{"id":5713,"date":"2025-01-24T07:02:52","date_gmt":"2025-01-24T07:02:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/24\/baterdia-me-tenderat-kompanite-qe-u-favorizuan-tek-unaza-e-re-si-u-demtuan-familjet\/"},"modified":"2025-01-24T07:02:52","modified_gmt":"2025-01-24T07:02:52","slug":"baterdia-me-tenderat-kompanite-qe-u-favorizuan-tek-unaza-e-re-si-u-demtuan-familjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/24\/baterdia-me-tenderat-kompanite-qe-u-favorizuan-tek-unaza-e-re-si-u-demtuan-familjet\/","title":{"rendered":"Bat\u00ebrdia me tenderat\/ Kompanit\u00eb q\u00eb u favorizuan tek Unaza e Re, si u d\u00ebmtuan familjet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e tenderit \u201cProjektim Rikualifikim i Unaz\u00ebs Lindore, per Lotet 4,5,6.\u201d, q\u00eb u fitua nga kompanit\u00eb \u201cKLODIODA &amp; A.L.T.E.A. \u2013 GEOSTUDIO 2000\u201d me vler\u00eb 282 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfituesit e tenderave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e akseve 4,5,6 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar jan\u00eb shpallur dhe lidhur kontratat n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>P\u00ebrkat\u00ebsisht fituesit jan\u00eb \u201cEUROTEOREMA PEQIN shpk \u2013 \u201cPE-VLA-KU\u201d sh.p.k \u2013 \u201cNOVA Construction 2012\u201d shpk\u201d,\u00a0 \u00a0 \u201c G.P.G. COMPANY\u201d \u2013 \u201dSENKA\u201d shpk, \u201cALKO-IMPEX General Construcion \u2013 2 T\u201d. Por t\u00eb tre tenderat jan\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq nga Open Data Albania pasi ka indicie p\u00ebr korrupsion dhe favorizim t\u00eb fituesit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb: Si jan\u00eb organizuar tenderat parakohe, kur Vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb marra pas tenderave kan\u00eb ndryshime, t\u00eb cilat bazohen te devijimet e projektit ?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, institucionet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi jan\u00eb Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Kam\u00ebz dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Por problemet me dokumentacionin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz nuk jan\u00eb nj\u00eb risi, pasi m\u00eb her\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka evidentuar problematika t\u00eb shumta nga kryetari i bashkis\u00eb Rakip Suli.<\/p>\n<p>Sipas auditit rezulton se nga totali prej rreth 2000 pasuri q\u00eb i jan\u00eb transferuar k\u00ebsaj bashkie, duke p\u00ebrfshir\u00eb zon\u00ebn e Paskuqanit, jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr regjistrim 93 pasuri, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm 47 jan\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka evidentuar se zona e Paskuqanit ku gjendet edhe prona e Mustafa Kabilit nuk \u00ebsht\u00eb rakorduar me Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00eb Kam\u00ebz-Vor\u00eb mbi statusin juridik dhe tjet\u00ebrsimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pronave nga persona t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebrmes procedurave t\u00eb legalizimit, privatizimit, vendimet e kthimit\/kompensimit apo vendimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohet se inventari i pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb Bashkis\u00eb Kam\u00ebz \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrdit\u00ebsuar dhe n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 37, t\u00eb ligjit nr.20\/2020 \u201cP\u00ebr p\u00ebrfundimin e proceseve kalimtare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por vet programi i Rind\u00ebrtimit ka mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e hartimit dhe zbatimit.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ai q\u00eb ka zbuluar probleme t\u00eb theksuara me programin e Rind\u00ebrtimit, ku p\u00ebr periudh\u00ebn nga 10 janari 2020 deri m\u00eb 30 prill 2021 realizoi auditimin p\u00ebr Ministrin\u00eb e Shtetit p\u00ebr Rind\u00ebrtimin dhe Komisionin Shtet\u00ebror t\u00eb Rind\u00ebrtimit, duke u p\u00ebrqendruar te zbatimi i kompetencave t\u00eb Ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Rind\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga themelimi i k\u00ebsaj ministrie e deri n\u00eb gusht 2022, programi i Rind\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb drejtuar nga ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit nuk demonstrohet dokumentacion n\u00eb lidhje me\u00a0 veprimtarin\u00eb e ish zv.kryeministrit Ahmetaj t\u00eb Shtetit mbi ndjekjen dhe bashk\u00ebrendimin e veprimtaris\u00eb ministrive dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb\u00a0 tjera, p\u00ebr hartimin dhe miratimin e programeve t\u00eb procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb objekteve t\u00eb d\u00ebmtuara dhe t\u00eb shkat\u00ebrruara.<\/p>\n<p>N\u00eb raport evidentohen edhe probleme me Komisionin Shtet\u00ebror t\u00eb Rind\u00ebrtimit, ku theksohet se nuk rezulton i dokumentuar hartimi dhe miratimi i Programit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rind\u00ebrtimit nga KSHR, dhe m\u00eb pas p\u00ebrcjellja e tij p\u00ebr miratim n\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, auditi zbulon se mungon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dokumentuar evidentimi i burimeve t\u00eb brendshme, materiale dhe\u00a0 njer\u00ebzore, q\u00eb disponojn\u00eb institucionet, publike e shtet\u00ebrore. Gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar plot\u00ebsisht ndjekja e zbatimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe t\u00eb detyrave t\u00eb ngarkuara p\u00ebr Bashkit\u00eb, p\u00ebr trajtimin e banor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb humbur familjar\u00ebt ose kan\u00eb mbetur t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi pastaj q\u00eb dy institucione q\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e tyre dhe procedurat t\u00eb t\u00ebra t\u00eb administruara n\u00eb nj\u00eb\u00a0 struktura q\u00eb e administron AKSHI\u00a0 dhe k\u00ebta t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrplasje. Shteti ka \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ jo m\u00eb p\u00ebr institucionet\u00a0 bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb duhet absurd n\u00eb koh\u00ebn e teknologjis\u00eb. Un\u00eb me profesion jam audituese dhe ne themi q\u00eb n\u00ebse funksionojn\u00eb letrat, gjith\u00e7ka funksionon n\u00eb rregull\u201d, shprehet ekspertja audituese Meri Lika.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent\u00eb ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb koordinimit nd\u00ebrmjet institucioneve shtet\u00ebrore, duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb buxhetin e shtetit dhe duke krijuar nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e prekur.<\/p>\n<p>Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se FSHZH nuk ka pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm me Autoritetin Rrugor Shqiptar para hapjes s\u00eb tenderave dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto investime t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb humbje totale p\u00ebr shtetin dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebmi \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb: p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb humbur sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe p\u00ebr buxhetin e shtetit, i cili ka shpenzuar fonde t\u00eb konsiderueshme pa nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb koordinuar. D\u00ebmi ekonomik ka individin ka si pik\u00ebsynim qoft\u00eb\u00a0 d\u00ebm n\u00eb buxhet, qoft\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme d\u00ebmton individi sepse edhe buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb e ardhur nga\u00a0 taksapaguesit shqiptar. \u00c7do e ardhur q\u00eb hyn n\u00eb buxhetin e shtetit jan\u00eb nj\u00eb e ardhur q\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr individ\u00ebve banor\u00ebve popullit. Pavar\u00ebsisht gjith\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb\u201d, shprehet Meri Lika.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje shqiptare i duhen t\u00eb pakten 30 vite p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, pasi niveli i kursimit\u00a0 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt si shkak i \u00e7mimeve t\u00eb larta q\u00eb tek produktet e shport\u00ebs dhe m\u00eb pas t\u00eb atyre m\u00eb pak t\u00eb domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria renditet e treta m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, pas Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs \u00c7eke n\u00eb Indeksin e \u00c7mimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb publikuar nga Numbeo, i cili \u00ebsht\u00eb portali m\u00eb i madh i t\u00eb dh\u00ebnave mbi kostot dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Treguesi kryesor \u00ebsht\u00eb raporti i \u00e7mimit t\u00eb sht\u00ebpive me t\u00eb ardhurat e individ\u00ebve, i cili b\u00ebn matjen e p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe shprehet n\u00eb vite t\u00eb ardhurash. Indeksi merr p\u00ebr baz\u00eb t\u00eb ardhurat neto t\u00eb disponueshme t\u00eb nj\u00eb familje, \u00e7mimin mesatar t\u00eb nj\u00eb metri katror t\u00eb qendr\u00ebs dhe periferis\u00eb, si dhe koston e nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi i banesave u b\u00eb vite q\u00eb ka nj\u00eb trend goxha rrit\u00ebs nj\u00eb trend, goxha rrit\u00ebs sidomos k\u00ebto 2 ose 3 vitet e fundit ka pasur kurb\u00eb rrit\u00ebse shum\u00eb t\u00eb lart kjo vjen si pasoj\u00eb e k\u00ebrkesave dhe si rezultate kemi k\u00ebto \u00e7mime q\u00eb kemi sot shum\u00eb t\u00eb larta\u201d, shprehet Ervin Demerxhiu.<\/p>\n\n<p>Edhe e drejta kushtetuese mbi pron\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb e garantuar edhe n\u00eb rast se qytetar\u00ebt sakrifikojn\u00eb dhe kursejn\u00eb fati i s\u00eb nes\u00ebrmes \u00ebsht\u00eb i pasiguri.<\/p>\n<p>\u201cHistoria e Mustafa Kabili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb raste q\u00eb tregojn\u00eb d\u00ebshtimin e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr bashk\u00ebpunimin institucional, kosto e cila p\u00ebrkthehet n\u00eb munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p><strong>Si u d\u00ebmtuan familjet nga \u2018paaft\u00ebsia\u2019 e institucioneve! Prona q\u00eb u rikonstruktua, u shemb p\u00ebr Unaz\u00ebn e re<\/strong><\/p>\n<p>Zanafilla e problemit te familjes Kabili lidhet me statusin dhe t\u00eb dh\u00ebnat e vendit, ku ka b\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Mustafa Kabili dhe institucioni q\u00eb disponon dokumentet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb Bashkia Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>Konkretisht pas shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore nga t\u00ebrmeti i dat\u00ebs 26 n\u00ebntor 2019, sipas Aktit Normativ nr. 9, dat\u00eb 16.12.2019 \u201cP\u00ebr p\u00ebrballimin e pasojave t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d, Fondi Shqiptar i Zhvillimit \u00ebsht\u00eb caktuar si zbatues p\u00ebr \u201cProgramin e Rind\u00ebrtimit n\u00eb zonat e prekura nga t\u00ebrmeti\u201d n\u00eb bashkit\u00eb Durr\u00ebs, Kam\u00ebz, Kavaj\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Kruj\u00eb, Kurbin, Lezh\u00eb, Mirdit\u00eb, Shijak dhe Vor\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e rind\u00ebrtimit t\u00eb banesave individuale, nd\u00ebrtimi dhe rikonstruksioni i infrastruktur\u00ebs publike dhe \u00e7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr n\u00eb funksion t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtyre zonave.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar informacionet p\u00ebr banor\u00ebt dhe infrastruktur\u00ebn e d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, bashkit\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me ekspert\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb, kan\u00eb identifikuar banor\u00ebt e d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar nga Programi i Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka qen\u00eb Bashkia Kam\u00ebz, e cila ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Shtet\u00ebror i Rind\u00ebrtimit rind\u00ebrtimin e 177 banesave individuale, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe banes\u00ebn e Mustafa Kabilit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e \u201cVetting\u201d rezulton se ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb hapjes s\u00eb tenderit t\u00eb Rind\u00ebrtimit nga Fondi Shqiptar i Rind\u00ebrtimit me planin e miratuar nga Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr Bashkin\u00eb Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 prill 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do t\u00eb \u00e7elte tenderin p\u00ebr rind\u00ebrtimin e banesave t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti \u201cRind\u00ebrtimi e 162 banesave individuale, nd\u00ebrtimin dhe rikonstruksionin e infrastruktur\u00ebs publike dhe \u00e7do nd\u00ebrhyrje tjet\u00ebr n\u00eb funksion t\u00eb tyre\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt kishte nj\u00eb kategorizim t\u00eb banesave, nga t\u00eb cilat 46 sipas modelit 1+1, 58 sipas modelit 1+2 dhe 58 sipas modelit 1+3, n\u00eb Bashkin\u00eb Kam\u00ebz t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Administrative Kam\u00ebz dhe Paskuqan. Ky tender \u00ebsht\u00eb fituar nga kompania \u201cGjikuria\u201d shpk.<\/p>\n<p>Pra, projekti nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit se si do t\u00eb b\u00ebhej dhe se si do t\u00eb zbatohej \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara se ta miratohej Vendimi nga K\u00ebshilli i Ministrave dhe Bashkia Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>Konkretisht me an\u00eb t\u00eb vendimit nr. 525, dat\u00eb 19.10.2020, 6 muaj pasi \u00ebsht\u00eb hapur tenderi Bashkia Kam\u00ebz ka miratuar Planin e Detyruar Vendor p\u00ebr Zonat e D\u00ebmtuara Pik\u00ebsore, p\u00ebr 177 banesa individuale duke u bazuar paraprakisht te Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si \u00ebsht\u00eb hapur gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kur akoma nuk ishte miratuar se cilat banesa do t\u00eb rind\u00ebrtoheshin? Si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritja e tenderit, kur FSHZH nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb banesave t\u00eb goditura nga t\u00ebrmeti n\u00ebp\u00ebrmjet vler\u00ebsimit nga Komisioni Shtet\u00ebror i Rind\u00ebrtimit?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga devijimet, e cila ngre dyshime p\u00ebr projektin. Problemi tjet\u00ebr lidhet me sip\u00ebrfaqen e gllab\u00ebruar nga Bashkia Kam\u00ebz. Kryetari i Bashkis\u00eb Rakip Suli ka paraqitur nj\u00eb projekt n\u00eb planin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, e cila sipas dokumenteve dhe deklaratave t\u00eb Mustafa Kabilit cenon t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, pasi nga 130 metra katror q\u00eb e kishte Kabili, ia kan\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb 80 metra katror.<\/p>\n<p>\u201cVetting\u201d i d\u00ebrgoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion FSHZH-s\u00eb n\u00ebse para apo gjat\u00eb k\u00ebtij tenderi ka patur informacion q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb do t\u00eb kalonte gjurma e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe Tiran\u00eb \u2013 Sheshi Shqiponja \u2013 Bulevardi Shkoz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kthim-p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u201cVetting\u201d, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka sqaruar se:<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht, Bashkia Kam\u00ebz ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Shtet\u00ebror i Rind\u00ebrtimit (KSHR) rind\u00ebrtimin e 177 banesave individuale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe banes\u00ebn e qytetarit Mustafa Kabili. Pas miratimit t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nr. 46, dat\u00eb 27.08.2020, jan\u00eb hartuar dhe miratuar planet p\u00ebr zhvillimin dhe rind\u00ebrtimin e zonave t\u00eb d\u00ebmtuara nga Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit dhe Bashkia Kam\u00ebz ku p\u00ebrfshihen nj\u00ebsit\u00eb e banesave individuale q\u00eb do t\u00eb rind\u00ebrtoheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin truall, pa ndryshuar vendndodhjen e banesave t\u00eb d\u00ebmtuara.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, vendimi q\u00eb i referohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb sepse n\u00eb fletoren zyrtare nuk gjendet nj\u00eb vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr, 46, dat\u00eb 27.08.2020, por mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Vendim i K\u00ebshillit Bashkiak Kam\u00ebz.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me gjurm\u00ebn e projektit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, FSHZH deklaroi se nuk ishte n\u00eb dijeni me k\u00ebto vendime.<\/p>\n<p>Vetting kontaktoi Bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs n\u00eb lidhje me pron\u00ebn e Mustafa Kabilit, duke zbuluar nj\u00eb kaos vendimesh nga institucionet n\u00eb lidhje me procesin e Rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb kthim-p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u201cVetting\u201d, Bashkia do t\u00eb deklaronte se \u201creferuar Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave me nr. 748, dat\u00eb 20.12.2023 \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb Vendimin nr. 662, Dat\u00eb 13.10.2022, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr shpron\u00ebsimin, p\u00ebr interes publik, t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, prone private, q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i segmentit rrugor \u201cRishikimi i projektit p\u00ebr segmentin rrugor t\u00eb vazhdimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, ky subjekt \u00ebsht\u00eb trajtuar sipas legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr shpron\u00ebsimet p\u00ebr interes publik nga ARRSH-ja\u201d.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb maja e Ajsbergut sepse n\u00eb p\u00ebrgjigjen e administruar pran\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Paskuqan nga Bashkia Kam\u00ebz thuhet se n\u00eb lidhje me zon\u00ebn e banorit t\u00eb d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb vepruar ne n\u00eb zbatim t\u00eb Ligjit nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, VKM-s\u00eb nr. 409, dat\u00eb 15.6.2022 \u201cP\u00ebr rregullat, m\u00ebnyrat dhe afatet e trajtimit t\u00eb poseduesve pa leje q\u00eb nuk legalizohen\u201d, Marr\u00ebveshjes s\u00eb\u00a0 Bashk\u00ebpunimit me ARRSH-n\u00eb me nr. 7787 prot., dat\u00eb 21.07.2022.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij Vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Mustafa Kabili hyn te nd\u00ebrtimet pa leje t\u00eb palegalizuara dhe si i till\u00eb p\u00ebrfiton banes\u00ebn. Por ky vendim do t\u2019i hapte rrug\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb tjera q\u00eb zbulojn\u00eb se vler\u00ebsimi i k\u00ebsaj banese ka dyshime t\u00eb forta p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>M\u00eb an\u00eb t\u00eb VKM-s\u00eb NR.319, DATE 18.5.2022 \u201cP\u00ebr Kalimin te Bashkit\u00eb Shijak, Kamz\u00eb, Kavaj\u00eb, dhe Kruj\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsive Individuale t\u00eb Banimit\u201d do t\u00eb shp\u00ebrndaheshin banesat p\u00ebr personat e goditur nga t\u00ebrmeti, ku p\u00ebrfshihej dhe banesa e Mustafa Kabilit me vler\u00eb t\u00eb objektit 25 milion\u00eb lek\u00eb ose 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por VKM-ja e firmosur nga ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion \u00ebsht\u00eb firmosur pasi jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebsit\u00eb individuale, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr organizimin e t\u00ebr\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtyre vendimeve, n\u00eb 13 tetor 2022 K\u00ebshilli i Ministrave ka marr\u00eb vendimin nr.662 p\u00ebr shpron\u00ebsimin e banor\u00ebve q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i segmentit rrugor \u201cRishikimi i Projektit p\u00ebr Segmentin Rrugor t\u00eb Vazhdimit t\u00eb \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Madhe\u201d Tiran\u00eb nga \u201cSheshi Shqiponja\u201d-\u201cBulevardi i Ri\u201d dhe \u201cRikualifikimi i \u201cUnaz\u00ebs Lindore\u201d p\u00ebr Lotet 4,5, 6\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb projektin fillestar nuk gjendet emri i Mustafa Kabilit dhe vlera e kompensimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb 3.1 miliard\u00eb lek\u00eb ose 31 milion\u00eb euro dhe p\u00ebrfshihen 197 subjekte p\u00ebr shpron\u00ebsim.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb pas, n\u00eb 17 maj 2023, me an\u00eb t\u00eb vendimit 287 K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb ndryshonte vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm duke shtuar vler\u00ebn e shpron\u00ebsimit t\u00eb projektit nga 3,1 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 3.8 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrs\u00ebri qeveria do t\u00eb ndryshonte vendimin 662, ku n\u00eb 20 dhjetor 2023, K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb mblidhej p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm me an\u00eb t\u00eb vendimit 748 \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb vendimin 662 p\u00ebr shpron\u00ebsimin e banor\u00ebve q\u00eb preken nga nd\u00ebrtimi i segmentit rrugor \u201cRishikimi i Projektit p\u00ebr Segmentin Rrugor t\u00eb Vazhdimit t\u00eb \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Madhe\u201d Tiran\u00eb nga \u201cSheshi Shqiponja\u201d-\u201cBulevardi i Ri\u201d dhe \u201cRikualifikimi i \u201cUnaz\u00ebs Lindore\u201d p\u00ebr Lotet 4,5, 6\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim do t\u00eb gjendej edhe emri i Mustafa Kabilit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shpron\u00ebsimit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb sapond\u00ebrtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vlera e banes\u00ebs do t\u00eb ishte 41 mij\u00eb euro nga 25 mij\u00eb euro q\u00eb u desh\u00ebn p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj. Vlera e plot\u00eb e shpron\u00ebsimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment do t\u00eb nga 31 milion\u00eb euro n\u00eb 4,1 miliard\u00eb lek\u00eb ose 41 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Problemi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se kemi devijim t\u00eb projektit t\u00eb unaz\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kemi p\u00ebrplasje edhe me tenderat e organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Historia e nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe p\u00ebr segmentin 4,5,6 dhe 7 \u00ebsht\u00eb denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike p\u00ebr kostot e larta. \/\u00a0<strong>EMISIONI VETTING \/ Balkan Web\u00a0<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e tenderit \u201cProjektim Rikualifikim i Unaz\u00ebs Lindore, per Lotet 4,5,6.\u201d, q\u00eb u fitua nga kompanit\u00eb \u201cKLODIODA &amp; A.L.T.E.A. \u2013 GEOSTUDIO 2000\u201d me vler\u00eb 282 mij\u00eb euro. Por p\u00ebrfituesit e tenderave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e akseve 4,5,6 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb organizuar nga Autoriteti Rrugor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5713","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5713\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}