{"id":56507,"date":"2025-12-08T10:48:15","date_gmt":"2025-12-08T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/08\/avni-ponari-merr-120-mln-leke-qyl-nga-ushtria-me-tender-pa-gare-qe-ia-dha-agjencia-e-blendi-gonxhes-2\/"},"modified":"2025-12-08T10:48:15","modified_gmt":"2025-12-08T10:48:15","slug":"avni-ponari-merr-120-mln-leke-qyl-nga-ushtria-me-tender-pa-gare-qe-ia-dha-agjencia-e-blendi-gonxhes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/08\/avni-ponari-merr-120-mln-leke-qyl-nga-ushtria-me-tender-pa-gare-qe-ia-dha-agjencia-e-blendi-gonxhes-2\/","title":{"rendered":"Avni Ponari merr 120 MLN lek\u00eb qyl nga Ushtria me tender pa gar\u00eb q\u00eb ia dha agjencia e Blendi Gonxhes"},"content":{"rendered":"<p>Oligarku i sigurimeve Avni Ponari gllab\u00ebron me tender pa gar\u00eb fondin e ushtris\u00eb p\u00ebr sigurimin e makinave. Megjith\u00ebse autoritet kontraktues \u00ebsht\u00eb Komanda e FA, tenderi \u00ebsht\u00eb organizuar nga Operatori i blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, nj\u00eb institucion q\u00eb varet nga ministri Blendi Gonxhe.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin nga Komanda Mb\u00ebshtet\u00ebse e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura me objekt \u201cSigurim i detyruesh\u00ebm i mjeteve motorrike t\u00eb Komand\u00ebs Mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura\u201d P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim komanda ka n\u00eb dispozicion Fondin Limit 11 874 204,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet se tenderi \u00ebsht\u00eb i kurdisur <\/strong><\/p>\n<p>Ky tender ishte anuluar nj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi ishte shpallur m\u00eb 15 shtator 2025 dhe duhet t\u00eb ishte mbajtur m\u00eb 25 shtator. Nuk mund\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb arsyet e anulimit t\u00eb tenderit, por kjo ishte shenja e par\u00eb se procedura po zhvillohej pa transparenc\u00eb.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb rishpallur m\u00eb 31 tetor 2025 nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara dhe duket se ka qen\u00eb i paracaktuar q\u00eb ta fitoj\u00eb kompania \u201cSIGAL\u201d e Avni Ponarit.<\/p>\n\n<p>Shoq\u00ebria e Avni Ponarit ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn sa 99.99% e fondit limit. Sipas dokumenteve operatori ekonomik \u201cSIGAL INSURANCE GROUP\u201d sh.a., e ka ofruar sh\u00ebrbimin me 11,823,366.50 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe \u201cSIGMA VIENNA INSURANCE GROUP\u201d sh.a. q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: 11,764,993 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Mir\u00ebpo SIGMA \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave dhe k\u00ebshtu, fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur Avni Ponari. Tenderi duhej t\u00eb ishte anuluar s\u00ebrish, sepse oferta e Avni Ponarit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb gar\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb operator. Por p\u00ebrpara oligarkut, OBP e Blendi Gonxhes nuk e diskuton vendimin.<\/p>\n\n<p><strong>Tenderi \u201csekret\u201d 600 MLN lek\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e Kryeministrit<\/strong><\/p>\n<p>Muajt e fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se oligarku Avni Ponari po merr pa gar\u00eb shum\u00eb kontrata nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sic kemi raportuar m\u00eb her\u00ebt, oligarku i sektorit t\u00eb sigurimeve ka marr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga komandanti i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, Simon Zereci! Duhet sjell\u00eb nj\u00eb makin\u00eb e blinduar p\u00ebr sigurimin e kryeministrit Rama gjat\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb tij n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore. N\u00eb kontrat\u00eb nuk p\u00ebrmendet emri i kryeministrit, por kuptohet, se nj\u00eb makin\u00eb e till\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb bler\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb personalitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Tenderi me tre lote, u nis m\u00eb 11 mars 2023, nga ish-komandanti Onuzi q\u00eb largua duke i l\u00ebn\u00eb vendin Zerecit. Ky i fundi i ka fimosur kontratat m\u00eb 27 tetor 2025. P\u00ebr lotin 3, q\u00eb ka p\u00ebr objekt super makin\u00ebn, \u00ebsht\u00eb paracaktuar kompania e Avni Ponarit. Lloji i prokurimit \u00ebsht\u00eb \u201cProcedur\u00eb e kufizuar mbi kufirin e lart\u00eb monetar\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, duke qen\u00eb se flitet p\u00ebr sigurin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit, tenderi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas rregullave t\u00eb prokurimit t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb. M\u00eb konkretisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender sekret, ku ftohen kompani t\u00eb caktuara. Megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebto procedura duhen ftuar t\u00eb pakt\u00ebn dy opeator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, Zereci ka thirrur vet\u00ebm Avni Ponarin.\u00a0 Tashm\u00eb kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur dhe pritet t\u00eb vij\u00eb makina.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e mjetit \u00ebsht\u00eb 2 vjet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mjeti special po b\u00ebhet me porosi nga fabrika dhe do t\u00eb jet\u00eb unik.<\/p>\n<p>E ku mund t\u00eb gjendej njeri m\u00eb i besuar se sa Avni Ponari p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e kryeministrit?! Prandaj tenderi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, Avni Ponarin, me nj\u00eb ofert\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs Loti III: \u201cAutomjet 4X4 (S2) p\u00ebr eskortat e grupeve t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb Personaliteteve t\u00eb Lart\u00eb Shtet\u00ebrore-\u201d, me fond limit prej 49,500,000\u00a0 lek\u00eb pa TVSH ose 498,640.07 Euro pa TVSH<\/p>\n\n<p>Sipas dokumenteve, vlera totale p\u00ebrfundimtare e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 49,200,000 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa me TVSH shifra e fiksuar mes pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb 59,040,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Avni Ponari merr 700 milion\u00eb lek\u00eb qyl nga Ilirjan Celibashi, do t\u00eb siguroj\u00eb votimin elektronik<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSigurimi i disa sistemeve t\u00eb informacionit dhe komunikimit q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb aplikimit t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, k\u00ebshtu quhet kontrata mes Ilirjan Celibashit dhe Avni Ponarit. Nuk dihen detajet e prokurimit, se cilat lloje t\u00eb d\u00ebmeve mbulon Sigali, dhe n\u00eb cil\u00ebn mas\u00eb do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimi. Po ashtu nuk dihet se kush e konstaton ngjarjen dhe si b\u00ebhet vler\u00ebsimi. Gjithsesi kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur tashm\u00eb dhe Thesari i Shtetit do t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb xhirimin e parave n\u00eb llogarin\u00eb e Sigalit.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shtator 2025 \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi dhe pal\u00ebt kishin 5 dit\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u2019i firmosnin letrat.<\/p>\n<p>Tenderi nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet, pasi kompanit\u00eb e sigurimit funksionojn\u00eb s\u00eb bashku si nj\u00eb kartel dhe cmimet i vendosin me marr\u00ebveshje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb \u201cSIGAL UNIQA Group AUSTRIA\u201d sh.a me ofert\u00ebn 68,615,960 lek\u00eb pa TVSH; \u201cINSIG\u201d sh.a, me vler\u00eb 69,659,948 lek\u00eb pa tvsh dhe \u201cSIGMA VIENNA INSURANCE GROUP\u201d sh.a, me propozimin 69,664,953 lek\u00eb pa tvsh. Jan\u00eb oferta t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, q\u00eb tregojn\u00eb funksionimin n\u00eb form\u00eb k\u00ebrteli t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb sigurimit.<\/p>\n\n<p><strong>Rriten fitimet, ulen pagesat e d\u00ebmeve p\u00ebr qytetar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, megjith\u00ebse oligarku Avni Ponari po rrit t\u00eb ardhurat n\u00eb ark\u00ebn e tij, pagesat e d\u00ebmeve ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb siguruar jan\u00eb ulur k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare, t\u00eb firmosura nga drejtoresha Mimoza Kaci, d\u00ebmet e paguara nga SIGAL n\u00eb z\u00ebrin \u201csigurimi i Jo jet\u00ebs\u201d, n\u00eb periudh\u00ebn janar tetor 2028 jan\u00eb 1,508,031000 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb 2024 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb u paguan 1,593,237000 lek\u00eb. Pra, diferenca \u00ebsht\u00eb me uljen 5.3% t\u00eb pagesave.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse z\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb tregun e sigurimeve, kur vjen puna tek d\u00ebmet e paguara t\u00eb sigurimit motorik, kompania e Avni Ponarit zbret n\u00eb vendin e dyt\u00eb me 19.33% t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka nj\u00eb zbritje t\u00eb totalit t\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb paguara me 15.1% \u00a0krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb janar-tetor 2025 ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb paguara nga SIGAL n\u00eb z\u00ebrin MTPL e brendshme prej 2.76%. Akoma m\u00eb e dukshme \u00ebsht\u00eb tendenca n\u00eb ndarjen e kartonit jeshil, ku SIGAL merr 25% tregut dhe q\u00ebndron n\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat, nd\u00ebrsa p\u00ebr pagesat e d\u00ebmeve zbret n\u00eb vendin e dyt\u00eb. Krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb janar 2025 ka nj\u00eb ulje t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb z\u00ebrit \u201ckartoni jeshil\u201d me 53.28%.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna duhet t\u00eb ishin baza e vler\u00ebsimit nga komisioni i tenderit p\u00ebr sigurimin e makinave t\u00eb ushtris\u00eb, sepse kjo shoq\u00ebri e ka treguar q\u00eb realisht nuk paguan vler\u00ebn e d\u00ebmeve, pa llogaritur zvarritjet.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/avni-ponari-merr-120-mln-leke-qyl-nga-ushtria-me-tender-pa-gare-qe-ia-dha-agjencia-e-blendi-gonxhes\/\">Avni Ponari merr 120 MLN lek\u00eb qyl nga Ushtria me tender pa gar\u00eb q\u00eb ia dha agjencia e Blendi Gonxhes<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oligarku i sigurimeve Avni Ponari gllab\u00ebron me tender pa gar\u00eb fondin e ushtris\u00eb p\u00ebr sigurimin e makinave. Megjith\u00ebse autoritet kontraktues \u00ebsht\u00eb Komanda e FA, tenderi \u00ebsht\u00eb organizuar nga Operatori i blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, nj\u00eb institucion q\u00eb varet nga ministri Blendi Gonxhe. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin nga Komanda Mb\u00ebshtet\u00ebse e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}