{"id":57031,"date":"2025-12-10T15:48:28","date_gmt":"2025-12-10T15:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/korrupsion-ne-pallatin-e-drejtesise-klgj-i-jep-ermal-beqirit-tenderin-2-mln-euro-nderkohe-qe-hetohet-nga-spak-ja-procedura-fiktive\/"},"modified":"2025-12-10T15:48:28","modified_gmt":"2025-12-10T15:48:28","slug":"korrupsion-ne-pallatin-e-drejtesise-klgj-i-jep-ermal-beqirit-tenderin-2-mln-euro-nderkohe-qe-hetohet-nga-spak-ja-procedura-fiktive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/korrupsion-ne-pallatin-e-drejtesise-klgj-i-jep-ermal-beqirit-tenderin-2-mln-euro-nderkohe-qe-hetohet-nga-spak-ja-procedura-fiktive\/","title":{"rendered":"Korrupsion n\u00eb Pallatin e Drejt\u00ebsis\u00eb: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive"},"content":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb e Ermal Beqirit jan\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr tenderat dhe abuzimet n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejtoren e AKSH-it, Linda Kar\u00e7anaj, nd\u00ebrsa KLGJ i jep tenderin 2 milion euro. Duket sikur ky institucion jeton n\u00eb bot\u00eb paralele. N\u00eb fakt, veprimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i b\u00ebr\u00eb padashje, sepse faktet flasin se tenderi \u00ebsht\u00eb fiktiv me fitues t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p><strong>Pse u anulua tenderi n\u00eb gusht 2025?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj 2025, u njoftua tenderi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ) me objekt: \u201cBlerje soft\/ hardware p\u00ebr rritjen e kapaciteteve t\u00eb siguris\u00eb kibernetike\u201d. Fondi limit i procedur\u00ebs ka qen\u00eb plot 171 399 667 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Kur pritej t\u00eb shpallej fituesi, procedura u anulua papritur n\u00eb 11 gusht 2025. Nga dokumentet e dor\u00ebzuara n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik, m\u00ebsojm\u00eb se anulimi u b\u00eb p\u00ebr shkak se \u00a0\u201cu konstatua se dokumentet e tenderit p\u00ebrmbanin gabime ose mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet e ditur se \u00e7far\u00eb mang\u00ebsish kishte tenderi, por n\u00eb rishpalljen e tij nuk dallohet asnj\u00eb ndryshim shifrash apo kriteresh.<\/p>\n<p><strong>Konkurrent\u00eb fiktiv\u00eb n\u00eb tenderin e KLGJ-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi i KLGJ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur s\u00ebrish n\u00eb tetor 2025, nd\u00ebrsa fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 18 n\u00ebntor 2025.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb haptazi fiktive dhe duhej anuluar, pasi jan\u00eb skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebrve\u00e7 fituesit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Ermal Beqiri n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb e Gentian Likajt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb: Bashkimi i operator\u00ebve\u00a0 \u201cSOFT &amp; SOLUTION\u201d shpk e Ermal Beqirit dhe \u201cCOMMUNICATION PROGRESS\u201d me pronar Gentian Likajn q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn: 159.392.550 lek\u00eb pa tvsh<\/p>\n<p>Kampania e dyt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u201cSINTEZA CO\u201d, shpk me ofert\u00eb me vler\u00eb 0 (zero) lek\u00eb.<\/p>\n<p>Operatori i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ciCom\u201d shpk me propozimin me vler\u00eb 0 (zero) lek\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, vjen kompania \u201cFIRST SH.P.K\u201d q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 166.220.000 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>T\u00eb tri kompanit\u00eb jan\u00eb skualifikuar nga komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave sepse nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar asnj\u00eb formular vetdeklarimi, apo pasqyra financiare, madje kjo e fundit nuk ka b\u00ebr\u00eb as sigurimin e ofert\u00ebs. Pra, pjes\u00ebmarrja e tyre ka qen\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar emrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nga verifikimi q\u00eb b\u00ebm\u00eb, FIRST shpk i p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kriteret e k\u00ebrkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, por me sa duket \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr qysh n\u00eb fillim duke mos dor\u00ebzuar dokumentet e k\u00ebrkuara. N\u00ebse k\u00ebta operator\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me fituesin apo me komisionin e tenderit, k\u00ebt\u00eb mund ta hetoj\u00eb SPAK, por me shkresat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, i vetmi vendim i ndersh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb merrej, ishte anulimi.<\/p>\n<p><strong>Ermal Beqiri, hinka q\u00eb mbledh parat\u00eb e AKSHI-t<\/strong><\/p>\n<p>Koincidenca tjet\u00ebr ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin e tenderi \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u mor vesh se BKH e urdh\u00ebruar nga SPAK, po kontrollonte zyrat e kompanis\u00eb s\u00eb Ermal Beqirit.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 Shtator 2025, biznesmeni Ermal Beqiri \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb zyrat e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Antikorrupsion, nd\u00ebrsa disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin kontrolluar zyrat e kompanis\u00eb s\u00eb tij kryesore. Beqiri dyshohet p\u00ebr korrupsion n\u00eb tenderat e AKSHI-t.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Drejtoresha e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) Mirlinda Kar\u00e7anaj u paraqit n\u00eb 3 dhjetor 2025, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. \u00a0SPAK \u00ebsht\u00eb duke hetuar p\u00ebr 12 procedura tenderuese, n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme q\u00eb lidhen me mir\u00ebmbajtjen e serverave t\u00eb institucioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, hetuesit kan\u00eb thirrur dhe marr\u00eb n\u00eb pyetjeve 25 zyrtar\u00eb t\u00eb AKSHI-t, q\u00eb jan\u00eb kryesisht an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Shqyrtimit t\u00eb Ankesave. Disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb prej ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb AKSHI-t Daniel Shima u zhduk p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 10 or\u00eb dhe familja e tij b\u00ebri denoncim n\u00eb polici p\u00ebr rr\u00ebmbim. Daniel Shima sapo kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb SPAK p\u00ebr tenderat korruptiv\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb nisur pas denoncimit q\u00eb b\u00ebri nga arratia Arben Ahmetaj dhe nga presioni i opozit\u00ebs. PD ka denoncuar m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb procedur\u00eb\u00a0prokurimi t\u00eb kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte \u2018P\u00ebrmir\u00ebsimi i Sistemit t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile\u2019 me fond limit 3.8 milion\u00eb euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnj\u00eb ofert\u00eb e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Sipas PD, n\u00eb Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT &amp; Solution shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Beqiraj me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 3.1 mil euro, nd\u00ebrsa u skualifikuan dy kompani te tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb Qershor 2024, AKSHI shpalli procedur\u00ebn e prokurimit me objekt: \u2018P\u00ebrmir\u00ebsimi i Sistemit t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile\u2019 me fond limit 3.8 mil euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnj\u00eb ofert\u00eb e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta rishpallet n\u00eb Shtator me objekt: \u2018P\u00ebrmir\u00ebsimi i Sistemit t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile-p\u00ebr Ministrin\u00eb e Brendshme\u2019 dhe fondi ndryshon nga 3.8 mil euro n\u00eb 3.6 mil euro nga k\u00ebto: 2.5 mil euro implementimi afati 12 muaj, 1.1 mil euro mir\u00ebmbajtja afati 24 muaj.<\/p>\n<p>Mor\u00ebn pjes\u00eb 3 kompani me oferta:<\/p>\n<p>XION IT SYSTEMS GMBH\u00a0 vlera 2.7 mil euro<br \/>\nSOFT Solution vlera 3.1 mil euro<br \/>\nATOM vlera 3.4 mil euro<\/p>\n<p>U skualifikuan dy, nd\u00ebr to oferta m\u00eb e ul\u00ebt XION IT SYSTEMS GMBH, me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokumentacion t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb DT. N\u00eb Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT &amp; Solution shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Beqiraj me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 3.1 mil euro.<\/p>\n<p>1 muaj m\u00eb pas AKSHI shpall nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr mir\u00ebmbajtjeje p\u00ebr Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile, konkretisht me objekt: \u2018Mir\u00ebmbajtje e Sistemit t\u00eb Regjistrit Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile-p\u00ebr DPGJC\u2019, fondi 1.9 mil euro dhe shpallet fitues ofertuesi i vet\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs XION IT SYSTEMS GMBH\u00a0 me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 1.9 mil euro.N\u00eb regjistrin e parashikimeve p\u00ebr 2024 AKSHI ka cil\u00ebsuar se fondi q\u00eb do p\u00ebrdorej\u00a0 p\u00ebr regjistrin komb\u00ebtar t\u00eb gjendjes civile do ishte 3.8 mil euro, nd\u00ebrsa me dy procedurat e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb njoftuar fituesi fondi tejkalon 5 mil euro.<\/p>\n<p>N\u00eb procedur\u00ebn e anuluar fondi ishte 3.8 milion\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e rishpallur 3.6 milion\u00eb. Pse ndryshoi fondi dhe cili ishte justifikimi ligjor?! Procedura e rishpallur n\u00eb Shtator p\u00ebrmbante implementimin 12 muaj dhe mir\u00ebmbajtjen 24 muaj nd\u00ebrkoh\u00eb pas nj\u00eb muaji shpallet tender tjet\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr mir\u00ebmbajtje me fond tjet\u00ebr 1.9 mil euro duke mbivendosur jo vet\u00ebm afatin, por edhe\u00a0 fondet e buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri pronar i 6 bizneseve aktive, me kompanin\u00eb Soft &amp; Solution ka marr\u00eb nga AKSHI mbi 30 milion\u00eb euro nga t\u00eb cilat 22.7 milion\u00eb euro vet\u00ebm n\u00eb 2024.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Referuar deklaratave t\u00eb ish nr.2 t\u00eb qeveris\u00eb\u00a0 Arben Ahmetajt, kompania Soft Solutions, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Beqirit faturon rreth 80% t\u00eb tenderave t\u00eb AKSHI-t, e n\u00ebse investigohet rrjedha e parave tek tenderat e AKSHI-t do mb\u00ebrrihet tek familja e kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim t\u00eb par\u00eb, krahas procedurave t\u00eb tenderave q\u00eb jan\u00eb sekuestruar, prokuror\u00ebt kan\u00eb analizuar dhe \u00e7do transaksion t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Beqiri dhe kompanit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimet e SPAK, sipas burimeve, rezulton se Ermal Beqiri, nj\u00eb ish-punonj\u00ebs i administrat\u00ebs shqiptare dhe m\u00eb pas biznesmen me tendera shtet\u00ebrore, ka bler\u00eb nj\u00eb jaht luksoz me vler\u00eb 930 mij\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetaseje rumune 24-vje\u00e7are. Ky transaksion me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, bashk\u00eb dhe me shpenzime t\u00eb tjera, jan\u00eb duke u kaluar n\u00eb filtrin e prokuror\u00ebve, nd\u00ebrsa shtetasja nga Rumania nd\u00ebrkoh\u00eb po verifikohet.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Ermal Beqiri?<\/strong><\/p>\n<p>Emri i Ermal Beqirit u b\u00eb i njohur p\u00ebr publikun n\u00eb vitin 2011. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, inxhinjeri elektronik 30-vje\u00e7ar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Rektoratin e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrzgjodh si nj\u00eb prej ekspert\u00ebve t\u00eb thirrur n\u00eb procesin p\u00ebr \u201ckorrupsion\u201d q\u00eb po zhvillohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Roli i Beqirit dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij ishin t\u00eb ekspertonin videon e njohur n\u00eb publik si \u201cMeta-Prifti\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij i hersh\u00ebm, Dritan Prifti, t\u00eb dy pjes\u00eb e qeveris\u00eb, diskutonin p\u00ebr \u201c<em>ndarje parash, n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb euro<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspert\u00ebt e tjer\u00eb konkludoi se \u201cvideoja ishte e p\u00ebrpunuar\u201d dhe se teksti ishte nxjerr\u00eb nga konteksti. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspertiz\u00eb, trupa prej 5 gjyqtar\u00ebsh e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb proces, Beqiri, i cili krahas pun\u00ebs n\u00eb Rektorat, ishte edhe pedagog n\u00eb universitetin \u201cKristal\u201d, krijon nj\u00eb kompani private, \u201cAl-Forensic\u201d, s\u00eb bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, nj\u00eb tjet\u00ebr ekspert i thirrur p\u00ebr videon \u201cMeta-Prifti\u201d.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri nuk pati sukses t\u00eb duksh\u00ebm. Dy aksioner\u00ebt e pezullojn\u00eb aktivitetin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitimi p\u00ebr vitin e fundit ishte vet\u00ebm 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, \u201cAl-Soft\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010. Beqiri rishfaqet n\u00eb publik n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet si \u201cskandali i serverit t\u00eb Tatimeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti pati dyshime t\u00eb forta se kishte nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb serverin qendror t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. P\u00ebr verifikimin e situat\u00ebs, pran\u00eb Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Spartak Braho, i shoq\u00ebruar nga eksperti Ermal Beqiri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u m\u00ebsua se Beqiri sh\u00ebrbente si k\u00ebshilltar informatik pran\u00eb kabinetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, v\u00ebllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ t\u00eb k\u00ebtij rasti, sipas d\u00ebshmive t\u00eb b\u00ebra publike gjat\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr \u201cserverin e Tatimeve\u201d, t\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim penal i m\u00ebvonsh\u00ebm konstatoi se nuk kishte pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb anomalie elektronike. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb kuadrin e raporteve zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 regjistrohet shoq\u00ebria \u201cAlb Red Stone\u201d, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arb\u00ebr Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon t\u00eb jet\u00eb active dhe ka objekt \u201c<em>Aktivitete n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nxjerrjes, shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, emri i Ermal Beqirit em\u00ebrohet pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Hipotek\u00ebs, n\u00eb pozicionin e drejtorit t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai mbante k\u00ebt\u00eb post, nj\u00eb kompani private pa shum\u00eb histori deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u201cSoft &amp; Solution\u201d, nisi t\u00eb fitonte radhazi tendera p\u00ebr pajisje informatike pran\u00eb Hipotek\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2016 pati raportime mediatike q\u00eb hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanis\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d, e cila zyrtarisht ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Arjola Koromani.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Ermal Beqiri merr n\u00eb kontroll kompanin\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d. Arjola Koromani e shet kompanin\u00eb tek Ermal Beqiri p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja dhe pas k\u00ebtij transaksioni, vijon t\u00eb mbaj\u00eb postin e administratores s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij t\u00eb biznese me tre kompani t\u00eb tjera. N\u00eb Mars t\u00eb k\u00ebtij viti ai themelon shoq\u00ebrin\u00eb \u201cR&amp;D Solution\u201d, me objekt \u201c<em>K\u00ebrkim shkencor dhe teknologjik..etj,<\/em>\u201d. Administratore e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish Arjola Koromani, ish-pronarja e \u201cSoft &amp; Solution\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill t\u00eb vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018IT Tirana\u201d, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 144 mij\u00eb euro. Pas blerjes, emri i shoq\u00ebris\u00eb ndryshohet n\u00eb \u201cNSolution\u201d. Dhe, n\u00eb Maj 2024, Ermal Beqiri b\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cgoditje\u201d t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke bler\u00eb p\u00ebr 380 mij\u00eb euro t\u00eb gjith\u00eb aksionet e kompanis\u00eb \u201cHorizon\u201d.<\/p>\n<p>Beqiri e bleu kompanin\u00eb nga \u201cComscope Limited\u201d, nj\u00eb shoq\u00ebri e regjistruar n\u00eb zon\u00ebn off-shore t\u00eb Qipros dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues Vasileios Stachos. Pas kryerjes s\u00eb k\u00ebtij transaksioni, Stachos vijon t\u00eb mbaj\u00eb ende postin e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cHorizon\u201d.<\/p>\n<p>Si arrin Ermal Beqiri t\u00eb marr\u00eb tender 2 milion euro nga Pallati i Drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po hetohet intensivisht nga SPAK?! Me sa duket virusi i korrupsionit qarkullon edhe tek Drejt\u00ebsia e re.<\/p>\n<p>\u00a9&#xfe0f;<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/korrupsion-ne-pallatin-e-drejtesise-klgj-i-jep-ermal-beqirit-tenderin-2-mln-euro-nderkohe-qe-hetohet-nga-spak-ja-procedura-fiktive\/\">Korrupsion n\u00eb Pallatin e Drejt\u00ebsis\u00eb: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompanit\u00eb e Ermal Beqirit jan\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr tenderat dhe abuzimet n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejtoren e AKSH-it, Linda Kar\u00e7anaj, nd\u00ebrsa KLGJ i jep tenderin 2 milion euro. Duket sikur ky institucion jeton n\u00eb bot\u00eb paralele. N\u00eb fakt, veprimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i b\u00ebr\u00eb padashje, sepse faktet flasin se tenderi \u00ebsht\u00eb fiktiv me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-57031","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}