{"id":56969,"date":"2025-12-10T11:48:32","date_gmt":"2025-12-10T11:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/balla-pas-2020-s-u-shfaqen-forma-te-reja-diskriminimi-ligji-mbyll-boshlleqet-per-viktimat-dhe-ankimet-edhe-shqetesimi-behet-diskriminim\/"},"modified":"2025-12-10T11:48:32","modified_gmt":"2025-12-10T11:48:32","slug":"balla-pas-2020-s-u-shfaqen-forma-te-reja-diskriminimi-ligji-mbyll-boshlleqet-per-viktimat-dhe-ankimet-edhe-shqetesimi-behet-diskriminim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/10\/balla-pas-2020-s-u-shfaqen-forma-te-reja-diskriminimi-ligji-mbyll-boshlleqet-per-viktimat-dhe-ankimet-edhe-shqetesimi-behet-diskriminim\/","title":{"rendered":"Balla: Pas 2020-s u shfaq\u00ebn forma t\u00eb reja diskriminimi, ligji mbyll boshll\u00ebqet p\u00ebr viktimat dhe ankimet. Edhe shqet\u00ebsimi b\u00ebhet diskriminim\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Drejtues Politik i PS p\u00ebr Diaspor\u00ebn, Taulant Balla, ka theksuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Administrat\u00ebn Publike se ndryshimet e propozuara n\u00eb Ligjin \u201cP\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi\u201d adresojn\u00eb realitete t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb shfaqur pas vitit 2020, duke vendosur fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te viktimizimi, format e reja t\u00eb diskriminimit dhe rrug\u00ebt konkrete t\u00eb ankimit p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Ball\u00ebs, periudha 2020\u20132025 ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah forma diskriminimi p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb as nuk ekzistonte vet\u00ebdije ligjore, si pasoj\u00eb e zhvillimeve teknologjike, shoq\u00ebrore dhe t\u00eb komunikimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ligji hyn n\u00eb nj\u00eb \u201cfaz\u00eb t\u00eb re zhvillimi\u201d, t\u00eb p\u00ebrafruar drejtp\u00ebrdrejt me direktivat e Bashkimit Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr funksionimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e organeve t\u00eb barazis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga risit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sipas Ball\u00ebs, \u00ebsht\u00eb futja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb ligj e konceptit t\u00eb \u201cshqet\u00ebsimit\u201d si form\u00eb diskriminimi. Ai theksoi se sjelljet e pad\u00ebshiruara q\u00eb cenojn\u00eb dinjitetin e individit ose krijojn\u00eb nj\u00eb mjedis frik\u00ebsues, armiq\u00ebsor apo posht\u00ebrues tashm\u00eb trajtohen qart\u00eb si diskriminim, pa l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsira interpretimi.<\/p>\n<p>Po aq thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrkufizimi i qart\u00eb i viktim\u00ebs s\u00eb diskriminimit, nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb, sipas Ball\u00ebs, ka ekzistuar edhe pas ndryshimeve t\u00eb vitit 2020. \u201cE kishim ligjin, por nuk i garantonte drejtp\u00ebrdrejt mbrojtje ligjore viktim\u00ebs\u201d, u shpreh ai, duke theksuar se ndryshimet e reja sigurojn\u00eb mbrojtje reale p\u00ebr \u00e7do person ose grup q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb subjekt i diskriminimit.<\/p>\n<p>Ligji zgjeron ndjesh\u00ebm edhe rrethin e subjekteve t\u00eb mbrojtura, duke p\u00ebrfshir\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, shtetasit e huaj rezident\u00eb, personat pa shtet\u00ebsi (apatrid\u00ebt), si dhe subjektet fizike dhe juridike n\u00ebn juridiksionin shqiptar. Balla n\u00ebnvizoi se kjo shtrirje garanton mbrojtje t\u00eb barabart\u00eb jo vet\u00ebm ndaj autoriteteve publike, por edhe n\u00eb raport me sektorin privat dhe kompanit\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb ky\u00e7e \u00ebsht\u00eb ndalimi i plot\u00eb i viktimizimit, ku \u00e7do trajtim m\u00eb pak i favorsh\u00ebm ndaj nj\u00eb personi p\u00ebr shkak t\u00eb ankimit ose kund\u00ebrshtimit t\u00eb diskriminimit ndalohet shprehimisht me ligj. Autoritetet publike dhe subjektet private detyrohen t\u00eb marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme parandaluese dhe mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Balla theksoi gjithashtu se ndryshimet i japin p\u00ebrgjigje nj\u00eb problemi madhor: munges\u00ebs s\u00eb informacionit se ku dhe si t\u00eb ankohen viktimat e diskriminimit. P\u00ebrmes forcimit t\u00eb rolit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe zgjerimit t\u00eb kompetencave t\u00eb tij p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe padi n\u00eb interes publik, qytetar\u00ebve u ofrohen mekanizma m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe efektiv\u00eb ankimi.<\/p>\n<p>Sipas Ball\u00ebs, k\u00ebto reforma e b\u00ebjn\u00eb kuadrin ligjor m\u00eb funksional dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me standardet evropiane, duke forcuar realisht mbrojtjen e viktimave dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve. N\u00eb p\u00ebrmbyllje, ai u b\u00ebri thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit dhe Kuvendit q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesin ndryshimet pa dallime politike, si nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm kund\u00ebr diskriminimit n\u00eb format e tij t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rast\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb dhe e bukur q\u00eb t\u00eb vij sot para Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Ligjore, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar sikurse \u00ebsht\u00eb prej 77 vitesh, 10-vjetori q\u00eb p\u00ebrkon me Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, e sanksionuar kjo n\u00eb deklarat\u00ebn universale t\u00eb drejtat e njeriut, nj\u00eb dokument themelor ky, i cili prej 77 vitesh ka vendosur  mbrojtjen e parimeve t\u00eb dinjitetit, t\u00eb barazis\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb pandashme p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore. <\/p>\n<p>Dhe nuk ka dit\u00eb ndoshta m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar se sa t\u00eb vish para Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore p\u00ebr t\u00eb parashtruar disa p\u00ebrmir\u00ebsime q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtyre parimeve t\u00eb sip\u00ebrcituara. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst besoj q\u00eb ndajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebsimin, pavar\u00ebsisht krah\u00ebve politik\u00eb q\u00eb kemi nderin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb, se diskriminimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre momenteve ku \u00e7do shoq\u00ebri ndalet me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n<p>Vet\u00eb diskriminimi, i cili p\u00ebrkufizohet si nj\u00eb trajtim i pabarabart\u00eb, i padrejt\u00eb, shpeshher\u00eb i pafavorsh\u00ebm ndaj nj\u00eb personi apo nj\u00eb grupi personash apo komunitetesh, p\u00ebr shkak t\u00eb karakteristikave t\u00eb tyre personale, t\u00eb cilat n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb mbrojtura, duhen mbrojtur gjithmon\u00eb e m\u00eb mir\u00eb, dhe mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb edhe moralisht t\u00eb papranueshme. K\u00ebto karakteristika p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe p\u00ebr publikun q\u00eb na ndjek, lidhen shpeshher\u00eb me gjinin\u00eb, por ato lidhen edhe me rac\u00ebn, me ngjyr\u00ebn e l\u00ebkur\u00ebs, ato lidhen me gjuh\u00ebn. <\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb  n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision lidhen edhe diskutime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me etnin\u00eb, me minoritetin, me fen\u00eb, me prejardhjen, pa harruar k\u00ebtu edhe diskutime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me paaft\u00ebsin\u00eb, me mosh\u00ebn, me orientimin seksual, por edhe me bindjet politike, por edhe me statusin ekonomik, apo edhe me \u00e7do tipar tjet\u00ebr personal q\u00eb mbart \u00e7do qenie njer\u00ebzore. Dhe prandaj e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb parashtrim, sepse n\u00eb thelb diskriminimi ndodh kur dikush, p\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr faj t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, trajtohet m\u00eb keq se t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb situata t\u00eb ngjashme, thjesht vet\u00ebm p\u00ebr shkakun se ai \u00ebsht\u00eb ndryshe. Dhe kjo vjen edhe p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve apo edhe t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb personit. <\/p>\n<p>Dhe e p\u00ebrmbledhur e gjith\u00e7ka sa thash\u00eb n\u00eb mendjen e ndritur t\u00eb Hannah Arendt, n\u00eb nj\u00eb prej kryeveprave t\u00eb tij, sikurse \u00ebsht\u00eb \u201cOrigjina e Totalitarizmit\u201d: Barazia, dashur miq, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt biologjik, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vendim ligjor, aq sa edhe nj\u00eb vendim politik. <\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kam ardhur para Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin ligjor dhe politik t\u00eb k\u00ebtij komisioni, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrpjekjen e p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr \u00e7do lloj forme diskriminimi. <\/p>\n<p>Ligji aktual ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb nga instrumentet themelore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe funksionimin real t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb. Dhe dikush do t\u00eb thoshte k\u00ebtu: mir\u00eb, dakord, po ju zoti Balla, \u00e7far\u00eb lidhje keni me k\u00ebt\u00eb ligj? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb prej vitit 2010, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u iniciua ky ligj, edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb relator n\u00eb komisionin p\u00ebr integrimin europian. Dhe prej atij momenti jam munduar t\u00eb jap \u00e7do lloj forme kontributi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tij paralelisht me realitetin shoq\u00ebror dhe me standardet europiane. <\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej atyre ligjeve q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb ec\u00ebn p\u00ebrpara koha, sa m\u00eb shum\u00eb zhvillohet teknologjia, mjetet e komunikimit, aq m\u00eb shum\u00eb rriten hap\u00ebsirat e diskriminimit. <\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb kur u konkretizuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndryshimet e propozuara, e m\u00eb pas me p\u00ebrmir\u00ebsimet q\u00eb kam sjell\u00eb n\u00eb vitin 2020 si deputet iniciues, pra edhe n\u00eb vitin 2020 kam kontribuar me disa ndryshime te ligji p\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi, mendoj q\u00eb e kemi forcuar aq sa ka qen\u00eb e mundur at\u00eb q\u00eb un\u00eb do ta quaja arkitektur\u00ebn ligjore t\u00eb mbrojtjes kund\u00ebr diskriminimit. <\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u2019ju vendosur pak n\u00eb kontekstin historik t\u00eb pes\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, n\u00eb at\u00eb moment ndryshimet q\u00eb pata propozuar kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me at\u00eb q\u00eb thash\u00eb pak m\u00eb lart, format e reja t\u00eb diskriminimit t\u00eb shfaqura p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit historik, shoq\u00ebror, kulturor, teknologjik t\u00eb shoq\u00ebrive tona, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb element shqet\u00ebsues, mbetet nj\u00eb prej betejave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb demokracis\u00eb sot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjuha e urrejtjes, po ashtu diskriminimin e shum\u00ebfisht\u00eb dhe nd\u00ebrsektorial, diskriminimin q\u00eb ekspert\u00ebt e quajn\u00eb diskriminim i strukturuar, si dhe forma t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb diskriminimit, p\u00ebrfshir\u00eb rastet kur diskriminimi nuk ndodh nj\u00eb rast, por ai p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. <\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto p\u00ebrkufizime krijuan baza t\u00eb qarta juridike p\u00ebr nj\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb rasteve p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, ashtu edhe gjykatat, veprojn\u00eb, duke rritur ndjesh\u00ebm aksesin e qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsi kund\u00ebr diskriminimit. <\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre ndryshimeve u vu re nj\u00eb rritje e ndjeshme e ankesave p\u00ebr rastet e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe p\u00ebr forma t\u00eb tjera diskriminimi, si dhe shum\u00eb raste dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjekura nga vet\u00eb komisioneri. <\/p>\n<p>Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi ka qen\u00eb n\u00eb raport n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara komisionit tuaj dhe Komisionit t\u00eb Nismave Qytetare. Me ndryshimet e vitit 2020 u rrit edhe numri i \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore me objekt diskriminimin. <\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsim i arritjeve t\u00eb nj\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb se arrit\u00ebm t\u00eb forcojm\u00eb rolin e komisionerit, p\u00ebr ta pasuruar e zhvilluar jurisprudenc\u00ebn p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb gjykimet kushtetuese, t\u00eb cilat vijn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e amicus curiae. <\/p>\n<p>Po ashtu, me ndryshimet e vitit 2020 u zgjeruan edhe shkaqet e ndaluara t\u00eb diskriminimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb, dhe k\u00ebrkoj v\u00ebmendjen tuaj, nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr diskriminimi q\u00eb p\u00ebrfshin shtet\u00ebsin\u00eb, \u00e7ka e b\u00ebri ligjin realisht gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, sidomos p\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rezidenc\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb rastet e azilit, qoft\u00eb ekonomik apo politik. <\/p>\n<p>Dhe kjo ishte nj\u00eb element tjet\u00ebr thelb\u00ebsor, sepse n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ribashkimit me Europ\u00ebn, padyshim q\u00eb \u00e7do lloj forme diskriminimi nuk p\u00ebrputhet me vlerat q\u00eb promovon familja e madhe europiane ku duam t\u00eb integrohemi. Dhe nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb iu dha forcimit t\u00eb rolit monitorues t\u00eb komisionerit n\u00eb zbatimin e legjislacionit p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, duke rritur ndjesh\u00ebm trajtimin e rasteve t\u00eb diskriminimit gjinor. Kurr\u00eb mos harroni q\u00eb diskriminimi gjinor \u00ebsht\u00eb baza mbi t\u00eb cil\u00ebn rritet dhe shfaqen format edhe t\u00eb dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore apo seksuale.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb konsoliduar pas k\u00ebsaj paraqitjeje, vij sot para jush t\u00eb paraqes p\u00ebr shqyrtim nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit t\u00eb ligjit. Pes\u00eb vite m\u00eb pas n\u00eb kultur\u00ebn juridike dhe at\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebse jan\u00eb mjaftueshm\u00ebrisht koha e duhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb tej. Jan\u00eb ndryshime t\u00eb cilat mbartin n\u00eb baz\u00ebn e vet, kryesisht, p\u00ebrafrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb legjislacionit ton\u00eb me legjislacionin komunitar, pra t\u00eb Bashkimit Europian, dhe synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojm\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb m\u00eb efektive kund\u00ebr \u00e7do lloj forme tjet\u00ebr diskriminimi. <\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb, nga viti 2020 n\u00eb 2025 jan\u00eb shfaqur edhe forma t\u00eb tjera diskriminimi p\u00ebr t\u00eb cilat as nuk na shkonte mendja n\u00eb vitin 2020. <\/p>\n<p>Ndryshimet e reja synojn\u00eb harmonizimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb legjislacionit shqiptar me Direktiv\u00ebn 2000\/43 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Europian, e cila zbaton parimin e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb nd\u00ebrmjet personave, pa dallim race apo origjine etnike, si dhe me nj\u00eb direktiv\u00eb tjet\u00ebr, 2000\/78, q\u00eb vendos kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e barabart\u00eb n\u00eb pun\u00ebsim dhe n\u00eb profesion. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht synohet q\u00eb t\u00eb p\u00ebraffohet legjislacioni yn\u00eb me standardet e reja t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Direktiv\u00ebn 2024\/1499 dhe Direktiv\u00ebn 2024\/1500, t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb rregulla t\u00eb detajuara p\u00ebr funksionimin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe kompetencat e organeve t\u00eb barazis\u00eb dhe organeve t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian. <\/p>\n<p>Ja pra ku kemi nj\u00eb jurisprudenc\u00eb pothuajse t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian, e cila, sipas parimit t\u00eb subsidiaritetit, p\u00ebrfshin vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, dhe ndryshimet e reja fillojn\u00eb q\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me p\u00ebrkufizimet themelore t\u00eb ligjit p\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi. <\/p>\n<p>Dhe po e filloj me nj\u00eb koncept. <\/p>\n<p>Nuk ekzistonte as n\u00eb vitin 2010, as n\u00eb vitin 2020: koncepti i shqet\u00ebsimit, nj\u00eb form\u00eb diskriminimi, e cila riformulohet p\u00ebr ta trajtuar qart\u00eb si nj\u00eb form\u00eb diskriminimi q\u00eb ndodh p\u00ebrmes nj\u00eb sjelljeje t\u00eb pad\u00ebshiruar, t\u00eb lidhur me shkaqet e ndaluara nga ligji, e cila cenon dinjitetin e personit ose i krijon personit nj\u00eb mjedis frik\u00ebsues, armiq\u00ebsor, p\u00ebr\u00e7mues, posht\u00ebrues apo shpeshher\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq na ndodh edhe n\u00eb sallat e Kuvendit dhe n\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, b\u00ebhet ofendues. <\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb diskriminim. <\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi si koncept, kur b\u00ebhet dhe cenon dinjitetin e personit, kur i krijon personit nj\u00eb mjedis frik\u00ebsues, armiq\u00ebsor, p\u00ebr\u00e7mues, posht\u00ebrues apo ofendues, \u00ebsht\u00eb diskriminim. <\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht futet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrkufizimi i viktim\u00ebs. <\/p>\n<p>E kishim ligjin, e b\u00ebm\u00eb n\u00eb vitin 2010-\u00ebn, erdh\u00ebn k\u00ebtu, e b\u00ebm\u00eb n\u00eb 2020-\u00ebn, por personi i diskriminuar nuk kishte t\u00eb p\u00ebrkufizuar konceptin e viktim\u00ebs, duke mos garantuar mbrojtje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ligjore. <\/p>\n<p>Pra e kishim ligjin, por nuk i garantonte mbrojtje ligjore viktim\u00ebs nga diskriminimi. Dhe kjo mbrojtje duhet t\u00eb jet\u00eb mbrojtja e drejt\u00eb ligjore p\u00ebr \u00e7do person apo grup q\u00eb pretendon q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb form\u00eb diskriminimi. <\/p>\n<p>Ligji q\u00eb keni p\u00ebrpara, pra ndryshimet q\u00eb keni p\u00ebrpara, ndryshimet  zgjerojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb fush\u00ebn e subjekteve t\u00eb mbrojtura nga diskriminimi. <\/p>\n<p>S\u00eb pari, mbrojtja shtrihet p\u00ebr shtetasit shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nDhe do t\u00eb thoni ju: a ka juridiksion? Patjet\u00ebr, sepse p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes q\u00eb kan\u00eb direktivat edhe direktivat e BE-s\u00eb, p\u00ebrafrimi garanton q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb edhe n\u00eb vendet e BE-s\u00eb t\u00eb ken\u00eb mbrojtje. <\/p>\n<p>P\u00ebr shtetasit e huaj rezident\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr personat pa shtet\u00ebsi, apatrid\u00eb, si dhe p\u00ebr personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00ebn juridiksionin shqiptar. Kjo shtrirje garanton mbrojtje reale dhe t\u00eb barabart\u00eb si n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me autoritetet publike, ashtu edhe me subjektet private. <\/p>\n<p>Pas miratimit nga ana e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne do t\u00eb kemi nj\u00eb instrument m\u00eb shum\u00eb, pra si Kuvend flas sepse jam edheun\u00eb si propozues, pjes\u00eb e vullnetit, sheh mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shtrijm\u00eb juridiksionin n\u00eb garantimin e mbrojtjes p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar ndaj \u00e7do lloj forme diskriminimi, edhe n\u00eb sektorin privat dhe ndaj kompanive. <\/p>\n<p>Nj\u00eb element thelb\u00ebsor i ndryshimeve lidhet me ndalimin e plot\u00eb t\u00eb viktimizimit p\u00ebr shkak t\u00eb diskriminimit. <\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb qytetar apo nj\u00eb qytetare q\u00eb diskriminohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb viktimizimi dhe ne duhet t\u00eb ndalojm\u00eb \u00e7do lloj forme diskriminimi q\u00eb sjell viktimizim. <\/p>\n<p>Ndalohet \u00e7do trajtim m\u00eb pak i favorsh\u00ebm si pasoj\u00eb e ankimit, kund\u00ebrshtimit, mosn\u00ebnshtrimit apo n\u00ebnshtrimit ndaj nj\u00eb sjelljeje diskriminuese, duke e shtrir\u00eb k\u00ebt\u00eb mbrojtje n\u00eb t\u00eb gjitha fushat ku vepron ligji dhe duke detyruar autoritetet publike dhe subjektet private t\u00eb marrin menj\u00ebher\u00eb masa konkrete parandaluese dhe mbrojt\u00ebse. <\/p>\n<p>Ndryshimet e reja forcojn\u00eb mbrojtjen nga diskriminimi n\u00eb fush\u00ebn e pun\u00ebsimit, profesionit dhe t\u00eb mbrojtjes sociale. <\/p>\n<p>Ligji, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, t\u00eb nderuara kolege, p\u00ebrfshin shprehimisht profesionin, vet\u00ebpun\u00ebsimin, ngritjen n\u00eb detyr\u00eb. <\/p>\n<p>Ka ndodhur shpeshher\u00eb diskriminimi me baz\u00eb gjinore n\u00eb proceset e ngritjes n\u00eb detyr\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mos mbyllim syt\u00eb, n\u00eb kushtet e pun\u00ebs apo n\u00eb skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore. <\/p>\n<p>Parashikohet detyrimi p\u00ebr konsultim me komisionerin n\u00eb hartimin e \u00e7do akti, \u00e7do politike, \u00e7do plani dhe programi q\u00eb lidhet me trajtimin e barabart\u00eb, si dhe e drejta e komisionerit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik dhe kolektiv p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb padive. <\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr ku duhej nd\u00ebrhyr\u00eb, zonja dhe zot\u00ebrinj an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore, Administrat\u00ebs Publike, dhe kjo \u00ebsht\u00eb fusha e arsimit. <\/p>\n<p>Ligji forcon ndalimin e diskriminimit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet arsimore dhe n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private, p\u00ebrfshir\u00eb aspektin e financimit. <\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shpesh edhe koleg\u00eb deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt flasin, madje edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb minoriteteve t\u00eb respektuara n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe flasin p\u00ebr forma<br \/>\nt\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj familjeje. <\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm mbrojtja dhe aksesi n\u00eb sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr publikun, p\u00ebrfshir\u00eb mbrojtjen sociale dhe strehimin, duke vendosur detyrime konkrete p\u00ebr personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime, duke garantuar mekanizma efektiv\u00eb ankimi. <\/p>\n<p>Nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr diskriminimit \u00ebsht\u00eb q\u00eb personi i diskriminuar as nuk e di ku t\u00eb ankohet dhe si ta adresoj\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb diskriminimi, q\u00eb t\u00eb mos kthehet n\u00eb viktim\u00eb. <\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb shtyll\u00eb qendrore e ndryshimeve \u00ebsht\u00eb forcimi i statusit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi. <\/p>\n<p>Un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb, sikurse kam lexuar me shum\u00eb v\u00ebmendje edhe gjetjet e komisionit tuaj, i nderuar kryetar, n\u00eb vler\u00ebsimin e pun\u00ebs, si dhe t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut si komision p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb vler\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij institucioni, bashk\u00eb me ju dhe bashk\u00eb me komisionet e tjera, besoj q\u00eb ndajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, q\u00eb buron edhe nga detyrimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e ribashkimit me Europ\u00ebn, p\u00ebr ta konfirmuar fuqimisht autonomin\u00eb e plot\u00eb institucionale, organizative dhe financiare, ku k\u00ebtij komisioneri t\u2019i garantohet personel i pavarur, me status n\u00ebpun\u00ebsi civil. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu, ka d\u00ebshmuar edhe historia e administrat\u00ebs publike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, mund t\u00eb garantojm\u00eb nj\u00eb institucion plot\u00ebsisht t\u00eb pavarur, me buxhet t\u00eb dedikuar dhe me pavar\u00ebsi institucionale n\u00eb menaxhimin e burimeve t\u00eb veta njer\u00ebzore.<br \/>\nVendoset edhe nj\u00eb detyrim p\u00ebr raportimin vjetor publik n\u00eb Kuvend, por edhe raportimin tematik dhe periodik, si dhe zgjerohen kompetencat p\u00ebr mbledhjen dhe analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave. <\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb q\u00eb sapo e miratuam me konsensus edhe te rasti i Avokatit t\u00eb Popullit dhe gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn, sepse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr forcimin e institucioneve t\u00eb pavarura, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk ka dallime politike dhe votimi i dit\u00ebs s\u00eb enjte e d\u00ebshmoi m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. <\/p>\n<p>Po ashtu zgjerohen kompetencat p\u00ebr mbledhjen dhe analiz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave, pa harruar nj\u00eb element jetik dhe thelb\u00ebsor, sikurse \u00ebsht\u00eb mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale. <\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebto ndryshime krijojn\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor m\u00eb koherent, m\u00eb funksional, m\u00eb efektiv kund\u00ebr diskriminimit. Ato forcojn\u00eb realisht mbrojtjen e viktimave, rrisin p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve publike dhe private dhe pozicionojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me standardet m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb t\u00eb avancuara europiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. T\u00eb th\u00ebna t\u00eb gjitha k\u00ebto, ndoshta u zgjata, por mendoj se ishte e nevojshme q\u00eb ndryshimet e propozuara, t\u00eb cilat, si\u00e7 ua b\u00ebra edhe parashtrimin, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb vijim\u00ebsi, nj\u00eb thellim dhe konsolidim t\u00eb nj\u00eb angazhimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ligjv\u00ebn\u00ebs p\u00ebr barazin\u00eb, dinjitetin njer\u00ebzor dhe p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Ndaj i ftoj an\u00ebtar\u00ebt e nderuar t\u00eb k\u00ebtij komisioni dhe m\u00eb pas Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ta mb\u00ebshtesin, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsive partiake politike propozimin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/balla-pas-2020-s-u-shfaqen-forma-te-reja-diskriminimi-ligji-mbyll-boshlleqet-per-viktimat-dhe-ankimet-edhe-shqetesimi-behet-diskriminim\/\">Balla: Pas 2020-s u shfaq\u00ebn forma t\u00eb reja diskriminimi, ligji mbyll boshll\u00ebqet p\u00ebr viktimat dhe ankimet. Edhe shqet\u00ebsimi b\u00ebhet diskriminim\u00a0<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Drejtues Politik i PS p\u00ebr Diaspor\u00ebn, Taulant Balla, ka theksuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Administrat\u00ebn Publike se ndryshimet e propozuara n\u00eb Ligjin \u201cP\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi\u201d adresojn\u00eb realitete t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb shfaqur pas vitit 2020, duke vendosur fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te viktimizimi, format e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56969","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56969\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}