{"id":57070,"date":"2025-12-10T17:32:28","date_gmt":"2025-12-10T17:32:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/grupi-i-vrasesve-me-pagese-ne-greqi-dalin-emrat-e-shqiptareve-te-arrestuar\/"},"modified":"2025-12-10T17:32:28","modified_gmt":"2025-12-10T17:32:28","slug":"grupi-i-vrasesve-me-pagese-ne-greqi-dalin-emrat-e-shqiptareve-te-arrestuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/grupi-i-vrasesve-me-pagese-ne-greqi-dalin-emrat-e-shqiptareve-te-arrestuar\/","title":{"rendered":"Grupi i vras\u00ebsve me pages\u00eb n\u00eb Greqi, dalin emrat e shqiptar\u00ebve t\u00eb arrestuar"},"content":{"rendered":"<p>Teksa policia greke ende nuk ka dal\u00eb me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e nj\u00eb grupi kriminal shqiptaro-grek, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tentativ\u00ebn e vrasjes s\u00eb mafiozit grek Jani Lala, jan\u00eb zbardhur emrat e personave t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Tre prej tyre jan\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa nj\u00eb shqiptar i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Bashk\u00eb me ta jan\u00eb arrestuar edhe tre shtetas grek\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb fem\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb prangat e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cFBI\u201d greke kan\u00eb r\u00ebn\u00eb Dhimit\u00ebr Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vje\u00e7 nga Labova e Poshtme e Gjirokastr\u00ebs, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit.<\/p>\n<p>Ata akuzohen se jan\u00eb t\u00eb ngjarjes s\u00eb ndodhur n\u00eb 16 maj 2025, kur ndaj automjetit t\u00eb blinduar t\u00eb 41-vjecarit grek Jani Lala, u q\u00ebllua rreth 50 her\u00eb me arm\u00eb zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi q\u00eb ka shkrepur k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn, dyshohet t\u00eb jet\u00eb Dhimit\u00ebr Meci, nj\u00eb person i akuzuar p\u00ebr disa vrasje me pages\u00eb n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>T\u00eb arrestuarit kishin njohuri p\u00ebr t\u00eb monitoruar objektivat e tyre me automjete, n\u00eb t\u00eb cilat kishin instaluar kamera t\u00eb fshehta, duke pasur k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb pamje 24-or\u00ebshe. Konkretisht, ata kishin parkuar nj\u00eb furgon prodhim italian, p\u00ebrball\u00eb karburantit t\u00eb Lal\u00ebs, n\u00eb panelin e kontrollit t\u00eb t\u00eb cilit kishin montuar nj\u00eb kamer\u00eb. M\u00eb 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e pan\u00eb at\u00eb duke p\u00ebrdorur mjetet teknologjike q\u00eb kishin n\u00eb dispozicion dhe e sulmuan duke e q\u00eblluar me nj\u00eb Kallashnikov. Dy jav\u00eb pas p\u00ebrpjekjes s\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Lal\u00ebn n\u00eb karburantin e tij, t\u00eb dyshuarit u p\u00ebrpoq\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb regjistronin l\u00ebvizjet e tij me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr karburant q\u00eb ai kishte n\u00eb dispozicion. Megjithat\u00eb, automjeti u pikas m\u00eb pas nga nj\u00eb punonj\u00ebs i pik\u00ebs s\u00eb karburantit, nd\u00ebrsa policia gjeti kamer\u00ebn e fshehur.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt individ\u00eb kishin kryer edhe sulmin me zjarrv\u00ebnie n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti n\u00eb Argyroupoli m\u00eb 23 shkurt.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb shqiptar\u00ebt e dyshuar:<\/p>\n<p>Dhimo Meci, 45 vje\u00e7 nga Labova e Poshtme e Gjirokastr\u00ebs, rezulton i proceduar dhe d\u00ebnuar disa her\u00eb n\u00eb Greqi p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativ\u00eb vrasje, vrasje e organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Ai u arrestua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb emigranti sirian jasht\u00eb nj\u00eb qendre prostitutash n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Athin\u00ebs. I burgosur n\u00eb burgun rural t\u00eb Kasandr\u00ebs, atij i\u2019u dha nj\u00eb leje 9 ditore gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u p\u00ebrfshi n\u00eb grabitjen e nj\u00eb agjencie Pro-Po n\u00eb Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencis\u00eb, i cili u vra disa muaj m\u00eb par\u00eb, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr shkelje t\u00eb lirimit me kusht. Ai u arrestua p\u00ebr disa krime gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb vjedhje, grabitje, shkaktim l\u00ebndimesh trupore, p\u00ebrdorim dhe posedim arm\u00ebsh dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb trafikut rrugor.<\/p>\n<p>Pas lirimit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2011, ai punoi si ndihm\u00ebs n\u00eb nj\u00eb band\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime n\u00eb Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet n\u00ebn mbrojtjen e band\u00ebs duhej t\u00eb paguanin k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje kund\u00ebr tyre dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre, 100 deri n\u00eb 150 euro \u00e7do dy jav\u00eb. Me\u00e7i dyshohet gjithashtu se \u00ebsht\u00eb vras\u00ebsi i Panagiotis Stivas n\u00eb shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat n\u00eb mars 2008 si dhe \u201cPitsilas\u201d, i cili besohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i Me\u00e7it, n\u00eb maj 2014.<\/p>\n<p>Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb greke, i p\u00ebrkiste grupit t\u00eb kumbar\u00ebve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashk\u00ebshorti i aktores Nena Chronopoulou), t\u00eb cil\u00ebt u vran\u00eb gjithashtu, i pari n\u00eb qershor 2007 n\u00eb Gallipoli t\u00eb Pireut dhe i dyti n\u00eb tetor 2007 n\u00eb Tavros.<\/p>\n<p>Viktima Ali Saeed, kishte njohuri p\u00ebr prodhimin e bombave dhe besohet se ka qen\u00eb pas shp\u00ebrthimeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shit\u00ebsit e makinave n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit\u201d rival t\u00eb Haidarit. Ai dyshohet se ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sulmin e d\u00ebshtuar me nj\u00eb bomb\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00eb automjet q\u00eb transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra p\u00ebrfundimisht n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2009 n\u00eb Galatsi.<\/p>\n<p>Viktima Giorgos Shabbat, me origjin\u00eb izraelite, u vra jasht\u00eb nj\u00eb bari ku ai punonte n\u00eb Kefalari, Kifissia. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin bar punonte edhe 43-vje\u00e7ari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte \u201cekzekutuesi\u201d i Aris Lakiotis m\u00eb 18 n\u00ebntor 2005 n\u00eb Haidari, i Yiannis Gavakis m\u00eb 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian m\u00eb 27 janar 2007 n\u00eb Nikaia, t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb zhvatjes s\u00eb Haidarit.<\/p>\n<p>Viktima I.T., i njohur si \u201cPitsila\u201d , ishte nd\u00ebr t\u00eb dyshuarit p\u00ebr vrasjen e dyfisht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Agimit t\u00eb Art\u00eb n\u00eb Neo Heraklion. Ky rast ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ct\u00ebrheqje\u201d e nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori q\u00eb dinte shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vrasjeve, ai iku n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u fshehur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa dyshohet se \u00ebsht\u00eb paguar 200,000 euro p\u00ebr vrasje. Ai u arrestua n\u00eb Sepolia n\u00eb dhjetor 2014 n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i nj\u00eb bande kriminale t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa vrasje me pages\u00eb. Mecit i\u2019u gjet\u00ebn dy pistoleta nd\u00ebrkoh\u00eb rezultonte i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb vrasje n\u00eb Halkidiki n\u00eb korrik 2014.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur n\u00eb Koridhalo, u identifikua se i autor i nj\u00eb vrasjeje t\u00eb ndodhur n\u00eb vitin 2012. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato n\u00eb 2012 n\u00eb Peristeri t\u00eb Athin\u00ebs. Viktima jetonte n\u00eb Holand\u00eb dhe u thirr n\u00eb takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me t\u00eb n\u00eb Facebook me em\u00ebr fals femre \u201cAnastasia\u201d. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por nj\u00eb vit m\u00eb pas, vrasjen e mori p\u00ebrsip\u00ebr Klodian Lekocaj dhe Meci u d\u00ebnua me vet\u00ebm 10 vjet burg si bashk\u00ebpun\u00ebtor.<\/p>\n<p>Meci \u00ebsht\u00eb dyshuar nga policia greke edhe si personi q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vrasjen e nj\u00eb drejtuesi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb greke dhe t\u00eb mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si \u201cKaraflas\u201d, ngjarje k\u00ebto t\u00eb pakryera nga Meci. Karaflas u vra m\u00eb pas n\u00eb vitin 2018 n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr atentat.<\/p>\n<p>Nuk dihet se si Meci ka fituar s\u00ebrish lirin\u00eb pas gjith\u00eb ketyre akuzave t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Fatjon Prendi, aktualisht i burgosur n\u00eb Trikalla, \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi q\u00eb i\u2019u sekuestruan 1.1 ton marijuan\u00eb, droga sintetike dhe arsenal arm\u00ebsh.<\/p>\n<p>Fatjon Prendi rezulton nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb greke, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb p\u00ebrgjakshme 13 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Krioneri t\u00eb Greqis\u00eb. Konkretisht, m\u00eb 7 dhjetor 2012, 4 persona, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Fatjon Prendin, tentuan t\u00eb hynin me forc\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb familjeje n\u00eb Krioneri, vajza e s\u00eb cil\u00ebs sapo ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, duke mbajtur n\u00eb \u00e7ant\u00eb shum\u00ebn prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda n\u00eb sht\u00ebpi kur autor\u00ebt thyen nj\u00eb dritare dhe hyn\u00eb brenda. Sapo e pan\u00eb, e ndoq\u00ebn dhe i rr\u00ebmbyen \u00e7ant\u00ebn, nd\u00ebrsa vajza e tmerruar vrapoi n\u00eb dhom\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb saj, ku familja e saj po flinte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe u mbyll brenda me ta, nd\u00ebrsa njoftoi edhe Policin\u00eb.<\/p>\n<p>Grabit\u00ebsit ik\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Oficer\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb nxituan n\u00eb zon\u00eb i ndoq\u00ebn dhe m\u00eb pas pat\u00ebn nj\u00eb shk\u00ebmbim zjarri.<\/p>\n<p>Me t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebnat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar n\u00eb vendngjarje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe u p\u00ebrball me grabit\u00ebsit e pam\u00ebshirsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt e bllokuan me arm\u00eb, fol\u00ebn greqishte t\u00eb thyer dhe i mor\u00ebn makin\u00ebn, n\u00eb zon\u00ebn e Ekalit. Oficer\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb ndodheshin tashm\u00eb n\u00eb zon\u00eb, t\u00eb p\u00ebrforcuar nga nj\u00ebsi t\u00eb tjera mobile, filluan ndjekjen. Nj\u00eb shk\u00ebmbim i ri t\u00eb sht\u00ebnash me arm\u00eb ndodhi rreth or\u00ebs 04:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, pran\u00eb varrezave t\u00eb zon\u00ebs, nd\u00ebrsa gjat\u00eb ndjekjes, nj\u00eb makin\u00eb patrullimi u p\u00ebrplas n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb Makis Triantafyllopoulos, p\u00ebr t\u00eb ndaluar grabit\u00ebsit.<\/p>\n<p>Automjeti ra n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrua, pjesa e pasme e t\u00eb cilit ishte e mbushur me plumba nga oficer\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb po ndiqnin autor\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi ndaj tyre vazhdoi, me autor\u00ebt e krimit t\u00eb bllokuar n\u00eb p\u00ebrrua nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqeshin t\u00eb iknin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nj\u00eb oficer policie u plagos gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb t\u00eb sht\u00ebnave.<\/p>\n<p>Fatjon Prendi ka kryer m\u00eb pak se 10 vite burg. \u00cbsht\u00eb arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht n\u00eb 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i \u00ebsht\u00eb gjetur thik\u00eb n\u00eb qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrar\u00eb vitin e kaluar n\u00eb burg n\u00eb Greqi dhe i akuzuar p\u00ebr disa krime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/10\/grupi-i-vrasesve-me-pagese-ne-greqi-dalin-emrat-e-shqiptareve-te-arrestuar\/\">Grupi i vras\u00ebsve me pages\u00eb n\u00eb Greqi, dalin emrat e shqiptar\u00ebve t\u00eb arrestuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa policia greke ende nuk ka dal\u00eb me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e nj\u00eb grupi kriminal shqiptaro-grek, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tentativ\u00ebn e vrasjes s\u00eb mafiozit grek Jani Lala, jan\u00eb zbardhur emrat e personave t\u00eb dyshuar. Tre prej tyre jan\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa nj\u00eb shqiptar i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Bashk\u00eb me ta jan\u00eb arrestuar edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}