{"id":56323,"date":"2025-12-06T18:48:17","date_gmt":"2025-12-06T18:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/rezoluta-e-idu-kellici-nga-uashingtoni-narkoshteti-i-rames-mori-goditjen-e-radhes\/"},"modified":"2025-12-06T18:48:17","modified_gmt":"2025-12-06T18:48:17","slug":"rezoluta-e-idu-kellici-nga-uashingtoni-narkoshteti-i-rames-mori-goditjen-e-radhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/12\/06\/rezoluta-e-idu-kellici-nga-uashingtoni-narkoshteti-i-rames-mori-goditjen-e-radhes\/","title":{"rendered":"Rezoluta e IDU, K\u00eblli\u00e7i nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ram\u00ebs mori goditjen e radh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i, i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Unionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Demokrat (IDU) n\u00eb Uashington, ka reaguar pas miratimit me unanimitet t\u00eb rezolut\u00ebs q\u00eb d\u00ebnon narkoshtetin e Edi Ram\u00ebs dhe i jep mb\u00ebshtetje opozit\u00ebs shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i shkruan se, Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradh\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb direkt nga zemra e bot\u00ebs per\u00ebndimore, nga Uashington DC.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i:<\/strong><\/p>\n<p>Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradh\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb direkt nga zemra e bot\u00ebs per\u00ebndimore, nga Uashington DC.<\/p>\n<p>N\u00eb forumin vjetor t\u00eb IDU (International Democracy Union), Aleanc\u00ebs Globale t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb, organizat\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe Partia Republikane Amerikane, Konservator\u00ebt Britanik\u00eb, Kristian Demokrat\u00ebt Gjerman\u00eb t\u00eb CDU, etj., Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Partia Republikane paraqit\u00ebn nj\u00eb rezolut\u00eb mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e cila u miratua unanimisht nga t\u00eb gjith\u00eb forcat politike prezente n\u00eb mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv t\u00eb k\u00ebsaj organizate bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimet mbi k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb u ngrit\u00ebn shqt\u00ebsime serioze p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb, r\u00ebnien e shtetit ligjor, krijimin e nj\u00eb narko ekonomie dhe munges\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rezoluta e miratuar ka n\u00eb themel k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<p>1. Rr\u00ebshqitje Demokratike: IDU n\u00ebnvizon shkelje sistemike gjat\u00eb zgjedhjeve, p\u00ebrfshir\u00eb blerjen e vot\u00ebs, intimidimin dhe keqp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore. Mbi 4,500+ aktivitete shtet\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat askush nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>2. Shkrirja Shtet, Parti, Krim: Rezoluta paralajm\u00ebron se rrjete kriminale kan\u00eb ndikuar listat e kandidat\u00ebve dhe proceset politike n\u00eb Elbasan, Durr\u00ebs dhe Vor\u00eb, duke c\u00ebnuar integritetin demokratik.<\/p>\n<p>3. Kapja Politike e Drejt\u00ebsis\u00eb: IDU shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb bllokuara, vendime t\u00eb injoruara nga Gjykata Kushtetuese dhe kontroll n\u00eb rritje t\u00eb ekzekutivit mbi prokurorin\u00eb, gjyq\u00ebsorin, median dhe institucionet rregullatore.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrndjekje Selektive e Opozit\u00ebs: Rezoluta d\u00ebnon ndjekjet penale me motive politike ndaj disa figurave t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb kreun e PD Sali Berisha, kreun e PR Fatmir Mediu dhe kreun e PL Ilir Meta.<\/p>\n<p>5. Shqip\u00ebria si Rrezik Narko Shteti: IDU thekson se Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr trafik droge dhe pastrim parash, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb evropiane dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>6. Thirrje p\u00ebr BE-n\u00eb, SHBA dhe K\u00ebshillin e Europ\u00ebs: Rezoluta k\u00ebrkon kushte strikte meritokracie p\u00ebr rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE dhe propozon krijimin e nj\u00eb mekanizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pavarur p\u00ebr monitorimin e zgjedhjeve, drejt\u00ebsis\u00eb dhe medias.<\/p>\n<p>7. Sanksione t\u00eb Synuara: IDU k\u00ebrkon sanksione t\u00eb synuara ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lidhur me korrupsion, krimin e organizuar dhe ndjekjen politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>8. Rreziku i nj\u00eb Regjimi Narko Autoritar: Rezoluta paralajm\u00ebron se Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb fundoset n\u00eb nj\u00eb regjim narko autoritar n\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren reforma imediate.<\/p>\n<p>9. Mb\u00ebshtetje p\u00ebr Demokrat\u00ebt dhe Opozitar\u00ebt Shqiptar\u00eb: IDU u b\u00ebn thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb mbeten vigjilent\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin ata q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr liri, pluraliz\u00ebm dhe vlera evropiane n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00ebbashku me ekipin e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum, Albana Vokshi dhe Nikola Kedhi nga PD si dhe koleg\u00ebt nga PR, Fatmir Mediu, Sention Zotaj dhe Arben Bra\u00e7e, pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje themelore me t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb SHBA dhe zyrtar\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb nga Europa dhe mbar\u00eb bota.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rezoluta-e-idu-kellici-nga-uashingtoni-narkoshteti-i-rames-mori-goditjen-e-radhes\/\">Rezoluta e IDU, K\u00eblli\u00e7i nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ram\u00ebs mori goditjen e radh\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i, i pranish\u00ebm n\u00eb punimet e Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Unionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Demokrat (IDU) n\u00eb Uashington, ka reaguar pas miratimit me unanimitet t\u00eb rezolut\u00ebs q\u00eb d\u00ebnon narkoshtetin e Edi Ram\u00ebs dhe i jep mb\u00ebshtetje opozit\u00ebs shqiptar. K\u00eblli\u00e7i shkruan se, Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradh\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-56323","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56323\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}