{"id":57220,"date":"2025-12-11T12:30:12","date_gmt":"2025-12-11T12:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/11\/be-shpreh-shqetesime-serioze-per-paqen-fiskale-ne-prag-te-votimit-ne-parlament\/"},"modified":"2025-12-11T12:30:12","modified_gmt":"2025-12-11T12:30:12","slug":"be-shpreh-shqetesime-serioze-per-paqen-fiskale-ne-prag-te-votimit-ne-parlament","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/11\/be-shpreh-shqetesime-serioze-per-paqen-fiskale-ne-prag-te-votimit-ne-parlament\/","title":{"rendered":"BE shpreh shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr \u2018Paqen Fiskale\u2019 n\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament"},"content":{"rendered":"<p>Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb shpreh shqet\u00ebsime serioze mbi efektet e \u201c<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/paqe-fiskale-apo-qoke-elektorale-bizneset-16-mld-euro-borxh-ndaj-shtetit\/\">Paqes Fiskale<\/a>\u201d. N\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament t\u00eb nism\u00ebs q\u00eb i hap rrug\u00ebn faljes masive t\u00eb borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr bizneset, BE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb mbi rreziqet e saj.<\/p>\n<p><em>\u201cKomisioni theksoi shqet\u00ebsime serioze q\u00eb lidhen me dekurajimin e p\u00ebrmbushjes tatimore dhe p\u00ebrs\u00ebriti nevoj\u00ebn p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb forta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave brenda k\u00ebtij propozimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon angazhimin p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebrjashtimeve tatimore\u201d,<\/em> tha p\u00ebr Faktoje.al, zyra e Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr BE-n\u00eb, k\u00ebto shqet\u00ebsime duhet t\u00eb adresohen p\u00ebrpara se nisma t\u00eb konsiderohet e q\u00ebndrueshme n\u00eb kontekstin e integrimit evropian. Delegacioni thekson se \u00e7do amnisti apo program vullnetar p\u00ebr p\u00ebrmbushjen tatimore duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mos cenuar luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u00ebria t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb \u2018amnistit\u00eb e mundshme dhe programet vullnetare p\u00ebr p\u00ebrmbushjen tatimore t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me planet e vendit, t\u00eb avancojn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis-n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Moneyval dhe FATF\u201d,<\/em> p\u00ebrfundon reagimin zyra e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Nisma pa dakord\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Qendrimi i Brukselit pak or\u00eb para se Parlamenti t\u00eb votoj\u00eb \u201cPaqen Fiskale\u201d sfidon edhe q\u00ebndrimin e Ministrit t\u00eb Financave, Petrit Malaj, i cili m\u00eb her\u00ebt ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se nisma \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me Fondin Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb frym\u00ebn e transparenc\u00ebs ky projekt \u00ebsht\u00eb konsultuar me FMN, e cila \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb projekt, nuk e ka kund\u00ebrshtuar fshirjen dhe legalizimin. Po ashtu, edhe me Bashkimin Europian jemi konsultuar\u201d, <\/em><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=jgWOaqygy7Q\"><em>deklaroi<\/em><\/a> <em>Malaj gjat\u00eb emisionit E Zone n\u00eb Vizion Plus.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Deklarata bie ndesh me informacionin zyrtar t\u00eb Delegacionit, sipas t\u00eb cilit, shqet\u00ebsimet e BE-s\u00eb mbeten t\u00eb pazgjidhura. Nisma, sipas tyre, nuk ka p\u00ebrputhshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me standardet europiane p\u00ebr administrimin fiskal dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa deklaron ministri, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb <a href=\"https:\/\/faktoje.al\/paqja-fiskale-pa-konsultim-me-be-ne-brukseli-i-shqetesuar\">konsultuar<\/a> me Brukselin p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d. N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb nj\u00eb reagim p\u00ebr Faktoje.al Komisioni Europian paralajm\u00ebronte qeverin\u00eb se nisma mund t\u00eb ndikonte n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNe nuk jemi konsultuar nga autoritetet shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim\u201d,<\/em>\u00a0<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Komisioni-Europian-email.png\">tha<\/a>\u00a0asokohe nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Europian p\u00ebr Faktoje.al.<\/p>\n<p>Madje, edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar u shpreh <a href=\"https:\/\/www.imf.org\/en\/news\/articles\/2025\/11\/19\/cs-albania-staff-concluding-statement-of-the-2025-article-iv-mission\">kund\u00ebr<\/a> nism\u00ebs. N\u00eb vizit\u00ebn e fundit zyrtare, n\u00eb krah t\u00eb ministrit, shefja e misionit t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Anke Weber tha se \u201ckemi shqet\u00ebsimin se disa prej elementeve t\u00eb propozimit mund t\u00eb minojn\u00eb progresin e fundit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb administrimin e tatimeve dhe t\u00eb krijojn\u00eb disa rreziqe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen dhe drejt\u00ebsin\u00eb fiskale\u201d.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cLavatri\u00e7e p\u00ebr pastrimin e parave\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Plani p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar ashp\u00ebr edhe nga opozita. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i ka adresuar rreziqet e nism\u00ebs pran\u00eb Komisionit dhe Parlamentit Europian.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo amnisti hap dyer p\u00ebr pastrim parash, dob\u00ebson sigurin\u00eb ekonomike dhe minon besimin q\u00eb investitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb tek Shqip\u00ebria. Q\u00ebndrimi im \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb \u2013 asnj\u00eb l\u00ebshim p\u00ebr informalitetin\u201d,<\/em> argumenton Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u201cPaqja Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb lavatri\u00e7e shtet\u00ebrore p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb krimit dhe korrupsionit, duke shp\u00ebrblyer mashtruesit dhe evazor\u00ebt, nd\u00ebrsa r\u00ebndon barr\u00ebn mbi bizneset e ndershme dhe qytetar\u00ebt q\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb taksat.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshti ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtis\u00eb. Bizneset amerikane kan\u00eb kritikuar qeverin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e konsultimeve publike si dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs p\u00ebr dy projektligjet, q\u00eb pritet t\u2019u falin bizneseve miliarda euro detyrime, gjoba dhe kamat\u00ebvonesa.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb dhe financave e kan\u00eb cil\u00ebsuar nism\u00ebn si nj\u00eb sinjal t\u00eb gabuar dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, e quan fshirjen masive t\u00eb borxheve nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr bizneset q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb korrekt\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa audituesi ligjor Julian Sara\u00e7i shkon m\u00eb tej, duke e p\u00ebrshkruar si nj\u00eb kapitullim t\u00eb shtetit p\u00ebrball\u00eb informalitetit t\u00eb toleruar. Sipas tij, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, por nj\u00eb shp\u00eblarje faji p\u00ebr d\u00ebshtimet institucionale n\u00eb mbledhjen e borxheve.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7far\u00eb parashikon \u201cPaqja Fiskale\u201d?<\/strong><\/h3>\n<p>Qeveria thot\u00eb se \u201cPaqja Fiskale\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paket\u00eb leht\u00ebsuese q\u00eb p\u00ebrfshin falje masive borxhesh dhe rishikim t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Tre shtyllat kryesore t\u00eb Paqes Fiskale:<\/p>\n<p>Tatim i Dakord\u00ebsuar mbi Fitimin<br \/>\nRishikim i Pasqyrave Financiare<br \/>\nFalje e Detyrimeve dhe Kamat\u00eb Vonesave<\/p>\n<p>Nisma parashikon fshirjen e plot\u00eb t\u00eb borxheve tatimore m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vite, n\u00ebse jan\u00eb ende t\u00eb pashlyera. P\u00ebr detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, n\u00ebse biznesi e paguan menj\u00ebher\u00eb. Nd\u00ebrsa bizneset q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerje t\u00eb menj\u00ebhershme, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje 12 mujore dhe falja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 25%. Nuk p\u00ebrfshihen k\u00ebtu detyrimet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb tatim fitimit.<br \/>\nBizneseve u jepet e drejta q\u00eb t\u00eb rishikojn\u00eb deklaratat tatimore p\u00ebr 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon p\u00ebr 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% p\u00ebr \u00e7do diferenc\u00eb fitimi q\u00eb krijohet nga rishikimi.<\/p>\n<p>Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit\u00a0162.5 miliard\u00eb lek\u00eb, ose\u00a01.6 miliard\u00eb euro, borxhe t\u00eb papaguara n\u00eb tatime dhe dogana.\u00a0Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH)\u00a0dhe\u00a0tatimi mbi fitimin\u00a0jan\u00eb taksat kryesore q\u00eb bizneset nuk kan\u00eb paguar nd\u00ebr vite. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se 84.7% e borxhit \u00ebsht\u00eb me vjet\u00ebrsi mbi 2 vite. Nd\u00ebrsa detyrimet e pashlyera n\u00eb koh\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vitesh z\u00ebn\u00eb 64.4% t\u00eb totalit.<\/p>\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/h3>\n<p>Plani p\u00ebr \u201cPaqen Fiskale\u201d u prezantua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb n\u00eb kulmin e fushat\u00ebs elektorale nga kryeministri Edi Rama, i cili k\u00ebrkoi votat shqiptar\u00ebve me premtimin e \u201cpasaport\u00ebs europiane\u201d. Por nisma bie ndesh me k\u00ebrkesat e Brukselit. Pak or\u00eb para votimit n\u00eb Parlament, Bashkimi Evropian ngre shqet\u00ebsime t\u00eb forta p\u00ebr nism\u00ebn, t\u00eb cilat rr\u00ebzojn\u00eb edhe deklaratat e Ministrit t\u00eb Financave, Petrit Malaj, i cili pretendoi se \u201cPaqja Fiskale\u201d kishte dakord\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian paralajm\u00ebron se nisma rrezikon t\u00eb dekurajoj\u00eb p\u00ebrmbushjen tatimore dhe mund t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr pastrim parash, duke shmangur standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Moneyval dhe FATF. Delegacioni i BE-s\u00eb i konfirmoi Faktoje.al se shqet\u00ebsimet mbeten ende t\u00eb hapura dhe se nisma duhet p\u00ebrputhur me acquis t\u00eb BE-s\u00eb para se t\u00eb konsiderohet e pranueshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar u shpreh <a href=\"https:\/\/www.imf.org\/en\/news\/articles\/2025\/11\/19\/cs-albania-staff-concluding-statement-of-the-2025-article-iv-mission\">kund\u00ebr<\/a> nism\u00ebs. N\u00eb vizit\u00ebn e fundit zyrtare, n\u00eb krah t\u00eb ministrit Malaj, shefja e misionit t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Anke Weber tha se \u201c disa prej elementeve t\u00eb propozimit mund t\u00eb minojn\u00eb progresin e fundit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb administrimin e tatimeve dhe t\u00eb krijojn\u00eb disa rreziqe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen dhe drejt\u00ebsin\u00eb fiskale\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj nisur nga k\u00ebto informacione, deklarat\u00ebn e ministrit t\u00eb financave Petrit Malaj e kategorizojm\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb.\/ faktoje.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/11\/be-shpreh-shqetesime-serioze-per-paqen-fiskale-ne-prag-te-votimit-ne-parlament\/\">BE shpreh shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr \u2018Paqen Fiskale\u2019 n\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb shpreh shqet\u00ebsime serioze mbi efektet e \u201cPaqes Fiskale\u201d. N\u00eb prag t\u00eb votimit n\u00eb parlament t\u00eb nism\u00ebs q\u00eb i hap rrug\u00ebn faljes masive t\u00eb borxheve dhe rishikimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr bizneset, BE paralajm\u00ebron qeverin\u00eb mbi rreziqet e saj. \u201cKomisioni theksoi shqet\u00ebsime serioze q\u00eb lidhen me dekurajimin e p\u00ebrmbushjes tatimore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57220","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57220"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57220\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}