{"id":56667,"date":"2025-12-09T07:08:36","date_gmt":"2025-12-09T07:08:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/birn-skema-e-perdorimit-te-administrates-ne-zgjedhjet-e-11-majit\/"},"modified":"2025-12-09T07:08:36","modified_gmt":"2025-12-09T07:08:36","slug":"birn-skema-e-perdorimit-te-administrates-ne-zgjedhjet-e-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/09\/birn-skema-e-perdorimit-te-administrates-ne-zgjedhjet-e-11-majit\/","title":{"rendered":"BIRN: Skema e p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 11 majit"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 20 janarit 2025, n\u00eb telefonin e nj\u00eb zyrtari vendor t\u00eb nj\u00eb bashkie n\u00eb jug t\u00eb vendit mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga eprori i tij.<\/p>\n<p><em>\u201cDuhet q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh lejen vjetore, do angazohemi n\u00eb fushat\u00eb,\u201d<\/em>udh\u00ebzonte ai.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi, i cili zgjodhi t\u00eb identifikohej me emrin Alban, k\u00ebrkoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb lejen vjetore, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk pushoi.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb zakonshme n\u00eb zyr\u00eb, Albani* zbriti n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb dh\u00ebna mbi votuesit dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre politike n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shtabeve elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb kishin ndezur tashm\u00eb motorr\u00ebt e fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Ai e p\u00ebrshkruan pun\u00ebn e tij n\u00eb fushat\u00eb si \u201ckrehje t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cPuna jon\u00eb ishte shum\u00eb e qart\u00eb, n\u00eb zyrat elektorale t\u00eb PS filtronim t\u00eb gjitha listat e zgjedh\u00ebsve. Kemi analizuar \u00e7do em\u00ebr dhe kemi b\u00ebr\u00eb ndarjet p\u00ebrkat\u00ebse, ku n\u00eb 11 maj ishim t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar q\u00eb paraqitej n\u00eb qendr\u00ebn e votimit,\u201d<\/em> tha zyrtari lokal n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>Ai nuk ishte i vetmi.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit tregojn\u00eb se mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb pushtetin qendror dhe lokal mor\u00ebn lejet vjetore n\u00eb periudh\u00ebn janar \u2013 prill 2025; periudh\u00eb e cila p\u00ebrkon me fushat\u00ebn elektorale n\u00eb terren p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Krahasuar me vitin jozgjedhor 2024, numri i lejeve vjetore u rrit me gati 40% n\u00eb shumic\u00ebn e bashkive kryesore dhe institucioneve t\u00eb tjera qendrore \u2013 shifra q\u00eb, sipas ekspert\u00ebve, pasqyrojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjer\u00eb t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb n\u00eb mbledhjen e votave.<\/p>\n<p>\u201cBurimet shtet\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebrdorur vazhdimisht, por tashm\u00eb ato jan\u00eb kthyer n\u00eb normalitet dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim kryesor dhe ndryshim nga zgjedhjet e viteve p\u00ebrpara 2009,\u201d thot\u00eb Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit t\u00eb Studimeve Politike me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNdikimi \u00ebsht\u00eb statistikor n\u00eb vota dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsor n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs dhe parlamentit,\u201d<\/em> shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Fluksi i lejeve vjetore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve zgjedhore, punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs publike n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00ebherazi p\u00ebsojn\u00eb dhe ushtrojn\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb mbledhur vota n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. Sipas raportit t\u00eb OSBE-ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama p\u00ebrfitoi avantazhe t\u00eb padrejta nga p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb i burimeve publike si dhe nga presioni mbi votuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Misionet v\u00ebzhguese mor\u00ebn gjithashtu raporte t\u00eb shumta q\u00eb pretendonin presion mbi punonj\u00ebsit bashkiak\u00eb nga epror\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur ose marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste. Shqet\u00ebsime u ngrit\u00ebn gjithashtu n\u00eb lidhje me ndikimin e rrjeteve t\u00eb patronazhit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, t\u00eb p\u00ebrdorura si leva p\u00ebr t\u00eb siguruar vota n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dokumentuar p\u00ebrfshirjen e administrat\u00ebs publike n\u00eb periudh\u00ebn parazgjedhore, BIRN k\u00ebrkoi p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit t\u00eb dh\u00ebna statistikore nga ministrit\u00eb dhe bashkit\u00eb kryesore t\u00eb vendit mbi numrin e lejeve vjetore t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb periudh\u00ebn janar- prill 2025 dhe e krahasoi at\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb viteve 2023 dhe 2024.<\/p>\n<p>Nga 20 institucione qendrore dhe lokale q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave, n\u00eb periudh\u00ebn janar-prill 2025 kishin p\u00ebrfituar lejen vjetore 5673 punonj\u00ebs ose 40% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2024. Bashkia e Tiran\u00ebs kryeson m\u00eb nj\u00eb rritje prej 30 p\u00ebr qind t\u00eb lejeve vjetore krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, e ndjekur nga Ministria e Inovacionit dhe Kultur\u00ebs dhe ajo e Mjedisit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN tregojn\u00eb gjithashtu se brenda institucioneve, numri i lejeve vjetore t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb periudh\u00ebn janar- prill 2025 varion nga 5 p\u00ebr qind n\u00eb 33 p\u00ebr qind t\u00eb stafit p\u00ebr ministri t\u00eb caktuara.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb disa bashki t\u00eb vendit, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e stafit ndodhej me leje vjetore n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Institucioni m\u00eb me pak leje vjetore rezulton t\u00eb jet\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kryeministria refuzoi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebnat duke pretenduar se nuk i disponon k\u00ebto statistika.<\/p>\n<p>Statistikat mbi lejet vjetore konfirmojn\u00eb angazhimin e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhje disa muaj p\u00ebrpara fushat\u00ebs zyrtare; ku trendi rrit\u00ebs fillon n\u00eb janar dhe kulmon n\u00eb muajt shkurt dhe mars 2025. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me statistikat, punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs i than\u00eb BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se u detyruan t\u00eb merrnin lejet vjetore n\u00eb k\u00ebto periudha edhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit me shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Shoqat\u00ebs p\u00ebr Kultur\u00eb Demokratike, Gerta Meta i tha BIRN se angazhimi i punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs publike ka potencialin q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs p\u00ebr fushat\u00eb deformon barazin\u00eb mes garuesve, krijon presion te punonj\u00ebsit dhe te votuesit si dhe p\u00ebrdor burimet shtet\u00ebrore p\u00ebr q\u00ebllime partiake,\u201d<\/em> tha Meta p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><em>\u201cNdikimi mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sidomos n\u00eb zona ku administrata publike ka k\u00ebnd t\u00eb gjer\u00eb kontakti me komunitetin,\u201d<\/em>shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Patronazhimi i diaspor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, kryeministri Edi Rama shpalli si objektiv elektoral marrjen e 900 mij\u00eb votave brenda dhe jasht\u00eb vendit. Ndon\u00ebse dukej e v\u00ebshtir\u00eb, matematika u thjeshtua n\u00eb ndarje qarku.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb objektiv, drejtuesit politik\u00eb t\u00eb qarqeve i hodh\u00ebn syt\u00eb nga diaspora q\u00eb n\u00eb nisje t\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb tyre. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre, punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs u organizuan me grupe pune, t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebtuan kryesisht drejt Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb angazhuar emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb votime.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes intervistave t\u00eb ve\u00e7anta, zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs i than\u00eb BIRN se e shfryt\u00ebzuan lejen vjetore p\u00ebr takime me shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi dhe Itali. P\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, ata deklaruan se mor\u00ebn tollona karburanti me tepri.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb than\u00eb merre lejen dhe shko n\u00eb Greqi. Duhet t\u00eb takosh disa njer\u00ebz tan\u00ebt atje,\u201d<\/em>\u00a0kujton Mandi*, nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar i pushtetit vendor.<\/p>\n<p><em>\u201cKemi shkuar 3-4 her\u00eb n\u00eb Greqi, p\u00ebr \u00e7do udh\u00ebtim merrnin nga 400 litra tollona,\u201d<\/em> shtoi ai, duke theksuar se tollonat e naft\u00ebs i shisnin p\u00ebr t\u00eb siguruar para p\u00ebr q\u00ebndrimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr zyrtar i angazhuar me vot\u00ebn e diaspor\u00ebs i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se kishte udh\u00ebtuar drejt Athin\u00ebs n\u00eb Greqi me lista votuesish dhe kontaktet e tyre, t\u00eb siguruara nga t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte q\u00ebndruar p\u00ebr gati 3 jav\u00eb n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, ku kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ngritjen e zyrave elektorale dhe takimet me votuesit potencial\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNgrit\u00ebn zyra n\u00eb disa zona dhe me kontaktet e dh\u00ebna nga familjar\u00ebt e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri arrit\u00ebm t\u2019i gjenim. Shkonim edhe n\u00eb banesa ku i ndihmonim p\u00ebr t\u2019u regjistruar n\u00eb platform\u00ebn e KQZ,\u201d<\/em>tha zyrtari i identifikuar me emrin Genti*.<\/p>\n<p><em>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb kolosale, kemi punuar nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb,\u201d<\/em> theksoi ai.<\/p>\n<p><strong>Depolitizimi i administrat\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Politizimi i administrat\u00ebs publike dhe angazhimi i saj n\u00eb mbushjen e hambarit t\u00eb votave n\u00eb favor t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet konsiderohet nga ekspert\u00ebt e zgjedhjeve si nj\u00eb problem ky\u00e7 q\u00eb k\u00ebrkon zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojiten mjete ligjore dhe praktike,\u201d<\/em> sugjeron Rigels Xhemollari nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, nevojiten nd\u00ebrhyrje n\u00eb legjislacionin zgjedhor me q\u00ebllim rritjen e sanksioneve p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e postit publik si dhe zgjatjen e koh\u00ebs s\u00eb ndalimeve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve publike n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p><em>\u201cOSBE n\u00eb rekomandimet e saj, por edhe Q\u00ebndresa Qytetare kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sinkron q\u00eb k\u00ebto rekomandime jan\u00eb dy masa t\u00eb menj\u00ebhershme q\u00eb duhen marr\u00eb,\u201c<\/em> theksoi ai.<\/p>\n<p>Gerta Meta bie gjithashtu dakord se nevoja p\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb emergjente dhe propozon rritje t\u00eb sanksioneve. Por n\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, Meta vler\u00ebson se vet\u00ebm depolitizimi real i administrat\u00ebs publike do t\u00eb zhduk\u00eb fenomene t\u00eb tilla t\u00eb ndikimit mbi nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb elektoral.<\/p>\n<p><em>\u201cDepolitizim real i administrat\u00ebs publike p\u00ebrmes rekrutimit me merit\u00eb dhe jo me lidhje partiake; forcim i kontrollit institucional nga KQZ, Avokati i Popullit dhe organet e auditimit si dhe mbrojtje efektive p\u00ebr sinjalizuesit q\u00eb denoncojn\u00eb presion politik ose abuzim me detyr\u00ebn,\u201d<\/em> renditi Meta p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>P\u00ebr politologun Afrim Krasniqi, tashm\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb problem t\u00eb administrimit zgjedhor, por me nj\u00eb kriz\u00eb politike q\u00eb ndikon n\u00eb demokracin\u00eb e vendit. Ai sugjeron se Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i hedh\u00eb syt\u00eb larg, por mjafton t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar standardet e saj t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr shembull n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb zyrtar publik i administrat\u00ebs p\u00ebrfshihet n\u00eb shkelje ligjore, krahas mas\u00ebs financiare dhe penale humbet t\u00eb drejt\u00ebn e karrier\u00ebs n\u00eb profesion p\u00ebr disa vite, pra merr penalizim direkt, t\u00eb matsh\u00ebm dhe t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm,\u201d<\/em>tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai sugjeron gjithashtu q\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar abuzimet, nevojitet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore t\u00eb shtrihet deri te titullar\u00ebt e institucioneve publike, pasi sipas Krasniqit, jan\u00eb ata q\u00eb udh\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, q\u00eb kryejn\u00eb em\u00ebrime apo shkarkime me natyr\u00eb elektorale apo fryjn\u00eb administrat\u00ebn n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh.<\/p>\n<p><em>\u201cTitullar\u00ebt as paguajn\u00eb, as penalizohen \u00e7ka tregon se sistemi \u00ebsht\u00eb i deformuar\u2026,\u201d<\/em> p\u00ebrfundoi Krasniqi.\/ Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/09\/birn-skema-e-perdorimit-te-administrates-ne-zgjedhjet-e-11-majit\/\">BIRN: Skema e p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 11 majit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 20 janarit 2025, n\u00eb telefonin e nj\u00eb zyrtari vendor t\u00eb nj\u00eb bashkie n\u00eb jug t\u00eb vendit mb\u00ebrriti nj\u00eb mesazh nga eprori i tij. \u201cDuhet q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh lejen vjetore, do angazohemi n\u00eb fushat\u00eb,\u201dudh\u00ebzonte ai. Punonj\u00ebsi, i cili zgjodhi t\u00eb identifikohej me emrin Alban, k\u00ebrkoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb lejen vjetore, por n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56667","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}