{"id":56761,"date":"2025-12-09T13:48:15","date_gmt":"2025-12-09T13:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/beniamini-i-ballukut-blendian-dalipi-i-jep-ballakumen-1-4-miliard-leke-nuri-balles-me-oferten-e-shtrenjte-2\/"},"modified":"2025-12-09T13:48:15","modified_gmt":"2025-12-09T13:48:15","slug":"beniamini-i-ballukut-blendian-dalipi-i-jep-ballakumen-1-4-miliard-leke-nuri-balles-me-oferten-e-shtrenjte-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/beniamini-i-ballukut-blendian-dalipi-i-jep-ballakumen-1-4-miliard-leke-nuri-balles-me-oferten-e-shtrenjte-2\/","title":{"rendered":"Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lek\u00eb Nuri Ball\u00ebs me ofert\u00ebn e shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve \u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb klasifikimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Open Data Albania nj\u00eb tenderi t\u00eb OSSH, q\u00eb ka administrator Blendian Dalipin. Duke qen\u00eb beniamin i z\u00ebvend\u00ebskryeministres s\u00eb pezulluar, Belinda Balluku, dyshohet se edhe ky prokurim ka qen\u00eb prorosi e shefes. Tenderi me vler\u00eb 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb sinjali i riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, letrat e tenderit jan\u00eb firmosur nga drejtori rajonal i OSSHE, Lejdi Ranxha. Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cRikostruksion i rrjetit TU me kab\u00ebll ABC dhe i kabinave n\u00eb rrethinat e Elbasanit Loti I\u201d me fondin limit 139 994 510,00 le\u00eb pa TVSH. Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur qysh m\u00eb 21 gusht 2025, nd\u00ebrsa fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 4 kompani, fituesi ka qen\u00eb i paracaktuar. N\u00eb k\u00ebto kushte jan\u00eb eliminuar konkurrent\u00ebt dhe \u00ebsht\u00eb favorizuar kompania e Nuri Ball\u00ebs, \u201cERGI\u201d shpk.<\/p>\n<p><strong>Fiton oferta m\u00eb e lart\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Nuri Balla kishte e kishte ofert\u00ebn sa 98% e fondit limit; 137 141 531,00 lek\u00eb pa TVSH, megjithat\u00eb u shpall fitues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb operatori ekonomik \u201cG.P.G COMPANY\u201d ka b\u00ebr\u00eb propozimin me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: 124.281.676 lek\u00eb pa TVSH. Po ashtu, shoq\u00ebria \u201cK.M.K\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 125,582,200 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Ofertuesit jan\u00eb skualifkuar p\u00ebr probleme teknike me dokumentet, t\u00eb cilat n\u00ebse do t\u00eb komunikohej, mund t\u00eb ishin rregulluar brenda afatit. Oferta e \u201cBlerimi\u201d shpk \u00ebsht\u00eb skualifikuar sepse, sipas komisionit, \u201cautorizimi i prodhuesit dh\u00ebn\u00eb ndaj distributorit \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. \u00a0Kurse p\u00ebr operatorin ekonomik \u201cG.P.G COMPANY\u201d shpk \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u201cpreventivit i jan\u00eb hequr disa z\u00ebra\u201d.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej kompania \u201cK.M.K\u201d shpk \u00ebsht\u00eb skualifikuar sepse nga \u201cdokumentacioni i ngarkuar ne SPE rezulton se pervec \u201cK.M.K.\u201d shpk, n\u00eb sistem jan\u00eb ngarkuar dhe dokumentet e shoq\u00ebris\u00eb \u201cCAUSHI M\u201d sh.p.k.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse q\u00ebllimi i komisionit do t\u00eb ishte t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat m\u00eb ekonomike bazuar n\u00eb \u00e7mim, k\u00ebto \u201ct\u00eb meta\u201d mund t\u00eb ishin ndrequr duke u k\u00ebrkuar operator\u00ebve t\u2019i rregullonin brenda afatit. Nj\u00eb veprim tjet\u00ebr do t\u00eb ishte anulimi, sepse oferta e vetme q\u00eb u \u201ckualifikua\u201d, ajo e Nuri Ball\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb (e pap\u00ebrshtatshme).<\/p>\n<p><strong>Tendera nga t\u00eb gjitha an\u00ebt p\u00ebr Nuri Ball\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Fakti q\u00eb jan\u00eb disa institucione q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb i japin kontrata me vlera t\u00eb m\u00ebdha Nuri Ball\u00ebs, tregon se nuk merret parasysh kriteri i kapacitetit teknik, po ashtu nuk pyetet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe afatet e punimeve. Jo m\u00eb larg se muaji n\u00ebntor 2025, kompania\u00a0 Nuri Ball\u00ebs mori tenderin me objekt \u201cProjektimi dhe nd\u00ebrtimi i IEVP Kuk\u00ebs\u201d, me fond limit 526 365 376lek\u00eb pa TVSH. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb prokurim \u00ebsht\u00eb zgjedhur procedura e prokurimit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb, \u201ce Kufizuar\u201d, \u201ce Klasifikuar\u201d, n\u00eb nivelin \u201cE kufizuar\u201d. Pra, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender \u201csekret\u201d. Por megjithat\u00eb ligji urdh\u00ebron q\u00eb tenderi t\u00eb b\u00ebhet me jo m\u00eb pak se dy pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb penges\u00eb, Nuri Balla dhe komisioni i tenderit kan\u00eb ftuar nj\u00eb kompani q\u00eb \u00ebsht\u00eb partnere e vjet\u00ebr biznesi me \u201cErgi\u201d shpk. Partneri ka rolin q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00ebmarrje fiktive duke leht\u00ebsuar vendimmarrjen n\u00eb favor t\u00eb Nuri Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb tender operatori i dyt\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb tenderin e burgut t\u00eb Kuk\u00ebsit ka qen\u00eb bashkimi i kompanive \u201cColombo\u201d shpk, \u201cAlba Construksion shpk\u201d, \u201cZEQILLARI\u201d shpk dhe \u201cINSTITUTI DEKLIADA\u201d shpk.<\/p>\n<p>Kompania \u201cColombo\u201d shpk ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb partnere n\u00eb tendera me \u201cErgi\u201d shpk duke mar\u00eb pjes\u00eb me ofert\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi. P\u00ebr shembull, n\u00eb vitin 2021, Erion Veliaj iu dha k\u00ebtyre dy firmave (bashkim operator\u00ebsh) kontrat\u00ebn me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i ri i shkoll\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBesim Daja\u201d(Programi i Rindertimit). Vlera e kontrat\u00ebs ishte 139 200 124,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU verifikua adresa e emailit e vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb komunikimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, t\u00eb caktuar n\u00eb ftes\u00ebn p\u00ebr ofert\u00eb dhe rezultoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb nuk ka asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr njohje me dokumentet e tenderit dhe fillimin e procedur\u00ebs p\u00ebr hartimin e ofert\u00ebs teknike dhe ekonomike apo \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr lidhur me procedur\u00ebn e prokurimit \u201cProjektim dhe nd\u00ebrtim i IEVP Kuk\u00ebs\u201d nga BOE \u201cALBA Construction\u201d shpk, \u201cCOLOMBO\u201d shpk\u201d sqaron komisioni i Drejtoris\u00eb s\u00eb Burgjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, kjo ofert\u00eb nuk vler\u00ebsohet, sepse nuk shfaq interes! Pra, pjes\u00ebmarrja e k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb nul. Dyshohet se mes dy operator\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur p\u00ebr koordinimin e ofertave.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij \u201cverifikimi\u201d, p\u00ebr faz\u00ebn 2 \u201cFtesa p\u00ebr Ofert\u00eb dhe Vler\u00ebsimi\u201d, fitues shpallet kompania q\u00eb konkurronte me veten, \u201cERGI\u201d shpk.<\/p>\n<p>Sqarojm\u00eb se oferta e Nuri Ball\u00ebs \u00ebsht\u00eb sa gati fondi limit: 522,122,580 lek\u00eb pa TVSH. Dy muaj m\u00eb par\u00eb, i nj\u00ebjti tender i ishte dh\u00ebn\u00eb oligarkut P\u00ebllumb Salillari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe ishte anuluar.<\/p>\n<p><strong>Biznesmeni i hetuar p\u00ebr pastrim parash<\/strong><\/p>\n<p>Pronari Nuri Balla n\u00eb vitin 2017 ka qen\u00eb n\u00ebn hetim prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb akuza nisi t\u00eb ashtuquajturin mega operacion hetimor p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb s\u00eb 67 personave, midis t\u00eb cil\u00ebve gjendeshin edhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.<\/p>\n<p>Lista voluminoze p\u00ebrmbante edhe emra t\u00eb biznesmen\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, mes tyre edhe Nuri Balla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, firma e tij \u00ebsht\u00eb e lakuar sepse favorizohet vazhdimisht nga zyrtar\u00ebt e Rilindjes. N\u00eb vitin 2022, Ball\u00ebs i jan\u00eb dhuruar 169 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb tenderin q\u00eb kishte si objekt p\u00ebr t\u00eb siguruar automjetet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Tenderin e zhvilloi \u201cECO ELB Sh.A\u201d. Pjes\u00ebmarr\u00ebs sipas dokumenteve ishte vet\u00ebm \u201cERGI\u201d sh.p.k. q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur edhe fitues.<\/p>\n<p>Ky operator u zotua se do t\u00eb siguronte mjetet q\u00eb i duhen p\u00ebr transportin e mbetjeve t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb dhe buldozer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb mbetjet brenda landifllit. Kujtojm\u00eb se prej fundit t\u00eb vitit 2021, Inceneratori i\u00a0 Elbasanit u sekuestrua nga SPAK pas hetimeve p\u00ebr korrupsion me koncesionin. Por pazaret vazhdonin edhe m\u00eb pas, ku ka p\u00ebrfituar Nuri Balla.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se, m\u00eb 19 qershor 2023, shoq\u00ebria \u201cECO-ELB\u201d, q\u00eb ka n\u00eb administrim landfillin dhe inceneratorin \u201cAlbtek Enery\u201d, i ka dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs \u201cERGI Sh.p.k\u201d, t\u00eb drejt\u00ebn e modifikimit, testimit dhe ndezjes s\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit, kundrejt vler\u00ebs 27.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb favor t\u00eb Nuri Ball\u00ebs ka firmosur edhe kryebashkiakja e Durr\u00ebsit, Emirjana Sako, me parat\u00eb e programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt\u00a0 \u201cNd\u00ebrtim i ri gjimnazi Man\u00ebz, Nj\u00ebsia Administrative Man\u00ebz\u201d, q\u00eb iu dha Nuri Ball\u00ebs me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d. K\u00ebshtu 3.1 milion\u00eb euro do t\u00eb xhirohen tek llogaria Nuri Ball\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kjo kompani \u00ebsht\u00eb denoncuar edhe nga vet\u00eb deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr tenderin 65.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs Fier Shegan-Divjak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cERGI\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb tjet\u00ebr firm\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb, nuk e kan\u00eb mir\u00ebmbajtur asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme rrug\u00ebn duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mir\u00ebmbajtje nga ky grup kompanish n\u00ebn kontrat\u00eb, sipas denoncimit publik.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen me performanc\u00eb t\u00eb segmenteve rrugore Fier Shegan \u2013 Divjak\u00eb + K\/Rr. Nacionale \u2013 Grabian + Strum\u00eb \u2013 Qaf\u00eb Marin\u00ebz\u201d u zhvillua n\u00eb mars 2022. N\u00eb gar\u00eb u paraqit\u00ebn 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS p\u00ebr vler\u00ebn 65.3 milion\u00eb lek\u00eb. Kontrata u lidh n\u00eb gusht 2022 me afat 24 muaj.<\/p>\n<p><strong>Nuri Balla mashtron me situacionet e punimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 12 tetor 2020, Bashkia e Elbasanit, me firm\u00ebn e ish n\u00ebnkryetares Aulona Bylykbashi, ka shpallur fituese kompanin\u00eb Ergi shpk p\u00ebr tenderin me objekt \u2018rikonstruksion, shtes\u00eb 4-kat dhe palest\u00ebr, Shkolla Artistike \u201cOnufri (e mesme e bashkuar)\u2019. Fondi limit ishte 1.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa oferta fituese rezulton rreth 1.6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Fitues u shpall pronari i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit Ergi shpk Nuri Balla. P\u00ebr mbikqyrjen e punimeve t\u00eb rikonstruksionit, shtes\u00eb 4-kat dhe palest\u00ebr, Shkolla Artistike \u201cOnufri\u201d, Bashkia Elbasan ka shpallur fituese kompanin\u00eb Erald-G shpk, duke skualifikuar 8 shoq\u00ebri t\u00eb tjera. Pronar dhe administrator i kompanis\u00eb Erald-G shpk \u00ebsht\u00eb G\u00ebzim Islami.<\/p>\n<p>Kompania Ergi shpk ka abuzuar me zbatimin e kontrat\u00ebs p\u00ebr rikonstruksionin, shtes\u00eb 4-kat dhe palest\u00ebr, Shkolla Artistike \u201cOnufri\u201d, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar parat\u00eb publike. Shoq\u00ebria Ergi shpk, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb Erald-G shpk, kan\u00eb mashtruar me volumin e punimeve, kan\u00eb certifikuar punime t\u00eb pakryera, pra kan\u00eb b\u00ebr\u00eb situacione false, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar me t\u00eb pa drejt\u00eb parat\u00eb publike. Kompania e zbatimit t\u00eb punimeve e ka t\u00eb pamundur t\u00eb devijoj\u00eb dhe manipuloj\u00eb pa bashk\u00ebpunimin e kompanis\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve.<\/p>\n\n<p>Vjedhja e parave publike konstatohet nga nj\u00eb raport i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb i Shtetit p\u00ebr auditimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Elbasan. Sipas KLSH-s\u00eb fituesit e tenderave jan\u00eb shpallur pa plot\u00ebsuar kriteret, nd\u00ebrsa n\u00eb rastet kur i kan\u00eb plot\u00ebsuar, kan\u00eb mashtruar me zbatimin e kontratave.<\/p>\n<p>Blendian Dalipi, njeri i besuar i Belinda Ballukut<\/p>\n<p>Blendian Dalipi, drejtor i Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb SPAK vitin e kaluar. Dalipi ka p\u00ebrdorur kompanin\u00eb \u201cIDK Konstruksion\u201d t\u00eb t\u00eb atit t\u00eb tij, Bajram Dalipi, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrfituar rreth 30 milion\u00eb euro pun\u00eb publike.\u00a0Kompania e Dalipit \u00ebsht\u00eb favorizuar haptazi dhe n\u00eb konflikt interesi nga Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb 2 gusht 2022, Ministria e Infrastruktur\u00ebs ka shpallur njoftimin p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion\/PPP t\u00eb autostrad\u00ebs Milot Thuman\u00eb. Disa muaj m\u00eb pas, n\u00eb shkurt 2023 do t\u00eb shpalleshin fitues bashkimi i kompanive, Gener2 me \u201cIllyrian Consulting Engineers\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Olset Haxhiut dhe \u201cI.D.K- Konstruksion\u201d dhe shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Barjam Dalipaj, me afat 35 vite. Por Barjam Dalipaj \u00ebsht\u00eb babai i Blendian Dalipaj, i cili prej 28 tetorit 2022 \u00ebsht\u00eb administrator i Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes, institucion, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb zv.kryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Sipas kushteve t\u00eb kontrat\u00ebs, por edhe sipas ligjit p\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesave, Dalipi nuk mund t\u00eb fitonte k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb person i lidhur duke ngritur pik\u00ebpyetje se si Balluku e ka miratuar k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb nga grupi i kompanive fituese. Duke e ndjer\u00eb rrezikun, ministrja e Infrastruktur\u00ebs ia ka deleguar firmosjen e kontrat\u00ebs zv.ministrit Ami Kozeli, i cili ia ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt interesi t\u00eb mundsh\u00ebm administratorit t\u00eb institucionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Por kontrata ka kaluar me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2024, ministrja Balluku ka firmosur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zv\/kryeministres duke qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion, dosja e tenderit t\u00eb Blendian Dalipit n\u00eb favor t\u00eb Nuri Ball\u00ebs, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prov\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr implikimin e vart\u00ebsit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00a9&#xfe0f;<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/beniamini-i-ballukut-blendian-dalipi-i-jep-ballakumen-1-4-miliard-leke-nuri-balles-me-oferten-e-shtrenjte\/\">Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lek\u00eb Nuri Ball\u00ebs me ofert\u00ebn e shtrenjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues perve \u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb klasifikimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Open Data Albania nj\u00eb tenderi t\u00eb OSSH, q\u00eb ka administrator Blendian Dalipin. Duke qen\u00eb beniamin i z\u00ebvend\u00ebskryeministres s\u00eb pezulluar, Belinda Balluku, dyshohet se edhe ky prokurim ka qen\u00eb prorosi e shefes. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56761","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}