{"id":56416,"date":"2025-12-07T15:27:00","date_gmt":"2025-12-07T15:27:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/07\/analiza-ne-rel-koha-e-duhur-per-municione-kosova-futet-ne-loje\/"},"modified":"2025-12-07T15:27:00","modified_gmt":"2025-12-07T15:27:00","slug":"analiza-ne-rel-koha-e-duhur-per-municione-kosova-futet-ne-loje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/07\/analiza-ne-rel-koha-e-duhur-per-municione-kosova-futet-ne-loje\/","title":{"rendered":"Analiza n\u00eb REL\/ Koha e duhur p\u00ebr municione? Kosova futet n\u00eb loj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb Ballkan, ku balancat e siguris\u00eb mbeten t\u00eb brishta dhe veprimet shtet\u00ebrore shpesh interpretohen p\u00ebrtej pesh\u00ebs s\u00eb tyre reale, edhe hapat e vegj\u00ebl marrin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shtuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, prodhimi i planifikuar i municionit nga Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i kufizuar, por me potencial p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vendi perceptohet n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, konfirmoi se fabrika e par\u00eb e municioneve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Jahoc t\u00eb Gjakov\u00ebs, nd\u00ebrsa prodhimi i par\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026. Dhe, aktiviteti nuk do t\u00eb ndalet me kaq.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo zon\u00eb industriale do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt jemi n\u00eb kontakt dhe do t\u00eb prodhojm\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb produkteve ushtarake \u2013 dron\u00eb ushtarak\u00eb dhe civil\u00eb \u2018Made in Kosova\u2019\u201d, tha Kurti m\u00eb 27 n\u00ebntor.<\/span><\/p>\n<p><span>Marr\u00ebveshja p\u00ebr fabrik\u00ebn u n\u00ebnshkrua m\u00eb 16 dhjetor, 2024, mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe prodhuesit shtet\u00ebror turk, MKE.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk arriti t\u00eb kontaktoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me kompanin\u00eb, por, sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb saj nga tetori, Kosova do t\u00eb pajiset me makineri p\u00ebr prodhimin e fishek\u00ebve dhe plumbave, nj\u00eb linj\u00eb prodhimi dhe montimi, laborator dhe pajisje testimi. Personeli i MKE-s\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb edhe sh\u00ebrbime prodhimi, mir\u00ebmbajtjeje, riparimi dhe asistenc\u00eb teknike p\u00ebr stafin kosovar.<\/span><\/p>\n<p><span>I kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, nj\u00eb zyrtar i NATO-s n\u00eb Bruksel nuk dha nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr njoftimin e Kosov\u00ebs se do t\u00eb nis\u00eb prodhimin e municionit n\u00eb vitin 2026, as p\u00ebr standardet specifike q\u00eb vendi duhet t\u2019i ndjek\u00eb, por u shpreh vet\u00ebm se \u201cmisioni i KFOR-it, i udh\u00ebhequr nga NATO-ja, mbetet i p\u00ebrqendruar n\u00eb zbatimin e mandatit t\u00eb OKB-s\u00eb, duke ruajtur nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe misionin e BE-s\u00eb, EULEX\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>NATO-ja nuk e ka mb\u00ebshtetur shnd\u00ebrrimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri \u2013 proces q\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2028. Autoritetet e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Kurtin, thon\u00eb se ai po zhvillohet sipas standardeve t\u00eb NATO-s dhe se armatimi i bler\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit \u2013 n\u00eb vler\u00eb mbi 430 milion\u00eb euro sipas tij \u2013 vjen nga vende an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs: SHBA-ja, Turqia, Gjermania e t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDuke e rritur ushtrin\u00eb, e sigurojm\u00eb Republik\u00ebn. Duke e ngritur Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e forcojm\u00eb partneritetin me aleat\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span>Koloneli amerikan n\u00eb pension, Ray Wojcik, e sheh vendimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prodhuar municione si nj\u00eb \u201ciniciativ\u00eb fantastike\u201d \u2013 n\u00eb linj\u00eb me pritjet e NATO-s q\u00eb vendet aspiruese t\u00eb zhvillojn\u00eb kapacitete industriale mbrojt\u00ebse. N\u00eb vler\u00ebsimin e tij, Kosova po e nis k\u00ebt\u00eb prodhim n\u00eb koh\u00ebn e duhur: p\u00ebr t\u00eb forcuar aft\u00ebsit\u00eb e saj ende t\u00eb kufizuara, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin rajonal me aleat\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNj\u00eb nga gj\u00ebrat pozitive p\u00ebr Kosov\u00ebn, fal\u00eb pranis\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb misionit t\u00eb NATO-s, KFOR, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e ngusht\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi i vazhduesh\u00ebm me aleat\u00ebt. Kosova e ka diskutuar k\u00ebt\u00eb nism\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht me SHBA-n\u00eb dhe Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u2013 dy nga aleat\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb\u201d, thot\u00eb Wojcik p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Wojcik, i cili ka sh\u00ebrbyer si udh\u00ebheq\u00ebs i Zyr\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrmend edhe marr\u00ebveshjen rajonale t\u00eb mbrojtjes mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb, e cila, sipas tij, mb\u00ebshtet iniciativ\u00ebn p\u00ebr prodhimin e municioneve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Argyro Kartsonaki, nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Politika t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Hamburg, pajtohet se \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb e vet, por paralajm\u00ebron, po ashtu, se k\u00ebto veprime mund t\u00eb perceptohen si k\u00ebrc\u00ebnim nga fqinj\u00ebt, duke i rritur tensionet, n\u00eb vend se t\u2019i ulin ato.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo nuk do t\u2019i ndryshoj\u00eb dinamikat e siguris\u00eb n\u00eb Ballkan. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u2019i ushqej\u00eb narrativ\u00ebt. T\u2019i jap\u00eb edhe nj\u00eb element propagand\u00ebs dhe diskurseve populiste t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq. N\u00ebse kjo pastaj ekzagjerohet, mund t\u00eb krijoj\u00eb frik\u00eb dhe pasiguri t\u00eb perceptuar. Dhe, frika e perceptuar \u00ebsht\u00eb po aq reale sa edhe k\u00ebrc\u00ebnimi i v\u00ebrtet\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe delikatesa e k\u00ebtij vendimi\u201d, thot\u00eb Kartsonaki p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e ka interpretuar marr\u00ebveshjen e mbrojtjes mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb si shenj\u00eb t\u00eb nj\u00eb gare armatimi, duke theksuar se Serbia \u201cdo t\u00eb mbrohet me sukses nga \u00e7do agresor i mundsh\u00ebm\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, kryetari i Komisionit parlamentar p\u00ebr Mbrojtje n\u00eb Serbi, Millovan Drecun, ka pretenduar se fabrika turke e municioneve n\u00eb Kosov\u00eb cenon sigurin\u00eb dhe pozit\u00ebn e serb\u00ebve n\u00eb vend, por pa sjell\u00eb prova konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia, p\u00ebrndryshe, mbetet fuqia dominuese ushtarake n\u00eb rajon, me nj\u00eb buxhet mbrojtjeje duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ai i Kosov\u00ebs dhe i vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebrkimeve p\u00ebr Paqen n\u00eb Stokholm \u2013 SIPRI, Kosova n\u00eb vitin 2024 ka ndar\u00eb rreth 162 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, nd\u00ebrsa Serbia rreth 2.2 miliard\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia, po ashtu, mbetet eksportuesja kryesore e arm\u00ebve dhe municioneve n\u00eb rajon, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb mbi 65% t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve, sipas Institutit p\u00ebr Kontrollin e Arm\u00ebve t\u00eb Vogla dhe t\u00eb Lehta n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe Lindore (SEESAC). Pas saj renditen Bosnje dhe Hercegovina dhe vendet e tjera t\u00eb rajonit, si Maqedonia e Veriut, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi, t\u00eb cilat eksportojn\u00eb gjith\u00e7ka \u2013 nga municionet e lehta deri te minat dhe raketat.<\/span><\/p>\n<p><span>Koloneli Wojcik thot\u00eb se Kosova duhet t\u2019i adresoj\u00eb perceptimet e Serbis\u00eb duke komunikuar qart\u00eb se iniciativat e saj t\u00eb mbrojtjes, p\u00ebrfshir\u00eb prodhimin e municioneve, synojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushin standardet e NATO-s dhe t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si mjet mbrojt\u00ebs, jo si k\u00ebrc\u00ebnim.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr stabilitet rajonal, pasi mund t\u00eb veproj\u00eb si mjet parandalues ndaj Serbis\u00eb agresive, e cila ka kapacitete t\u00eb m\u00ebdha prodhimi arm\u00ebsh dhe municionesh. Prandaj, p\u00ebr nj\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl arm\u00ebsh ose municionesh q\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb Kosova, nuk ka arsye shqet\u00ebsimi p\u00ebr serb\u00ebt\u201d, thot\u00eb Wojcik.<\/span><\/p>\n<p><span>Se \u00e7far\u00eb lloji dhe \u00e7far\u00eb sasie municionesh synon t\u00eb prodhoj\u00eb Kosova, nuk dihet sakt\u00ebsisht, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e informacionit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes \u00ebsht\u00eb e klasifikuar. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci \u2013 tani n\u00eb detyr\u00eb \u2013 ka th\u00ebn\u00eb se Kosova nuk mund t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht e vet\u00ebq\u00ebndrueshme, por mund ta zvog\u00ebloj\u00eb var\u00ebsin\u00eb nga vendet e tjera, duke prodhuar municione dhe armatime q\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb shum\u00eb dhe sigurohen m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kartsonaki, nga Instituti p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Politika t\u00eb Siguris\u00eb, thot\u00eb se Kosova, si nj\u00eb vend i vog\u00ebl, nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb industri t\u00eb madhe t\u00eb mbrojtjes, pa kufizuar ndjesh\u00ebm buxhetin e saj p\u00ebr fusha t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ju keni nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl, me nivele t\u00eb larta t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe papun\u00ebsis\u00eb. A \u00ebsht\u00eb ky v\u00ebrtet investimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni? K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb, e cila mund t\u00eb prodhoj\u00eb arm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ka mjaft fonde p\u00ebr t\u00eb mbuluar edhe aspektet sociale t\u00eb shtetit\u201d, thot\u00eb Kartsonaki.<\/span><\/p>\n<p><span>Koloneli Wojcik thekson se buxheti i kufizuar i mbrojtjes e detyron Kosov\u00ebn t\u00eb veproj\u00eb me kujdes maksimal, duke investuar burimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjuar. Ai n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn q\u00eb p\u00ebrpjekjet n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes t\u00eb koordinohen ngusht\u00eb me aleat\u00ebt kryesor\u00eb dhe t\u00eb shmangen partneritetet q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb stabilitetin rajonal ose p\u00ebrafrimin me Per\u00ebndimin.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efektiv, ai thot\u00eb se sektori i mbrojtjes duhet t\u00eb funksionoj\u00eb sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb transparenc\u00ebn, sundimin e ligjit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMendoj se Kosova ka treguar rezultate t\u00eb q\u00ebndrueshme. Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr kaq shum\u00eb vite p\u00ebr sigurin\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse do t\u00eb kishte shqet\u00ebsime p\u00ebr korrupsion n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb, dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr prodhimin e municioneve duhet t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin model \u2013 duke u mbik\u00ebqyrur nga NATO-ja dhe partner\u00ebt kryesor\u00eb, si SHBA-ja dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar. Ndaj, rreziku p\u00ebr keqmenaxhim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt\u201d, thot\u00eb Wojcik.<\/span><\/p>\n<p><span>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kampin Bondsteel, q\u00eb sh\u00ebrben si baza m\u00eb e madhe ushtarake amerikane n\u00eb Ballkan. NATO-ja ka ende mbi 4.000 paqeruajt\u00ebs \u2013 kryesisht n\u00eb veri t\u00eb vendit, ku, n\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit, jan\u00eb sh\u00ebnuar tensionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda etnike q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, m\u00eb 2008.<\/span><\/p>\n<p><span>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e armatosur leht\u00eb, por q\u00eb nga ardhja e Kurtit n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2021, buxheti i mbrojtjes ka shkuar duke u rritur.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe n\u00eb nivel global, t\u00eb ardhurat nga industria e arm\u00ebve jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024 \u2013 nxitur nga shpenzimet e larta ushtarake p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Ukrain\u00eb dhe n\u00eb Gaz\u00eb, si dhe tensioneve gjeopolitike rajonale dhe globale. Sipas Institutit SIPRI, shitjet e arm\u00ebve dhe sh\u00ebrbimeve ushtarake jan\u00eb rritur p\u00ebr 5.9 p\u00ebr qind vitin e kaluar, duke arritur nj\u00eb rekord prej 679 miliard\u00eb dollar\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><span>Me fjal\u00ebt e kolonelit Wojcik, prodhimi i municioneve n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dobi edhe t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshir\u00eb Ukrain\u00ebn. \/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/koha-e-duhur-per-municione-kosova-futet-ne-loje\/33613706.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/07\/analiza-ne-rel-koha-e-duhur-per-municione-kosova-futet-ne-loje\/\">Analiza n\u00eb REL\/ Koha e duhur p\u00ebr municione? Kosova futet n\u00eb loj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Ballkan, ku balancat e siguris\u00eb mbeten t\u00eb brishta dhe veprimet shtet\u00ebrore shpesh interpretohen p\u00ebrtej pesh\u00ebs s\u00eb tyre reale, edhe hapat e vegj\u00ebl marrin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shtuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, prodhimi i planifikuar i municionit nga Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i kufizuar, por me potencial p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vendi perceptohet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56416","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56416\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}