{"id":56395,"date":"2025-12-07T12:14:31","date_gmt":"2025-12-07T12:14:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/07\/berisha-lubi-balluku-e-penduara-e-pare-publike-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-12-07T12:14:31","modified_gmt":"2025-12-07T12:14:31","slug":"berisha-lubi-balluku-e-penduara-e-pare-publike-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/07\/berisha-lubi-balluku-e-penduara-e-pare-publike-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Berisha: Lubi Balluku, e penduara e par\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Duke e p\u00ebrshkruar Belinda Ballukun si nj\u00eb p\u00ebrzierje personazhesh, mes Nuredin Dumanit dhe Lady Makbethit, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb marr\u00eb me vete Ram\u00ebn dhe kupol\u00ebn e pushtetit me p\u00ebrgjime, mesazhe, video e dosje komprometuese p\u00ebr ministrat, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt, policin\u00eb, madje edhe p\u00ebr ambasador\u00eb dhe gazetar\u00ebt, Sali Berisha thot\u00eb se mbrojtja q\u00eb po i b\u00ebn asaj qeveria, \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e madhe se ajo ka k\u00ebrc\u00ebnuar t\u2019i tregoj\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, Berisha thot\u00eb se Balluku \u00ebsht\u00eb betuar se do t\u2019i marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me vete, duke shantazhuar Edi Ram\u00ebn dhe enturazhin e tij, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00ebsht\u00eb detyruar ta mbroj\u00eb duke k\u00ebrc\u00ebnuar gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe duke shpikur vendime t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Statusi i Berish\u00ebs m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>M\u00eb mir\u00eb e penduara e Sovranit se sa e penduara e Dumanit!<\/strong><\/p>\n<p>Lubi Balluku, e penduara e par\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Miq, pas komunikimit n\u00eb prokurori t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr vjedhje t\u00eb 50 milion\u00eb eurove vet\u00ebm me tunelin e Llogaras\u00eb, me Lubi Ballukun ka ndodhur di\u00e7ka e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar. Ajo, n\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb l\u00eb mbrapa edhe Ledi Makbeth, vendosi t\u00eb b\u00ebhet e penduar. Por i tha vetes: \u201cM\u00eb mir\u00eb e penduara e Sovranit se e penduara e Dumanit.\u201d Pas k\u00ebtij betimi, ajo shpalli publikisht moton \u201cDo t\u2019ju marr\u00eb me vete\u201d dhe e shp\u00ebrndau at\u00eb rrufesh\u00ebm skaj e an\u00eb t\u00eb narkoshtetit. Moton ajo e mori nga balada \u201cCili viu, viu, viu, kush ia b\u00ebn, ia b\u00ebn vetiu.\u201d Me k\u00ebt\u00eb moto, nj\u00eblloj si balada, Lubia, tashm\u00eb e penduara e Sovranit, lemeriti deri n\u00eb palc\u00eb kupol\u00ebn e mafies shtet\u00ebrore: vet\u00eb Ram\u00ebn, ministrat, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, kryepolic\u00eb etj., por edhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e paguar t\u00eb saj n\u00eb media.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ju pyesni: pse Lubia vendosi t\u00eb b\u00ebhet Nuredin Dumani qeveritar publik?<\/p>\n<p>Pse ajo mori k\u00ebt\u00eb rol? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb komplekse.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari<\/strong>, ajo mori k\u00ebt\u00eb rol sepse ajo dinte p\u00ebr Ram\u00ebn dhe narko-nomenklatur\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, madje edhe se vet\u00eb Rama dhe Hyseni, apo dhe m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019dinte Nuredini p\u00ebr Talon, Suelin, Taon e tij. Bistri dhe Agim Ismaili, me urdh\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb saj, kishin regjistruar dhe hakeruar p\u00ebr vite e vite cilindo q\u00eb ajo i kishte urdh\u00ebruar. Lubia ka n\u00eb dor\u00eb arkiv\u00ebn m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb bisedave, mesazheve, videove intime dhe fotove t\u00eb ministrave, deputet\u00ebve, zyrtar\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu Ram\u00ebn, Vlor\u00eb Hysenin, Ergys Agasin, prokuror\u00ebve, gjyqtar\u00ebve, por edhe ambasador\u00ebve, gazetar\u00ebve, kund\u00ebrshtar\u00ebve, si dhe lajkatareve etj.<br \/>\nS\u00eb dyti, tek Lubia u zgjua geni i keq. Ajo \u00ebsht\u00eb mbesa e nj\u00eb serial killeri gjakftoht\u00eb, terroristit Beqir Balluku, t\u00eb cilin e kishin n\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb gjith\u00eb frik\u00eb, madje edhe vet\u00eb serial killeri m\u00eb brutal i regjimit, Mehmet Shehu. Pra, terrorin e ka n\u00eb gjen, ndaj dhe menj\u00ebher\u00eb pas vendimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb e penduara e Sovranit, Lubia vendosi:<br \/>\n<strong>S\u00eb pari,<\/strong> ajo dit\u00ebn q\u00eb SPAK-u i komunikoi akuz\u00ebn, i komunikoi Ram\u00ebs vendimin e saj p\u00ebr ta marr\u00eb me vete at\u00eb n\u00eb rast se nuk do ta mbronte dhe secilin q\u00eb do guxonte t\u00eb hapte goj\u00ebn kund\u00ebr saj.<br \/>\nS\u00eb dyti, zgjoi n\u00eb mesnat\u00eb makinerin\u00eb e gossip-it dhe mbushi Tiran\u00ebn n\u00eb \u00e7do skaj e cep t\u00eb saj me \u00e7u\u00e7urim\u00ebn se \u201cn\u00eb Ankara m\u00eb mori Rama\u201d dhe se \u201cp\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb kam zbatuar vet\u00ebm urdhrat e tij, ndaj dhe do ta marr me vete p\u00ebr leckash palloshin e gjat\u00eb.\u201d<br \/>\n<strong>S\u00eb treti,<\/strong> po at\u00eb mesnat\u00eb, urdh\u00ebroi dhe pariti njeriun m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb media, ideologun e narkoshtetit Baton Haxhiun, t\u00eb botoj\u00eb editorialin me titull Korrupsionin gjeopolitik e b\u00ebn kryeministri dhe nuk mund ta b\u00ebj\u00eb ministri, duke pohuar k\u00ebshtu se 50 milion\u00eb euro n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb nuk jan\u00eb vjedhur nga Lubia, por nga Rama, sepse ajo ishte \u201cvjedhje gjeopolitike\u201d, kompetenc\u00eb e kryeministrit, dhe se ajo, me urdh\u00ebr t\u00eb tij, tenderin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb ia dha kompanis\u00eb turke me ofert\u00eb 190 milion euro dhe jo kompanis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb me ofert\u00eb 140 milion euro. Pas Batonit, me k\u00ebto teza u v\u00ebrsul\u00ebn mbi publikun pa m\u00ebshir\u00eb pasi u parit\u00ebn edhe Top Tuneli, Sokol B., Ymer \u00c7orapje e shum\u00eb t\u00eb paritur t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n<strong>S\u00eb kat\u00ebrti,<\/strong> ajo, tashm\u00eb e penduara e par\u00eb publike, t\u00eb nes\u00ebrmen e komunikimit t\u00eb aktakuz\u00ebs i k\u00ebrkoi Ram\u00ebs t\u00eb mblidhte me urgjenc\u00eb n\u00eb selin\u00eb e PS qeverin\u00eb dhe kryesin\u00eb e PS. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, me tone t\u00eb egra k\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb nj\u00eb prokuroreje, ajo iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve se \u201ckushdo q\u00eb do guxonte t\u00eb \u00e7ilte goj\u00ebn, ajo do ta merrte me vete!\u201d. Kurse Rama, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mbrojtje t\u00eb plot\u00eb dhe pa kushte asaj, iu tha ministrave dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PS se SPAK-u ka sulmuar Partin\u00eb Socialiste dhe se Belinda nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por gjith\u00e7ka, e t\u00ebra kjo mesele \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tij, ndaj \u201cmos guxoni ta sulmoni.\u201d<br \/>\n<strong>S\u00eb pesti<\/strong>, kulmin e suksesit, Lubi Balluku, e penduara publike, e pati n\u00eb kacafytjen prej 7 or\u00ebsh me Edi Ram\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e tij.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, Rama i k\u00ebrkoi Lubis\u00eb dor\u00ebheqjen duke e siguruar se ai nuk do pranonte kurr\u00eb heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, madje ai do b\u00ebnte q\u00eb SPAK-u t\u00eb mos guxonte t\u00eb k\u00ebrkonte ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kurse Lubia k\u00ebrkoi prer\u00eb nga Rama q\u00eb t\u00eb mos zbatohej vendimi derisa ta shqyrtonte Gjykata e Lart\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebrgonte ai dhe K\u00ebshilli i Ministrave k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullimin e vendimit t\u00eb GJKKO.<br \/>\nRama, n\u00eb prani t\u00eb dy d\u00ebshmitar\u00ebve, refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb ai dhe K\u00ebshilli i Ministrave, dhe jo ajo vet\u00eb, t\u2019i drejtoheshin Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Pas 7 or\u00ebsh negociatash, Rama nd\u00ebrpreu takimin p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb me mysafir\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dhe pas largimit t\u00eb saj, u tha Ulziut dhe Don Agacios se pas darke ai di t\u2019i mbush\u00eb mendjen asaj t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. N\u00eb fakt, ai takim nuk u zhvillua, sepse gjat\u00eb dark\u00ebs Lubia i zuri atij kafshat\u00ebn n\u00eb fyt duke i d\u00ebrguar me dhjet\u00ebra mesazhe, por edhe dokumenta dhe video nga dosja e SPAK-ut dhe arkiva e saj, me t\u00eb cilat ia b\u00ebri dark\u00ebn zeher dhe e bindi Ram\u00ebn se dosja e Lubis\u00eb, de facto dhe de jure, ishte dosja m\u00eb s\u00eb pari e tij, dhe se aq sa mund t\u00eb ndash tymin me bloz\u00ebn, mund t\u2019i ndaje n\u00eb at\u00eb dosje ata nga nj\u00ebri-tjetri.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, Rama, me t\u00eb gdhir\u00eb, urdh\u00ebroi Don Agacion q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs, t\u00eb padis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese vendimin e GJKKO p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb Lubis\u00eb.<br \/>\n<strong>S\u00eb gjashti,<\/strong> pas k\u00ebtij vendimi, ata t\u00eb dy u v\u00ebrsul\u00ebn publikisht dhe fshehtas me t\u00eb gjitha mjetet e presionit ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb gjykat\u00ebs. Rama mashtroi publikisht \u00e7do dit\u00eb shqiptar\u00ebt. Ai shkoi aq larg sa shpiku opinione t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb nuk ekzistonin, t\u00eb cilat, sipas tij, nuk lejonin pezullimin e ministrit (lexo: kryeministrit) nga gjykata. Kurse vet\u00eb Lubia u mor me paritjen e gjyqtar\u00ebve, por edhe postime n\u00eb emailet dhe celular\u00ebt e tyre t\u00eb perlave t\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb tyre nga arkivi i saj.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Lubia, e penduara publike, arriti me shpejt\u00ebsi t\u00eb pabesueshme t\u00eb shp\u00ebrfytyroj\u00eb pa u mbledhur p\u00ebr vendim Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila, duke shkelmuar mbi Kushtetut\u00ebn dhe precedentin e vet, caktoi dit\u00ebn e shqyrtimit dhe shpalljes s\u00eb paligjshme t\u00eb pezullimit nga detyra t\u00eb Lubi Ballukut m\u00eb 12 dhjetor.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim, miq, Lubia, e vetme por e penduar publike, triumfoi dhe tani, nj\u00eblloj si n\u00eb ballad\u00eb: \u201cCili viu, viu, viu, kush ia b\u00ebn, ia b\u00ebn vetiu\u201d, keni par\u00eb s\u2019keni par\u00eb, shkon nj\u00eb i vdekur me nj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb dy hipur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kal\u00eb!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/07\/berisha-lubi-balluku-e-penduara-e-pare-publike-ne-shqiperi\/\">Berisha: Lubi Balluku, e penduara e par\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke e p\u00ebrshkruar Belinda Ballukun si nj\u00eb p\u00ebrzierje personazhesh, mes Nuredin Dumanit dhe Lady Makbethit, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb marr\u00eb me vete Ram\u00ebn dhe kupol\u00ebn e pushtetit me p\u00ebrgjime, mesazhe, video e dosje komprometuese p\u00ebr ministrat, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt, policin\u00eb, madje edhe p\u00ebr ambasador\u00eb dhe gazetar\u00ebt, Sali Berisha thot\u00eb se mbrojtja q\u00eb po i b\u00ebn asaj qeveria, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56395","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56395\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}