,839 lek\u00eb; \u201cINA\u201d shpk me 9,971,551 lek\u00eb dhe bashkimi i operator\u00ebve \u201cTREND &amp;CO\u201d SHPK dhe \u201cVIANTE KONSTRUKSION\u201d SHPK kishte propozuar ta b\u00ebnte pun\u00ebn me 9,983,865 lek\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Kush \u00ebsht\u00eb biznesmeni q\u00eb favorizohet?<\/strong><\/h4>\n<p>Biznesmeni p\u00ebrfitues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zhvilluar nga institucionet. T\u00eb rinjt\u00eb e thjesht\u00eb deri n\u00eb 23 vje\u00e7 nuk arrijn\u00eb as t\u00eb mbyllin studimet e larta, nd\u00ebrsa Renido n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb krijoi kompanin\u00eb \u201c2F CONSTRUCTION LTD\u201d sot\u00a0 RAFIN COMPANY SHPK. E nis me investimin 100 lek\u00eb dhe sot luan me miliona euro q\u00eb i p\u00ebrfiton nga tenderat e Lali Erit dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse pa eksperienc\u00eb dhe pa kapital, n\u00eb vitin 2017 xhiroja vjetore shkon 1 milion\u00eb USD, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 dyfishon xhiron vjetore, duke sh\u00ebnuar kulmin n\u00eb 2020, ku ka marr\u00eb miliona euro tender\u00eb, me procedura t\u00eb dyshimta dhe klienteliste, duksh\u00ebm korruptive. Tender\u00ebt e dyshimt\u00eb reflektohen edhe n\u00eb rritjen e kapitalit themeltar t\u00eb kompanis\u00eb nga 100 lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb mbi 200 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2020. Me peshqeshet q\u00eb merr nga drejtor\u00ebt dhe kryetar\u00ebt q\u00eb nga viti 2017 dhe deri m\u00eb tani, Renido Petritaj ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb 80 tendera publik\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb rreth 34 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, Erion Veliaj e ka furnizuar Petritajn me fonde duke e favorizuar hapur, Ky tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d m\u00eb posht\u00eb, me vler\u00eb 624 milion\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb RAFIN COMPANY n\u00eb qershor 2024, nga Erion Veliaj.<\/p>\n<h5><\/h5>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zhvillohej ky tender p\u00ebr Amfiteatrin, kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj, jepte llogari n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me sqaroi se hetimet, ende n\u00eb faz\u00eb paraprake, kishin gjetur prova p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr akuza.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete, t\u00eb cilat lidhen jo vet\u00ebm me vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: \u201cKorrupsion aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d i parashikuar nga neni 245, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d parashikuar nga neni 287\/2 i Kodit Penal dhe \u201cRefuzim p\u00ebr deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb, ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrim ligjor p\u00ebr deklarim\u201d parashikuar nga neni 257\/a, paragrafi 2 i Kodit Penal\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK po ashtu b\u00ebri me dije se informacioni ishte verifikuar, nd\u00ebrsa than\u00eb se akuzat ishin regjistruar. \u201cK\u00ebto vepra jan\u00eb pasqyruar tashm\u00eb edhe n\u00eb Regjistrin e Njoftimeve t\u00eb Veprave Penale pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 30 maj 2018 p\u00ebrfundoi rikonstruksioni i plot\u00eb i Amfiteatrit, n\u00eb dhjetor 2024 m\u00ebsojm\u00eb nga Erion Veliaj u dashkan hedhur lek\u00eb t\u00eb tjera se paska hyr\u00eb \u201clag\u00ebshtira\u201d n\u00ebp\u00ebr dhoma! Tender p\u00ebr objektin e rind\u00ebrtuar nga e para\u00a0\u00a0 \u00a0 Para 6 vjet\u00ebve u b\u00eb rikonstruksioni i plot\u00eb i aren\u00ebs dhe i gjith\u00eb infrastruktur\u00ebs plot\u00ebsuese rreth tij. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5739","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5739\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}