{"id":56692,"date":"2025-12-09T09:48:18","date_gmt":"2025-12-09T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/shoqata-e-gjyqtareve-tha-se-rama-po-ben-presion-ndaj-kushtetueses-per-ballukun-reagon-ashper-kryeministri\/"},"modified":"2025-12-09T09:48:18","modified_gmt":"2025-12-09T09:48:18","slug":"shoqata-e-gjyqtareve-tha-se-rama-po-ben-presion-ndaj-kushtetueses-per-ballukun-reagon-ashper-kryeministri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/shoqata-e-gjyqtareve-tha-se-rama-po-ben-presion-ndaj-kushtetueses-per-ballukun-reagon-ashper-kryeministri\/","title":{"rendered":"Shoqata e Gjyqtar\u00ebve tha se Rama po b\u00ebn presion ndaj Kushtetueses p\u00ebr Ballukun, reagon ashp\u00ebr KRYEMINISTRI"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashp\u00ebr pas deklarat\u00ebs s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila akuzoi kreun e qeveris\u00eb p\u00ebr \u201cpresion\u201d ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim publik, Rama tha se Shoqata gabon r\u00ebnd\u00eb kur e cil\u00ebson reagimin e tij si presion, duke theksuar se nuk i ka par\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb, sipas tij, \u201cprej vitesh u k\u00ebndojn\u00eb librin e sht\u00ebpis\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri u shpreh se prej nj\u00eb dekade \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, edhe kur, si\u00e7 tha ai, ka heshtur p\u00ebr \u201clajthitje t\u00eb dhimbshme\u201d t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Rama theksoi se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn, as edhe kur \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces kushtetues, pasi funksioni i tij \u2013 i zgjedhur, sipas tij, nga afro 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb \u201cgoditur n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vet nga nj\u00eb prokuror dhe nj\u00eb gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai kritikoi ashp\u00ebr edhe k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve p\u00ebr rritjen e pagave me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e quajtur \u201cskandaloze\u201d. Rama tha se nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb heshtjen e tij t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me vendimin q\u00eb ai e cil\u00ebsoi \u201cbefasisht t\u00eb turpsh\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa akuzoi Shoqat\u00ebn se po p\u00ebrpiqet t\u00eb anashkaloj\u00eb qeverin\u00eb dhe parlamentin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u201cnj\u00eb rritje t\u00eb re prej 1600 eurosh plus pag\u00ebs aktuale\u201d nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kreu i qeveris\u00eb deklaroi se mbetet i hapur p\u00ebr komunikim institucional me Shoqat\u00ebn e Gjyqtar\u00ebve, duke shtuar se pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit duhet mbrojtur jo vet\u00ebm nga nd\u00ebrhyrjet e jashtme, por edhe nga \u201ckrimbi i brendsh\u00ebm i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve\u201d, q\u00eb sipas tij d\u00ebmton besimin e qytetar\u00ebve te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>DEKLARATA E RAM\u00cbS:<\/p>\n<p>Shoqata e Gjyqtar\u00ebve ka b\u00ebr\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr t\u2019u ankuar p\u00ebr \u201cpresionin\u201d tim ndaj Kushtetueses. Dy mund\u00ebsi ka k\u00ebtu: Ose nuk e din\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs presion, sepse nuk i kam par\u00eb t\u00eb ankohen p\u00ebr ca t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb prej vitesh u k\u00ebndojn\u00eb librin e sht\u00ebpis\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ose e din\u00eb q\u00eb kur ankohen p\u00ebr mua, nuk u hyn gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse un\u00eb jam ai q\u00eb kam 10 vjet q\u00eb nuk luftoj me ta, po luftoj p\u00ebr ta \u2013 madje duke i p\u00ebrtypur n\u00eb heshtje, si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shpallur bot\u00ebrisht me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, edhe jo pak \u201clajthitje\u201d t\u00eb dhimbshme t\u00eb gjyq\u00ebsorit, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb lirive e t\u00eb drejtave t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb interesave t\u00eb k\u00ebtij shteti. Mir\u00ebpo gabon shum\u00eb Shoqata e Gjyqtar\u00ebve, n\u00ebse pret q\u00eb un\u00eb t\u00eb mbyll goj\u00ebn e t\u00eb mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vet\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjyq kushtetues, p\u00ebr shkak se funksioni q\u00eb mbuloj, me votat e afro 1 milion\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb goditur n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vet nga nj\u00eb prokuror e nj\u00eb gjykat\u00ebs dhe rrezikon t\u00eb gjymtohet p\u00ebr sot e p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb shtyll\u00ebn e vet kurrizore. Jo vet\u00ebm kaq, po Shoqata e Gjyqtar\u00ebve duhet ta dij\u00eb, q\u00eb do t\u00eb gabonte po kaq shum\u00eb sikur t\u00eb priste heshtjen time p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e saj skandaloze dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr (ri)rritjen e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve me vendim gjykate, duke rr\u00ebmbyer kompetencat e qeveris\u00eb e t\u00eb parlamentit. Heshtja ime her\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrpara se sa t\u00eb merrej ai vendim befasisht i turpsh\u00ebm, nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet k\u00ebt\u00eb her\u00eb, kur me (ri)k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, shoqata e gjyqtar\u00ebve po tenton t\u00eb marr\u00eb nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverin\u00eb dhe parlamentin, nj\u00eb rritje t\u00eb re prej plot 1600 Eurosh \u2013 po po, 1600 Euro plus pag\u00ebs aktuale \u2013 t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve e t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb dhe qeveria e shumica parlamentare q\u00eb kam nderin t\u00eb udh\u00ebheq, mir\u00ebpresim krah\u00ebhapur \u00e7do komunikim institucional me shoqat\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat e sfidat e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, ku parimi i shenjt\u00eb i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit, duhet mbrojtur me \u00e7do kusht jo vet\u00ebm nga nd\u00ebrhyrjet e jashtme t\u00eb kujtdoqoft\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mua vet\u00eb, po edhe nga krimbi i brendsh\u00ebm i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve, i cili bren p\u00ebrdit\u00eb besimin e popullit tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/shoqata-e-gjyqtareve-tha-se-rama-po-ben-presion-ndaj-kushtetueses-per-ballukun-reagon-ashper-kryeministri\/\">Shoqata e Gjyqtar\u00ebve tha se Rama po b\u00ebn presion ndaj Kushtetueses p\u00ebr Ballukun, reagon ashp\u00ebr KRYEMINISTRI<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashp\u00ebr pas deklarat\u00ebs s\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila akuzoi kreun e qeveris\u00eb p\u00ebr \u201cpresion\u201d ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim publik, Rama tha se Shoqata gabon r\u00ebnd\u00eb kur e cil\u00ebson reagimin e tij si presion, duke theksuar se nuk i ka par\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56692","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56692\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}