{"id":56343,"date":"2025-12-06T20:48:41","date_gmt":"2025-12-06T20:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/doktrina-trump-qe-arkivon-rendin-boteror-te-pasluftes-pse-po-ndodh-perplasja-me-europen\/"},"modified":"2025-12-06T20:48:41","modified_gmt":"2025-12-06T20:48:41","slug":"doktrina-trump-qe-arkivon-rendin-boteror-te-pasluftes-pse-po-ndodh-perplasja-me-europen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/doktrina-trump-qe-arkivon-rendin-boteror-te-pasluftes-pse-po-ndodh-perplasja-me-europen\/","title":{"rendered":"Doktrina Trump q\u00eb arkivon rendin bot\u00ebror t\u00eb pasluft\u00ebs: Pse po ndodh \u2018p\u00ebrplasja\u2019 me Europ\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb bashkojm\u00eb tonin pohues t\u00eb rreth tridhjet\u00eb faqeve t\u00eb \u201cstrategjis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d, t\u00eb publikuara nat\u00ebn e s\u00eb premtes nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, me lajmin ekskluziv t\u00eb agjencis\u00eb Reuters, q\u00eb thot\u00eb se nga viti 2027, drejtimi i NATO-s, dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh t\u00eb lidhura me t\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb europian.<\/p>\n<p>Rezultati nuk \u00ebsht\u00eb larg nga bindja se Aleanca Euro-Atlantike, ashtu si e kemi konsideruar deri tani, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fundin e vet. Dhe, ka ardhur koha t\u00eb pranojm\u00eb faktin se nj\u00eb kapitull i historis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb shkruhet nga e para. N\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, sigurisht: pa zgjedhur koh\u00ebn dhe objektivat, dhe t\u00eb zhytur, si\u00e7 jemi, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pasigurie me pak precedent\u00eb, n\u00eb epokat e fundit.<\/p>\n<p>Merr ose l\u00ebre, sepse kjo \u00ebsht\u00eb \u201cdoktrina Trump\u201d. N\u00eb fakt dokumenti, i shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt dhe jo imun ndaj kontradiktave, ka nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb madhe. Na detyron t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb hapim syt\u00eb mbi faktin se ekziston nj\u00eb struktur\u00eb ideologjike e qart\u00eb q\u00eb l\u00ebviz zgjedhjet e presidentit Trump, edhe pse shpesh e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb deshifrohet, p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit t\u00eb tij \u2018shp\u00ebrthyes\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lloj manifesti, kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb duke par\u00eb se referimi te doktrina e presidentit Monroe, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb SHBA, pasurohet nga ajo q\u00eb paraqitet n\u00eb thonj\u00ebza si \u201cdoktrina Trump\u201d. Pra, dora q\u00eb ka hartuar analiz\u00ebn k\u00ebrkon t\u00eb na thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se ky vit i Presidenc\u00ebs Trump nuk ka qen\u00eb nj\u00eb seri veprimesh t\u00eb ngat\u00ebrruara dhe t\u00eb l\u00ebkundura, por aplikimi i k\u00ebsaj doktrine t\u00eb re t\u00eb politik\u00ebs komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, presidenti amerikan donte t\u00eb sanksiononte shk\u00ebputjen nga Evropa dhe \u2018q\u00ebndrimin kolonial t\u00eb saj ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara\u2019, pra t\u00eb vendoste t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes s\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim imperialist n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesave amerikane, \u201cDoktrina Trump\u201d b\u00ebhet shprehja e tij bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb tek hemisfera per\u00ebndimore, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe e mbrojtur nga rreziqet e migracionit masiv, ku qeverit\u00eb, t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, luftojn\u00eb kartelet e drog\u00ebs dhe organizatat kriminale dhe ku garantohet qasja n\u00eb pozicionet strategjike. Dhe, jo rast\u00ebsisht, p\u00ebr ato pozicione strategjike, Trump flet q\u00eb nga dita e par\u00eb e presidenc\u00ebs. Vende strategjike jan\u00eb Panamaja dhe portet e saj t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb duart e kinez\u00ebve; Kanadaja, me t\u00eb cil\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb tendosura dhe Groenlanda, e cila vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e tij p\u00ebr kontrollin e Arktikut dhe t\u00eb materialeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sigurisht, jep qet\u00ebsi t\u00eb lexosh q\u00eb presidenti amerikan t\u00eb pakt\u00ebn thot\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb aleat\u00ebt europian\u00eb n\u00eb ruajtjen e liris\u00eb dhe siguris\u00eb. Por shum\u00eb m\u00eb pak qet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb pasazhi n\u00eb t\u00eb cilin ai b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin n\u00eb qytet\u00ebrimin e vet dhe n\u00eb identitetin per\u00ebndimor t\u00eb Europ\u00ebs. P\u00ebr faktin se kjo mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb q\u00ebllime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb politik\u00ebn e shteteve europiane, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7e, elementi ky\u00e7 mbetet t\u00eb v\u00ebzhgohet sesi pikat po lidhen nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vizatim t\u00eb qart\u00eb. Kujtojm\u00eb sulmet verbale t\u00eb JD Vance n\u00eb Mynih nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kujtimet e vazhdueshme negative kund\u00ebr Europ\u00ebs, e akuzuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parazite, q\u00eb mbrohet nga SHBA-ja, pa i kushtuar mjaftuesh\u00ebm pjes\u00eb t\u00eb buxhetit t\u00eb saj mbrojtjes, si dhe referimet ndaj ideologjis\u00eb liberale dominuese, n\u00eb kontinentin evropian.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vinte natyrsh\u00ebm pyetja p\u00ebrse kjo p\u00ebrzierje heterogjene p\u00ebrfundon brenda dokumentit strategjik t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, dhe e vetmja p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb supozimi nga i cili nis\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument strategjik, por nj\u00eb pamflet i Doktrin\u00ebs Trump, q\u00eb mban bashk\u00eb t\u00eb gjitha shpirtrat q\u00eb l\u00ebvizin pas tij dhe e kan\u00eb rikthyer n\u00eb pushtet. Ka konservatoriz\u00ebm social, thirrje p\u00ebr reindustrializimin e SHBA-ve dhe rind\u00ebrtimin e klas\u00ebs s\u00eb mesme, shtys\u00ebn teknologjike dhe inovative, q\u00eb duhet t\u2019i mbaj\u00eb SHBA-t\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto ambicie jan\u00eb plot\u00ebsisht legjitime, sigurisht. Por, n\u00eb momentin q\u00eb ecin paralelisht me zbutjen e lidhjeve t\u00eb Aleanc\u00ebs Atlantike, detyrojn\u00eb europian\u00ebt t\u00eb marrin nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe nj\u00eb vendim, p\u00ebr rolin q\u00eb duan t\u00eb luajn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb Europa duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pa ombrell\u00ebn amerikane; madje \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e kund\u00ebrta. Kjo ide e mbrojtjes amerikane \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb trash\u00ebgimi e periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs, e zhvilluar pas dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore. Sot gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar. P\u00ebr t\u00eb shtuar pasigurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme ka ardhur doktrina Trump, e cila mund t\u00eb duket her\u00eb pas here kontradiktore, por jo e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Ne europian\u00ebve na mbetet detyra t\u00eb rinegociojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe me Historin\u00eb, rolin q\u00eb duam t\u00eb interpretojm\u00eb. Duke dashur gjithashtu t\u00eb rib\u00ebjm\u00eb t\u00eb qart\u00eb se t\u00eb themi se jemi evropian\u00eb, ka nj\u00eb kuptim q\u00eb nuk negociohet. Dhe ky n\u00ebnvizim duket i nevojsh\u00ebm, pasi nj\u00eb tjet\u00ebr tundim i padeklaruar i doktrin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb ai i kthimit pas t\u00eb or\u00ebve t\u00eb Historis\u00eb son\u00eb, duke na trajtuar si kombe t\u00eb ve\u00e7uara.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/12\/doktrina-trump-qe-arkivon-rendin-boteror-te-pasluftes-pse-po-ndodh-perplasja-me-europen\/\">Doktrina Trump q\u00eb arkivon rendin bot\u00ebror t\u00eb pasluft\u00ebs: Pse po ndodh \u2018p\u00ebrplasja\u2019 me Europ\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb bashkojm\u00eb tonin pohues t\u00eb rreth tridhjet\u00eb faqeve t\u00eb \u201cstrategjis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d, t\u00eb publikuara nat\u00ebn e s\u00eb premtes nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, me lajmin ekskluziv t\u00eb agjencis\u00eb Reuters, q\u00eb thot\u00eb se nga viti 2027, drejtimi i NATO-s, dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh t\u00eb lidhura me t\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb europian. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56343","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56343\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}