{"id":57261,"date":"2025-12-11T14:15:15","date_gmt":"2025-12-11T14:15:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/11\/klodian-braho-ne-krye-te-spak-mes-presionit-te-ambasadave-dhe-llogarive-politike\/"},"modified":"2025-12-11T14:15:15","modified_gmt":"2025-12-11T14:15:15","slug":"klodian-braho-ne-krye-te-spak-mes-presionit-te-ambasadave-dhe-llogarive-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/11\/klodian-braho-ne-krye-te-spak-mes-presionit-te-ambasadave-dhe-llogarive-politike\/","title":{"rendered":"Klodian Braho n\u00eb krye t\u00eb SPAK, mes presionit t\u00eb ambasadave dhe llogarive politike:"},"content":{"rendered":"<p><span>Klodian Braho \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb komandoj\u00eb SPAK n\u00eb tre vitet e ardhshme. I zgjedhur me 7 votat e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb kandidatura e tij vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur institucioni ka krijuar iden\u00eb se po hyn n\u00eb nj\u00eb spirale p\u00ebrplasjeje me pushtetin e Edi Ram\u00ebs. Por kush \u00ebsht\u00eb Klodian Braho? \u00c7far\u00eb modeli pune ka ofruar n\u00eb organin e akuz\u00ebs deri m\u00eb sot?<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb duart e k\u00ebtij prokurori kan\u00eb kaluar disa dosje t\u00eb nxehta, si ajo kund\u00ebr ish-kreut t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Shp\u00ebtim Gjika, kund\u00ebr ish-ministrit Lefter Koka, kund\u00ebr ish-drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs etj. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb karrier\u00ebn e tij si prokuror i SPAK ai ka manovruar n\u00eb shtigje t\u00eb thepisura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ku shpesh nuk mjafton t\u00eb zbatosh ligjin, por duhet t\u00eb dish t\u00eb mbijetosh mes presioneve t\u00eb politik\u00ebs, mes pritshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ambasadave dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb dish se kur duhet t\u00eb ndalesh tek vija e holl\u00eb e kuqe, kur dosja prek njer\u00ebzit e gabuar apo duhet t\u00eb shtosh presionet dhe akuzat, sipas urdhrit q\u00eb ke marr\u00eb nga lart.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj, her\u00eb me peshoren e politik\u00ebs shqiptare dhe her\u00eb me mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, Klodian Braho ka ditur t\u00eb manovroj\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb moment kulminant t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<h3><strong>Spektakli i ambasador\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e KLP<\/strong><\/h3>\n<p><span>Si drejtuesi i struktur\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme antikorrupsion, Klodian Braho u zgjodh pas nj\u00eb presioni t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Shfaqja e tyre n\u00eb sall\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb tregon d\u00ebshtimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe i jep nj\u00eb goditje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb forta n\u00eb vendin ton\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Imazhet e ish-ambasadores amerikane Juri Kim 3 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb memorien e gjithkujt. At\u00ebher\u00eb, Yuri Kim hyri n\u00eb sall\u00eb me bindjen e plot\u00eb se kandidati Altin Dumani do dilte aty vet\u00ebm si kryetar i SPAK. Dhe ashtu ndodhi.<\/span><\/p>\n<p><span>Por me aktin e saj publik, Kim i hapi rrug\u00ebn nj\u00eb tradite q\u00eb u ndoq nga ambasador\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt treguan se ende sot nuk kan\u00eb besim se organet e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme.<\/span><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb SHBA, BE dhe Britanis\u00eb s\u00eb madhe n\u00eb sall\u00ebn e KLP<\/p>\n<p><span>Kur nisi d\u00ebgjesa me kandidat\u00ebt Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, n\u00eb sall\u00eb prisnin t\u00eb ulur ambasadori i Bashkimit Europian, <strong>Silvio Gonzato<\/strong>, e ngarkuara me pun\u00eb e SHBA, <strong>Nancy van Horn<\/strong>, ambasadori britanik, <strong>Nick Abott<\/strong> dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trupit diplomatik. Aq shum\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kishte, sa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb zyra e shtypit e SPAK lajm\u00ebroi gazetar\u00ebt se nuk kishte m\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr kameraman\u00ebt dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mediave duhej t\u00eb prisnin jasht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Dit\u00ebt e fundit, Braho ka qen\u00eb i z\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kandidatur\u00ebs p\u00ebr kryesimin e SPAK, me takime, prezantime dhe nj\u00eb kalvar pritjesh e p\u00ebrcjelljesh me t\u00eb huajt. <\/span><\/p>\n<p>Klodian Braho me Drejtorin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore Qendrore n\u00eb DASH, Mark Fleming<\/p>\n<p><span>Ra n\u00eb sy se dit\u00ebt e fundit, dy zyrtar\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit,<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo?fbid=1286423423512812&amp;set=pcb.1286423570179464\"> <strong>Marc Fleming<\/strong><\/a> dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij <strong><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo?fbid=1304762378345583&amp;set=pcb.1304762791678875\">Lyn Debevoise<\/a><\/strong> erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebrkuan posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb publikohej nga nj\u00eb foto n\u00eb zyr\u00ebn e <strong>Klodian Brahos<\/strong>. Mesazhet e tilla publike nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthim apo p\u00ebr komunikata.<\/span><\/p>\n<p><span>Emri i Brahos nuk mb\u00ebshtetet rast\u00ebsisht nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. M\u00eb s\u00eb miri, profilin e tij e rr\u00ebfejn\u00eb dosjet q\u00eb ka hetuar, zgjedhjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb i ka sh\u00ebrbyer nd\u00ebr vite.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Arrestimi i Shp\u00ebtim Gjik\u00ebs, vlonjati q\u00eb kund\u00ebrshtoi Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Braho ka punuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe dosja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb i erdhi n\u00eb dor\u00eb ishte ajo p\u00ebr ish-kryebashkiakun e Vlor\u00ebs, Shp\u00ebtim Gjika. Shkurt 2015. Prokurori i ri sapo ishte transferuar nga Berati p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. Prej dy vitesh, pushteti kishte ndryshuar. Kryeministri i ri, Edi Rama kishte probleme me karakteret e v\u00ebshtira brenda Partis\u00eb Socialiste. N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb Vlor\u00eb i duhej nj\u00eb spastrim p\u00ebr kontrollin e qytetit, si nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb gjith\u00eb jugun. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb plan kishte t\u2019ia dor\u00ebzonte terrenin Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitet e opozit\u00ebs kishte qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb. Por Vlora ishte n\u00ebn kontrollin e Shp\u00ebtim Gjik\u00ebs. Si nj\u00eb nd\u00ebr socialist\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, Gjika kontrollonte jo vet\u00ebm bashkin\u00eb, por edhe deg\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr pushtetin e Kok\u00ebdhim\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, raportet e Ram\u00ebs me ish-prokurorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla, ishin ende n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb mir\u00eb bashk\u00ebpunimi. Llalla nuk kishte pse dilte kund\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizjeje aq t\u00eb vog\u00ebl brenda Partis\u00eb Socialiste dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u gjet pik\u00ebrisht prokurori Klodian Braho.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb denoncim i brendsh\u00ebm i administrat\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb mori shpejt form\u00ebn e nj\u00eb dosjeje p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe Shp\u00ebtim Gjika e pa veten n\u00eb pranga fare papritur.<\/span><\/p>\n<p>Edi Rama dhe Shp\u00ebtim Gjika n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste<\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy ishte se Partia Socialiste e la n\u00eb balt\u00eb kryebashkiakun e saj. Jo vet\u00ebm kaq, por Rama u kujdes ta shiste si triumf t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se <\/span><span><strong>\u201cPS nuk do t\u00eb b\u00ebhej mburoj\u00eb e askujt\u201d<\/strong> shpjegoi ai, duke shtuar se <strong>\u201csi kryeminist\u00ebr un\u00eb inkurajoj prokurorin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn deri n\u00eb fund dhe duam q\u00eb drejt\u00ebsia dhe jo politika t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e fundit lidhur me t\u00eb\u201d.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Arrestimi i Gjik\u00ebs sh\u00ebrbeu p\u00ebr rokad\u00ebn politike brenda PS-s\u00eb. Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima mori pushtetin n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb jugut dhe vuri n\u00ebn kontroll administrat\u00ebn. P\u00ebr Klodian Brahon, p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb dosje e bujshme, nd\u00ebshkimi i Gjik\u00ebs sh\u00ebrbeu si trampolin\u00eb. Llalla e \u201cshp\u00ebrbleu\u201d duke e katapultuar nga Vlora n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb <strong>Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda.<\/strong>\u00a0<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Dosja me p\u00ebrgjimin e Edi Ram\u00ebs<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Momenti i dyt\u00eb ky\u00e7 n\u00eb karrier\u00ebn e Klodian Brahos ishte <strong>Dosja 184,<\/strong> zgjedhjet n\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb vitin 2016, ku p\u00ebrgjimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda zbuluan anatomine e nj\u00eb masakre zgjedhore. P\u00ebrfshirja e policis\u00eb n\u00eb shitblerjen e votave, presione ndaj administrat\u00ebs dhe qytetar\u00ebve, p\u00ebrdorimi i krimit n\u00eb dit\u00ebn e votimit, t\u00eb gjitha ishin aty.<\/span><\/p>\n<p>Rama dhe ish-ministrat q\u00eb dalin n\u00eb p\u00ebrgjimet e dosjes 184<\/p>\n<p><span>Por elementi m\u00eb i fort\u00eb i dosjes ishte nj\u00eb telefonat\u00eb e kryeministrit Edi Rama me nj\u00eb drejtues policie t\u00eb zhvendosur n\u00eb Dib\u00ebr, Arben Keshin, njeriu q\u00eb menaxhonte n\u00eb terren blerjen e votave. N\u00eb telefonat\u00ebn q\u00eb u botua n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kreu i qeveris\u00eb Edi Rama i k\u00ebrkonte Keshit <strong>\u201ct\u00eb arrinte objektivin\u201d<\/strong> me \u00e7do kusht, nd\u00ebrsa ushtari n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit premtonte se <strong>\u201cdo t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka ishte e mundur\u201d<\/strong>. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje dol\u00ebn p\u00ebrgjimet e ish-ministrave si Saimir Tahiri, Ulsi Manja dhe emra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, duke premtuar shp\u00ebrblime dhe grada p\u00ebr polic\u00ebt q\u00eb blinin vota n\u00eb Dib\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/01\/18\/drejt-mbylljes-dosja-184-asnje-dite-burg-per-bleresit-e-votave-ne-diber\/\">Drejt mbylljes dosja 184\/ Asnj\u00eb dit\u00eb burg p\u00ebr bler\u00ebsit e votave n\u00eb Dib\u00ebr<\/a><\/p>\n<p><span>P\u00ebr \u00e7do prokuror, kjo dosje ishte sprove se deri ku mund t\u00eb shkonte drejt\u00ebsia p\u00ebrball\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb fakt, ajo q\u00eb ndodhi ishte zhg\u00ebnjyese. Dosja kaloi n\u00eb prokurorin\u00eb e Dibr\u00ebs dhe u mbyll n\u00eb heshtje. P\u00ebr ta varrosur hetimin, u gjet pik\u00ebrisht <strong>Klodian Braho.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Reagimi i par\u00eb ishte ai i Sali Berish\u00ebs q\u00eb deklaroi: <\/span><strong><span>\u201c<\/span><span>Prokurori qe firmosi kaloi me pare me gjithe mekatet si shperbilm vetingun!\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa opozita shp\u00ebrthente n\u00eb akuza, Braho kishte kopsitur llogarit\u00eb e tij. Ai u mbrojt publikisht nga prokurorja e p\u00ebrgjithshme e p\u00ebrkohshme, Arta Marku dhe m\u00eb von\u00eb siguroi nj\u00eb vend n\u00eb SPAK. P\u00ebrgjimi i Edi Ram\u00ebs u harrua, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb l\u00ebvizi karriera.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Dosja p\u00ebr p\u00ebrndjekjen e Adriatik Llall\u00ebs<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Ironia e fatit e deshi q\u00eb, pas vitesh, Klodian Braho t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb dosjen e njeriut q\u00eb e kish sjell\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Adriatik Llall\u00ebn. Pasi e larguan nga detyra, amerikan\u00ebt e shpall\u00ebn Adriatik Llall\u00ebn non grata.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ai tregoi publikisht se ish ambasadori amerikan, Donald Lu, dhe ish ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i kishin k\u00ebrkuar arrestimin e Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs, si dhe mbylljen e hetimeve p\u00ebr Bankers Petroleum, por ai kishte refuzuar. Sipas versionit t\u00eb Llall\u00ebs, kjo ishte arsyeja pse ndaj tij nisi m\u00eb pas ndjekja penale.<\/span><\/p>\n<p>Ish-prokurori i Pe\u0308rgjithshe\u0308m Adriatik Llalla dhe ish ambasadori Donald Lu<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb logjike, duhej nj\u00eb prokuror i bindur q\u00eb t\u00eb ishte gati ta godiste ish-shefin e tij dhe k\u00ebt\u00eb e gjet\u00ebn<span> pik\u00ebrisht tek<strong> Klodian Braho.<\/strong> N\u00eb mars t\u00eb vitit 2018, Llalla u vu n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr akuzat e \u201cfshehjes se pasuris\u00eb\u201d, \u201cmosdeklarimin e t\u00eb hollave n\u00eb kufi\u201d, \u201cpastrim parash\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>Ish-prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm u d\u00ebnua me 2 vite burg dhe iu sekuestrua nj\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa u largua jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar burgosjes. Braho fitoi k\u00ebtu besimin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pasi rezultoi i aft\u00eb p\u00ebr t\u2019u rreshtuar n\u00eb \u201ckrahun q\u00eb duhej\u201d.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>D\u00ebnimi i Lefter Kok\u00ebs p\u00ebr Elbasanin<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Nj\u00eb nga dosjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Braho \u00ebsht\u00eb ajo e inceneratorit t\u00eb Elbasanit, afera 22 milion\u00eb euro q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar si model i korrupsionit qeveritar.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, Klodian Braho punoi bashk\u00eb me Arben Kraj\u00ebn. Hetimi \u00e7oi n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve ish ministrin Lefter Koka dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh t\u00eb tij n\u00eb ministri dhe kompani private. P\u00ebrfundimi, nj\u00eb d\u00ebnim prej 5 vite e 8 muaj burg p\u00ebr Kok\u00ebn dhe sekuestrim t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, si dhe d\u00ebnime p\u00ebr Alqi Bllakon, Klodian Zoton, Mirel M\u00ebrtirin dhe disa ish zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit<\/p>\n<p><span>Por t\u00eb gjitha fijet e dosjes, ashtu si\u00e7 u pasqyruan n\u00eb pretenc\u00ebn 62 faq\u00ebshe q\u00eb Lapsi.al analizoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb version t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb realitetit, ku nj\u00eb minist\u00ebr dhe nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh kishin patur fuqi pothuaj mistike, duke komanduar qeverin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe kryetarin e bashkis\u00eb n\u00eb Elbasan p\u00ebr t\u00eb favorizuar vet\u00ebm veten. Zyra e kryeministrit mbetej jasht\u00eb korniz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Qart\u00eb dukej se dy prokuror\u00ebt,<strong> Kraja dhe Braho<\/strong>, dinin mir\u00eb si t\u00eb hetonin, por kishin pranuar nj\u00eb kufi t\u00eb paduksh\u00ebm, nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb holl\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta shkelnin. Ata nuk ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb hetonin k\u00ebdo. Prandaj Lefter Koka u b\u00eb thjesht kok\u00eb turku p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur statistikat n\u00eb progres-raportin e integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Dosja \u201c5D\u201d<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>Si prokuror i SPAK, Braho ka pasur n\u00eb dor\u00eb edhe dosjen \u201c5D\u201d, at\u00eb q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vuri n\u00eb hetim drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe goditi klanin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Erion Veliajt. Skema ishte ul\u00ebrit\u00ebse, pasi drejtor\u00ebt fitonin vet\u00eb tender\u00ebt e bashkis\u00eb p\u00ebrmes kompanive t\u00eb tyre, duke e ngritur korrupsionin n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, ku nuk ekzistonte ryshfeti, pasi i gjith\u00eb buxheti vidhej nga drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Ish-drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb t\u00eb hetuar nga SPAK<\/p>\n<p><span>U l\u00ebshuan tre masa sigurie \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr <strong>Redi Moll\u00ebn<\/strong>, ish drejtor i Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime, T<strong>aulant Tush\u00ebn,<\/strong> ish drejtor i Pun\u00ebve Publike, dhe <strong>Mariglen Qaton<\/strong>, ish drejtor i IMT. Gjasht\u00eb masa t\u00eb tjera ishin \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisioneve t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave. Dosja e drejtor\u00ebve eci paralelisht me hetimet p\u00ebr pasurin\u00eb e vet\u00eb Erion Veliajt, pas denoncimit t\u00eb Nesti Angonit.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, ashtu si te Elbasani, edhe k\u00ebtu dosja nuk u ngjit n\u00eb katin e fundit. Pyetja se a mund ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb korrupsion drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, pa dijenin\u00eb dhe bekimin e kryetarit, mbeti pezull dhe nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span>Jo m\u00eb kot, n\u00eb protestat para bashkis\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ngrinte pik\u00ebpyetje p\u00ebr prokurorin Braho <strong>\u201c<\/strong><\/span><strong><span>Kush jua ka mbyllur goj\u00ebn? Jua kan\u00eb mbyllur parat\u00eb goj\u00ebn?\u201d <\/span><\/strong><span>ishte pyetja q\u00eb i drejtohej prokurorit Klodian Braho n\u00eb protestat para bashkis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Dosja \u201c5D\u201d mbeti nj\u00eb shembull tjet\u00ebr i nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb kontrolluar, ku prokuroria nuk prek drejtuesin e institucionit.<\/span><\/p>\n<h3><strong><span>Dosja e fondeve t\u00eb Bashkimit Europian<\/span><\/strong><\/h3>\n<p><span>N\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dosja e IPARD \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb termat e p\u00ebrplasjes mes Brukselit dhe Tiran\u00ebs. Programi IPARD II, me mbi 71 milion\u00eb euro fonde p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2014 deri 2020, u kthye n\u00eb shembull sesi mund t\u00eb abuzohet me parat\u00eb e bujq\u00ebsis\u00eb europiane n\u00eb nj\u00eb vend kandidat.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyra Evropiane kund\u00ebr Mashtrimit, OLAF, pas tre vitesh hetimesh konstatoi parregullsi serioze n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si AZHBR administroi fondet. Bashkimi Europian k\u00ebrkon kthimin e mbi 33,5 milion\u00eb eurove, t\u00eb konsideruara si t\u00eb shpenzuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt n\u00eb harkun e viteve 2020 deri 2022.<\/span><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb Frida Krifca<\/p>\n<p><span>Nga krijimi artificial i kushteve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar grante, te lidhjet e paligjshme mes ofertuesve, te \u00e7mimet e fryra dhe mungesa e dokumentacionit origjinal, panorama ishte e qart\u00eb. Komisioni Europian pezulloi programin dhe i k\u00ebrkoi Tiran\u00ebs masa korrigjuese.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7\u00ebshtja u regjistrua fillimisht n\u00eb SPAK dhe iu caktua <strong>Klodian Brahos. Dy vite m\u00eb von\u00eb, SPAK shpalli moskompetenc\u00ebn me argumentin se mungonin element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb korrupsionit pasiv.<\/strong> Dosja u zbrit nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku u regjistrua p\u00ebr \u201cfalsifikim dokumentesh\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, akuza me pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe me impakt m\u00eb t\u00eb kufizuar politik.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/07\/25\/bujqesi\/\">Korrupsioni me fondet e BE\/ Prokuroria mbylli syt\u00eb p\u00ebr abuzimet e AZHBR<\/a><\/p>\n<p><span>Tet\u00eb muaj m\u00eb pas, Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftonte se nuk kishte asnj\u00eb person t\u00eb regjistruar si i dyshuar.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb thelb, vendimi p\u00ebr moskompetenc\u00eb i Brahos ishte nj\u00eb sinjal i qart\u00eb. Nj\u00eb dosje q\u00eb n\u00eb Bruksel trajtohej si skandal i madh, n\u00eb Tiran\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje rutine administrative. P\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe AZHBR, kjo l\u00ebvizje funksionoi si nj\u00eb amnisti de facto. P\u00ebr publikun, si prov\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia e Brahos me mazhoranc\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konflikti, por mir\u00ebkuptimi t\u00eb heshtur.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Karriera dhe vetingu<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dosjeve q\u00eb ka hetuar, Braho ka edhe biografin\u00eb klasike t\u00eb nj\u00eb prokurori karriere. I lindur n\u00eb Skrapar m\u00eb 21 korrik 1982, ai ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2005 deri 2008 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Berat. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2012 u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs, ku mbajti edhe postin e zv, drejtuesit. N\u00eb vitin 2015 u dekretua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Paralelisht, u angazhua si pedagog dhe ekspert n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho duke dal\u00eb nga salla e vetingut<\/p>\n<p><span>Nga <strong>19 dhjetori 2019<\/strong> \u00ebsht\u00eb prokuror pran\u00eb SPAK, pasi u p\u00ebrzgjodh nga KLP mes kandidat\u00ebve q\u00eb kaluan filtrat e vetingut. Procesi i rivler\u00ebsimit kaloi pa tronditje p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai deklaroi <strong>nj\u00eb apartament 29 mij\u00eb euro n\u00eb Yzberisht,<\/strong> <strong>nj\u00eb automjet me vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja,<\/strong> nj\u00eb<strong> kredi bankare 2,8 milion\u00eb lek\u00eb<\/strong> dhe nj\u00eb <strong>hua prej 5 mij\u00eb eurosh nga i ati,<\/strong> t\u00eb cil\u00ebn e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb porositur apartamentin. <\/span><\/p>\n<p><span>Para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Braho shpjegoi: <\/span><em><span>\u201cP\u00ebr shkak se u k\u00ebrkuan t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait\u2026, ai \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb familje ka qen\u00eb edhe v\u00ebllai dhe ka ekzistuar mund\u00ebsia p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 5 mij\u00eb euro, q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb babai hua\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Komisioni nuk konstatoi probleme n\u00eb blerjen e makin\u00ebs, n\u00eb kursimet cash apo n\u00eb pasurit\u00eb e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes. Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar nuk gjeti kontakte me persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar. Me pak fjal\u00eb, asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb pengonte nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb qet\u00eb por t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb politik\u00eb finoke q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb llogaritje t\u00eb gabuar, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani.\/Lapsi.al<\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/11\/klodian-braho-kreu-i-ri-i-spak-mes-presionit-te-ambasadave-dhe-llogarive-politike\/\">Klodian Braho n\u00eb krye t\u00eb SPAK, mes presionit t\u00eb ambasadave dhe llogarive politike:<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Braho \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb komandoj\u00eb SPAK n\u00eb tre vitet e ardhshme. I zgjedhur me 7 votat e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb kandidatura e tij vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur institucioni ka krijuar iden\u00eb se po hyn n\u00eb nj\u00eb spirale p\u00ebrplasjeje me pushtetin e Edi Ram\u00ebs. Por kush \u00ebsht\u00eb Klodian Braho? \u00c7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":57262,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57261"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57261\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}