{"id":56871,"date":"2025-12-09T20:06:19","date_gmt":"2025-12-09T20:06:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/investigimi-nga-major-sokol-feka-te-miklovan-dakaj-shqiptaret-qe-gelltiti-spanja\/"},"modified":"2025-12-09T20:06:19","modified_gmt":"2025-12-09T20:06:19","slug":"investigimi-nga-major-sokol-feka-te-miklovan-dakaj-shqiptaret-qe-gelltiti-spanja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/investigimi-nga-major-sokol-feka-te-miklovan-dakaj-shqiptaret-qe-gelltiti-spanja\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Nga major Sokol Feka te Miklovan Dakaj, shqiptar\u00ebt q\u00eb \u201cg\u00eblltiti\u201d Spanja"},"content":{"rendered":"<p><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore gazetaren Klodiana Lala, transmetoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb rejat m\u00eb t\u00eb fundit nga hetimet e nisura n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr zhdukjen e <strong>Miklovan Dakajt<\/strong>, t\u00eb riut nga Shkodra i cili rezulton i humbur prej 12 majit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e gruas dhe babait t\u00eb Miklovanit t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb se sihariqi i hidhur u erdhi atyre vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi ata kishin kall\u00ebzuar n\u00eb polici humbjen e njeriut t\u00eb tyre, nga nj\u00eb korrier q\u00eb mesa duket po u p\u00ebrcillte mesazhin e personave t\u00eb cil\u00ebt kishin gisht n\u00eb zhdukjen e papritur t\u00eb Miklovanit.\u00a0<\/span><span><em>\u201cMiklovani \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, mos e k\u00ebrkoni\u201d,<\/em> m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb korrieri.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cJam paraqitur n\u00eb komisariat p\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuar humbjen e djalit tim Miklovan Dakaj. M\u00eb dat\u00eb 13 maj 2025 rreth or\u00ebs 10:00 paradite, nusja e djalit tim q\u00eb ndodhet ne Spanj\u00eb bashk\u00eb me vajz\u00ebn, ka marr\u00eb n\u00eb telefon bashk\u00ebshorten time dhe i ka th\u00ebn\u00eb se Miklovani nuk \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku rrinin n\u00eb qytez\u00ebn e Marbellos, n\u00eb Malaga, Spanj\u00eb\u201d<\/em>, ka d\u00ebshmuar <strong>Pal Dakaj<\/strong>, babai i 34-vje\u00e7arit Miklovan Dakaj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Zhdukja e Miklovan Dakajt<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ajo e tij \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptari q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb \u00e7uditshme humbi gjurm\u00ebt n\u00eb shtetin spanjoll.\u00a0<\/span><span>Madje \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rajon t\u00eb gadishullit iberik, ku jan\u00eb zhdukur edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0<\/span><span>Ose n\u00eb at\u00eb t\u00eb quajtur tashm\u00eb ndryshe si Bermuda spanjolle e shqiptar\u00ebve, q\u00eb nisen k\u00ebtu me pushime dhe askush m\u00eb tej nuk di asgj\u00eb rreth fatit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb fat i ngjash\u00ebm ky me <strong>Taulant Malshin<\/strong> nga Lezha, i cili u zhduk n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mistershme n\u00eb vitin 2018, n\u00eb nj\u00eb qytet pran\u00eb Malagas, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb pran\u00eb familjes.\u00a0<\/span><span>Apo ai i pilotit t\u00eb Forcave Ajrore Shqiptare, majorit <strong>Sokol Feka<\/strong>, q\u00eb humbi jet\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon n\u00eb vitin 2015 teksa sipas autoriteteve spanjolle po transportonte kokain\u00eb me mjetin fluturues.\u00a0<\/span><span>Fate t\u00eb paracaktuara t\u00eb cilat duket se lidhen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb me at\u00eb t\u00eb Miklovan Dakaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Shkodrani q\u00eb prej muajit maj t\u00eb k\u00ebtij viti i mungon familjes, pasi u zhduk n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rajon t\u00eb Spanj\u00ebs me paraardh\u00ebsit e tij, po kaq fatkeq.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh Bermude n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Spanj\u00ebs q\u00eb lidh Malag\u00ebn-shqiptar\u00ebt dhe drog\u00ebn q\u00eb duket se po ha shum\u00eb koka t\u00eb rinjsh shqiptar\u00eb.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cil\u00ebt n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pasuruar sa m\u00eb shpejt bien pre e grupeve mizore kriminale t\u00eb narkotrafikut, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb gjetur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike q\u00eb lidh gadishullin iberik me Marokun p\u00ebr t\u00eb kryer transportin e tonelatave me drog\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Suksesi dhe d\u00ebshtimi i kalimit t\u00eb tyre p\u00ebrmes k\u00ebsaj ure detare dhe ajrore, q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe fatin e shqiptar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla pun\u00eb.\u00a0<\/span><span>Organizata kriminale t\u00eb drejtuara nga krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe fam\u00ebkeq t\u00eb narkotrafikut, t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb me shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb tradhtojn\u00eb edhe gjakun e tyre, kur flitet p\u00ebr p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb nga droga.\u00a0<\/span><span>Fat q\u00eb mesaduket e ka shoq\u00ebruar edhe Miklovan Dakaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Kontakti i fundit i t\u00eb cilit me familjen ishte m\u00eb dat\u00eb 12 Maj 2025 n\u00eb qytetin e Marbellos n\u00eb Malaga.\u00a0<\/span><span>Aty ku ai kishte disa koh\u00eb q\u00eb po q\u00ebndronte me bashk\u00ebshorten e tij shqiptaro-italiane dhe f\u00ebmij\u00ebn e tyre vet\u00ebm disa muajsh.\u00a0<\/span><span>Denoncimi i par\u00eb n\u00eb policin\u00eb shqiptare p\u00ebr humbjen e t\u00eb birit q\u00eb erdhi nga babai i tij, Pal Dakaj.\u00a0<\/span><span>Gati 3 jav\u00eb pasi Mikovani kishte humbur \u00e7do kontakt me ta dhe gruan.<\/span><\/p>\n<p><span>Pal Dakaj q\u00eb priti me kot q\u00eb i biri t\u00eb kthehej pran\u00eb familjes dhe n\u00eb ankthin e dit\u00ebve q\u00eb po kalonin dhe nuk kishte asgj\u00eb gjurm\u00eb prej tij, ai udh\u00ebtoi nga Italia ku ishte zhvendosur p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, bashk\u00eb me gruan dhe djalin tjet\u00ebr dhe denoncoi zhdukjen e Miklovanit n\u00eb policin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Me shpres\u00ebn se ndoshta autoritetet mund ta ndihmonin t\u00eb binte ne kontakt me djalin.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb rezultoi e kot\u00eb, pasi Miklovani jo vet\u00ebm nuk u kthye n\u00eb gjirin familjar, por as nuk d\u00ebrgoi qoft\u00eb edhe nj\u00eb mesazh n\u00ebse ishte mir\u00eb me sh\u00ebndet.\u00a0<\/span><span>Familja e Miklovanit q\u00eb ishte informuar p\u00ebr moskthimin e tij n\u00eb banes\u00eb n\u00eb qytetin e Marbellos n\u00eb Malaga, q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 13 Maj.\u00a0<\/span><span>Pra pa u mbushur 24 or\u00eb nga largimi i tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Njoftim q\u00eb sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Pal Dakaj, ishte b\u00ebr\u00eb nga bashk\u00ebshortja e djalit t\u00eb tij.\u00a0<\/span><span>Por mesa duket p\u00ebrpara se t\u2019i drejtoheshin policis\u00eb, ata kishin vendosur q\u00eb do kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb prisnin.\u00a0<\/span><span>Me mendimin se dikush do t\u2019u sillte nj\u00eb mesazh, qoft\u00eb edhe nga ata q\u00eb kishin gisht n\u00eb zhdukjen e djalit t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pal Dakaj,\u00a0<\/span><\/strong><span><strong>5 Qershor 2025<\/strong>:\u00a0<\/span><em><span>\u2018Jam paraqitur n\u00eb komisariat p\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuar humbjen e djalit tim Miklovan Dakaj. M\u00eb dat\u00eb 13 maj 2025 rreth or\u00ebs 10:00 paradite, nusja e djalit tim q\u00eb ndodhet ne Spanj\u00eb bashk\u00eb me vajz\u00ebn, ka marr\u00eb n\u00eb telefon bashk\u00ebshorten time dhe i ka th\u00ebn\u00eb se Miklovani nuk \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku rrinin n\u00eb qytez\u00ebn e Marbellos, n\u00eb Malaga, Spanj\u00eb.\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb th\u00ebnave t\u00eb nuses s\u00eb djalit, koha kur Miklovani kishte l\u00ebn\u00eb banes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb aty, kishte qen\u00eb pasdreka e dat\u00ebs 12 Maj.\u00a0<\/span><span>Ai nuk kishte shprehur asnj\u00eb shqet\u00ebsim gjat\u00eb largimit t\u00eb tij.\u00a0<\/span><span>P\u00ebrvet\u00ebm faktin q\u00eb do takonte nj\u00eb shok dhe do kthehej shpejt n\u00eb banes\u00eb.\u00a0<\/span><span>Por nd\u00ebrsa or\u00ebt kaluan dhe po k\u00ebshtu edhe mbr\u00ebmja, m\u00ebngjesi i s\u00eb nes\u00ebrmes nuk e pa at\u00eb pran\u00eb familjes.\u00a0<\/span><span>\u00c7ka ngriti alarmin te bashk\u00ebshortja e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>E cila gjithmon\u00eb sipas rr\u00ebfimit q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb te prind\u00ebrit e Miklovanit, ishte \u00e7uar dhe kishte b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb rajonin e policis\u00eb n\u00eb Marbello, pas humbjen s\u00eb kontakteve me bashk\u00ebshortin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Pal Dakaj:<\/strong>\u00a0<\/span><em><span>\u2018Nusja e djalit, i tha bashk\u00ebshortes sime se Miklovani nuk ishte kthyer\u00a0<\/span><span>n\u00eb banes\u00ebn e tyre t\u00eb marr\u00eb me qira n\u00eb qytetin e Marbellos, q\u00eb nga darka e dat\u00ebs 12 Maj.\u00a0<\/span><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo kishte b\u00ebr\u00eb denoncim te autoritetet spanjolle t\u00eb qytetit Marbello, n\u00eb Spanj\u00eb.\u00a0<\/span><span>P\u00ebrsa i p\u00ebrket rrethanave se si Miklovani ishte larguar nga banesa, nusja e djalit na rr\u00ebfeu se drek\u00ebn e dat\u00ebs 12 Maj ata kishin qen\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb vaksin\u00ebn vajz\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 8-muajshe.\u00a0<\/span><span>Pasi u kthye n\u00eb banes\u00eb, ata kishin konsumuar drek\u00eb jasht\u00eb dhe kur jan\u00eb kthyer n\u00eb banes\u00eb, Miklovani i kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vinte m\u00eb von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, pasi do takonte nj\u00eb shok, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe.\u2019<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Por Miklovani nuk i kishte treguar bashk\u00ebshortes p\u00ebr emrin e shokut q\u00eb do takonte.\u00a0<\/span><span>As p\u00ebr bised\u00ebn q\u00eb ata do t\u00eb zhvillonin me nj\u00ebri-tjetrin.\u00a0<\/span><span>Por ishte mjaftuar duke i th\u00ebn\u00eb se ishte vet\u00ebm nj\u00eb kafe shoq\u00ebrore.\u00a0<\/span><span>Drek\u00eb e cila do t\u00eb ishte e fundit midis tyre, pasi q\u00eb nga ky moment ajo nuk u pa m\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa ajo u kthye e vetme n\u00eb banes\u00eb bashk\u00eb me vajz\u00ebn disa muajshe.\u00a0<\/span><span>Miklovan Dakaj dhe bashk\u00ebshortja e tij T. M, q\u00eb sipas rr\u00ebfimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb polici nga babai i tij, kishin dy vite q\u00eb jetonin n\u00eb Spanj\u00eb<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pal Dakaj:\u00a0<\/span><\/strong><span><em>\u2018Nusja e djalit tim quhet T.M dhe ajo ka shtet\u00ebsi italiane. Ajo bashk\u00ebjetonte me djalin tim Miklovanin prej vitesh. Gjat\u00eb bisedave q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me t\u00eb ajo nuk m\u00eb ka treguar q\u00eb Miklovani t\u00eb kishte shqet\u00ebsime.<\/em>\u2019<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa familja qoft\u00eb ajo n\u00eb Spanj\u00eb, por edhe ajo e prind\u00ebrve n\u00eb Shkod\u00ebr, nuk raportoi p\u00ebr ndonj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb Miklovani u kishte sjell\u00eb, lajmi q\u00eb do t\u00eb pasonte mbi fatin e tij ngriti edhe nj\u00ebher\u00eb shqet\u00ebsimin te ta, se di\u00e7ka e keqe i kishte ndodhur njeriut t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrm.\u00a0<\/span><span>Ajo q\u00eb ata ishin lutur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos i kishte ndodhur.<\/span><span> Sihariq i hidhur q\u00eb u erdhi atyre vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi ata kishin kall\u00ebzuar n\u00eb polici humbjen e njeriut t\u00eb tyre.\u00a0<\/span><span>Nga nj\u00eb korrier q\u00eb mesa duket po u p\u00ebrcillte mesazhin e personave t\u00eb cil\u00ebt kishin gisht n\u00eb zhdukjen e papritur t\u00eb Miklovanit.\u00a0<\/span><span>Lajm q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb familjen Dakaj n\u00eb Shkod\u00ebr nga nj\u00eb person nga qyteti i Durr\u00ebsit<\/span><\/p>\n<p><strong><span>D\u00ebshmia<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pasi familja Dakaj m\u00ebsoi mbi humbjen e djalit t\u00eb tyre Miklovanit n\u00eb qytetin e Marbellos n\u00eb Spanj\u00eb, nj\u00eb person nga Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb tyre, duke u th\u00ebn\u00eb se \u2018Miklovani \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, mos e k\u00ebrkoni,\u2019\u00a0<\/span><span>Por cila ishte jeta e Miklovan Dakaj, p\u00ebrtej atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi familjar?\u00a0<\/span><span>Apo mbules\u00ebs s\u00eb nj\u00eb babai shembullor q\u00eb kujdeset p\u00ebr vajz\u00ebn e tij.\u00a0<\/span><span>P\u00ebrse ai ishte zhvendosur n\u00eb Spanj\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e Malagas.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe a ka lidhje q\u00ebndrimi i tij aty, me p\u00ebrfshirjen n\u00eb grupet kriminale q\u00eb merren me narkotrafikun, q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb Spanj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kryer aktivitetin e tyre.\u00a0<\/span><span>P\u00ebrse familja ka dyshime se ai \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb dhe a lidhet kjo me t\u00eb shkuar\u00ebn e tij?\u00a0<\/span><span>Kush jan\u00eb miqt\u00eb q\u00eb mund ta ken\u00eb tradhtuar dhe nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb te grupet kriminale n\u00eb zon\u00eb. Dhe a lidhet kjo me humbjen e ndonj\u00eb sasie droge, ku Miklovan Dakaj mund t\u00eb jet\u00eb l\u00ebn\u00eb peng dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb ekzekutuar nga k\u00ebto grupe kriminale?<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, Miklovan Dakaj, kishte nj\u00eb t\u00eb shkuar jo shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb.\u00a0<\/span><span>Ai thuhet se kishte kryer nj\u00eb d\u00ebnim tre mujor n\u00eb Itali, dhe ky \u00ebsht\u00eb rekordi i vet\u00ebm penal q\u00eb kishte me autoritetet ligjzbatuese.\u00a0<\/span><span>Por askush nuk di t\u00eb thot\u00eb cila ishte arsyeja e ndalimit t\u00eb tij nga drejt\u00ebsia italiane.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb rezulton se ka patur kontakte me Miklovan Dakajn, \u00ebsht\u00eb <strong>Juxhin Drazhi<\/strong>, nj\u00eb personazh i njohur i bot\u00ebs s\u00eb krimit dhe pjes\u00eb e grupit t\u00eb Troplin\u00ebve sic njihet ndryshe grupi i Elvis Docit, ose Visit t\u00eb Poj\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, duke iu referuar hetimeve t\u00eb nisura nga Spanja p\u00ebr zhdukjen e Miklovan Dakajt, publikoi t\u00eb dh\u00ebna nga dosja hetimore ku thuhet se n\u00eb muajin shtator familjar\u00ebt e Miklovanit mor\u00ebn nj\u00eb lajm se nj\u00eb trup i pajet\u00eb, q\u00eb dyshohet se mund t\u00eb ishte i tij ndodhej n\u00eb morgun e nj\u00eb spitali n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn autoritetet spanjolle, mor\u00ebn edhe nj\u00eb kampion t\u00eb ADN-s\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij si dhe t\u00eb vajz\u00ebs 8-muajshe.\u00a0<\/span><span>Kjo me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb krahasuar ADN-n\u00eb e trupit t\u00eb pajet\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb morg me at\u00eb t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb personit t\u00eb zhdukur.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paralelisht me policin\u00eb spanjolle, nj\u00eb hetim p\u00ebr zhdukjen e Miklovan Dakaj nisi edhe nga policia shqiptare, pas kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr nga familjar\u00ebt e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nd\u00ebrsa shpresat p\u00ebr gjetjen gjall\u00eb t\u00eb Miklovan Dakaj sa vijn\u00eb dhe zbehen, policia spanjolle duket se po p\u00ebrparon n\u00eb hetimet e saj.\u00a0<\/span><span>Hetime q\u00eb sipas burimeve t\u00eb emisionit \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019 kan\u00eb mundur t\u00eb shkojn\u00eb deri te personat e fundit me t\u00eb cil\u00ebt ai ka pasur kontakte para se t\u00eb humbiste gjurm\u00ebt.\u00a0<\/span><span>Persona t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore.\u00a0<\/span><span>Dhe me nj\u00eb aktivitet t\u00eb theksuar kriminal si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga k\u00ebta persona me t\u00eb cil\u00ebt Miklovan Dakaj thuhet se ka pasur kontakte para se t\u00eb zhdukej, \u00ebsht\u00eb edhe Juxhin Drazhi.\u00a0<\/span><span>Personazh ky i dyshuar si pjes\u00eb e grupit kriminal Troplini, drejtuar nga <strong>Elvis Do\u00e7i<\/strong>, ndryshe i njohur si <strong>Visi i Poj\u00ebs<\/strong>.\u00a0<\/span><span>Q\u00eb trafikoi sasi t\u00eb m\u00ebdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb.\u00a0<\/span><span>Po p\u00ebr t\u2019u kthyer te personazhi i Drazhit, dhe lidhja e tij me zhdukjen e mundshme t\u00eb Miklovan Dakaj, m\u00eb 12 Maj 2025 n\u00eb qytetin e Marbellos n\u00eb Spanj\u00eb, ai thuhet se u arrestua nga oficer\u00ebt e Gard\u00ebs Civile n\u00eb Malaga, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi luksoze n\u00eb qytetin e Almunecar n\u00eb Granada.<\/span><\/p>\n<p><span>Mediat spanjolle t\u00eb cilat raportuan se policia ra n\u00eb gjurm\u00ebt e t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarit pasi konstatoi se n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb izoluar n\u00eb zon\u00eb po merreshin masa t\u00eb shumta sigurie, \u00e7ka ngriti dyshime t\u00eb forta p\u00ebr ta.\u00a0<\/span><span>Policia spanjolle q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kishte nj\u00eb denoncim p\u00ebr zhdukjen e Miklovan Dakaj.\u00a0<\/span><span>Dhe q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte dyshimet e saj mbi implikimin e Juxhin Drazhit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.\u00a0<\/span><span>Arsye q\u00eb me gjas\u00eb mund ta ken\u00eb \u00e7uar edhe n\u00eb baz\u00ebn ku ai strehohej.\u00a0<\/span><span>Drazhi q\u00eb thuhet se u arrestua bashk\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb n\u00ebse n\u00ebse n\u00eb banes\u00ebn ku ata fshiheshin, policia mundi t\u00eb gjej\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb Miklovan Dakaj, t\u00eb zhdukur.<\/span><\/p>\n<p><span>Policia spanjolle q\u00eb disponon nj\u00eb informacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb hetime.\u00a0<\/span><span>Faktin q\u00eb Miklovan Dakaj u ngjit n\u00eb makin\u00eb i pashqet\u00ebsuar dhe se nj\u00eb prej personave t\u00eb fundit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb informacion p\u00ebr fatin e tij, mund t\u00eb jet\u00eb Juxhin Drazhi.\u00a0<\/span><span>34 vje\u00e7ari, i cili nuk dihet ende n\u00ebse ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebrpara autoriteteve spanjolle lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje.\u00a0<\/span><span>Ai \u00ebsht\u00eb ekstraduar drejt Shqip\u00ebris\u00eb, por nuk dihet n\u00ebse autoritetet shqiptare i kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmi lidhur me zhdukjen e Miklovan Dakajt.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa po e hetojn\u00eb p\u00ebr pastrim parash n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, p\u00ebrmes kompanive t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kartela Penale<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Juxhin Drazhi, 34-vje\u00e7, zot\u00ebron kompanin\u00eb \u2018Majestic Construction\u2019 e cila \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro nga SPAK bashk\u00eb me 9 prona t\u00eb tjera, po t\u00eb tija.\u00a0<\/span><span>Vendimi p\u00ebr sekuestrimin e \u2018Majestic Construction\u2019 dhe 9 sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 21 Maj 2025, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb ekzekutuar n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe Zyr\u00ebn e Hipotek\u00ebs Durr\u00ebs.\u2019<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, q\u00eb bashk\u00ebshortja e Miklovan Dakaj e denoncoi n\u00eb policin\u00eb spanjolle, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr zhdukjen e njeriut t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb Flodian Plaku, q\u00eb mban edhe dy mbiemra, Mamo dhe Serjani.\u00a0<\/span><span>Ky i fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr ekzekutimin e <strong>Gentjan Bejtjas<\/strong>.\u00a0<\/span><span>Ish-polici i burgjeve q\u00eb u ekzekutua n\u00eb banes\u00ebn e tij m\u00eb dat\u00eb 15 Mars 2024.\u00a0<\/span><span>I lidhur me bandat kriminale n\u00eb zon\u00eb dhe p\u00ebrtej.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetuesit kan\u00eb dyshime se Mikovan Dakaj mund t\u00eb ket\u00eb tradhtuar Roan Brahimin alias Sidorel Prendin q\u00eb u ekzekutua n\u00eb Athin\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 9 Maj 2024.\u00a0<\/span><span>Vet\u00ebm pak or\u00eb pasi kishte mb\u00ebrritur aty nga Dubai, p\u00ebr t\u00eb takuar bashk\u00ebshorten dhe djalin e tij.\u00a0<\/span><span>Sidorel Prendi q\u00eb ishte pjes\u00eb e klanit kund\u00ebrshtar t\u00eb Gentjan Bejtjas, i cili dyshohet se kishte gisht n\u00eb ekzekutimin e ish-policit t\u00eb Burgjeve.\u00a0<\/span><span>Krim q\u00eb dyshohet t\u00eb jet\u00eb kryer p\u00ebr hakmarrje.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb seri ngjarjesh dhe episodesh kriminale q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sa n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jasht\u00eb saj, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb lum\u00eb gjaku, brenda krimit t\u00eb organizuar.\u00a0<\/span><span>Q\u00eb tashm\u00eb po eleminon vetveten dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Familja e Miklovan Dakaj ka dyshime mbi zhdukjen e djalit t\u00eb tyre edhe te Flodian Plakun dhe lidhjet e tij shoq\u00ebrore.\u00a0<\/span><span>Kjo pasi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre menj\u00ebher\u00eb pas zhdukjes mb\u00ebrriti nj\u00eb person nga Durr\u00ebsi, i cili pretendonte se kishte dijeni se kush ishin personat q\u00eb kishin lidhje me ngjarjen.\u00a0<\/span><span>Familja nuk mundi ta identifikonte k\u00ebt\u00eb person, pasi pyetja e tij ndoshta mund t\u00eb ndihmonte policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr fatin e Miklovanit.\u00a0<\/span><span>Pistat p\u00ebr zhdukjen e k\u00ebtij personazhi, q\u00eb dyshohet t\u00eb ishte i implikuar n\u00eb rrjetet e narkotrafikut, jan\u00eb t\u00eb shumta.\u00a0<\/span><span>Porse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fijet, se si k\u00ebto organizata veprojn\u00eb dhe kahet se si fryjn\u00eb er\u00ebrat.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Spanja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb bastion t\u00eb krimit shqiptar dhe t\u00eb drog\u00ebs, aty ku duket se tashm\u00eb jan\u00eb strehuar shum\u00eb kontigjent\u00eb t\u00eb krimit.\u00a0<\/span><span>T\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb gjetur aty \u2018El Doradon\u2019, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe varrin e tyre.\u00a0<\/span><span>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, solli n\u00eb kujtes\u00eb disa prej viktimave t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00eb e klaneve mafioze shqiptare q\u00eb vepronin n\u00eb Spanj\u00eb. <strong>Miklovan Dakaj<\/strong> nuk \u00ebsht\u00eb shqiptari i par\u00eb dhe i fundit i zhdukur n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por as shqiptari i vet\u00ebm emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur si i lidhur me bot\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb krimit dhe me trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, q\u00eb humbet jet\u00ebn n\u00eb Spanj\u00eb.\u00a0Dhe konkretisht n\u00eb zon\u00ebn e Malagas, e cila p\u00ebrball\u00eb ka detin dhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr Marokun.<\/span><\/p>\n<p><span>Majori i aviacionit shqiptar, Sokol Feka, ishte duke drejtuar nj\u00eb helikopter mbi qiellin e Malagas n\u00eb Spanj\u00ebs, kur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2015, u rr\u00ebzua dhe n\u00eb bordin e mjetit fluturues q\u00eb ai pilotonte u gjet\u00ebn 1 ton kanabis.\u00a0<\/span><span>Helikopter q\u00eb pas rr\u00ebzimit u gjet disa or\u00eb pasi ishte zhdukur nga radar\u00ebt n\u00eb malet q\u00eb rrethojn\u00eb komun\u00ebn Gaucin.<\/span><\/p>\n<p><span>Sokol Feka q\u00eb sipas hetimeve t\u00eb kryera n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes dhe shkres\u00ebs kthim-p\u00ebrgjigje, q\u00eb ky dikaster i drejtonte regjimentit 3003 n\u00eb Fark\u00eb, rezultoi ishte larguar nga Shqip\u00ebria, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb lejes s\u00eb tij vjetore.\u00a0<\/span><span>Por nuk kishte lajm\u00ebruar q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonte jasht\u00eb vendit.\u00a0<\/span><span>Majori Feka q\u00eb nga hetimet e m\u00ebtejshme doli se nuk e kishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb udh\u00ebtimin drejt Spanj\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Pasi vet\u00ebm nj\u00eb muaj, para se t\u00eb kryente fluturimin me drog\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb kolegut t\u00eb tij, V. A, teknik helikopteri n\u00eb regjimentin e helikopter\u00ebve n\u00eb Fark\u00eb, ata kishin udh\u00ebtuar shpesh s\u00eb bashku drejt Malagas n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku sipas tij, po kaq rast\u00ebsisht ishin takuar n\u00eb aeroport dhe kishte fjetur po s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel \u2018Ibiza\u2019 n\u00eb Malaga, me majorin tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, Sokol Feka.\u00a0<\/span><span>Udh\u00ebtime q\u00eb ishin kryer n\u00eb mesin e muajit dhjetor 2014.\u00a0<\/span><span>Ku n\u00eb vazhd\u00ebn e hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb c\u00ebnoi r\u00ebnd\u00eb imazhin e Forcave Ajrore Shqiptare, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda mori n\u00eb pyetje edhe majorin H. K.\u00a0<\/span><span>Ky i fundit q\u00eb ishte eprori direkt i teknikut t\u00eb fluturimit V. A dhe majorit Sokol Feka, q\u00eb humbi jet\u00ebn n\u00eb Spanj\u00eb, duke transportuar me helikopter 1 ton kanabis sativa.\u00a0<\/span><span>D\u00ebshmi nga ku doli edhe nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje e r\u00ebnd\u00eb disiplinore\u2026<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo se si lejet e zakonshme nuk jepeshin p\u00ebrmes shkresave zyrtare dhe kalimit nga zyrat e kuadrove, por n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimeve n\u00eb rrjetet sociale.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb prej tyre, 23-vje\u00e7ari Tauland Malshi, fati i t\u00eb cilit ka mbetur ende i panjohur, pasi u raportua se u la peng tek nj\u00eb band\u00eb kriminale kurde-shqiptare q\u00eb pasi e vrau, e hodhi n\u00eb detin q\u00eb lag Malagan n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Tauland Malshi kishte vet\u00ebm pak dit\u00eb q\u00eb kishte zbritur n\u00eb Malaga s\u00eb bashku me mikun e tij Edmir Vlashi.\u00a0<\/span><span>Por q\u00eb sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt, her\u00ebn e fundit kur ishin bashku ishte ngjitur me nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej shqiptari Fatbardh Dervishi, alias Fatbardh Doda i cili m\u00eb pas po sipas Vlashit, i kishte d\u00ebrguar mesazh q\u00eb mikun tuaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Tauland Malshin e kishin hedhur n\u00eb det.\u00a0<\/span><span>Fatbardh Dervishi q\u00eb afro 3 vite e 6 muaj nga zhdukja e Tauland Malshit, m\u00eb 20 Janar 2022, u arrestua, pasi m\u00eb 3 janar t\u00eb k\u00ebtij viti plagosi n\u00eb dhom\u00ebn e nj\u00eb hoteli n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, t\u00eb dashur\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb cil\u00ebn e q\u00eblloi me pistolet\u00eb n\u00eb shpatull, n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb cil\u00ebn kjo e fundit e cil\u00ebsoi aksidentale, por q\u00eb i kushtoi prangat t\u00eb dashurit t\u00eb saj. Ngjarje kjo e ndodhur vet\u00ebm pak dit\u00eb pasi ishte kthyer nga Spanja.\u00a0<\/span><span>Por q\u00eb ende edhe sot nuk ka folur p\u00ebr zhdukjen e Tauland Malshit dhe akuz\u00ebn e Edmir Vlashit, ndaj tij.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar q\u00eb ka humbur jet\u00ebn n\u00eb Spanj\u00eb si pasoj\u00eb e p\u00ebrfshirjes n\u00eb trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike \u00ebsht\u00eb edhe Fatmir A.<\/span><\/p>\n<p><span>43 vje\u00e7ari q\u00eb n\u00eb vitin 2018, u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me arm\u00eb zjarri rreth or\u00ebs 00:45 minuta n\u00eb qytetin Reus t\u00eb provinc\u00ebs Tarragona n\u00eb Katalonj\u00eb.\u00a0<\/span><span>Policia q\u00eb arriti t\u00eb gjente vet\u00ebm makin\u00ebn Peaguet t\u00eb zez\u00eb dhe arm\u00ebn e krimit q\u00eb dyshohet se ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr ekzekutimit t\u00eb shqiptarit.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa mjeti nga i cili u derdh\u00ebn plumbat u gjet i djegur posht\u00eb nj\u00eb ure disa kilometra larg vendit t\u00eb vrasjes.\u00a0<\/span><span>Ku brenda mjetit u zbulua edhe nj\u00eb pistolet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>43 vje\u00e7ari q\u00eb u ekzekutua p\u00ebr hakmarrje pasi ai kishte vrar\u00eb n\u00eb vitin 2008 shqiptarin Alfons C, pran\u00eb nj\u00eb karburanti n\u00eb Cambrils.\u00a0<\/span><span>Nga ku dyshohet se motivi i krimit ishte prishja e pazareve t\u00eb drog\u00ebs dhe prostitucioni.\u00a0<\/span><span>Krim p\u00ebr t\u00eb cilin Fatmir A., ishte d\u00ebnuar me 6 vite burg, me rrethana leht\u00ebsuese, pasi vrasja ishte cil\u00ebsuar si vet\u00ebmbrojtje.\u00a0<\/span><span>Ded Dokaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar i mbetur i vrar\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb.\u00a0<\/span><span>M\u00eb 25 mars 2019, 44 vje\u00e7ari, babai i dy f\u00ebmij\u00ebve, me origjin\u00eb nga fshati Kim\u00ebz i Puk\u00ebs u torturua me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke i prer\u00eb veshin dhe hequr thonjt\u00eb e k\u00ebmb\u00ebs m\u00eb pas u ekzekutua me plumb pas kok\u00ebs n\u00eb qytetin Mazarron t\u00eb Spanj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokaj kishte punuar m\u00eb her\u00ebt si roje n\u00eb nj\u00eb klub nate, nd\u00ebrkoh\u00eb pak para se t\u00eb vritej punonte si truproj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Marbello n\u00eb Malaga.\u00a0<\/span><span>E nj\u00ebjta zon\u00eb ku s\u00eb fundmi ka humbur gjurm\u00ebt edhe Miklovan Dakaj.\u00a0<\/span><span>Trupi i pajet\u00eb i Ded Dokaj q\u00eb u gjet jasht\u00eb makin\u00ebs, pran\u00eb lumit Guadalentin n\u00eb Totana. Sipas Gard\u00ebs Civile torturat dhe vrasja kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vetmuar m\u00eb pas p\u00ebr zhdukjen e trupit ishte zgjedhur nj\u00eb vend i mbuluar me shkurre pran\u00eb lumit.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetuesit deklaruan se vrasja ishte e tipit mafioz dhe dyshohet se ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb pazareve t\u00eb drog\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Sipas tyre vrasja me nj\u00eb plumb pas kok\u00ebs tregonte se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vrasje me gjakftoht\u00ebsi dhe profesionist\u00eb.\u00a0<\/span><span>Viktima nuk rezultonte t\u00eb kishte asnj\u00eb precedent penal t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jetonte prej 20 vitesh n\u00eb Spanj\u00eb. Dhe shpesh her\u00eb postonte video n\u00eb kanalin e tij n\u00eb YouTube ku tregonte detaje nga jeta e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Brendon Bregu ishte duke darkuar me partneren e tij britanike n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Alikante t\u00eb Spanj\u00ebs, kur nj\u00eb person iu afrua dhe e q\u00eblloi p\u00ebr vdekje.\u00a0<\/span><span>Ishte data 18 dhjetor 2020, kur 42 vje\u00e7ari shqiptar me origjin\u00eb nga Lushnja. u q\u00ebllua me 5 plumba nga nj\u00eb person i maskuar, n\u00eb restorantin \u2018The Orange Tree\u2019.\u00a0<\/span><span>Pista kryesore e hetimit nga autoritetet spanjolle mbeti ajo e larjes s\u00eb hesapeve, q\u00eb lidhej me nj\u00eb operacion policor ku ishin sekuestruar nj\u00eb vler\u00eb e konsiderueshme parash t\u00eb ardhura nga trafiku i kokain\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Brendon Bregu q\u00eb reklamonte nj\u00eb jet\u00eb luksoze.\u00a0<\/span><span>Dhe q\u00eb n\u00eb krahun e tij mbante t\u00eb gdhendur nj\u00eb tatuazh me mbishkrimin \u2018Santino\u2019.\u00a0<\/span><span>Por q\u00eb ishte arrestuar dy her\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr trafik t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike si dhe trafikim t\u00eb arm\u00ebve.\u00a0<\/span><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar q\u00eb i bashkohet list\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Endrit Sinaj.\u00a0<\/span><span>29 vje\u00e7ari i cili u q\u00ebllua me arm\u00eb zjarri m\u00eb 23 Prill 2023, n\u00eb Girona t\u00eb Spanj\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Teksa ai humbi jet\u00ebn n\u00eb dyert e urgjenc\u00ebs s\u00eb spitali Trueta de Girona rreth or\u00ebs 19:00 ku u la nga tre persona t\u00eb cil\u00ebt u larguan me nj\u00eb mjet tip \u2018Audi\u2019 t\u00eb zi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Sinaj q\u00eb ishte nj\u00eb i ri me precedent\u00eb kriminal.\u00a0<\/span><span>Ku vet\u00ebm pak dit\u00eb pas lirimit me kusht pasi ishte arrestuar gjat\u00eb nj\u00eb operacioni kund\u00ebr trafikut t\u00eb marijuan\u00ebs n\u00eb Marbello.\u00a0<\/span><span>Marbello q\u00eb del edhe k\u00ebtu, si n\u00eb rastin s\u00eb fundmi t\u00eb zhdukjes s\u00eb Miklovan Dakaj.\u00a0<\/span><span>Sinaj q\u00eb ishte arrestuar s\u00eb bashku me nj\u00eb bashkatdhetar tjet\u00ebr n\u00eb La Selva.\u00a0<\/span><span>Ku gjykata n\u00eb Marbello i kishte dh\u00ebn\u00eb atij lirimin me kusht.\u00a0<\/span><span>Nd\u00ebrsa shoku i tij mbeti n\u00eb qeli.<\/span><\/p>\n<p><span>Endrit Sinaj q\u00eb rezultonte i arrestuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2020 si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi prej pes\u00eb personash teksa po futeshin p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb grabitje, t\u00eb maskuar si polic\u00eb e t\u00eb armatosur u kap\u00ebn brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Fidel \u00c7aushit n\u00eb fshatin Had\u00ebraj, Selenic\u00eb.\u00a0<\/span><span>T\u00eb rinjt\u00eb para se t\u00eb organizonin grabitjen kishin kontrolluar me dron zon\u00ebn n\u00eb territorin e banes\u00ebs duke planifikuar \u00e7do gj\u00eb por has\u00ebn rezistenc\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7aushi. \/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/shqiptaret-qe-gelltiti-spanja-nga-major-sokol-feka-tek-tauland-malshi-dhe-endrit-sina-ne-shenjester-zbardh-fatin-e-personave-te-zhdukur-apo-ekzekutuar-nga-mafia\/#gsc.tab=0\">BalkanWeb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/09\/investigimi-nga-major-sokol-feka-te-miklovan-dakaj-shqiptaret-qe-gelltiti-spanja\/\">Investigimi\/ Nga major Sokol Feka te Miklovan Dakaj, shqiptar\u00ebt q\u00eb \u201cg\u00eblltiti\u201d Spanja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore gazetaren Klodiana Lala, transmetoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb t\u00eb rejat m\u00eb t\u00eb fundit nga hetimet e nisura n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr zhdukjen e Miklovan Dakajt, t\u00eb riut nga Shkodra i cili rezulton i humbur prej 12 majit t\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00eb dosjen hetimore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e gruas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56871","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56871\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}