{"id":5658,"date":"2025-01-22T21:02:25","date_gmt":"2025-01-22T21:02:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/22\/korrupsion-me-ajrin-lali-eri-i-jep-elvis-xhaferrit-123-mln-leke-per-planin-e-cilesise\/"},"modified":"2025-01-22T21:02:25","modified_gmt":"2025-01-22T21:02:25","slug":"korrupsion-me-ajrin-lali-eri-i-jep-elvis-xhaferrit-123-mln-leke-per-planin-e-cilesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/22\/korrupsion-me-ajrin-lali-eri-i-jep-elvis-xhaferrit-123-mln-leke-per-planin-e-cilesise\/","title":{"rendered":"Korrupsion me ajrin, Lali Eri i jep Elvis Xhaferrit 123 MLN lek\u00eb p\u00ebr \u201cplanin e cil\u00ebsis\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin \u201cTirana ime\u201d q\u00eb jepte ndotjen e ajrit n\u00eb koh\u00eb reale, ka ndaluar daljen \u00e7do t\u00eb dh\u00ebne lidhur me matjet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb kryeqytet, ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit pikat e monitorimit, s\u00eb fundmi porosit nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit!<\/p>\n<p>Vini re! Vini re! K\u00ebrkohet nj\u00eb plan p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit! Ky njoftim n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike i bashkis\u00eb Tiran\u00eb e b\u00ebn gjith\u00e7ka t\u00eb nis\u00eb nga \u201cviti zero\u201d. N\u00eb fakt jan\u00eb hedhur me qindra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr stacionet e matjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb ajrit, ka vendim qeverie p\u00ebr planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte t\u00eb porositura dhe t\u00eb pak\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Njoftimi \u00ebsht\u00eb thjesht vulosja e nj\u00eb afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep nj\u00eb fond mbi 123 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb shkruar ca faqe \u201cplan\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiran\u00eb ka zhvilluar nj\u00eb tender me objekt \u201cHartimin e Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Menaxhimin e Cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ajrit\u201d me fond limit 12 305 556,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Data e njoftimit t\u00eb hapjes s\u00eb procedur\u00ebs ishte m\u00eb 18 tetor 2024, nd\u00ebrsa afati i dor\u00ebzimit t\u00eb dokumenteve ishte deri m\u00eb 4 n\u00ebntor 2024, dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkohet nga hartuesi i planit? \u201cObjektivi, -sipas letrave t\u00eb tenderit,-\u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb shmangin, parandalojn\u00eb ose pak\u00ebsojn\u00eb efektet e d\u00ebmshme n\u00eb sh\u00ebndetin publik dhe mjedisin n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Synojm\u00eb monitorimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rezultate konkrete duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb zonat ku jan\u00eb tejkaluar vlerat limit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tenderi me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, p\u00ebrshkruan tenderin Open Data Albania. Monitoruesi e vler\u00ebson tenderin me \u201cFlamurin e kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga dokumentet e tenderit, n\u00eb procedur\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb dy operator\u00eb konkurrues, megjith\u00ebse nuk pati asnj\u00eb lloj gare. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb operatori ekonomik \u201dQENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT\u201d shpk dhe bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201dENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS\u201d shpk &amp; \u201cALPHA STUDIO\u201d shpk.<\/p>\n<p>Fituese u shpall \u201cQENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT\u201d, me ofert\u00eb 11 484 000,00 lek\u00eb pa llogaritur TVSH dhe m\u00eb dat\u00eb 20 janar \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimi n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike.<\/p>\n<p>Operatori tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb skualifikuar megjith\u00ebse kishte ofruar ta b\u00ebnte \u201cplanin\u201d me m\u00eb pak lek\u00eb, me 11,321,000 lek\u00eb pa tvsh. Por kur n\u00eb porosia \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga kryetari, nuk diskutohet fituesi.<\/p>\n\n<p>Pronari i k\u00ebsaj kompanie Elvis Xhaferri \u00ebsht\u00eb mik i vjet\u00ebr i Veliajt. Ai shfaqet her\u00eb si ekspert q\u00eb mbron politikat e bashkis\u00eb p\u00ebr mbetjet dhe landfillin, her\u00eb si sip\u00ebrmarr\u00ebs ku merr tendera p\u00ebr auditin se sa i past\u00ebr \u00ebsht\u00eb kryeqyteti.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, kjo kompani kreu auditin e past\u00ebrtis\u00eb mjedisore t\u00eb porositur nga shoq\u00ebria e bashkis\u00eb ECO Tirana. Objekti i tenderit ishte \u201cAuditim vjetor p\u00ebr sisteme t\u00eb menaxhimit (Cil\u00ebsia, Mjedisi, Siguria n\u00eb vendin e pun\u00ebs) me t\u00eb ardhurat e Eco Tirana sh.a. Tenderi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p><strong>Harxhim i kot\u00eb i parave t\u00eb ark\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb rregullon k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, autoriteti q\u00eb kryen matjet, rekomandimet dhe koordinon e nj\u00ebsit\u00eb vendore \u00ebsht\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit. Nd\u00ebrsa Erion Veliaj ka nd\u00ebrhyr\u00eb vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto kompetenca me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb manipuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e ajrit t\u00eb ndotur t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Dokumenti m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb ministrave nr, 412 i dat\u00ebs 19 qershor 2019 \u201cP\u00ebr miratimin e planit komb\u00ebtar p\u00ebr menaxhimin e cil\u00ebsis\u00eb ajrit\u201d<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin \u201cTirana ime\u201d q\u00eb jepte ndotjen e ajrit n\u00eb koh\u00eb reale, ka ndaluar daljen \u00e7do t\u00eb dh\u00ebne lidhur me matjet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb kryeqytet, ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit pikat e monitorimit, s\u00eb fundmi porosit nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit!<\/p>\n<p>Vini re! Vini re! K\u00ebrkohet nj\u00eb plan p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit! Ky njoftim n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimeve Publike i bashkis\u00eb Tiran\u00eb e b\u00ebn gjith\u00e7ka t\u00eb nis\u00eb nga \u201cviti zero\u201d. N\u00eb fakt jan\u00eb hedhur me qindra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr stacionet e matjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb ajrit, ka vendim qeverie p\u00ebr planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte t\u00eb porositura dhe t\u00eb pak\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Njoftimi \u00ebsht\u00eb thjesht vulosja e nj\u00eb afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep nj\u00eb fond mbi 123 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb shkruar ca faqe \u201cplan\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiran\u00eb ka zhvilluar nj\u00eb tender me objekt \u201cHartimin e Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Menaxhimin e Cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ajrit\u201d me fond limit 12 305 556,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Data e njoftimit t\u00eb hapjes s\u00eb procedur\u00ebs ishte m\u00eb 18 tetor 2024, nd\u00ebrsa afati i dor\u00ebzimit t\u00eb dokumenteve ishte deri m\u00eb 4 n\u00ebntor 2024, dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkohet nga hartuesi i planit? \u201cObjektivi, -sipas letrave t\u00eb tenderit,-\u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb masa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb shmangin, parandalojn\u00eb ose pak\u00ebsojn\u00eb efektet e d\u00ebmshme n\u00eb sh\u00ebndetin publik dhe mjedisin n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Synojm\u00eb monitorimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rezultate konkrete duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb zonat ku jan\u00eb tejkaluar vlerat limit\u201d.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>i cili ngarkon me k\u00ebt\u00eb funksion disa institucione, por n\u00eb asnj\u00eb rresht nuk ua l\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb n\u00eb dor\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, autoriteti p\u00ebrgjegj\u00ebs quhen AKM dhe Instituti i Sh\u00ebndetit Publik. Ato b\u00ebjn\u00eb kampionime n\u00eb \u2018zona t\u00eb k\u00ebrkimit\u2019, qendrat e m\u00ebdha urbane\/zona t\u00eb tjera me af\u00ebrsisht 110 stacione t\u00eb monitorimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes n\u00eb vit duhet t\u00eb mbulojn\u00eb 4 fushata t\u00eb analizave.<\/p>\n\n<p>Meqen\u00ebse, Tirana dilte bloz\u00eb nga k\u00ebto matje, Veliaj nd\u00ebrhyri q\u00eb t\u00eb krijonte vet\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb qendre t\u00eb pavarur, t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb disponoheshin nga Bashkia Tiran\u00eb dhe \u201cGreen Lungs\u201d binin ndesh me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Teksa \u201cGreen Lungs\u201d nxjerr shifra shqet\u00ebsuese mbi norm\u00eb, p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb dy ndot\u00ebs jan\u00eb n\u00ebn norm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e matura. \u201cMungesa e informacionit, por edhe mosp\u00ebrputhja shkakton konfuzion tek qytetar\u00ebt n\u00eb aspektin e informimit, por \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre\u201d, delte n\u00eb konkluzion kjo qend\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Bashkia Tiran\u00eb prezantoi aplikacionin Tirana Ime, ku pilotoi matjen n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb dua t\u00eb vler\u00ebsoj jasht\u00eb mase \u00ebsht\u00eb se kemi marr\u00eb, le t\u00eb themi, teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit dhe nuk ka tjet\u00ebr n\u00eb rajon\u201d, shprehej n\u00eb 2019 kreu i bashkis\u00eb Erion Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb nj\u00eb kompani private telefonike krijoi aplikacionin \u201cTirana ime\u201d, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb shohin t\u00eb dh\u00ebnat mbi cil\u00ebsin\u00eb e ajrit t\u00eb matur nga Bashkia Tiran\u00eb. Pas rikonceptimit, opsioni \u201cCil\u00ebsia e Ajrit\u201d \u00ebsht\u00eb hequr nga aplikacioni \u201cTirana ime 2.0\u201d dhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr ajrin n\u00eb Tiran\u00eb mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d n\u00eb vitin 2021 monitoroi t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb shfaqeshin n\u00eb aplikacion, p\u00ebr t\u2019i krahasuar k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna edhe me ato t\u00eb gjeneruara nga AKM dhe ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb. Aplikacioni informon mbi element\u00ebt: CO, SO2, NO2, O3, PM2.5 dhe PM10 dhe u vu re se p\u00ebrdit\u00ebsimi i fundit ka qen\u00eb data 29.04.2020.<\/p>\n<p>Qershor 2023, shoqatat Milieukontakt Shqip\u00ebri, Together for Life, Qendra EPER dhe GO2 nxor\u00ebn\u00a0 raportin mbi cil\u00ebsin\u00eb e ajrit urban. Nga monitorimet e kryera s\u00eb fundmi n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs n\u00eb 400 pika monitorimi p\u00ebr parametrat CO2, NO2, PM10 dhe PM2.5 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se vlerat e dala nga matjet e kryera jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se normat e vendosura nga BE.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt,\u00a0 q\u00eb prej vitit 2009 realizimi i matjes s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer me stacion automatik nga \u00a0Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit.<\/p>\n<p>Nuk ka kompetenca dhe baz\u00eb ligjore q\u00eb matja e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit t\u00eb b\u00ebhet nga vet\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs. Kryetari Veliaj n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ia jepte mikut t\u00eb tij k\u00ebto lek\u00eb, duhet t\u2019i d\u00ebrgonte nj\u00eb shkres\u00eb AKM dhe t\u2019i merrte t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb u duhen p\u00ebr planin e menaxhimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr planet, Veliaj ka plot t\u00eb tilla n\u00eb dispozicion (dokumentet m\u00eb posht\u00eb) por nuk i v\u00eb n\u00eb zbatim.<\/p>\n\n\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin \u201cTirana ime\u201d q\u00eb jepte ndotjen e ajrit n\u00eb koh\u00eb reale, ka ndaluar daljen \u00e7do t\u00eb dh\u00ebne lidhur me matjet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb kryeqytet, ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit pikat e monitorimit, s\u00eb fundmi porosit nj\u00eb plan veprimi p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit! Vini re! Vini re! K\u00ebrkohet nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}